Mendime
Isa Mulaj: Kundër-reagim ndaj reagimit të Muhamet Mustafës
E merkure, 29.12.2010, 07:57 PM
Kundër-reagim ndaj reagimit të Muhamet Mustafës, botuar në “Infopress”, më 25 dhjetor 2010, faqe 11.
Nga Isa Mulaj
Kundër-reagimi i botuar në “Infopress” më 24 dhjetor 2010 nga Drejtori për Marrëdhënie me Publikun i INEPRA-s, z. Ramiz Bojaj, ishte sqarim për opinionin pas fyerjeve dhe shpifjeve që ka lëshuar Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Prishtinës, e cila ka mohuar ekzistencën, dhe atë në mënyrë shumë të saktë, të Ministrisë së Administratës Publike – MAP ku është i regjistruar INEPRA me të gjitha kriteret, procedurat, dokumentet dhe kërkesat ligjore, dhe ku e ka nënshkrimin edhe Avdullah Hoti, i cili ka tërhequr certifikatën me autorizimin tim nëpërmjet Valentin Toçit, dhe të cilën e mban peng sot e saj dite. Ky rast makabër i përgënjeshtrimit të ekzistencës së MAP-së, na bënë të kuptojmë se komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga ortaku i Muhamet Mustafës, Isa Mustafa, faktikisht e ka një Zyre për Armiqësi me Publikun. Unë nuk e kuptoj heshtjen tërësisht të pakuptimtë të MAP-së, gjykatave, policisë, qytetarëve, bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe shteteve të huaja, kur një Zyre e ortakut të Muhamet Mustafës shpall më shumë saktësi mos ekzistencën e MAP-së.
Kush je ti Zyra e Isa Mustafës që shpall me shumë saktësi subjektet juridike të themeluara dhe regjistruara me ligj, si jo ekzistente dhe të imagjinuara? Se je tërësisht me mision privat, çka edhe nuk guxon të jesh por dihet botërisht se je, do të ishte deri-diku normale për rrethanat anormale të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, por pse ti si Zyre e pushtetit lokal del me aso njoftime aq të papërgjegjshme të zhdukësh institucionet e pushtetit qendror, kjo nuk do kurrfarë komenti. A je ti kompetente për punët dhe vendimet e MAP-së të cilat ti i shpallë, dhe atë “shumë saktë”, të shpifura dhe që nuk ekzistojnë, apo MAP për veten?
Po, është e vërtetë se Muhamet Mustafën e kam paditur për shpifje të paskrupullta që m’i ka bërë në policinë e Kosovës. Kam paditur edhe policinë për falsifikimin e identitetit tim. E kam sqaruar edhe në opinion se nëse dikush merret me falsifikimin e identitetit të qytetarëve, atëherë kjo është policia e Kosovës në vend se të ndodhte e kundërta, që do të thotë se policia duhet ta mbroj identitetit të qytetarëve. Kjo është përgjigja ndaj broçkullave të Muhamet Mustafës për e-mailat dhe “junk” mailat që ia kanë demaskuar krimet Riinvestit, kur ky institut në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës, keqpërdoroj 2,5 milionë euro, dhe i detyronte punëtorët të kopjojnë ilegalisht muzikë sllave, bënte plane për t’i regjistruar studentët dhe për t’iu dhënë grada shkencore me t’njofshëm, e shumë pisllëqe tjera, dhe nuk i ka paguar ata që i ka torturuar kështu.
Muhamet, amani t’koftë që ia paguan paret Arbër Gashit, Albert Kryeziut, Esp Mumdit, Agjentit të Avianos, Kundër Zbulimit, Veton Podgurit, dhe shumë pjesëtarëve të Lëvizjes Daut të cilëve u ke mbet borxh dhe i ke detyruar të merret me punë të pista edhe gjatë vikendeve dhe jashtë orarit të punës në kuadër të Strategjisë “Kombëtare”. Shumica e publikut kosovarë, policia dhe gjykatat, janë të njohur me atë se çka ndodhi me atë strategji që polli Lëvizjen Daut, dhe ngjarja u botua në gazetën “Express” më 18 shkurt 2007.
Nëse ekziston dikush që manipulon dhe përfiton në forma të pista, atëherë ky është Riinvesti. Rasti më i freskët është ai i krijimit të e-mailave false në emër të Institutit Alb-shkenca (IASH), dega në Kosovë, se kinse ky institut por organizon konferencë të madhe në Prishtinë që do të mbahej në lokalet e AAB-Riinvest. Reagimi i udhëheqësisë së IASH-së ka qenë i menjëhershëm dhe i fuqishëm, duke alarmuar opinionin se Begzad Baliu me e-mailat e tij fals është person që është përjashtuar nga IASH pasi kishte plaçkitur paratë nga llogaria bankare e IASH-së në ProCredit Bank të Prishtinës. Njoftimin për opinionin e ka bërë profesori Jahja Kokaj, koordinator i IASH-së për degët e Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë, mandej edhe përfaqësuesja e autorizuar për degën e Kosovës, profesoresha e Fakultetit Ekonomik, Shpresa Hoxha. Ka reaguar edhe udhëheqësia qendrore e IASH-së me në krye Niko Qafoku. Megjithatë, Riinvesti përfitoj ilegalisht duke keqpërdorur emrin e IASH-së pasi e ngarkonte pjesëmarrjen në konferencën ilegale për secilin me nga 30 euro. Unë ia kam përcjellë njoftimet false të AAB-Riinvestit policisë së Kosovës me emrin tim origjinal. Ata nuk ndërmorën gjë, sepse siç e kam bërë publike, falsifikatorët dhe manipulantët e vërtetë në Kosovë nuk kanë tjetër emër pos Riinvest dhe polici e Kosovës. Marketingun e kësaj veprimtarie ilegale të tandemit Begzad Baliu – Riinvest, e bënte Flori Bruqi, i cili më më drejtonte sharjet më të neveritshme në telefon. Ma ka bllokuar telefonin celular me mesazhe kërcënuese dhe fyese. Më është dashur t’i fshij shumë mesazhe tjera për t’i ruajtur disa kërcënime të Flori Bruqit, të cilat janë aq të mbrapshta sa që u bëjnë të villni. E tërë kjo ndodhi pasi unë reagova ndaj falsifikimeve dhe manipulimeve që po i bënte AAB-Riinvest me IASH-në. Dikush do të thoshte se gjithë arsenal kërcënimesh edhe me vdekje nga Flori Bruqi, disa prej të cilave i kam të ruajtura në celular, duhet t’i raportoj në polici. Po te kush t’i raportoj se? Te milicët e Selim Broshës, ish-jaranit tënd të ngushtë i cili fatkeqësisht ty Muhamet të mungon shumë, por fatbardhësisht shumica e popullsisë shqiptare të Kosovës janë çliruar nga terrori brutal i tij, apo te polic-milicët e Reshat Maliqit, Sheremet Ahmetit, Ali Kllokoqit, dhe Valdet Hoxhës?
Kur flisni për nofkat e internetit, ju z. Mustafa duhet ta keni parasysh se mua nuk më pengon asgjë dhe nuk i frikohem askujt të bëjë analiza për komplotin e mafisë ruso-serbe kundër Kosovës me emër dhe mbiemër origjinal timin, të bashkëpunoj tërthorazi me Viktor Suvorovin, dhe nuk ka nevojë t’iu shkruaj me nofka për çështje të parëndësishme siç janë raportet e shkarravinavta dhe anti-shqiptare të Riinvestit. Shumica e publikut kosovarë dhe akterëve të huaj e di fare mirë se kur ka qenë Isa Mulaj në Riinvest, Riinvesti ka pasur tjetër reputacion, sepse Isa Mulaj është përpjekur, me atë njohuri që kishte, të punoj ndershëm, ndërsa ju tash me milicët Selim Broshës dhe polic-milicët e Kosovës mundoheni të mbroni shkarravinat anti-shqiptare për të cilat janë njohur mijëra anëtarë të forumit mbarëshqiptar dhe të respektuar, Alb-shkenca. Ti Muhamet e ke pasur rreptësisht të ndaluar me ligj të marrësh artikujt e mi në gazetën “Express” dhe t’iu kërkosh milicëve të Selim Broshës të më marrin në biseda informative. Sa për ato që thua në “Infopress” se ke kërkuar nga policia e Kosovës ta hetoj ndonjë rast për një artikull timin të botuar në “Express”, kam kënaqësinë t’iu informoj juve, opinionin, ata polic-milicët tuaj, dhe atë gorillën në Kongo, se ajo çka ke bërë ti me artikullin tim të botuar në “Express” më 01 gusht 2008, është e ndaluar me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, ata polic-milicët tuaj nuk kanë se ku e bëjnë birën e minit nga përgjegjësia që duhet të japin.
Ju z. Mustafa keni abuzuar shumë me emrin e Isa Mulajt sa isha në Riinvest, dhe jashtë tij në format më të tmerrshme. Kjo vërtetohet me faktin se punët që i kryeja unë dhe raportet që i shkruaja, ti fusje edhe emra që ty ta thoshte rradakja si autorë. Kjo është më e keqe se ato nofkat që po të shkruakan e-maila si hakmarrje ndaj borxhit ose mos pagesën e qëllimshme që Riinvesti ua ka bërë atyre kur punonin në SSPZHK duke i detyruar të kopjojnë ilegalisht muzikë sllave.
Gjersa ju mundoheni kinse t’i identifikoni nofkat, unë të sjelli fakte se i punësuari juaj Alban Zogaj ka reaguar me një koment ne portalin zemrashqiptare.net me emrin Albani, në një shkrim të Selim Hasanajt me titull: “Lojnat e SHIK-ut, intrigat e Hashimit, ndërskamcat e llapjanëve dhe naiviteti rugovas”, ku ai mbronte Isa Mustafën të cilin unë në komentin tim e quaja si hajn i 3%-it, pastaj sqarova diçka për komplotin e mustafistëve, dhe ndaj komentit tim kërceu një far Albani dhe shkruajti: “Ise mos u be naiv te lutem”. Pastaj unë ia ktheva përgjigjen duke iu drejtuar këtij si Alban Zogaj, çka ky e përgënjeshtroj se është Alban Zogaj, bashkëpronari i Muhamet Mustafës. Kur unë komentoja diçka në disfavor të Hashim Thaçit, Albani menjëherë pajtohej me mua. Për Isa, Isak, Muhamet Mustafa, po që se tregoni çka kanë bërë, Albani menjëherë u quan naiv dhe është në gjendje t’ua nxjerrë sytë. Pesë ditë pas komentit të Albanit, në artikullin e z. Hasanaj, ose më 18-11-2010, 02:07am, një komentues me identifikimin “mm” dhe e-mail adresë: muahmetm@hotmail.com, nuk komenton artikullin e z. Hasanaj, por thotë: “Isa Mulaj, vazhdon me shpifje e denigrime”. A është nofkë interneti Isa Mulaj që paraqitet me emrin dhe mbiemrin e tij Isa Mulaj, apo këta “Albani” dhe “mm” (Muhamet Mavraj apo Muhamet Mustafa!)? Kush e informoj këtë “mm” të shkoj e komentoj pesë ditë pas komentit të Albanit? Unë ia kam kthyer dy përgjigje këtij “mm” në këtë adresë: http://www.zemrashqiptare.net/comment/18224/.
Krimi i organizuar i Riinvestit në emër të “strategjive dhe ekspertizës për zhvillim” nuk njeh kufi. Në emër të strategjisë për industrinë, Riinvesti i shpëlau me Lufti Zharkun e MTI-së së paku 50.000 euro. Një lajm i mirë është se tani Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën ka filluar ta adresoj krimin e organizuar pakufi të Riinvestit dhe kritikon strategjinë e industrisë në faqe 49.
Kur ankoheni rreth përmbajtjes së ngjashme të teksteve dhe artikujve me disa emra të ndryshëm, unë nuk mund t’i ndali njerëzit që abuzojnë me pronën time intelektuale dhe shkruajnë me emrin tim. Në këtë kontest, shfrytëzoj rastin të informoj opinionin vendorë dhe ndërkombëtar, se ju z. Mustafa me hajnin nga Irani, Iraxh Hashi, ma keni vjedhur pronën intelektuale, dhe ju të dy jeni të akuzuar në Britani të Madhe për hajni. Kjo është drastikisht e kundër me atë që ju z. Mustafa keni shpifur tek milicët e Selim Broshës në Prishtinë, Adnan Mehmeti dhe Qazim Halimi, se Isa Mulaj është duke u përndjekur në Britani të Madhe, kush e di se për çfarë krimesh kundër njerëzimit. Me këtë rast të shpifjes suaj të rrezikshme dhe shpifjeve tjera është duke u marrë EULEX-i. Kam kënaqësinë, për kureshtjen e lexuesve, t’i bashkëngjis këtij reagimi dosjen e nënshkruar nga numri një i EULEX-it për Polici, Rainer Kuehn, me çka dëshmohet se EULEX-i është duke u marrë me shpifjet tuaja, z. Mustafa. Tash ju me atë hajnin Iraxh Hashi, pas plaçkitjes që ia keni bërë si Riinvest qeverisë (skandali “Lëvizja Daut”, “Strategjia e Industrisë”, etj.) po themeloni kolegje në vend se të përgjigjeshit para ligjit. Këso veprimtarie të çuditshme rrallë kund mund të hasen, kur vjedhjet që janë krim i dënueshëm, shndërrohen në veprimtari tjetër për mbulimin e krimit. Sigurisht, se cili hajn kur vjedh shumë, dikur mundohet të bëhet humanist.
Për atë se Riinvest më ka ndihmuar të ngritem profesionalisht, më duhet të them se askush në botë nuk më ka penguar më shumë në profesionalizëm se Riinvesti, dhe kur kjo nuk i ka mjaftuar, ka angazhuar milicët e Selim Broshës dhe polic-milicët e Kosovës. Juve z. Mustafa u kam paditur edhe për shkak se me keni penguar të marrë pjesë me punim shkencor interesant në një konferencë në Zwickau, me titullin “Chancen und Risiken für die Soziale Marktwirtschaft im internationalen Wettbewerb der Wirtschaftssysteme”, sepse sipas policisë, unë jam nën hetime si i dyshimtë për krime në Bosnjë, dhe sipas teje, qenkam u ndjekur penalisht ashpër në Britani të Madhe. Dosjen që përfshin garancionin në gjermanisht nga Ralph Wrobel, formularin e plotësuar për vizë, madje edhe sigurimin shëndetësor të paguar në kompaninë e sigurimeve ‘Kosova e Re’ i ke në Gjykatën Komunale të Prishtinës në kuadër të padisë sime kundër teje.
Me ke penguar të shkoj në konferencën e GDN-së në Rio De Zhaneiro, ndërsa tash duket se po bënë përpjekje të më ndalosh të shkoj në Bogota. Lajmëroji milicët e Selim Broshës të më ndalojnë. Me kë penguar dhe ke shprehur ironi të madhe për vizitën time në SHBA në kuadër të “International Visitors Program” i financuar nga Stejt Departamenti. Fatmirësisht, tërë ajo vizitë tri javore u realizua gjatë pushimit tim vjetor, por ironia më e madhe ishte kur ti më dhe një LCD për t’ia dërguar CIPE-s për riparim në SHBA. Po ashtu, ke kërkuar sa isha në vizitë në SHBA, që të kryej punët e Riinvestit dhe t’ua dërgoj punën me e-mail, edhe pse në atë kohë isha në pushim vjetor. Kjo ka qenë e tmerrshme. Kur jam kthyer, ma ke ngarkuar edhe punën e të tjerëve aty në Riinvest, sidomos të atyre që shpenzonin kohën duke u lyrë, ngjyrë, dhe shminkatur që e merrnin rrogën sa unë, me financim kryesisht të USAID-it të cilit sot duhet me ja shti thonjtë n’fyt, sidomos matrapazit të tij të famshëm dhe famëkeq Luan R.Gashi i cili më qortonte kur në USAID, në vitin 2006, dhe më arsyetohej se “e ka financuar USAID-i [Riinvestin]”!
Në mbledhjet e personelit, kur unë ankohesha: Pse duhet të informohemi nga jashtë Riinvestit se cilat punë jemi duke i bërë, ose pse duhet t’i dërgohet pyetësori së pari MEF-it për vërejtje kur ne aty brenda nuk kishim ide rreth tij dhe ne duhej ta shkruanim raportin, ti reagoje kundër meje me fjalor të egër pornografik edhe në prezencën e të punësuarve tuaj femra si Besa Gashi, Albana Gashi, Diana Berisha, dhe Eranda Basholli të cilat skuqeshin nga marrja dhe frikësoheshin.
Ti po kërcënon edhe Drejtorin e INEPRA-s për Marrëdhënie me Publikun, z. Ramiz Bojaj. Dëshirojmë t’iu informoj se këso kërcënime bënte edhe Luan Shllaku derisa sa INEPRA u ankua në shtabin e OSI-t në Budapest dhe Nju Jork, çka e detyroj OSI-n të ndërhyj dhe t’ia ftoh morrat n’kry shpifarakut Luan Shllaku, ose aleatin tënd të ngushtë me të cilin ju identifikoheni si kampionë ose diktatorë të shoqërisë civile. Ka mbetur edhe Besa Luzha nga rrjeti i krimit të organizuar me juve. INEPRA do t’i dërgoj dëshmitë te shtabi i FES-it në Bon dhe Berlin, dhe presim që kësaj gjermanët t’i ftohin morrat n’kry më shumë se çifutët Luan Shllakut.
Për fund, mos u brengos për nofkat e internetit sepse ata kanë fare pak dëshmi për krimet e Riinvesit në krahasim me mua. Unë ende s’kam bërë publike as 10% të krimeve të Riinvestit. Ato që dihen, si për shembull, kushdo që vinte në Riinvest, ju dhe Muhamet Sadiku u tregonin për çdo kë tjetër në Kosovë, se ky institucion (psh. Oda Ekonomike) janë budalla, s’dijnë gjë, filan njeri është psikopat, dhe me Riinvestin në pikëpamje profesionale s’ka. Këto nuk qëndronin. Fajet për ato deklarime tuaja të papërgjegjshme dhe fyese nuk i kishit ju por USAID-i të cilit sot duhet me ia shti thonjtë n’fyt. Unë kam aq shumë dëshmi kundër krimeve të Riinvestit, sa që gjykatat nuk kanë kapacitet t’i mbajnë, sepse do t’i çkokordhonin gjykatat e politizuara kosovare, e Riinvesti dhe ju z. Mustafa, jeni njerëz politik që merreni me, dhe përfitoni nga, krimet politike. Unë nuk jam i tillë.
Ti vazhdo marketingun nëpër gazeta se po përgatit lëndë kundër meje, filanit, e fistekut. Kur të shkosh në gjykatë, normale do të ishte sikur ata të ndalin ty aty, dhe të më lajmërojnë mua menjëherë: “Eja, se tash e zumë”. Sepse, ti z. Mustafa tanimë e ke padinë atje dhe me ty është duke u marrë edhe policia e EULEX-it. Shiko dëshminë.