E merkure, 15.05.2024, 02:36 PM (GMT+1)

Mendime

Tërnoci Press: Kush dëshiron mbylljen e ‘’perspektivës’’

E enjte, 30.12.2010, 07:26 PM


Reflekse

 

KUSH E DËSHIRON MBYLLJEN E “PERSPEKTIVËS”?!

 

Këshilli Nacional njëpartiak, në bashkëpunim  me Mediumet e “pavarura” mediale: TV “Spektri” dhe RTV “Aldi” nga Lugina e Preshevës, po mundohen ta themelojnë një medium të ri të shkruar, për t’i marrë mjetet e javores “Perspektiva” e cila qe katër vjet rresht financohet nga Ministria e Kulturës dhe Mediave të Serbisë. E pakuptimtë, madje shumë e dyshimtë!

 

Nga Tërnoci PRESS

 

Tribuna e organizuar, në Bujanoc, nga BIRN (Balkan Investigative Reporting Netëork), më 23 dhjetor në Bujanoc, me titull “Mediat në gjuhën shqipe: mundësitë për dialog të përmirësuar me institucionet”, më shumë sollën sherr mes mediumeve shqiptare se sa ndonjë hap në tejkalimin e këtij ngërçi media.

 

Vetë fakti se në këtë tribunë morën pjesë vetëm përfaqësuesit e TV “Spektirt” dhe RTV “Aldit” mediume private, e jo edhe ato që kanë për themelues pushtetet lokale si:  RTV “Presheva”, RTV “Bujanoci” dhe javorja “Perspektiva” e financuar nga Ministria e Kulturës dhe Mediave të Serbisë, të jep me kuptuar se kjo tribunë, në fakt, nuk është thirr nga BIRN, por nga Këshilli Nacional, njëpartiak i shqiptarëve të Luginës, për të themeluar mediume të reja në nivel rajonal.

 

Iniciativa

Iniciativa për mbajtjen e kësaj TRIBUNE ishte e mëhershme, por dështoi sepse nuk merrnin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Mediave, të cilët edhe ashtu nuk iu përgjigjën ftesës për pjesëmarrje me arsyetimin se ata nuk janë në gjendje të shkatërrojnë një medium, të cilin e kanë financuar katër vjet rresht, për të themeluar një të ri.

 

Por, këtë e dëshiron Këshilli Nacional, i cili akoma është duke ecur në një këmbë, ngaqë ajo tjetra nuk është e gatshme t’i bashkohet në rrugën e përçarjeve, dallavereve, marifetllëqeve e kështu me radhë.

 

Kjo më së miri dëshmohet me deklarimin e Vukashin Obradoviq, kryetar i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve në Serbi (NUNS) si panelist: “Me keqardhje ju njoftoj se gazeta javore në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës "PERSPEKTIVA" nga 01 Janar 2011 më nuk do të financohet nga Ministria e Kulturës të R.Serbisë”, dhe më tej sqaroi, kjo “gazetë javore në gjuhën shqipe e cila disa vite me radhë financohej nga kjo ministri për fat të keq do të mbyllet, jo nga fakti se i përket shqiptarëve, por nga shkaku se themeluesi dhe patroni i saj Sevdail Hyseni keqpërdori mjete të mëdha financiare. Çka është edhe më e keqja se janë lëshuar afatet ligjore për aplikim në konkursin e shpallur për gazet të re në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës e cila do të financohej nga Ministria e Kulturës e RS, shpresoj se shqiptarët e këtyre dy Komunave (Bujanoc dhe Preshevë) këtë hap të Ministrisë nuk do ta marrin si kundërshtim dhe sulm ndaj informimit në gjuhën shqipe, por si qëllim të eliminimit të hajnave, që vjedhin para në emër të informimit në gjuhën shqipe, tha në fund kryetari i NUNS-it Vukashin Obradoviq.

 


Poenat

 

Merre me mend kryetari i NUNS-it, drejtor i javores “Vranjske”, ka mbetur t’i mësoj shqiptarët si duhet t’i shkatërrojnë vlerat e vjetra me identitet, për t’i zëvendësuar ato me multietnicitet si “Hapi”, i dikurshëm i tij.

 

Këto poena të lirë politikë mund t’i hanë vetëm ata të “Spektrit”, të cilët me vetëdije, apo  naivisht kanë hyrë në një aventurë të rrezikshme për ta shkatërruar informimin shqip, në emër të një donacioni, të cilin do ta fitonin në emër të Këshillit Nacional, të cilit askush nuk i bindet veç një grupacioni njerëzish, të joshur për para dhe karrierë.

 

Nuk përmirësohet informimi shqip në Luginën e Preshevës e as nuk krijohen kushtet për dialog të përmirësuar me institucionet, nëse përbuzen, injorohen, madje edhe mbyllen mediumet, të cilat kanë arritur t’i thyejnë kornizat e veprimit lokal.

 

Nuk është mirë të mendohet e lere më të veprohet në drejtim të mbylljes së revistës së vetme në gjuhën shqipe “Perspektiva”, e cila për katër vjet rresht ka botuar rreth 200 numra, për t’ia lëshuar vendin një reviste të re me njerëz të rinj, të cilët deri tashti kanë vjell helm e vrer kundër këtij mediumi se po financohet nga Ministria e Kulturës së Serbisë.

 

Për sa sy e faqe do të pranonin këta njerëz në krye të kësaj reviste të re, t’i marrin mjetet e një mediumi në emër të informimit shqip, kur vetë e kanë pështyrë për tradhti kombëtare!

 

Nëse ndodh diçka e tillë faji kryesor do të binte mbi Këshillin Nacional, gjysmak dhe mbi Ministrinë e Kulturës dhe Mediave të Serbisë, e cila ka lejuar ta sjell këtë ngërç medial në këtë rajon edhe ashtu të mbarsur me probleme nga më të ndryshmet.

 

Përvoja

 

Përvoja e hidhur na mëson se në Luginën e Preshevës, qe katër vjet funksionon vetëm një revistë e shkruar shqip “Perspektiva” dhe katër mediume të tjera elektronike. Pse ka aq mediume elektronike dhe nuk ka aso të shkruara, flet fakti se në këto dhjetëvjetëshit e fundit filluan së botuari disa sish, por ngelën në gjysmë të rrugës si: “Zgjimi” e “Veprimi” në Preshevë dhe Gazeta e Bujanocit në Bujanoc. Ato, mjerisht, nuk arritën të botohen më shumë se 10-20 numra. Pra, nuk janë vetëm paratë ato të cilat mund të bëjnë gazetë, por duhet njerëz.

 

Mos harroni se gjatë orëve të para të demokracisë, kur shqiptarët mbajtën Referendumin për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovë, dilte vetëm “Jehona”, e transferuar në “Perspektiva”, i vetmi medium i shkruar jo vetëm në Luginë, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

 

Atëbotë “Jehona” nuk e ka pasur ndihmën e Ministrisë së Kulturës së Serbisë, por është financuar me ndihmën e organizatave ndërkombëtare, bashkatdhetarëve dhe publicitetit. Rrugët e informimit nuk janë të shtruara me lule, sidomos ata që kanë lënë afarizmin për t’u marrë me këtë zeje, me aspirata se mund të pasurohen e të ngrisin kapitale. Gabim, njëmijë herë, gabim. Askush nuk ka mundur të pasurohet me informim, por nëse ndodh diçka e tillë atëherë prapa saj mund të fshihet ndonjë biznes tjetër. Ju kujtohet “BK” televizioni i vëllezërve Kariq.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora