E enjte, 01.05.2025, 10:18 PM (GMT+1)

Mendime

Xun Çetta: PDK dhe ''analistet e pavarur'' në shërbim të saj

E shtune, 18.12.2010, 07:01 PM


PDK dhe ''analistet e pavarur'' në shërbim të sajë

 

Shkruan Xun Çetta

Xun26@hotmail.com

www.info-cetta.blogspot.com

 

Paralajmërimin për vetë kujdesie ,PDK e kishte një ditë para ditës se heshtjes zgjedhore .

 

Sa duket shumë çka ka ndikuar për të i verbuar ata dhe mos dëgjojnë se kush çfarë u thotë.

 

E keqja është se kjo praktik po vazhdon dhe nuk e di se ku mund te ndalet.

 

Nëse vërtetë vazhdohet kështu, jam i sigurt se PDK do të ngulet në bajonetën e kundërshtarit politik dhe ku tjetër veçse në atë të Vetëvendosjes.

 

Fajtor për këto shkelje deri në krim politik nuk mbetet vetëm PDK,por edhe shumë mekanizma tjerë e në këtë rast me duhet te them se këtë të keqe po e ndihmon edhe analisti gjoja ,,i pavarur" Milazim Krasniqi i cili urgjentisht duhet larguar nga publiku në të kundërtën me hapësirat qe i ka dhe shpërblimet qe i merr nga PDK,ai po fut vendin në kriza ndërpartiake.

 

E kam përcjell gjatë fushatës dhe incizuar të gjitha tryezat për ballë analistëve,por kulmi i se keqes ishte ditën e zgjedhjeve pra në mbrëmjen e datës 12.12.2010. Aty,vetëm ata qe nuk merren me analiza por e dëgjojnë dhe harrojnë se çfarë tha,vetëm të tillët nuk mund ta kapin te keqen çfarë po i sjellë skenës politike i quajturi ,,analist i pavarur" Milazim Krasniqi.. E keqja më e madhe qëndron se akoma asnjë parti politike apo politikan,nuk e ka kap këtë fatkeqësi. Gjithë çfarë them e argumentoj me përmbledhjet e tija debateve ku ai gjithsesi ka të drejt te mbështet realitetet në favor te cilitdo subjekti por jo të i improvizon,shantazhon realitetin dhe mbi 80% me të tilla intrigash e shantazhime të favorizon (nëse do dali se e ka ndihmuar)subjektin e caktuar në këtë rast PDK-në.

 

Vetëm ta mendojmë dhe kuptojmë ,,analizën"aspak reale dhe krejtësisht të qëllimshme kur z. Krasniqi,nuk po e citoj por parafrazoj,tha :

 

AAK-së i ka kushtuar dalja e Vetëvendosjes i cila ka marr votues të AAK-së,gjë kjo e cila nuk qëndron,përkundra shumë emra në listën e Vetëvendosjes po edhe votues janë te ardhur nga PDK dhe ndonjë subjekt tjetër si të zhgënjyerit e tyre,më së paku kishte ardhje nga AAK. Qëllimi i z. Krasniqi ishte që ta fut urrejtjen andej si dhe fsheh realitetin e hidhur ku duke parë se jo pak aktivist e simpatizant të PDK-së po kalojnë në Vetëvendosje ata kanë marr masa paraprakisht për të vjedhur votat e tjerëve ku sa dukët u ka kushtuar subjekteve tjera e më se paku Vetëvendosjes edhe pse nuk mbet e pa prekur vota e sajë.

 

Zëra trishtues po vinë nga PDK duke thënë se Vetëvendosja edhe pas fitores do te goditet në politikë,ngase do braktis idealizmin retorik kjo qe e ka mbajtur në rrugë. Pra krahason duke u nisur me fatkeqësinë e vet. Por PDK,mos ta harron faktin se nëse programi i Vetëvendosjes e ka vështirë të ballafaqohet me betimin kushtetues në parlament,ajo parasë referendumin,Vetëvendosja do ta ndihmon ndërprerjen e 20 vendeve të rezervuara në parlament ku si e tillë më këto rezervime jeta politike në Kosovë është vetëvrasje politike. Kjo padyshim se do i vret edhe subjekte tjera nëse nuk ndërmarrin hapat sa nuk është bërë krejtësisht vonë...

 

Unë,nuk do reflektoja qasje pro Vetëvendosjes ashtu siç jo anti PDK-së po të mos ishin dallimet më thes siç thotë populli,e në këtë rast me tonelata. Por edhe njëherë po e them se faktor kryesor qe me shtyn këndej është vetë tmerri qe po i shkakton skenës politike i quajturi ,,Analist i pavarur" z. Milazim Krasniqi.

 

Kjo është PDK dhe ,,analistet e pavarur" në shërbim të sajë. Zoti e ruajt vendin nga politikat e tilla në shekullin që sapo kemi shkelur pragun e tij

 

Luzern 13.12.2010



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx