E premte, 02.05.2025, 12:48 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Si puna e hoxhës

E enjte, 16.12.2010, 10:58 PM


Rreth Fondit për pakica

 

Si puna e hoxhës

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

 Që të trajtojë këtë temë më shtyri rezultati i dhënë nga konkursi i shpallur për ndarje të mjeteve nga Fondi për pakica, për ata që me punën e tyre trajtojnë tema për problemet shoqërore, apo krijues të fushave të ndryshme. Rezultati i këtij konkursi për vitin 2010 të bënë të kuptosh se aty në vazhdimësi financohen pothuajse të njëjtit krijues e “grumbullues” të materialeve sa për të qenë pjesë e konkursit. Dhe pasi për këtë vit u dhanë propozimet dhe u caktuan shumat e parave, më bëri përshtypje se kush janë anëtarët shqiptarë në këtë komision për ndarje të mjeteve të fondit, jo për diçka, por nga kurreshtja për të parë se nga cilat parti politike vinë këta anëtarë në Këshillin Drejtues të fondit, me që tani kjo është modë për t’u dhënë përkrahje simpatizantëve të vetë, nga ku të tjerët nuk kanë pse të konkurojnë. Duke mos dashur të përmendi emrat e këtyre anëtarëve të komisionit nga radhët e shqiptarëve, por nuk dyshojë se ata nuk e gjejnë vetën në këtë shkrim edhe pa i përmend unë, ndaj nuk do të më befasojnë nëse ata dalin vetë për të “arsyetuar” vetën e për të hedhur baltë mbi ata që nuk i kanë për zemër, le të ofendojnë  po deshën, kjo për mua nuk ka rëndësi e për ta është e qartë, e tregojnë nivelin e tyre njerëzor. Ajo që më çudit është fakti se të njëjtit i lejojnë vetës të dalin sheshazi në përkrahje të këtj  apo atij krijuesi (respekt për shumicën prej tyre), pavarësisht projekteve  të paraqitur në konkurs, me çka dëshmojnë se këta anëtarë shqiptarë po luajnë lojën e fëmijëve duke u bërë kështu komik kur dolën me propozime që vetëm atyre u janë të qarta! Po të mos ishte kështu, atëherë le të na spjegojnë: cilët projekte i financuan, kush janë personat që ofruan projekte përmes Këshillit nacional, a ka aty më shumë se një projekt të fiancuar nga i njëjti krijues, pse të njëjtit individë në shumicën e rasteve financohen çdo vit nëse thuhet se konkurenca ka qenë e madhe, cila është vlera e disa projekteve të financuar e që nuk kanë të bëjnë me kultivimin e vlerave shoqërore dhe të na thuan haptas kush konkuroi me projekte për vitin 2011?  Nëse kjo nuk bëhet transparente për kandidadët e refuzuar atëherë i quaj propozime bajate këto sepse po çuditëm se si këta anëtarë të Fondit për pakica nuk po e ditkan  se aty në konkurs pati edhe të tjerë konkurues me tema shumë interesante (jo për ta) e të rëndësishme, po edhe me vlerë për shoqërinë e në këto momente shumë delikate për rininë tonë. Këta për temat e paraqitura nuk ishin apo nuk deshën që anëtarëve të tjerë joshqipfolës të këtij komisioni tu paraqesin e tua shpjegojnë materialin e dërguar që kishte të bënte pikërisht për problemet e dëmet që i krijohen rinisë tonë. Edhe kjo mund të thonë se nuk ishte punë e tyre, por e shërbimit, por injoranca e shprehur prej tyre e që kanë alergji nga emrat e konkuruesve duket se këta i ka vënë në siklet, ndaj dua të besoj se i kanë dhënë një kahje tjetër dhe me poshtërsitë e tyre “dhuruan” disa të tjerë që akoma nuk i kemi parë me ndonjë aktivitet rreth asaj për çka u shpërblyen. Nisur nga kjo e ndjej obligim moral të deklarohem për këto anëtarë të këtij komisioni. Këta tashmë e dëshmuan vetën  për të shitur mend, ndaj edhe na bëhen nga më të mençurit falë politikës që i ka spostuar në Komisionin e Fondit për pakica. Haram u qoftë buka e dhënë nga politika e përkrahja jonë, me çka duket se akoma nuk e kanë parë vetën në pasqyrë, se po ta kishin parë kurrë nuk do të tregonin shenja shpirtngushtësie e hipokrizie, por do të kishin dhënë arsyet, pse? Këtë e them unë, autori i këtij shkrimi, ndryshe do të kishin vepruar sipas asaj që u ka takuar ta bënin në bazë të konkursit dhe asgjë më tepër!  Megjithatë, politika kështu e ka dhe ndonjëri prej tyre hyri këtu në këtë komision jo në bazë të meritave si krijues, por si përfaqësues i politikës me çka marifetllëqet e tyre vinë në shprehje tani pasi e humbën shansin për t’u bërë lider i të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Fati i mirë që erdhi koha që ndonjëri prej tyre dhe partia të pensionihen, sepse nuk pranojnë mendime ndryshe, nuk reformohen, ndaj edhe u ngujuan në fole të qyqes bashkë me disa individë të dalë mode.Dikur kur isha anëtar i një partie të tjerët mi shanin, unë hidhërohesha dhe nuk doja të besoja, ua kanë inat thoja me vete, kurse sot  gjithnjë e më tepër po bindem se paska qenë ashtu. Kjo dëshmon se ata si parim paskan vetëm karrigën, ndaj e kanë humbur besimin, e kanë humbur vetë me veprimet e tyre dhe nuk kanë pse të mendojnë se u larguan aq turpshëm për të mos gjetur më rehati shpirërore dhe veprimet e tyre ka të ngjarë të jenë të ngjajshëm me atë të hoxhës. E kishin pas pyetur një hoxhë: Kujt i takon copa më e madhe e bukës? Hoxha u thotë: mua. E copa më e madhe i mishit? Prapë hoxha u thotë: hoxhës de i takon. Po shati kujt i takon? Hoxha u thotë: merreni xhematë se tëgjitha nuk i takojnë hoxhës. Pra, këta me këtë formulë janë nisur të punojnë, ndaj edhe “si të parët e politikës” nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e bëra.  Dhe këtu nuk mund të ketë drejtësi e standarde demokratike, nuk mund të mbrohen të drejtat e pakicave dhe identiteti i tyre në këtë mënyrë. Tani këtyre u ka mbetur të bëjnë cirk politik, më shumë si zhongler se sa si politikanë duke u shfaqur në arenë pa pikë turpi nga e cila përfitojnë vet, jo vetëm para, por edhe karrierë e pushtet. Kjo është ajo që i ka bërë të shkatërrojnë miqësitë e vjetra e të shikojnë interesin vetjak e mbijetesën politike.  



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx