Mendime
Agron Shabani: "Heronjët në litar" apo "Epoka para gjyqit"...?!!!
E diele, 26.12.2010, 08:58 PM
Në vend të reagimit:
"Heronjët në litar" apo "Epoka para gjyqit"...?!!!
Nga Agron Shabani
1. Në të dalë të derës së burgut, dy rojtarë i hodhën Romeos mbi supe një tunikë të zezë.Por,mëqë guerili kishte shtat tepër të lartë, cepat e fundit të kësaj rrobe kobzezë mezi i arrinin deri në gjunjë.Duke i lënë t´i dukeshin kallcitë dhe mamuzet.Dy luftëtarët e tjerë i veshën në të njejten menyrë.Pastaj të gjithëve ua lidhën duart pas shpine.Dera e madhe e burgut ishte përplot me ushtarë, tamburët e të cilëve binin të kobshme.Atje dukej edhe një karrocë e vjetër , e pisët, e tërhequr nga një mushkë dhe e rrethuar nga xhandarët që qëndronin mbi kuaj.Rojtarët ndihmuan Romeon dhe shokët e tij të hipnin në karrocë , pastaj u ulën edhe vet mbi tufat e kashtës.Papritur komandanti i dy batalioneve dha urdhërin e marshimit.Në fillim në rrugë ,me hapa të ngadalshëm ,doli njëri batalion.Pastaj vijoi karroca e rrethuar nga xhandarët dhe me në fund batalioni tjetër.Përshkruan mjaft vende (qytete) dhe sheshe të shkreta dhe Romeo ,duke vështruar rreth tij ,pa se nuk kishte vecse francezë.Ballkonet dhe dritaret ishin të gjitha të mbyllura në shënje zie,por merrej me mend se brenda këtyre shtëpive njerëzit lutëshin dhe dirdhnin lot për patriotin që po shkonte të vdiste.Guerilieri vështronte detin e bajonetave që valëzonte sipas ritmit të marshimit.Xhandarët që rrethonin karrocën e mbanin kokën ulur ,si për të fshehur përshtypjen që u krijonte një pamje e tillë...." (fragment nga "Heroi në litar" të B.Ibanjez.)
2. Dick Marty nga Zvicra së bashku me "drugarët" dhe "tavarishët" e tij në Moskë , Beograd dhe kudo tjetër në vorbullin e njohur të Mërimëngës së madhe të kuthave,intrigave,shpifjeve,dredhive dhe komplotëve tashmë të njohura konspirative dhe dekonspirativiste - kundër UCK-së dhe Vlerave të njohura(epokale dhe monumentale) të Luftës së Saj Clirimtare dhe Patriotike :kësaj radhe e kanë vënë në shënjestër kryeministrin aktual( në dorëheqje) të Republikës së Kosovës dhe ish udhëheqësin e njohur politik të UCK-së, z.Hashim Thaci.Një "kanonadë" e re "spektakulare" dhe "bombastike" e armiqve dhe kundërshtarëve të njohur e të panjohur të popullit(kombit) dhe atdheut tonë.Një farsë e re gjyqësore dhe politike kundër lirisë,shtetit,demokracisë,sovranitetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike që e shpartallon dhe davarisë mengjesi. Aty janë edhe komplotistët e ndryshëm shqipfolës dhe dekonspirativist që fijet dhe rrënjët e tyre konspirative dhe dekonspirativiste hëpërhë po vazhdojnë t´i mbajnë të fshehura dhe të"mbuluara" nëpër "istikame" të ndryshme partiake dhe politike ose nën rrogoz.Thua se njerëzit dhe populli(kombi) ynë shqiptar hanë bari dhe nuk i dijnë të të gjithat.Mashtrohen keq të gjithë ata që mendojnë kështu.Nëse është ngrëne pitja, ka ngelur tepsia .Thotë populli ynë. Nejse! Në anën tjetër ndërkaq, me lak në gjuhë,zinxhirë në sy dhe me litar në shpirtë, madje, me virtytët dhe urtësinë e pashoqe të heronjëve dhe komandantëve të njohur epiko-mitik:Atje dikund nepër "birucët" ose qelitë e ndryshme të burgut ndërkombëtar të Den Hagës ka shumë kohë qëkur ndodhët i burgosur dhe "akuzuar" ish kryeministri kosovar dhe komandanti legjendar i Dukagjinit, z.Ramush Haradinaj së bashku me bashkëluftëtarët e Tij të Besës dhe Idealit.Zotit Haradinaj nuk iu lejua madje as një "vizitë e përkohshme" në vendlindjen dhe familjen e Tij në këtë prag festash të njohura të fundvitit!!! Thonë se zonja Haradinaj njeriut të saj të jetës( zotit Haradinaj) pret t´ia sjelli në jetë foshnjen e radhës.Për t´u shtuar kështu Fisi dhe Familja e njohur lapidare dhe emblematike e Haradinajve nga Gllogjani. Megjithatë, Ramush Haradinaj nuk mund të lirohet (lejohet) përkohësisht për të shkuar dhe për t´u cmallur një trohë me atdheun,vendlindjen dhe familjen e tij!!! Kështu kanë vendosur zyrtarët e lartë të trubunalit në Den Hagë. "Asgjë të re në prokurorinë dhe senatin bizantin të Romës" do të thoshin dikur romakët e lashtë. Në den Hagë qëndroi si i burgosur dhe "akuzuar" edhe Fatmir Limaj.Respektivisht, komandant Celiku.Mos vallë, Kosova është shndërruar sërish në një gjyq të madh?! Apo:ndofta sërish "Epoka para gjyqit"?! Në këtë vorbull pashmangshëm sikur shtrohen pyetje dhe dilema të "reja" për akademik Rexhep Qosjen dhe pjesën tjetër të elitës së njohur intelektuale dhe politike në vendin tonë.
3.Situatë Kafkiane apo: I fyer si njeri dhe intelektual, ndodhëm i detyruar t´ua shprehu ndjenjen time të rezistencës dhe të revoltës së thellë për pozitën dhe rrethanat ku gjendem ose ku nodhem jashta vullnetit tim.Jam i detyruar të flas dhe të protestoj, të shprehem dhe të mbaj qëndrim, të bëj diferencimin tim dhe të të tjerëve,të rrëfehem dhe të pendohem, të akuzoj dhe të pështyj vetën time në menyrë masonike, t´i bëj lajka vetës dhe të mallkoj,të luaj rolin që ma imponojnë si mashtrues dhe sërvil, të nënshtrohem me përulje dhe të pranoj mendimet,vlerësimet dhe diktatët e të tjerëve.Të heq dorë nga kriterët e mia , nga etika, dinjiteti dhe integriteti im.Përse? Për c´arësye ? Shtrohet pyetja. Jo kurrë. Ndaj,jam i detyruar të them se nuk mund të pajtohem me një besnikëri dhe shënjtëri të tillë e cila e nënkupton nënshtrimin dhe mohimin e identitetit dhe etnitetit tënd.Këtu mbase e ka burimin ndjenja dhe qëndresa ime.I akuzuar me paramendim,madje edhe i denuar pa të drejtë për t´u mbrojtur dhe ankuar.Situatë e njohur kafkiane apo?!! Do të shprehej kështu pos tjerash atëbotë shkrimtari,intelektuali dhe pedagogu i mirënjohur shqioptar(kosovar),profesor Ramiz Kelmendi gjatë një interviste ekskluzive për revisten e njohur "Danas" të Zagrebit me 25 korrik të vitit 1989 duke pleduar në "Procesin" e njohur të Franc Kafkës dhe "arsenalin" e njohur të shpifjeve,kurthave,intrigave ,dredhive dhe komplotëve tashmë të njohura ortodokse dhe bizantine të palës serbo-pansllaviste kundër Kosovës dhe shqiptarëve që edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë ta ndotin dhe kontaminojnë nënqiellin e përgjithshëm vendor dhe ndërkombëtar.Në këtë vorbull serbët janë "mjeshtër" të kaosit dhe erresirës. Sidoqoftë, Satrapët, demagogët e ndryshëm ose përsekutorët nuk mund të bëhën kurrë demokrat. Do të thoshte dikur dr.Ibrahim Rugova i ndjerë.Dritë pastë!...