E premte, 21.03.2025, 01:53 PM (GMT)

Mendime

Faik Krasniqi: Dy ngjarjet historike të 2010

E enjte, 30.12.2010, 07:22 PM


Dy ngjarjet historike të 2010-s

 

Nga Faik Krasniqi                                        

 

Në vitin 2010 u shënuan dy ngjarje historike jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për mbarë kombin shqiptarë.

Liberalizimi i vizave me Shqipërinë dhe raporti i GJND-së (Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) në favor të shpalljes të pavarësisë së Kosovës, ishin dy ngjarje historike për mbarë kombin. Por, përplasjet e fundit mes PD-së dhe PS-së, dhe gjuha e ashpër që po përdoret mes këtyre dy partive, për gjoja manipulim të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kanë zbehur imazhin e Shqipërisë ku fillimisht dukej se po shkonte në rrugë të mbarë drejt Bashkimit Evropian. Këto përplasje mes pozitës dhe opozitës i bëjnë dëm jo vetëm Shqipërisë, por edhe mbarë kombit shqiptarë.

Në Kosovë nëse është ''ruajtur'' stabiliteti politik, nuk mund ta fshehim prishjen e koalicionit qeverisës (martesës së imponuar) mes PDK-së dhe LDK-së, që për pak u kthye në një dramë kombëtare.

Është normale të përmenden sukseset, por është hipokrizi të fshehën dështimet, të mohohen gabimet dhe të mos përmenden sfidat.

Nëse i mbajtëm zgjedhjet e para pas pavarësisë në Republikën e Kosovës, s'ka se si të mos jemi vetëkritikë për vjedhjen e votave, të cilat e dëmtuan rëndë imazhin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe demokracinë edhe ashtu të brishtë tek ne.

Ndoshta mund të mburremi që jemi anëtarësuar në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por çfarë mund të themi për projektet tona për të tërhequr investimet. Këto të fundit sivjet shënuan rënie dhe ky fakt nuk mund të mohohet.

Dhe, për mediat, më mirë mos të flasim fare.

Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë akoma të diskriminohen nga sllavomaqedonasit (bullgarët). Përdorimi i gjuhës shqipe dhe flamuri kombëtar vazhdon akoma të jetë i ndaluar për shqiptarët. Punësimi i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore vazhdon të mbetet akoma në shifra të ulëta. Enciklopedia sllavomaqedonase (bullgarëve) kundër shqiptarëve vazhdon të qarkullojë akoma nëpër treg, që zemërojë shqiptarët në përgjithësi. Djegia e flamurit kombëtar nga ana e huliganëve sllavomaqedonas (bullgarëve), poashtu shënoi një ngjarje jo të hijshme.

Këtu s'mund të lë pa përmendur edhe përçarjet e mëdha mes partive politike shqiptare atje, që padyshim këto përçarje po shkojnë vetëm në favor të sllavomaqedonasve (bullgarëve) dhe në dëm të shqiptarëve.

Ky shtet artificial me dhunën dhe veprimet e saja  nga regjimi diktatorial i Qeverisë së Gruevskit kundër shqiptarëve dhe jo shqiptarëve, dita-ditës po shihet se po shkon drejt ndarjes në vija etnike dhe ndarjes de-juro të këtij shteti bastard.

Shqiptarët në Kosovën Lindore janë lënë pothuajse në harresë, si nga Tirana ashtu edhe nga Prishtina zyrtare.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për shqiptarët në Mal të Zi dhe për Çamërinë.

Mbetem me shpresë që në vitin 2011 gjërat për mbarë kombin shqiptarë do të ecin në binarë, dhe babadimri do të na bëjë një dhuratë të bukur gjatë këtij viti me Ri-Bashkimin e Shqipërisë. Uroj të gjithë shqiptarëve një vit të mbarë dhe të bashkuar.

 

Gëzuar Viti i Ri.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx