E diele, 28.04.2024, 10:50 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Shteti dhe Kombi

E hene, 27.12.2010, 06:54 PM


Shteti dhe Kombi

 

Nga Faik Krasniqi

 

Shteti është një sistem i pavarur politik, administrativ, legjistrativ dhe qeverisës i ndërtuar dhe mbajtur në funksion nga popullsia e një hapësire gjeografike sovrane.

 

Shteti është apart ''dhune'' në sistemin kapitalist, i cili është në duart e kapitalistëve, që përdoret për të shtypur dy klasat e mëposhtme shoqërore. Gjithashtu është organizim i klasës sunduese për të mbrojtur interesin e saj.

 

Kombi është një term politiko-shoqëror nga fundi i mesjetës me të cilin nënkuptohen grupe të njerëzve, fiseve të një gjaku të organizuar në një shoqëri që ja arrinin të krijonin një sistem politik përfaqësues të interesave të asaj shoqërie tek qendrat e vendosjes të asaj kohe. Për dallim nga sistemet tjera shoqërore me këtë kuptohej jo vetëm paraqitësi i interesave por edhe anëtarët e asaj shoqërie.

 

Kombi është bashkësia e njerëzve që kanë bazën historike të njëjtë, kulturën, gjuhën, zakonet etj, etj.

 

Kur në një Shtet janë disa kombe në disa nga ato shtete dominon më i fuqishmi,dhe ai komb që është më i fuqishëm mundohet t'i shtypë ata që janë numerikisht më të vogël.

 

Më herët kishim shtetin e Jugosllavisë në të cilin jetonin shumë popuj në kurriz të njëri-tjetrit,por padrejtësisht ai Shtet çuhej  Jugo-Sllav,bënte padrejtësi ndaj popujve Jo-Sllav.

Çuhej edhe kombi ''Jugosllav'' padrejtësisht,sepse realiteti ishte ndryshe,në atë Jugosllavi jetonin edhe kombe të tjera jo-sllave.

Por shtete të tilla artificale me regjime shtypëse ndaj kombeve të tjera nuk kanë jetë të gjatë,dhe kjo u vërtetua me shkatërrimin e shumë shteteve të tilla,si psh;Jugosllavinë,Bashkimin Sovjetik etj,etj.

 Disa shtete edhe sot bëjnë padrejtësi ndaj kombeve duke u munduar që t'i asimilojnë kombet përbrenda shtetit të tyre e ato janë Serbia,Greqia, Mali i Zi,Maqedonia,Bullgaria e shumë të tjera shtete.

Fati i tillë në një të ardhme të afërt pritet t'i gjejë edhe këto shtete sikurse ish-Jugosllavinë dhe ish Bashkimin Sovjetik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora