Mendime
Alban Dega: Po para Zotit a kane imunitet Dicku dhe barbaret e Beogradit!?
E diele, 26.12.2010, 03:46 PM
Nga Alban Dega, Nju Jork
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka thënë dje se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Z. Hashim Thaçi nuk do të jape asnje rezultat.
“Thaci e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”, deklaroi dje racisti antishqiptar Dick Marti në një intervistë për nje nder gazetat me raciste e antishqiptare te Beogradit “Veçernje Novosti" Po para cerek milioni, 250 000 kufomave te masakruara, te sakatuara, te djegura per se gjalli te shqiptareve te Kosoves, te vrare gjate shekullit te fundit nga kolonizatoret serbe a kane imunitet Dicku dhe barbaret e Beogradit Po para mbi 10 000 trupave njomzake te bebeve te palindura, te nxjerra me singi e bajoneta nga barku u nenave shqiptare ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi edhe Shqiperi a kane imunitet Dicku dhe barbaret e Serbise!?
Jo vetem ia hartuan, pergatiten, parapaguan, por edhe e falenderuan dhe e nderuan si falangat e murme naziste Gebelsin per shpikjen e tij makaber : Genje e genje se dicka do te mbetet! Edhe ai dhe boset e tij i kishin dhene vetes imunitet dhe impunitet…Vecse jo para Zotit. Eshte shume shpejt per te harruar fundin e tyre… Helmoi me doren vet femijet e vet e bashk- shorten para se te helmonte vetveten A mund te kete tmerr me te madh ne Bote se ky fund i tmerrshem i atij qe helmoi Boten me ideologjine, genjeshtrat dhe shpifjet e tij makaber. A nuk ndodhi e njejta gje edhe me “Kasapin e Ballkanit “ Sllobodan Milloshevici, qe po ashtu i pat dhene vetes imunitet e impunitet. A nuk ngordhi si nje qen e zgjebosur ne qelite e Hages, i rrethuar vetem nga fantazmat pa fund te viktimave Shrebrenices, Prekazit, Recakut, Qyshkut e mbare Kosoves… Te gjithe barbaret e kryqtaret, anti-njerezoret, racistet, terroristet nuk kane asnjelloj imuniteti nga ana e Zotit! Te gjithe , pa asnje perjashtim. Asnjelloj imuniteti e as impuniteti nuk u vlejti e as nuk u dha asnje rezultat perballe dores e syrit te kudondodhur se Zotit te madh , i qofshim fale !