E premte, 02.05.2025, 10:19 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Partitë politike

E hene, 13.12.2010, 10:57 PM


Partitë politike

 

Nga Faik Krasniqi

 

Partitë politike në parim (në veçanti partitë e pozitës), para opinionit tentojnë të prezentohen si mbrojtëse të interesave sa më të gjera shoqërore,gjegjësisht si mbrojtëse të interesave kombëtare në shoqëritë ku çështja kombëtare e ndonjë kolektiviteti të caktuar nuk është ende e zgjidhur.

Në sistemet politke me opozitë të mirëfilltë,partive politike pozitare një gjë e tillë nuk u shkon lehtë për dore,sepse për atë përkujdeset vetë opozita.

Partitë politike sipas regullave demokratike brenda afateve të caktuara kohore (zakonisht katër vjeçare), para qytetarëve japin llogari për atë se sa vërtetë kanë qenë të kyçur në ndryshimin e disa ligjeve që me aq krenari e plasojnë para opinionit d.m.th para popullit ngase vetëm populli është mekanizma kryesore që partive politike mund t'ju jap edhe një mandat zakonisht katërvjeçar që të udhëheqin pushtetin.

Pra ndryshimi i disa regulloreve,poashtu edhe disa ligjeve është pjesë e strategjisë së partive politike që sa më gjatë të mbeten në pushtet,respektivisht sa më gjatë të ushtrojnë pushtetin shtetërorë.

Në përgjithësi shikuar nga ky aspekt krijohet përshtypja se partitë politike dhe demokracia zhvillohen bashkërisht,se ato e plotësojnë dhe e ndihmojnë njëra-tjetrën,gjë që në këtë parim është më se e vërtetë.

Pra, partitë politike duhet studiuar nga të gjitha anët si nga ana positive ashtu edhe nga ana negative e veprimit të tyre në shoqërinë bashkëkohore si një fenomen universal shoqërorë, ngase shoqëria bashkëkohore vështirë se mund të funksionojë.

 

Çfarë është partia?

 

Partitë politike përbëjnë elementin thelbësor të demokracisë në shoqëritë moderne. Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive, partitë politike luajnë rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Disave kjo u duket e tepruar dhe për këtë arsye kritikojnë pushtetin e madh të partive politike.

 

Partia do të thotë mendim i organizuar."

(Benjamin Disraeli).

Parti quhet tërësia e atyre që besojnë se janë të të njëjtit mendim."(Charles Tschopp).

 

"Partia mund të jetë gjithmonë vetëm një mjet. Dhe gjithmonë ekziston vetëm një qëllim: pushteti."

(Jean Paul Sartre).

 

Parti quhet "grupi i qytetarëve me qëndrime të njëjta, qëllimi i të cilëve është realizimi i pikëpamjeve politike".

 

Partitë janë bashkimi i lirë i qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike, bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre.

Partitë janë lidhje të qytetarëve, të cilat vazhdimisht apo për një kohë të gjatë ndikojnë në formimin e vullnetit politik dhe që synojnë të ndikojnë në përfaqësimin e popullit , nëse ato, duke u bazuar në formën e përgjithshme të rrethanave ekzistuese, veçanërisht në vëllimin dhe qëndrueshmërinë e organizimit të tyre, në numrin e anëtarëve dhe në paraqitjen e tyre në opinion, ofrojnë garanci të mjaftueshme për seriozitetin e angazhimit për arritjen e këtyre qëllimeve .

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx