E hene, 29.04.2024, 01:05 AM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Historia e Ferexhes

E hene, 27.12.2010, 08:57 PM


Historia e Ferexhes

 

Nga Krist Gjinaj

 

Historiku i bartjes së ferexhes nuk asht ai që ka të bejë me thenjen e Zotit apo me shkrimet e Kuranit , por thjeshtë ka të bejë me shumë për mbulimin e fytyres nga mosidentifikimi i shumë gjesteve , nuk ka të bejë aspak me mbulesen për rujtjen e integritetit të femnes muslimane , mirpo, asht shumë e quditeshme se ferexhja ka një bazë shumë jonatyrale, dhe ne fakt , mbulesa nuk ishte urdheres që e dha Muhamedi , por ishte një mbulesë që duhet mbrojtë vetë gratë e Muhamedit , sidomos ne momentet e nevojshme të jashtëqitjes.

Ma heret nuk ishte përdorë mbulesa tek muslimanet.Femrat e padijshme dalin dhe mbushin rruget e Prishtines për të drejten e bajtjes se ferexhes, pa e ditur se nga buron kjo.

Sahih Al Bukhari nga Hadithet e tij në lidhje me ketë na njofton si me poshtë:

1:4:149) Aisha njofton : Ne mbramje gratë e Profetit shkonin tek Al-Manasi një vend i madhë dhe i hapur (afër Baqia te Medina ) për t´i kryer nevojat e veta natyrore.Umari i thoshte profetit: " Gratë e tua duhet të jenë të mbuluara" por Profeti i Allahut nuk e bëri këtë. Një natë shkoj një nga gratë e Profetit Sauda bint Zam´a në kohen e Isha dhe ajo ishte një zonjë e gjatë.Umari i tha asaj ."Une të kam njoftë ty , Oj Sauda" Ai e tha ketë për arsye se ai nga mbrendsia e tij deshironte që të vinte një urdheresë për Al-Hijab (mbulesë për gratë muslimane) .Pra Allahu e dergoj urdheresen e vetë për "Al-Hijab"

Ketu qendron baza e ferexhes që femrat dhe disa të tjerë kerkojnë që ferexhja te futet ne shkolla dhe organizojnë edhe protesta.Nuk duhet të brengosen aq shumë, sepse ferexhja si e pamë ma lartë , nuk asht fjala e Zotit , por keto protestuset duhet të dijnë se tash ne ketë kohë, ka vende ku mund të e kryejn nevojen pa e mbuluar koken . E cka i duhej Umarit të shikonte se cila grua e kryente nevojen me koken e pambulume??!!

Mirpo, për problemin e krymjes së nevojave , kishte shumë dilema në atë kohë ne mes të muslimanve.

1:4:145) Anas njofton : Kur Profeti shkonte për të kryer nevojen natyrale ai thoshte : "Allah-umma inni a'udhu bika min khubuthi wa'l khaba'ith. " O Allah ! Une kërkoj mbrojtje tek ti nga gjërat e tmerrshme dhe të kqija. ( veprat e këqija dhe frymërat e liga)

E cuditshme !!! Që në ketë rast , përderisa ai shkon të kryen nevojen , lutet që të e mbrojë Zoti nga ligeshtitë edeh pse cdo here kur shkonte për të kryer nevojen kishte percjelles pas vetit.

1:4:154) Anas njofton : Kur Profeti i Allahut shkonte për të i kryer nevojat e veta natyrore , une dhe një djalë tjeter vraponim mbasë tij me një bidon të mbushur me ujë"

Por , jo vetem me kaq, këshillat e quditshme nuk mjaftonin për të sqaruar se si duhet të kryhet edhe nevoja:

1:4:147) Abu Aiyub Al-Ansari njfoton: Profeti i Allahut thoshte : " Nese dikush prej jush shkon ne një vend të hapur për të kryer nevojen natyrale duhet që ai të e ketë fytyren e kthyer ose shpinen e kthyer nga Kibla; ai duhet ose të përballet me lindje apo perëndim.

Mirë, por si dihet se nga gjindet Kibla, athua ritualet e lutjes për drejtimin kah Kibla e kan nga kjo e më larta.

Por vetë Muhamedi nuk i përmbahej kësaj .

1:4:148)'Abdullah bin 'Umar njofton : Poplli thoshte : "Kur të ulesh për të i kryer nevojat tua natyrore ti nuk duhet të jesh i kthyer kah Kibla ose Bait-ul-Maqdis (Jerusalemi)" E une u thash atyre : " Një here une u ngjita ne kulm të shtepisë dhe e pash Profetin e Allahut duke e kryer nevojen natyrore ku nderkohë ai ishte i ulur në dy gurë dhe ai ishte i kthyer kah Bait-ul-Maqdis pa asnjë gja që e mbulonte atë.(Fateh Al-Bari faqe 258, Vol 1)



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora