Mendime
Agron Shabani: Mediet, kultura, shteti dhe "pushteti i katërt"(moral) mbi shtetin. . .
E hene, 20.12.2010, 08:53 PM
Nga këndvështrimi i njohur i Antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe kognitivo-politike:
Mediet, kultura, shteti dhe "pushteti i katërt"(moral) mbi shtetin. . .
-Duke menduar në Rolin dhe Pozicionin e fuqishëm dhe relevant të Agjensisë së Pavarur të Lajmëve "Kosovapress" dhe medieve të tjera në shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare.
Nga Agron Shabani
Sic dihet në shekullin njëzetë(2O) si të atilla cfarë ishin dhe cfarë janë u ngritën, përsosen, zhvilluan, përparuan, eksploruan dhe u afirmuan shkencat ose disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste si arti, kultura, letërsia, filozofia, zhurnalistika ose gazetaria e përgjithshme, etika, estetika, antropologjia etj. Mbase, me itinerarin dhe format e njohura diskursive, dialektike, empirike, evolutive, organike dhe kështu me radhë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe artistët, poetët, shkrimtarët, gazetarët, publicistët dhe krijuesit tjerë të fushave dhe zhanrëve të ndryshme artistike dhe metaestetike në cilësinë e njohur të ´arkitektëve´ose instruktorëve me të rëndësishëm dhe kryesor të vlerave të vecanta dhe atyre të përgjithshme ose universale në domenin e lartëpërmendur kulturor dhe artistik. Në këtë frymë të lartëpërmendur humaniste dhe metaestetike :Shekulli që lamë pas(2O) nga shumë shkenctar dhe intelektual të fushave dhe zhanrëve të ndryshme me plot të drejtë u quajtë dhe cilësua si "shekull i etikës, estetikës dhe i një disiplinimi dhe emancipimi të gjithëmbarshëm shkencor, kulturor dhe akademik". Në këtë kontekst ia vlen të përmendën dhe vecohën me respekt influencat dhe ndikimet e shumëta dhe të shumëfishta të Antropologjisë dhe Socioantropologjisë së përgjithshme shkencore, kulturore dhe kognitive në zhvillimët dhe procesët e sipërpërmendura shkencore, kulturore dhe akademike gjithandej globit tonë tokësor. Ndërkohë që Emrat dhe Mbiemrat e shquar të estetëve dhe socioantropologëve të njohur si Klod Levi Shtraus, Robert Hertz, H. Hubert, E. Durkheim, B. Malinovki, Erih Volf, Antonio Gramshi, Gjon V. Pouvell, Frenk Hëmillton, Xhorxh Markus, Xhejms Kliford, Ferdinand Brëndell, Aleksander Gotlib Baumgarten, Eduard Tejlor, Xhejms Frejzer, H. Morgan, M. Fuokalt etj. Paraqesin si të thuash "centrigugën" ose boshtin kurrizor të Antropologjisë së përgjithshme botërore ose ndërkombëtarë në domenin e mesipërm global ose universal. Shih për këtë:Erih Volfi(Erich ëolf) në kontekstin e njohur holistik dhe metaestetik e konsideron Antropologjinë si shkencën ose disiplinën me të ngritur, me të përparuar, me humane, me racionale dhe më të avansuar në grupin e shkencave ose disiplinave të tjera shoqërore dhe kulturore. Në këtë sfond Antropologjia në radhë të parë angazhohet dhe fokusohet për komunikimet, konvergjencat, singularizimet, bashkërenditjet, unifikimet dhe konvencionalizimet esenciale dhe supstanciale në mes popujve, kulturave dhe civilizimëve të ndryshme gjithandej rruzullit tokësor. Duke e vërë theksin në "subjektivitetin modern" dhe "supstancialitetion antik" të të gjitha feve(besimëve), kulturave dhe civilizimëve të ndryshme gjithandej. Mbase, për një botë dhe shoqëri të pastërt, të shëndetshme, të ndërgjegjshme, avangrde, integrale, refleksive dhe progresiviste të liruar(të cliruar) tërësisht nga fobia, paranojat, kompleksët, paragjykimet e ndryshme, skamja, neuroza dhe depresionet e ndryshme individuale dhe kolektive. Për njerëzit, popujt dhe shoqëritë e lira njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës. Për reflektimet, spontanitetin, individualitetin , ekskluzivitetin , universalitetin , subjektivitetin dhe sovranitetin e garantuar individual dhe kolektiv dhe kështu me radhë të të gjithë njerëzve, popujve, kulturave dhe shoqërive të ndryshme kudo në botë. Në këtë menyrë Antropologjia Kulturore e mbiquajtur dhe paramenduar madje edhe si Antropologji sociale ose sociokulturore në të shumtën e rastëve na jep spjegime dhe përgjigje konkrete dhe tepër konstruktive e pragmatike në pyetjet dhe diskurset e hershme "ekskluzive" dhe "ekzotike" rreth dallimëve ose kundërthënjëve(divergjencave) të ndryshme në mes kulturës dhe natyrës së njohur njerëzore ose qytetare. Ku për vlerësimet dhe pikëpamjet e përgjithshme të estetëve dhe socioantropologëve të shumtë botëror:kultura në esencën e saj i takon sferës ose supstratit të njohur të natyrës dhe karakterit njerëzor ose qytetar. Kjo në radhë të parë për faktin se të gjithë njerëzit, popujt, kulturat dhe civilizimet e ndryshme i kanë aftësinë dhe përvojen e njëjtë ose parakrake në klasifikimin, enkodimin, fokusimin, konceptimin, përceptimin, akceptimin , anticipimin dhe formulimin e diskurseve , tendencave , fenomenëve dhe teorive të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore. Gjegjësisht, apstrakte dhe logjike. Kjo donë të thotë se një pjesë e konsiderueshme e diskursëve dhe teorive të ndryshme sociale dhe antropologjike kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga interesimi dhe hulumtimët e lartëpërmendura socioantropologjike mbi ligjet dhe tendencat e njohura diskursive dhe dialektike në mes kulturave të ndryshme lokale dhe atyre globale ose universale. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu(ndonëse, me një theks të posacëm) edhe kontraditat ose divergjencat e ndryshme në mes anëtarëve të "shkollës" ose teorive të njohura difuzive dhe kabinetike të kontinentit plak(Europës) dhe ithtarëve të "kulturës integrale" dhe evolutive të përfaqësuar nga Leëis Henry Morgan dhe përfaqësues të tjerë të shkollës së njohur të Antropologjisë Amerikane. Në instancë të fundit gjithnjë sipas pikëpamjeve dhe formulimëve të lartëpërmendura etike dhe metaestetike të socioantropologjisë moderne ose bashkohore(Kujto këtu Antrologjinë e SHBA-së) :Të gjitha shoqëritë dhe kulturat e ndryshme njerëzore ose qytetare anëkënd globit tonë tokësor i kanë njohur dhe tejkaluar si të thuash "shkallët" ose "metastazat" e njëjta të përvojës dhe zhvillimit të tyre social ose sociokulturor. Kjo mu për faktin se pavarësisht asaj që njerëzit, popujt , kulturat ose civilizimët e ndryshme jetojnë dhe veprojnë në vende dhe meridiane të ndryshme të botës , në të shumtën e rastëve i kanë si të thuash besimin, përvojën, praktikat dhe teoritë e njëjta diskursive dhe dialektike mbi jetën, natyrën dhe fenomenët e ndryshme natyrore ose mbinatyrore. Tek e fundit:studimet dhe hulumtimet e njohura shkencore ose socioantropologjike të fevve(religjionëve) dhe kulturave të ndryshme botërore do të fillonin dikund në shekullin 18 në Gjermani dhe Francë. Ndonëse, pa i harruar këtu "strukturalizmin", "funksionalizmin" dhe "tradicionalizmin"(tradicionalitetin) e njohur social, kulturor, historik dhe nacional-gjenetik në funksion të periodizmit dhe institucionalizimit të Antropologjisë. Përkatësisht, në funksion të Antropologjisë së përgjithshme kultore dhe kognitive dhe analizave të njohur komponentsionale, kontemposionale dhe kompetente me anë të studimit dhe vështrimit të njohur pjesëmarrës ose anticipant(lexo:"Participant Observation").
Dicka mbi etikën dhe estetikën e njohur kulturore dhe informative:
Dhe, mëqe, jetojmë si të thuash në "epokën e re" të arritjeve dhe këtyre përparimëve të gjithëmbarshme të shkencës dhe teknikës . Përkatësisht, në "epokën" e njohur të "njerëzve rrobot" ose "njerëzve makinë"(për të mos thënë këtu "supërmenëve" të ndryshëm industrial dhe teknologjik!):Atëherë në vazhdim pashmangshëm sikur shtrohen një varg cështjësh dhe aspektësh të ndryshme në kuadrin e njohur të politikës dhe epistemologjisë së përgjithshme revolucionare dhe industriale-teknologjike. Dhe, kjo sidomos atëherë kur flasim dhe mendojmë në të vërtetën , në të vecantën dhe të përbashkëtën e revolucionëve të ndryshme politike ose historike dhe atyre industriale dhe teknologjike. Me c´rast, për t´u përgjegjur konkretisht dhe në menyrë shkencore dhe humaniste ndaj pyetjeve dhe parashtesave të mesipërme revolucionare dhe epistemologjike në radhë të parë duhet t´i njohim dhe t´i bëjmë dallimet themelore ose esenciale në mes shkencave shoqërore ose politike dhe atyre natyrore ose teknike. Duke i tërhequr dimenzionet dhe paralelët e nevojshme komparative dhe paradigmatike në mes arritjeve dhe përparimëve të lartëüpërmendura industriale dhe teknologjike dhe arritjeve ose përparimëve të gjithëmbarshme shoqërore dhe politike. Në këtë kontekst, kapitali ose potenciali i gjithëmbarshëm social, politik, shtetëror, intelektual, kulturor, material, industrial dhe ekonomik së bashku me mjetët e komunikimit masivë(mas-medat) pareaqesin si të thuash një segment të fuqishëm dhe tepër relevant në domenin e përgjithshëm konceptual dhe paradigmatik të politikës së njohur komparative dhe harmonike(lexo këtu "paqen sociale" dhe harmoninë e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare) të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara qytetare dhe demokratike. Ndërkohë që mjetët e lartëpërmendura të komunikimit masivë(mas-mediet) me kalimin e kohës sikur e marin rolin dhe pozicionin e pashmangshëm të "dirigjentëve" ose "lojtarëve global" në tregun e përgjithshëm të vlerave dhe resursëve të njohura universale ose kolektive në vendët dhe shoqëritë e tyre përkatëse ose respektive. Shih për këtë:Mediet masive(Mas-mediet) në këtë suspekt nuk janë vetëm "mjete transporti" të "kulturës globale" ose masive në vendët e tyre përkatëse dhe respektive. Apo, mbase vetëm "industri " dhe një "teknologji masive" në kuptimin e gjithëmbarshëm profitabil dhe propagandistik. Por, Ato në radhë të parë janë instrumente dhe mekanizma(institucione) të fuqishme, relevante , variabile dhe tepër respektabile në kuptimin e ngritjes, krijimit, eksplorimit, unifikimit, konvencionalizimit dhe afirmimit të edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetformuese dhe patriotike në vendët dhe shoqëritë e tyre . Në shtetin dhe shoqërinë e sotme shqiptare(kosovare) sidomos. Ku nuk duhet harruar kurrën e kurrës Rolin dhe kontributin e njohur(kolosal dhe titanik) të Agjensisë së Pavarur dhe Kombëtare të lajmëve "Kosovapress" dhe të disa medieve të tjera(të shkruara dhe elektronike) në ngritjen, krijimin dhe afirmimin e opinionit të njohur publik dhe politik në Republikën e Kosovës. Respektivisht, në ngritjen dhe krijimin e eduaktës, kulturës, rezonansës, përformansës dhe vetëdijës së lartëpërmendur shteformuese dhe patriotike tek njerëzit dhe shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare në vendin tonë. Se këndejmi, në domenin ose kontekstin e lartëpërmendur paralel, alternativë dhe paradigmatik:"Kosovapress" dhe simotrat e saj të ndryshme në Republikën e Kosovës dhe gjetkë janë dhe kanë qenë vazhdimisht në funksion të arritjeve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme(globale ose universale) të popullit, kombit dhe atdheut tonë. Ndonëse, gjithnjë duke u mbështetur fuqishëm në "etosin" dhe "erosin" e njohur profesional dhe patriotik të gazetarëve dhe bordit të njohur editorial dhe redaksional të Agjensisë së Pavarur të Lajmëve "Kosovapress" dhe mas-medieve të tjera në vendin tonë. Respektivisht, në kodin(kodeksin) e njohur etik dhe metaestetik të gazetarëve, bashkëpunëtorëve dhe bordit udhëheqës të "Kosovapressit" etj. Për me tepër ndërkaq, etika është shkenca ose disiplina e njohur shkencore mbi moralin e gjithëmbarshëm njerëzor ose qytetar. Përderisa me estetikën në radhë të parë i nënkuptojmë artin, të bukurën(bukrinë), të dashurën(dashurinë), shijen, teknikën dhe teorinë e njohur krijuese dhe artistike. Përkatësëisht, disajnin, strukturën, arkitekturën, infrastrukturën, dualizmin, profecinë, nonfiksionin, matriksialitetin, tredimenzionalitetin, teorinë dhe teknikën e njohur të ravijezimit, konturimit, eksplorimit dhe konvencionalizimit të strukturave dhe superstrukturave të ndryshme relevante dhe tepër sublime të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Madje, të trendëve, ritmëve, tëndencave dhe dinamikave të ndryshme lineare, evolutive, empirike, dialektike, inkarnative, ataraktive etj. Në instancë të fundit, kuptimi, esenca(supstanca) dhe rëndësia e njohur sublime dhe tepër relevante e estetikës si shkencë ose një disiplinë e njohur shkencore dhe filozofikë qëndrojnë pikërisht në konstruktin, suspektin, enkodmin dhe antinomin e saj filozofik dhe metaestetik.
Për fund një si digresion i natyshëm konspirativ dhe logjistik:
Ndryshe nga kjo:"Njeriu ngritët , afirmohët dhe përparon nga etika(moraliteti), edukata dhe arsimimi i tij. "Do të thoshte dikur Hegeli në cilësinë e njohur të mendimtarit dhe filosofit me të madh(e ndofta edhe të fundit idealist ) të kohës së tij. Përderisa, bashkvendësi dhe homologu i tij gjerman, Immanuel Kanti në shkrimin e tij të njohur me titull "Idee zur Einer Allgemeine Gechichte in ëeltbürgerlicher Absicht"(Ideja mbi Një Histori të Prgjithhme në Botën e Aspiratave Qytetare) duke e shprehur mbi formulën e njohur dialektike dhe simetrike sipas të së cilës:"Çdo gjë e logjikshme është e natyrshme dhe çdo gjë e natyrshme është e logjikshme. ":Si pa ndonjë qëllim të keq në vazhdim konstaton se edukata, arsimimi dhe moraliteti i preferuar i njeriut janë vet ngritja dhe largimi i tij nga faza e njohur e foshnjeriësë ose adoloshencës që dikur e ka fshehur dhe krijuar vet. Duke i "profetizuar" dhe "inkarnuar" kështu Revolucionin e Madh në Francë(Nën Napoleon Bonapartën) dhe të gjitha zhvllimët e mëvonshme revolucionare dhe historike në Gjermani dhe në vende të tjera të kontinentit plak si pasojë ose rezultate konspirative dhe logjistike të Revolucionit të lartëpërmendur në Francë. . Se këndejmi, në qarqet e atëhershme shkencore ose intelektuale gjermane kishte mendime dhe botëkuptime të kundërta ose antagoniste përsa u përkiste ngjarjëve dhe zhvillimëve të mësipërme revolucionare dhe historike në Francë. Kështu, përderisa Georg Forsteri dhe. . deri diku edhe shumë intelektual e mendimtar të tjerëje gjerman së bashku me "klubistët" e njohur të Maincit(Mainz) asokohe i kishin mbështetur dhe propaganduar idealët e atëhershme të Revolucionit të lartëprmendur në Francë. Göetheja(Gëteja) dhe bashkëmendimtarët e tij ndërkaq, i kishin kritikuar dhe akuzuar metodat dhe veprimët "revolucionare" të "apostujve të lirisë" në Francën e vitëve 1789-1799. Sidomos ferrin dhe terrorin e njohur të "Dante infermos" dhe "shën Bartholomeut së bashku me brutalitetin e egër të jakobinëve të Roberspierreait etj. Gjegjsisht, "vrasjen mizore" të Lujit(Luigjit) të XVI-të në kështjellën e Bastiliës !(. . . ). Ndonëse, në dy dekadat e fundit -para Revolucionit të Madh në Francë:rregullimi i përgjithshëm shoqërorë dhe politik në të ashtuquajturën "Evropën kontinentale" dhe me gjërë ishte i flashkët, heterogjen dhe tepër i paqëndrueshëm ose inkompatibil në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës. Kjo sidomos tek shtetët dhe shoqëritë e asokohshme qytetare(Ancien Regime) dhe aristokrate-apsolutiste të kontinentit të vjetër. Ku levizjet dhe fraksionët e ndryshme opozitare dhe revolucionare gjithandej kontinentit të vjetër :duke i marrur si shëmbull apo si një sinonim të fuqishëm konspirativ dhe logjistik "Kushtetutën" e njohur Amerikane "Checks and Ballances"(Rregullat dhe Kontrolli) dhe Luftën e njohur të popullit(kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi (gjatë vitëve të njohura 1787, 1789, 179O, 18O3, 1819, 182O etj. )së bashku me levizjët e mësipërm revolucionare dhe historike në Francën e asokohshme. Ishin hedhur në luftëra dhe barrikada të ndryshme kundër formave dhe metodave të njohura skllavopronare dhe apsolutiste të sistemëve ose regjimëve të asobotshme despotike dhe apsolutiste në Evropë dhe gjetkë. Kjo gjithmonë duke menduar në luftërat dhe përpjekjet e njohura revolucionare dhe historike kundër apsolutizmit shkencorë dhe kulturorë, madje, kundër apsolutizmit shtetëror dhe politik, kundër atij social dhe ekonomik e kështu me radhë. Ngase, i ashtuquajturi "apsolutizmi shkencorë dhe kulturorë" angazhohej për mirëkuptimin dhe pajtimin e domosdoshëm fetarë dhe historik në vend të faktëve dhe burimëve të pakontestueshme materiale dhe historike. Gjë që "opozita" e atëhershme revolucionare dhe historike nuk do ta pranonte kurrë. Duke u shprehur kështu në favor të reformave dhe transformimëve(ose ndryshimëve) të domosdoshme dhe supstanciale të mitëve, totemëve, reliktëve dhe sloganëve të ndryshme mesjetare(kishtare) dhe eshatologjike në funksion të zevëndësimit dhe eksplorimt të tyre me eksperimentët dhe formulimët e njohura shkencore dhe metodologjike. Duke pleduar këtu në "Metodat induktive", gjegjsisht, në "Matematikën univerzale" dhe në "Diskutimin e metodave" të Frënsis Bekonit, Isak Njutënit dhe Rene Dekartit. Respektivisht, në favor dhe në funksion të plotë të mendimit dhe formulimit të njohur shkencorë dhe humanist mbi historinë e përgjithshme nacionale dhe gjenetike të secilit popull veç e veç. Se këndejmi, në "Trokadero"të Parisit edhe sot e kësaj dite thonë se ndodhët një "monument i madh" i viganëve në të cilin paraqitët një kudhër e madhe(gjigante) me një mori çekanësh të thyer mbi të dhe një mbishkrim ku thuhët:hedhni çekanët banda armiqësore!Çekanët tuaj do të thehën, ndërsa, tempulli i hyjit ose përendisë përgjithmonë do të mbetët. Në qytetin e dritës(në Paris pra!) janë madje edhe mitët, eposët, legjendat dhe historitë e shumëta mbi "Code civil" , "Sinq codes", "Carte konstitucionale" dhe të tjera të Napoleonit(Bonapartës) dhe "republikës franceze" që dikur me vonë do të bëhëj "model" i levizjëve dhe përpjekjëve të njohura liberale dhe demokratike në Evropën e fundshekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimshekullit të nëntëmbëdhjetë. Ndërkohë që e përballur me presionin e njohur ruso-austriak:Anglia në vend të Francës së atëhershme " revolucionare" do ta merrte rolin e mbrojtësës dhe "protektorës së imponuar" të "Portës së lartë" dhe perandorisë së atëhershme turko-otomane. Kjo menjëherë pas përmbysjes(dëbimit) të Napoleon Bonapartës nga pushteti. Gjegjësisht, pas "Kongresit të Vjenës" dhe themelimit të "Pentarkisë së Madhe" me 1815(. . . ) . Asokohe e sot ngelën të paqarta qëllimët finale të "Pentarkisë së Madhe" së bashku me ndërhyrjet e njohura politike dhe ushtarake të vendëve të ndryshme ortodokse dhe monarko-kristianiste të kontinentit plak . Të cilat në bashkëpunim të zhdërvjelltë me levizjët e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe të jakobinëve të pakënaqur e në revoltë i patën përmbysur Napoleon Bonapartën dhe "frytët" e njohura të Revolucionit të Madh në Francë.
Për me tepër ndërkaq, veprat e njohura si "Essai sur les Meurs et l´Esprit des nations, abrege de l´histoire universelle" "Natularis philosophiae principia mathematica", "Encyklopedie, ou Dictionaire raisonne des scienses, des arts et des metiers" ose "Du Contrat social ou principes du droit politikque" etj. të Dekartit, Volterit, Monteskiut, Rusoit, Diderotit etj. Së bashku me "Enciklopedikën" e njohur shkencore dhe historike të Anglisë, Francës, Gjermanisë etj. Si të thuash i kishin vënë kornizat ose piketat mje të fuqishme dhe dialektike mbi mendimin dhe formulimin e njohur shkencorë dhe gjenetik mbi historinë dhe kulturën e gjithëmbarshme të civilizimit tonë botërorë. Pa i harruar këtu "Robinson Krusonë" e Daniel Defosë, "Esetë mbi njeriun"(Essay on Man) të Aleksandër Popesë, "Letrat Persiane"(Letres Persanes) të Menteskiut , "Emile" të Zhan Zhak Rusoit, "Edukimi i sojit ose racës njerëzore"(Erziehung des Menschengeschlechts)të Gothold Ephraim Lesingut etj. Që do të kenë ndikime dhe reflektime të shumëta dhe të shumëfishta në "etosin" dhe "erosin" e përgjithshëm shkencorë dhe kulturorë të kontinentit plak e me largë. Kjo sidomos në ravijezimin, konturimin, eksplorimin dhe unifikimin ose konvencionalizimin e pikëpamjeve , traditave , qëndrimëve dhe diversitetëve të njohura fetare dhe kulturore të popujve dhe kulturave të ndryshme ("ekskluzive" dhe "ekzotike") në mes Lindjes dhe Përendimit etj. Kështu, përderisa ""Robinson Krusoja" duke u bërë mik si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak:Montesku më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do t´i mundësonte edhe një të "paarsmiuari" që të vështronte dhe analizonte në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, kulturore dhe artistike në Evropë dhe me gjërë. Përderisa mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfuqit. . ) atëbotë ishin ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta të "kultit" etj. Ndërkohë që Hegeli do të ndërronte jetë dikund në pjesën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. . . Një trohë para vdekjës së tij në Gjermani, Angli, Francë etj. do të fillohej me botimin e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore, javore dhe ditore ose perioike. Në Londër do të fillonte së botuari ""Daily Courant" në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht, në Berlin do të themelohën gazetat e njohura si "Deutscher Merkur" dhe "Vossiche Zeitung", në Paris "Journal de Paris" dhe kështu me radhë. Ndonëse, pa i harruar këtu ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës(1662), Parisit(1666), Berlinit(17OO) etj. në ngritjen dhe formimin e mendimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, gjegjësisht, mbi shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim. Shih për këtë. Vitët ose me mirë t´u themi zhvillimët e mësipërme revolucionare dhe historike atëbotë(e sot) janë mbiquajtur dhe paramenduar si një "pranverë" e përgjithshme shpirtërore dhe kulturore në kontinentin plak dhe me gjërë. Aty u nda ose u "divorcua" njëherë e përgjithmonë kontinenti plak nga muzgujt dhe hijet e njohura të mesjetës. Aty dhe atëherë janë vënë kornizat dhe fundamentët me të qëndrueshme dhe dialektike të Evropës së Bashkuar dhe "tregut global" të vlerave, kuulturave dhe kapitalit të përbashkët botërorë. Në Revoluciont e ndryshme industriale dhe politike në Angli, SHBA-s, Francë, Gjermani. . . " Atdheu im është bota, ndërsa feja ose besimi im kryesorë janë arritjet dhe përparimët e vazhdueshme të artit, kulturës, shkencës dhe teknikës. "Do të thoshte dikur Kristian Hajgensi.