Mendime
Halil Canolli: Reagim publik ndaj raportit te Dik Martit
E diele, 19.12.2010, 08:58 PM
Reagim publik ndaj raportit te Dik Martit
Nga Halil Canolli
Ne saje te thënies te ish krye prokurores Karlla Dell Pontes,dhe disa hipokriteve shqiptar te Kosovës, qe u ushqyen me para shumë te majme, për ta njollosur luftën e shenjt te UÇK-së,dhe ter shqiptareve ne Ballkan,ku po bëhen pazarllëqe pa hanxhiun.
Ne emër te drejtësisë ndërkombëtare bëhen pazarllëqe ne kurriz te popullit shqiptar,zonja dhe zotëri vendor dhe ndërkombëtar,ky far parlamentari I këshillit te Evropës Dik Marti,sa para paska fituat nga qeveria Serbe dhe Ruse për ta njollosu popullin shqiptar para opinionit botëror, po ashtu ushrin e këtij populli,pyes veten se si u be qe zonja Karlla Dell Ponte I mshefi faktet ne gjygjin ndërkombëtar mbi masakrat serbe ne Bosnje dhe Hercegovinë e asnjë lider shtetëror te bashkësisë ndërkombëtare se ngriti zërin dhe me akuze ketë zonje se ka manipulua me postin e prokurores ne gjygjin ndërkombëtar te Hagës, kur e ter bota I ka pa masakrat e bëra ne at vend,e tani po kjo bashkësi ndërkombëtare po I beson këtyre dy personave qe janë dëshmuar se janë plotësisht pro serb.
E pshtuat Serbin pa u gjykuar para drejtësisë ndërkombëtare,për një gjenocid ndaj një populli te pa mbrojtur dhe te pa fajshem.Mos vallë ky miku i juaj ja u la amanet qe ne vend te merrni kriminelet,ju i merrni çlirimtaret qe luftuan për ta mbrojtur atdheun e vet,ne nuk harrojmë dhe e dimë se kush është armik e kush asht mik i yni,miqet tan janë ata qe dhanë kontributin e tyre për ta nxjerr ketë popull nga kazani i valë i Ballkanit,armiqtë tan janë ata qe na e vunë embargon e armeve vetëm se qe te mos mundemi ti kundërvihemi makinerisë shfarosëse sllave,armiqtë tan llogariten edhe ata qe na e shkatërruan ekonomin e Kosovës ne emër te humanizmit ndërkombëtar. Edhe ato ndihma qe i ndan popujt e vendeve demokratike për ta rimëkëmb Kosovën i keqpërdoren dhe i vodhën te gjithë ata qe sja deshten te mire këtij populli,ju Dik Marti qe je mik i vjetër i Serbisë, shpalos historinë e popullit shqiptar qe njerëz si ti e copëtuat atdheun ton ne katër pjesë, duke be nder me token ton dhe duke shpërblyer apetitet e shkaut ndaj atdheut ton,dhe i ndihmuat dhe ja mshefet te gjitha masakrat qe i benë ndaj popujve jo sllav e veçanërisht ndaj popullit shqiptar,te gjithë ata si ti qe i mbuloni krimet e bëra ndaj njerëzimit, ne hapësirat e Ballkanit dhe qe ato krime i benë miqtë tuaj sllav, siç ndodhi ne Slloveni, Kroaci,Bosnje dhe Kosovë te gjitha ato krime mundohesh ti dhe te tjerët si ti qe ja vishni popujve qe luftuan për liri, dhe krimit ndaj njerëzimit.
O Dik Marti! UÇK-ja nuk ka pas kohë as mundësi me u marr me turpe te tilla se nuk asht tradite luftëtarit shqiptar qe ta masakron te vdekurin e le ma te gjallin,prej viteve te 90-ta pushteti serb e ka pas shti ne masa te rrepta kontrolli, dhe çdo e treta shtëpi shqiptare ka pas një tank serb para shtëpie,o Dik Marti 16000 mijë nxënës shqiptar na I helmoj shkau se bashku me ndihmësit e tij dhe prapë njerëzit si ti ja fshehët faktet e helmimit, kurse pasojat ende po ndihen ne ato gjenerata dhe ketë po e heshtni dhe nuk po bëni kurfar raporti.
Mendoni mirë ju o zotëri,po e pyes veten a jeni metë vërtet zotëri apo jeni një njeri qe e mbështetni kanibalizmin se si mu po me duket, se ende ne trupin tënd qarkullon gjak kanibali,sepse 780 fshatra shqiptare I kanë shpërngul nga trojet e veta pikërisht ky popull kanibal I Serbisë, e ti nuk gjete një arsye te vogël qe ta shkruash një raport ndaj këtij gjenocidi, vetëm se po me duket qe edhe ti e ke te njëjtin gjak ne venat tua por mos harro se populli shqiptar asnjëherë si harron trojet e veta, e sidomos regjionin e Toplices.
E tash ju zotëri gjetet kohë qe te bëni raport kundër luftës se shenjt te ushtrisë çlirimtare te Kosovës qe njëherit edhe unë vet jam pjesëtar I kësaj ushtrie dhe e ndijë veten krenar qe kam qen pjesë e kësaj ushtrie, sepse kjo ushtri ka qen shembull, ne te gjithë boten për një luftë te pastër dhe vetëmbrojtëse qe e kanë pranuar e tere bota, e tash ju gjetet arsye qe me disa qarqe antishqiptare qeta njollosni ketë luftë te shenjt e ma shumë për atë qe po na mbështesin shtetet demokratike.
A te kujtohet zotëri qe UÇK zuri rob lufte shumë ushtar serb e posaçërisht ata 8 ushtare serb qe u zunë nga UÇK-ja dhe iu dorëzuan instuticioneve ndërkombëtare ne Kosovë, dhe ata ne gjendje te mirë shëndetësore, dhe jo te keqtrajtuar, dhe atë mund ta vërtetoni ne deklaratat e tyre,por ju nuk jeni interesuar qe ti verifikoni.
Pra po te drejtohem me thirrje ,qe te mos fabrikoni gënjeshtra e trillime, sepse me këto gënjeshtra e trillime po najë mbani shumë bashke luftëtar tone sodë neper burgje anekënd Evropës, druaj se një dit dhe jo aq larg do ta ndiesh mbi supet tua drejtsin sepse populli ynë di ti mbroj vlerat e veta, sepse njerëzit si ti ne ballë te instuticioneve te Evropës edhe një herë Evropa e ka treguar ftyren e vet te vërtet se kjo Evropë është ajo Evropa e vjetër qe I copëtoj trojet tona , mos harro ti as njerëzit si ti se tani është shekulli 21 dhe popujt e Evropës janë demokratik dhe ne ballë te këtyre popujve janë liderët te cilët i kanë zgjedh popujt për ti përfaqësuar interesat e tyre dhe nuk lejojnë qe ne emër te tyre te njolloset populli shqiptar.
Un ju kuptoj se jeni te ndërtuar nga gjenet për te njollosur popullin shqiptar, sepse ketë traditë e keni trashëguar nga miqtë tuaj, te cilët nuk mund te pajtohen me krijimin e barazisë te popujve ne Ballkan ,sepse janë mësuar te rrëmbejnë toka, pasuri dhe te masakrojnë te gjithë ata popuj, qe e done lirin e vetë e ne ketë rast është populli shqiptar .
Kisha pas deshir qe te jemi ballë për ballë ne tavolinë ,dhe ti tregoj dhe ti mësoj virtytet shqiptare, se kemi një traditë te lasht se mikut ia shtrijmë dorën dhe ia hapim dyert e shtëpive tona, kurse armikut I dalim ballë për ballë, sepse nuk jemi mësuar ta hedhim gurin dhe ta mshefim dorën , se po me duket se deri me tani ti je takuar me disa shqiptar frikacak, apo njerëz qe nuk kanë dinjitet kombëtar, dhe mendon se te gjithë janë te tillë.
Mos gënje e mos lëviz si dhelpra ne kafaz sepse shqiptaret dhe Skënderbeu janë ata qe kanë luftuar edhe ne Venedik kundër ushtrisë osmane kurse ti dhe njerëzit si ti sot I njollosni pa argument luftërat çlirimtare te kombit shqiptar.
Kombi shqiptar ka bere luftëra 500 vjet me turqit, 120 me sllav, dhe asnjëherë kurrë nuk u nda me turp, Evropa I ka borxh kombit shqiptar, qe e ndau por nuk dot ketë fuqi me ndal procesin e bashkimit shqiptar siç ka qen ne te kaluarën jo te larget.
Ju po tentoni ti mbani shqiptaret ende ne presion, duke I njollosur me te pa vërtetat tua, dhe tash u mbush kupa, por ma mirë është qe te ndalohen shpifjet, gënjeshtrat, ndaj kombit ton, dhe njeher e përgjithmonë ta kuptoni se ky popull po ec drejt rrugës te demokratizimit te bashkimit dhe te ofrimit me popujt tjerë ne hapësirat evropiane , jemi një popull qe nuk ia dëshirojmë te keqen askujt, por nuk lejojmë te na shantazhojn njerëzit si ti, dhe askush tjetër, sepse nuk jem një popull prej dy milionësh, por jemi një popull prej trembëdhjetë milionësh ne Evropë.
Po me duket se ti nuk e din se ky komb shqiptar ka dhanë shumë figura historike, qe sodë I studiojnë edhe historianet ndërkombëtar qe janë me renome botërore, populli shqiptar nuk frikohet asnjëherë nga gënjeshtrat dhe trillimet tuaja, sepse populli shqiptar asnjëherë nuk ka qen agresor dhe nuk ka cenuar te drejtat e asnjë populli tjetër, por gjithmonë ka qen e detyruar ta mbroj atdheun e vet, nga agresorë te shteteve sllave.
18.12.2010
Prishtinë