E enjte, 01.05.2025, 11:21 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Sulejmani: Imazhi fundosës i politikave të errëta!!!

E shtune, 18.12.2010, 08:58 PM


IMAZHI FUNDOSËS I POLITIKAVE TË ERRËTA!!!

 

Nga Baki Sulejmani

 

            Perëndia krijoi njeriun në këtë botë, me qëllim që ky i fundit asnjëherë të mos harojë falëmëndërimin ndaj krijuesit për begatitë dhe lirinë që krijuesi i fali njeriut  në këtë  nënqiell. Ai, pra Zoti , përveç që njeriut i dha begati të shumëfishta të njejtit i dha edhe udhërëfime dhe mesazhe nga të cilat njerëzimi jo vetëm që gjen inspirim për të vepruar drejtë e mirë, por, njëkohësisht këta mesazhe apo këshilla janë edhe  shtyllat kryesore në bazë të së cilave njerëzit krijuan pikëpamjet e tyre për shumë shtrembërime që po bëhen në jetën e përditshme të tyre si në ekonomi, financa , ashtu edhe në drejtësi  e politikë. Një nga këshillat që unë dua të nënvizoj në këtë kontekst është me sa vijon :  “… Unë ju krijova juve, që ju të punoni drejtë dhe mos bëheni nga ata humbësit, as mos veproni ashtu që ti humbni të tjerët…”! Pra, Zoti na sugjeron neve të mos pranojmë humbjet dhe mos bëhemi humbës.

              Por, për fat të keq siç duket ky mesazh hyjnor nuk gjenë vend në mesin e politikës shqiptare këtu në FYROM, qëllimisht nuk dua të them tek partitë shqiptare , ngase vërtet sjellja e tyre politike është mjaftë rëndë ti definoj ata si të tilla pra, parti shqiptare. Definitivisht është mjaftë rëndë të thuash sot se partia politike shqiptare në pushtet mbron interesat e elektoratit shqiptar në të njejtin pushtet.Aq më pak digasteret ministrore në krye të së cilëve gjinden ministrat shqiptar. Është mjaftë simptomatike sjellja e këtyre ministrave, ata mund ti gjesh here pas here me nga një qiri në duar duke e shoqëruar padronin e tyre Gruevskin dhe priftin sllavoortodoks në gurthemele të kishave e tempujve tjerë sllave, por asnjëherë nuk mund ti shohësh duke përgaditur ndonjë projekt shqiptar , aq më pak ti takoj qytetari hellexhi shqiptar për të diskutuar reth problemeve të ndryshme qytetare!Andaj edhe është rëndë të përcaktosh  kauzën e tyre të sotshme , shqiptare apo..?!  

              Grupet funksionale të partive politike shqiptare në koalicion, që po bëhen të përshtatshëm për realizimin e planit akcional qeveritar, si dhe ato të opozitës që krijojnë sistemin e përshtatshmërisë për të hapur portat drejt pushtetit e qeverisë, nuk arrijnë të bëjnë një vepër humane e racionale në drejtim të zgjidhjes së drejtë të çështjeve kyçe që i tangojnë shqiptarët e  këtushëm. Ata nuk arrijnë që sëbashku të kërkojnë realizimin efikas të të drejtave kombëtare shqiptare, ata nuk janë aspak fleksibil ndaj sfidave të terorit e mashtrimit  të pushtuesit, aq më pak reagojnë, në fakt nuk regojnë ndaj nëpërkëmbjes në relacionet e pabarazisë qytetare, kombëtare, fetare, grupore etj ,etj. Ata lirisht mund të thuhet se sillen në orbitën e sistemeve politike të vetëizolimit, respektivisht ata, dita ditës në krahasim me popullin që i voton  hyjnë në grupin e sistemeve të mbyllura, apao më saktë me thënë vetëdefinohen me sjelljen e tyre si sisteme me nga një element hyrës ddhe dalës, që shpesh herë në shkencat shoqërore i përshkruajnë si sisteme të të ashtuquajturës “ Kutia e zezë”, dhe normal çdokush pastaj do të dëshironte të dijë se kush në fakt janë inputi dhe autputi i këtij sistemi të “ Zi” . Përgjigja e kësaj pyetje  është mjaftë e thjeshtë në teorinë e logjikës dhe algoritmit racional të të menduarit, ajo në fakt ka qëllime racionale , por, për partitë tona    rezultati i qëllimeve racionale grupore efktuon me  veprime iracionale dhe mashtruese , apo tradhëtuese. Figurativisht si element hyrës apo input pë partite tona është pushteti , ata janë në mes, ndërsa elementi dalës është qeveria dhe kështu fitojmë ekuacionin figurativ : PUSHTET-PARTI-QEVERI! ! ! Trekëndëshi i së keqes nuk mungon as në këtë drejtim, si duket këtij trekëndëshi do tia kish zilinë edhe ai , trekëndëshi famoz i Bermudeve ! Por, realiteti i hidhur për fat të keq është ky,partitë këtë duan ëndërrojnë pushtetin e synojnë qeverinë! 

               Animoziteti në mes të qëllimeve të shqiptarëve në FYROM, dhe subjekteve politike shqiptare siç shihet nuk është edhe aq i vogël , ky dallim i pëcaktimeve politike bile ka tendencë të ritjes galopike, ngase përderisa partitë nga njëra anë synojnë pushtetin dhe vazalitetin, populli nga ana tjetër synon lirinë dhe barazinë . Vërtetë politika e sotshme shqiptare po i kalon kufijtë e çdo lloj injorance dhe inpotence logjike politike, ajo në skajshmëri po krijon një imazh të politikave hajniste dhe bukëshkelëse, veprimet e tilla monstruoze  karshi një fati të një populli të tërrë jo vetëm që nuk të asocojnë në mesazhin hyjnor të krijuesit, në lidhje me humbësit,  por ato të asocojnë edhe në ndëshkimin që eventualisht edhe mund të vijë pas kësaj politike humbëse , e cila në perspektive mund të jetë me pasoja katastrofale për qenien shqiptare në FYROM,  gjegjësisht heshtja para një situate të tillë, do të shkaktojë maksimalizimin e entropisë dhe me të edhe rezikimin e skajshëm të ekzistencës sonë biologjike !

                 Dita sot, pas gjithë asaj sakrifice në beteja, pas gjith atij hiri e gjaku , pas një morri aktivitetesh ilegale e legale  për të qenë të lire e të bashkuar , ne pësëri përjetojmë amplituda, politika shqiptare sërish thotë e arsyetohet me ate se u bën trysni faktori ndërkombëtar! Ata në këtë mënyrë vazhdojnë para shqiptarëve të liferojnë gënjeshtra dhe imunizojnë opinionin se gjoja për gjithçka fajtor na qenkan të huajt , që sna lënë të veprojmë ! Gënjeshtra , trillime dhe mjegulla kjo është ajo se çka servohet nga partitë! Mundohen të keqëpërdorin çdo ind cilësor shqiptar! Ata kuresesi nuk duan të pranojnë se janë shkaktarët kryesor që lejuan të arrijnë tek bilansi i kësaj gjendjeje që flet për pasqyrën e një përqindjeje të mjeruar të mirëqenies politike dhe ekonomike të shqiptarëve,. Ata nuk duan të pranojnë se shqiptarët nëpër proçese krizash sociale e politike,  presione ekonomoke e arsimore , nëpër rebeshët e përndjekjeve institucionale , nëpër zjare e dhuntime , atentate e shëmtime  gjatë gjithë kësaj periudhe partitë nuk kanë qenë mbrojtës adekuat nga të njejtat proçese, ngase me këtë vërtet do të identifikoheshin si kukulla në pushtetin e xhuxhave të fortë.  Ata pranojnë të nënshtrohen e përulën para pushtetarëve autoqefal të unitarisë sllave me premisa asimiluese, e cila nëpërmjet grabitjes së vlerave të të huajve , synon të shtrijë kthetrat e të robëroje  territorin e huaj , dhe prej aty , me metoda që përdorë të bëjë etnocid duke shkuar deri në ekstremin e përdorimit të metodës së gjenocidit! Por nuk pranojnë të ulën para shqiptarëve që atyre ua dhanë votën e me të akomoditetin dhe bukën ! Ata as në këtë kohë, të goditjeve të mëdha nga pushtuesi , kurë ky i fundit nëpërmjet akademisë famëkeqe sllave po ripërsërit gabimin e bërë qëllimisht me Enciklopedinë, se gjoja”.. shqiptarët janë ardhacak e malok , cuba të ardhur në fiilim të shekulli 19..”, me çka qeveria pushtuese edhe ndërton qëndrimin oficial ndaj kërkesave shqiptare , ata vazhdojnë të heshtin dhe të kërkojnë në mesin e shqiptarëve ndonjë malok fajtor kujdestar. Turp tju vjen !

              Edhe kur presidenti i një shteti armiqësor siç është Serbia , tash me gojën e vetë fton shqiptarët për një marëveshje historike, duke aluduar kështu në kryeqendrën e shqiptarëve Tiranën, ata sërish e kanë si problem ta kuptojnë realitetin se pikërisht Tirana është vendi kah duhet të drejtohen, vërtet e kanë të zortshme daljen nga kornizat që e diktojnë dhe  e dozojnë zhvillimin e shqiptarëve sipas tekeve  dhe urdhërave të pushtuesit.      

                 Edhe  kurë kancelarja gjermane Angela Merkel , para një muaji në mbledhjen e radhës para anëtarëve të partisë së vete do të deklaron se , koncepti i shteteve multietnike është koncept i gabuar dhe si i tillë është i destinuar të dështojë, partia shqiptare në pushtet  edhe pse  e dinë se “Marveshja e parealizuar e Ohrit”, tash më është e pagëzuar si “ marëveshje e vdekur ”, njëherit nga partneri i saj  koalicionit, dhe më pas edhe nga opinioni shqiptar dhe ai i ekspertëve, ajo vazhdon edhe më tej të thiret në të njejtën, pa mos respektuar vullnetin e votuesit dhe popullit të vet! Siç duket ne ende nuk kemi një opinion cilësor publik, i cili do të dijë të bojkotojë në mënyrë të mirëfilltë çdo veprim që bie ndesh me çështjen kombëtare, në këtë vazhdë është edhe mos bojkotimi ndaj sajesës më të re politike e cila pa fije turpi liferon kantonalizimin e FYROMIT , ku shqiptarët pak a shumë do të kishin kantonin e tyre me kufinjë nga Grupçini e deri në Dibër të vogël,ashtu siç e ofroi akademia sllave në vitin 2001, se besa kështu siç ka nisur avazi qeverisës edhe Strugën se japin dot! 

                 Me kësisosh goditjesh të ulëta politke, shqiptarët lëre që janë në shënjestër të poligonit robërues sllav, por edhe viktima të mediokritetit poolitik shqiptar. Ata as në këtë katandi politike nuk janë në gjendje të kuptojnë nevojën imediate për një strategji të përbashkët, nëpërmjet të së cilës do ti koordinojnë aktivitetet e tyre me të gjithë ata që e ndjejnë se ky është momenti   për tu mos heshtur proçeset e një sistemi tiranik, dhe të ringjallin besimin se: BASHKIMI BËN FUQI!

                   Ata duhet përfundimisht të kuptojnë se shqiptarët e Maqedonisë apo FYROMI-it, kurrë nuk e kanë ndjerë veten si pjesë e shtetit sllav, dhe ata asnjëherë nuk do ta pranojnë sundimin sllav mbi veten dhe tokat  shqiptare, mbase kjo është edhe shumë e logjikshme , shumë natyrore dhe racionale mjaftë shqiptare dhe mjaftë morale,. E këtu edhe kemi të drejtë ngase siç do të thoshte një miku im nga Tropoja  , do të vijë një ditë, kur ne do të zhvillojmë betejën nëpër çdo qytet e fshat, për të shembur padrejtësinë dhe tradhtinë për njeriun e mizorinë, për të nxjerë në pah kaltërsinë e popullit, për sakrificën, për ëndrën, shpirtin e shpresën.Për të qenë bashkë, sepse na bashkon historia dhe mali,zoti dhe natyra, shpirti dhe nderi, doket dhe zakonet, feja dhe bashkëjetesa fetare dhe gjërat më të shenjta në tokë!!!

                                                   TY SHQIPËRI TË QOFSHA FAL

                                                   TË KAM NËNË E MË KE DJALË

 

Baki Sulejmani

Dhjetor 2010, Gostivar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx