E shtune, 26.07.2025, 02:27 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Ç'janë shqiponjat e bardha çetnikësh në veri të Kosovës!?

E enjte, 16.12.2010, 10:58 PM


Ç’JANË SHQIPONJAT E BARDHA ÇETNIKESH NE VERI TE KOSOVËS!?

 

Nga Albert Shabanaj

 

A po na afrohet lufta edhe me shpejt siç kemi menduar? Ketë  pyetje,e kam parashtrua edhe me herët ne shkrimet e mia,e që tani qytetaret e Kosovës, i ka mbërthyer ankthi dhe shqetësimi nga realitetet e reja qe po krijohen kohe pas kohe ne teren. Faktet e pa kontestueshme për ketë çështje shqetësuese ne vendin tone,dot duhej te ishin edhe me shqetësuese për institucionet e vendit. Por me sa është vërejtur deri sot,institucionet tona nuk janë te prira qe te brengosen për shqetësimet e popullit,por për faqen e zeze te tij. Ne debatet e përditshme, madje shpesh edhe absurde te subjekteve politike në parlament dhe jashtë parlamentit,asnjëherë nuk u verejten qe te kane diskutuar për këto dhe tjera shqetësime te popullit.Ndonese për ketë çështje te rëndësisë se veçantë dhe tepër e  ndjeshme  për te cilën asnjëherë nuk treguan seriozitet as  pozita e as opozita ne vëndin tonë. Politika e deri tanishme mbare Kosovare gjate gjithë kohës se pas luftës është treguar jo e mirëfilltë,jo e interesuar dhe tepër anemike përballe shqetësimeve dhe halleve te popullit shqiptar ne Kosovë,sidomos për Veri te Kosovës,duke treguar një mos interesim fatal për vendin dhe popullin e vete,te pa pare diku tjetër ne bote!? Mos dashja,mos interesimi,mos aftësia dhe naiviteti tyre  po i shpeshton dhe po i ashpërson lëvizjet ekstremiste serbe, kundër institucioneve dhe shtetit te Kosovës,që nga  naiviteti i tyre dhe paaftësia politike kanë bërë që  sovraniteti dhe tërësia e Kosovës të vihen krejtësisht në pikëpyetje te madhe.

Krekosja dhe vasaliteti i institucioneve te Kosovës, për te treguar vullnetin dhe dëshirën e mirë të tyre, ka qene dhe është vetëvrasëse  për të pasur një fqinjësi të mirë me Serbinë, meçe ajo (Serbia) sigurisht dhe logjikisht se,jo maturit dhe jo aftësitë e politikes shqiptare i ka shfrytëzuar krejtësisht për interesa te veta te brumosura përplot agresion,duke filluar nga agresioni kushtetues serb mbi Kosovën, deklaratat luftënxitëse  në vazhdimësi të politikes serbe,me tendenca te çarta për shkëputjen e veriut të Kosovës, gjithnjë te bazuar ne mënyra të dhunshme.

Suspektet e gjëra te antagonizmave serbe ne Kosovë vazhdojmë ti kemi aktuale edhe sot e kësaj dite dhe besoj se dot i kemi edhe ne te ardhmen për deri sa qeveritë tona vazhdojnë te merren me interesa te ngushta,anti Kosovë dhe anti kushtetues. Se fundi ne territorin e Kosovës,kemi te bëjmë me formacionine terroriste-çetnikesh te ashtuquajtur “shqiponjat e bardha” qe, një nate para zgjedhjeve ne Kosovë,filluan me terror duke vra një qytetar dhe plagosur një tjetër ne Veri te Kosovës. Ekspansionizmi dhe shovinizmi i Serbisë nuk është aspak i befasishëm për askënd sepse është kushtetuta serbe vete si e tille... qe justifikon çdo lloj agresioni mbi Kosovën.Për mendimin time lëvizjet e tilla intensive serbe dot duhej t`i ndërgjegjësonin dhe t`i detyronin institucionet e Kosovës që të ndërronin mentalitetin e tyre prej debilave te korruptuar... dot duhej qe te vetëdijesohen për ti shikuar gjerat drejt ne sy. Lere ta marrim me mend se, krahas atyre kërcënimeve nga Serbia, Kosova një ditë të gjendet para një aktit pushtues të forcave serbe, cili dot ishte reagimi i institucioneve te Kosovës? Vallë a dot përfundonin institucionalistet tone, duke u krekosur para shkuat dhe ndërkombëtareve, duke  vajtuar për rehatin e kolltukëve e tyre, se hallet e popullit jo se jo!...

Unë besoj se ai akt i mundshëm fashist serb,me siguri se do te dënohej vetëm me retorika boshe e asgjë me shume nga institucionet tona,kurse ato ndërkombëtare dot gjykohej si akt i çmendur serb dhe asgjë me shume... Ndersa populli dot ngelet i vetëm duke u perballur me armikun shka, deri sa te bindet apo nuk bindet Rusia, qe te i zbus serbet... Ku sipas mendimit time, deri sa te arriheshin ato ujdi me putinet e tadiçet, Kosovën do ta përfshin ne katër anët e saje, flaka e luftës kundër shkuat,natyrisht pa Udhëheqjen politike te tij, etj.etj.etj. Pra shikuar nga ky aspekt dhe shume aspekte  tjera.. papërgjegjësia instituticionale  ndaj situatës së krijuar në vend,qe nga mbarimi i luftës ne Kosovë dhe  nënvlerësimi i kërcënimeve serbe,për mendimin time, është pa përgjegjësi e plotë politike. Nëse institutionalistet tone besojnë dhe e shofin problemin përtej bregut duke besuar verbalisht ne pranin  ndërkombëtare  gabojnë rëndë,sepse institucionet tona nuk guxojnë ti harrojnë zhvillimet ne Bosnje... sidomos ato ne Srebrenic, në të cilën serbët vranë dhe masakruan disa mijë boshnjak, edhe për kundër faktit se forcat ndërkombëtare dhe NATO, e kishin shpallur Srebrenicën pjese të mbrojtur dhe të sigurt,ato (Forcat ndërkombëtare) jo vetëm që nuk  parandaluan një gjenocid të tillë, por u turpëruan u poshtëruan nga kriminelet çetnik serb dhe i lidhen si dele, pa e bë as me te voglin kundërshtim. Përsëritja e një akti të tillë në Kosovë, jo qe nuk duhet te përjashtohet por është i mundshëm. Për te vërtetuar ketë qe thash me lart ka shume fakte kokëforta,duke u nisur nga propotenca dhe arroganca e njohur serbe dhe fuqishëm i mbrojtur dhe i shtyre nga Rusia,vazhdon kreu i Beogradit,te jetë i perkdhelur por edhe i mbeshtetur fuqishëm edhe nga shumica e shteteve Evropiane,si edhe nga Vatikani dhe shtetet islame,keto janë disa nga shume faktet qe Serbia,vazhdimisht ka diktuar kushte dhe ka udhehequr ne bisedimet e deritanishme. Tani pranimi i Prishtinës për te ribiseduar me Beogradin nga keto pozicione te me larte cekura,jo vetëm se fyen dhe tradhtojne popullin e Kosovës,por pavaresia dhe tërësia e Kosovës vendosen ne një destinacion te rrezikshem,te kurdisur nga Serbia, për te mos u kthyer kurrë. Ndonëse nuk besoj se, politika aktuale nuk i dine te gjitha faktet kokëforta.. por mesa vërehet janë pajtuar me heshtjen për balle agresionit intensiv ekspansionist serb ne Kosovë,qe ngërthen ne vete akomodimin e institucioneve tona por edhe atyre ndekombetare për balle ndarjes definitive te Kosovës.

Nga ana tjetër e medaljes,mesa vërehet populli është pajtuar me te keqen e tij,duke i besuar kriminelev vendor dhe ndërkombëtarë për te i rizgjedhur me 12 Dhjetor 2010!!! Sipas mendimit time,asgjë tjetër nuk mund te e frymezojë kaq shumë keq popullin e Kosovës,sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx