Mendime
Ramiz Dërmaku: Kur do ta mësoni e jetësoni fjalën Demokraci
E merkure, 22.12.2010, 10:58 PM
REFLEKSE NGA DIASPORA
KUR DO TA MESONI .., E JETESONI FJALEN DEMOKRACI
Shkroi: Ramiz Dërmaku
Për çdo ditë kur flasim, dëgjojmë; Radion, Televizionin apo shfletojmë shtypin tonë ditor, javor apo mujor, lexojmë fjalët ; Demokraci -a - të , demokrat , i - e, demokratik-e. Me fjalën demokraci - a - të, kuptojmë kur një regjim apo sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nepërmjet organeve të zgjedhura, ku shtetasit gëzojnë liri e të drejta të barabarta. Ai shtet, ose vend që ka këtë regjim e këtë organizim politik. Dhe demokratik-e, dmth ajo që bazohet në parimet demokratike, që u përmbahet këtyre parimeve, i vë në jetë, që është në interes të masave të gjëra të popullit. P.Shembull; Republikë demokratike, shtet demokratikë, parti demokratike, zgjedhje demokratike, të drejta demokratike, karakter demokratik. Fjala DEMOKRA T- I - E, dmth, përkrahës i demokracisë, ndjekës i parimeve demokratike, njeri që ka dashuri e nderim të veçantë për njerëzitë e thjeshtë, dhe që jeton (siq thotë populli) gju më gju me popullin. Gjatë protestave, demostratave, bisedave, etj, dëgjojmë këto fjalë.., e themi ; kjo është demokratike, apo kjo nuk është demokratike, ose themi të gjitha problemet duhet zgjidhur ne mënyrë demokratike, etj. Ditë më parë në gazetën kombëtare "Bota Sot", lexova me vëmendje të madhe shkrimin me titullë ; Hafiz Gagica, emër me të cilin ndërlidhet veprimtaria e mërgatës shqiptare në Europë.
Po të ndalesh e ta lexosh me vëmendje të madhe do ta kuptosh se autori - personat, që kanë shprehë këtë - mendim e propozim, jo që kanë thyer normat dhe rregullat demokratike, por kanë shkelur rëndë me te dy këmbët mbi demokracinë. Që në fillim të këtij shkrimi duhet cekur se jetësimi i drejtë i fjalës demokraci, demokratike, demokrat-e, kërkon mund, punë, sakrifica, analiza, përkushtim, vendosmëri dhe njohje të rregullave demokratike. Në tubimet, protestat, demostratat dhe diskutimet tona ne të gjithë kemi kërkuar ; Demokraci, liri, pavarësi ? ! Sot, shtrohet pyetja ? Sa ne i njohim dhe sa ne i jetësojmë normat demokratike ? ; Pa menduar gjatë themi shumë pak. Po t'ia bëshë një analizë të thellë atij shkrimi, konstaton se aty nuk ka vend për fjalën demokraci, e asë për atë, demokratë. Para se ky grupë njerëzish, apo kryesi të aktiveve të LDK-ës, ta pranonin , ose nominonin një propozim të tillë, kanë qenë të obliguar ta pyesin vehten ; Sa subjekte, parti, bashkësi, lidhje, klube dhe shoqata shqiptare veprojnë në Europë . A duhet ftaur , apo pyetur ato. A pranojnë ata-ato që propozimi juaj të merrë dritën e gjelbërtë. Po edhe sikur të gjitha subjektet shqiptare ta pranonin një propozim të tillë , prapë se prapë kërkohet mbajtja e një takimi-mbledhjeje ku do të prezentonin të gjitha subjektet që veprojnë në Europë. Nga ai tubim të zgjidhet një kryesi pune. Ajo kryesi pune të udhëheq mbledhjen . Të merret vendim unanim nga ai tubim, se sa do të jetë numëri i kandidatëve për ta përfaqësuar mërgatën tonë në Parlamentin e Kosovës. Nëse ka më tepër se dy kandidat, ata duhet votuar ( me votim të hapur., apo të mbyllur). Kandidati i cili fiton më shumë vota, e fiton të drejtën për ta përfaqësuarë diasporën tonë në Parrlamentin e Kosovës. Propozimi i juaj.., z. të nderuar, keni mundur ta realizoni vetëm në partin tuaj e askund tjetër. Shtrohet pyetja ? Deri kur, z. të nderuar, do t'i mësoni rregullat e demokracisë ? , deri kur do të vazhdoni me këto gjëra ? , deri kur do ti anashkaloni subjektet tjera ?, deri kur do t i përdorni metodat e partisë komuniste. ? ! Deri kur ju do ta kupëtoni se edhe të tjerët duhet pytur, kur është në pyetje çështja kombëtare. Këto shkelje të normave demokratike, që keni bërë ju të nderuar, i kanë irituar dhe larguar shumë intelektualë e simpatizantë të LDK-ës, nga radhët tuaja.