E enjte, 01.05.2025, 05:20 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Krishtlindje të bardha

E premte, 24.12.2010, 12:59 PM


U  R  I  M

 

Sharit plak i uroj ta gjej ky fundviti mbulue me borë të bardhë si zemrat e shqiptarëve të panjollë.

 

Uroj që Bjeshkët e Rugovës e Gryka e Kaçanikut t’i falen me shëndet njeni tjetrit për ditë të bardhë të shqipatarëve kudo që janë në botë.

 

Uroj Shkodren e Korçen, Prishtinen e Prizrenin, Vlonen e Mitrovicen, Ulqinin e Ohrin, trojet shqiptare mbarë. Uroj Istogun tim këputë prej mallit.

 

Uroj nanat tona, motrat, bijat të ndjehen krenare pse janë trashigimatre të Nanë Terezës e të Shotë Galicës.

 

Të gjithë atyne që do t’i gëzohen lindjes e rilindjes së Jezusit u uroj: Festa të gëzueme e të gjitha ditët e motit të bardha. Po të njejtin urim u baj edhe atyne që kanë harrue se të parët e tyne ishin trashigimtarë të ilirëve të lashtë, djepit të Krishtnimit në Europë. Po aq të bardha ditët e motet edhe atyne.

 

Urimin ma të ngrohtë e ma vëllaznor të smuetëve, nevojtarëve, të burgosunve.

 

Ju, nana, bashkëshorte a bija martirësh, që dhanë jetën për liri të Shqiptarisë, urimin tim  ma të vëllaznor që ta ndjeni veten krenare e përherë të respektueme, ashtu si janë e do të jenë në jetë të jetëve bijtë, burrat a baballarët tuej.

 

Uroj që politikanët të kujtohen se janë ma së pari njerëz, se janë shqiptarë e se kanë detyrime ndaj kalvarit historik të popullit tonë të vuejtun. Shqiptarët do të kenë të drejtë të jenë kryenaltë para Europës kur ju të jeni kryeultë para popullit tuej.

 

Urimet e mia ma vëllaznore mergimtarëve kudo në botë, atyne të zhuritunve në zemër për çdo plis dheu të Arbnisë. Ndjefshim vetëm fjalë të mira për Atdheun tonë e gëzime në familjet tueja.

 

Një urim të posaçem për të gjithë bashkëpunëtorët e zellshem të Zemres Shqiptare, që na mban afër Atdheut në gëzime e shqetësime.

 

Krishtlindje të bardha, bashkëatdhetarëve kudo të jeni në botë. Gëzim, dashuni e lumtuni në familjet tueja e në zemrat tueja.

 

Juej,

Selim Hasanaj

Sot, Naten e Madhe të lindjes së Jezu Krishtit,

Norvegji, 24 ddhjetor 2010.



(Vota: 67 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx