E hene, 29.04.2024, 01:51 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Beteja Gruevski-Soros për “Gjukanoviçin” e Maqedonisë, Branko Crvenkovski

E marte, 28.12.2010, 08:19 PM


Beteja Gruevski-Soros për “Gjukanoviçin” e Maqedonisë, Branko Crvenkovski

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Arrestimi i Velija Ramkovskit, pronarit të televizionit A1 është një sfidë e kryeministrit Nikola Gruevski ndaj George Soros. Ramkovski është i përkëdheluri i Soros në Maqedoni dhe mediat e Ramkovskit sponsorohen nga Sorosi. Ramkovski është njeriu i Branko Crvenkovskit, politikanit favorit të Soros në Maqedoni, çka u konfirmua plotësisht pas arrestimit të Ramkovskit, kur Branko Crvenkovski doli dhe e mbrojti publikisht Ramkovskin. Edhe pse të gjitha të dhënat janë se Velija Ramkovski ka bërë shkelje të mëdha të ligjit me kompanitë e tij, Crvenkovski e quan atë një viktimë politike të Gruevskit. Kjo ndodh se Ramkovski ka deklaruar publikisht se ai do të mbështesë Crvenkovskin, gjë që tashmë mediat e tij janë duke e bërë. Në muret e Shkupit në shumë grafite shkruhet A1=SDMS. A1 është televizioni më i madh në Maqedoni, pronë e Ramkovskit, ndërsa SDMS është partia e Crvenkovskit.

Soros kërkon rikthimin e Crvenkovskit në pushtet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012. Tashmë, me arrestimin e Ramkovskit, dueli Gruevski-Crvenkovski u kthye në atë që mund të jetë beteja e fundit politike në jetën e Sorosit 80 vjeçar. A do të lejojë Soros që politikani më i përkëdhelur prej tij në Ballkan, Branko Crvenkovski të poshtërohet duke humbur partia e tij zgjedhjet e treta rresht, në 2012? Që Crvenkovski është politikani më i preferuar i Soros në Ballkan, kjo kuptohet nga fakti se Soros i ka bërë atij nderin e veçantë që ta përmendë në një libër si njeriun që i ka bërë komplimentin më të mirë. Soros në librin  “The bubble of the American supremacy”, thotë për veten: “Një zyrtar në një vend përfitues nga ndihma ime më quajti mua një shtetar pa shtet, dhe unë jam krenar për këtë titull. “Shtetet kanë interesa por jo parime”, më tha ai mua, duke iu referuar sentencës së Kissinger. “Ju keni parime por jo interesa”. Ky ka qenë frymëzimi im që atëherë”.(George Soros: “The bubble of the American supremacy”, London 2004, Weidenfeld Nicolson, f. 131)

Në fund të faqes është shënimi:   

“Njeriu i cili më bëri këtë kompliment ishte Branko Crvenkovski, kryeministri i Maqedonisë”. (po atje: f. 131)

Ky episod zbulon më saktë të vërtetën e George Soros, miliarderit çifut i cili ka ndërmarrë një fushatë globale të manipulimit njerëzor, duke përdorur si ekspedient doktrinën e kinse “Shoqërisë së Hapur”, të mentorit të vet, filozofit çifut, Karl  Popper. Branko Crvenkovski mishëron mungesën e parimeve të Soros. Branko Crvenkovski është pinjoll i nomenklaturës së lartë komuniste jugosllave, kësaj aristokracie në llojin e vet- madje edhe mbiemri  tij në maqedonisht do të thotë, në mënyrë kuptimplotë “I kuqi”. Branko Crvenkovski është djali i Krste Crvenkovskit, i cili kishte qenë shef i partisë komuniste për republikën e Maqedonisë në Jugosllavinë komuniste. Edhe Branko Crvenkovski, i cili kishte lindur në 1962, u bë anëtar i partisë komuniste në vitet tetëdhjetë, për të bërë karrierë në shoqërinë e mbyllur komuniste. Por komunizmi ra dhe Crvenkovski i ri u bë prijës i “shoqërisë së hapur”. Edhe pse Crvenkovski ishte në moshë shumë të re për të qenë shtetar, Soros e mbështeti që të ishte një nga njerëzit kryesorë në politikën maqedone në periudhën paskomuniste.

Që nga ajo kohë karriera e Crvenkovskit ka ecur paralel me atë të bashkëmoshatarit të vet, Milo Gjukanovicit. Këto ditë u largua nga pushteti në Malin e Zi një njeri i ngjashëm me Branko Crvenkovskin, Milo Gjukanoviç. Milo Gjukanoviç, ashtu si Branko Crvenkovski u lind në vitin 1962. Të dy i kishin prindërit funksionarë me rëndësi të partisë komuniste. Të dy u bënë anëtarë të partisë komuniste që në moshë të re. Të dy nuk punuan kurrë realisht në jetë në profesionin e tyre, por morën vende pune të cilat bashkëmoshatarët e tyre vetëm mund t’ i ëndërronin si caqe për t’ u arritur në karrierë pas shumë kohe. Crvenkovski diplomoi për inxhinier elektronik, por u mor me inxhiniering-un e politikës. Gjukanoviçi diplomoi për ekonomist me drejtim turizmin, por u mor me gjithçka, madje edhe basketboll, përveç profesionit të vet.

Të dy hynë në lidershipin e partisë komuniste në kohën e transformimit të saj,  me mbështetjen e prindërve të tyre, për të rrëmbyer pushtetin si të drejtë pronësie familjare. Partia Komuniste (Lidhja e Komunistëve), motorri i shoqërisë së mbyllur, ndërroi emrin duke u bërë Bashkimi Socialdemokrat i Maqedonisë (Më pas Lidhja Socialdemokrate), duke u bërë motorri i “shoqërisë së hapur”, me Branko Crvenkovskin që u bë kryetar në prill 1991, në moshën 28 vjeç (ai ka lindur në 12 tetor). Të dy erdhën në pushtet në moshën 29 vjeç. Milo Gjukanoviç erdhi në pushtet si kryeministër në vitin 1991, ditën që mbushi 29 vjeç. Branko Crvenkovski u bë kryeministër në vitin 1992, kur ende nuk i kishte mbushur 30 vjeç (ai ka lindur në 12 tetor). Më pas si Gjukanoviç, ashtu dhe Crvenkovski do të qëndronin gjatë në pushtet si kryeministra dhe presidentë të republikës në vendet përkatëse.

Branko Crvenkovski, në periudhën 1991-2009 ka qenë kryeministër për tetë vite dhe president për pesë vite. Gjukanoviç në periudhën 1991-2010 ka qenë kryeministër për dymbëdhjetë vite, dhe  president për katër vite. Gjukanoviç tashmë u largua nga pushteti se ky ishte kushti i Bashkimit Europian për marrjen nga Mali i Zi të statusit të vendit kandidat. Crvenkovski është ende në politikë si kryetar i opozitës. Me mbështetjen e Soros, Crvenkovski do të jetë në lojë, dhe do të rikthehet në pushtet, për të pasur një karrierë që do t’ ia kishin zili edhe despotët e shoqërive të mbyllura. Crvenkovski, nëse fiton zgjedhjet e vitit 2012, në vitin 2016 do të ketë qenë kryeministër për dymbëdhjetë vite dhe president për pesë vite, duke e kapërcyer arritjen e Gjukanoviçit, për nga kohëzgjatja në pushtet. Crvenkovski, jo vetëm që kërkon të rikthehet në pushtet në vitin 2012, madje ka ambicjen që të fitojë edhe zgjedhjet e vitit 2016, përderisa partia e tij ka humbur dy palë zgjedhje parlamentare. Kështu, Crvenkovski ka ambicjen që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2020.

Por Gjukanoviçi deri në vitin 2006 ka qenë kryeministër dhe president i një republike që ishte pjesë e një shteti federal, kurse Crvenkovski ka qenë kryeministër dhe president i një vendi të pavarur. Nga kjo pikëpamje, rast unik në Ballkan nuk është Gjukanoviçi por Crvenkovski. Ndryshimi tjetër mes Crvenkovskit dhe Gjukanoviçit është se, derisa Crvenkovski ka pasur dhe ka mbështetjen e Sorosit, duke u proklamuar si një politikan i shoqërisë së hapur, Gjukanoviçin është parë nga Sorosi dhe sorosianët si një krijesë ekzotike e politikës ballkanase, një pinjoll i shoqërisë së mbyllur, por gjithsesi një e keqe e nevojshme për rrethanat e regjionit. Për të gjetur arsyen kryesore se përse Soros e diferencon Crvenkovskin nga Gjukanoviçi, do të na ndriçonte një histori e vjetër.      

Është gjë e njohur se babai i Brankos, Krste Crvenkovski, gjatë Luftës së Dytë Botërore u arrestua nga italianët në Maqedoninë e sotme dhe u çua në burg në Tiranë. Atëherë nga qendra gjermane për Ballkanin, në Beograd, erdhi një kërkesë për dorëzimin e Crvenkovskit. Hitleri kishte një projekt për kapjen e atyre që i quante “komisarë bolshevikë çifutë“ të cilët gjermanët i studionin dhe i asgjësonin. A ishte Krste Crvenkovski një njeri i tillë? Me shumë gjasë ishte kështu se gjermanët nuk interesoheshin për komunistët që kapnin italianët në zonën e tyre të pushtimit. Por italianët ç’ është e vërteta nuk kishin dëshirë që t’ u dorëzonin çifutë gjermanëve, gjë që e kanë pranuar edhe vetë çifutët. Kështu që autoritetet italiane në Tiranë organizuan një arratisje spektakolare nga burgu i Tiranës në prill 1943, kur u arratisën 14 të burgosur gjoja me një tunel, ndër ta edhe Krste Crvenkovski. Burgu është ende atje dhe sot dhe kur e shikon e kupton se është absurde që arratisja të jetë bërë me tunel në atë kështjellë betoni. Në vitin 2004, kur Crvenkovski, i cili në atë kohë ishte president i Maqedonisë gjendej në Tiranë për një takim të presidentëve të vendeve të Ballkanit, ndër të tjera ishte programuar dhe një vizitë në vendin ku u krye arratisja e babait të tij në 1943. Por më pas kjo pjesë e programit u anullua me kërkesën e Crvenkovskit, i cili nuk donte që të hidhej dritë në cfarëdolloj mënyre mbi këtë histori të vjetër enigmatike. Në fakt arratisja është bërë nëpërmjet një kanali që e dinin italianët dhe ua treguan atyre që u arratisën. Arratisja e të tjerëve, u bë që të kamuflohej ikja e Crvenkovskit. Kjo e zbulon enigmën e mbështetjes së Soros për Crvenkovskin.

Branko gjeti një kanal si i ati, kanalin sorosian në vend të atij fashist. Njerëz si Crvenkovski, me origjinë nga nivele të ndryshme të nomenklaturës komuniste ka sponsoruar Soros edhe në Shqipëri. Është e qartë se Nikola Gruevski i ka hyrë një lufte me Sorosin dhe jo thjesht me Crvenkovskin. Kjo mund të jetë beteja e fundit politike në jetën e Sorosit, i cili këtë vit mbushi 80 vjeç. A do të lejojë Soros që jeta e tij të mbyllet me një disfatë nga një politikan 40 vjeçar ballkanas, si Gruevski? Sorosi në 1992 bëri atë që nuk e bëri dot Luftëafe e Hitlerit në 1940, nënshtroi Britaninë e Madhe, në betejën për pound-in. Luani britanik iu nënshtrua financierit çifut. Në të dy rastet, si në rastin e Britanisë së Madhe, ashtu dhe në rastin e Maqedonisë, luani është simbol nacional. Por Soros, i cili ka lindur në 12 gusht, është i shenjës së luanit.

Unë personalisht dua që betejën në Maqedoni ta fitojë Soros, se me fitoren e Crvenkovskit në 2012 konfirmohet se ai që Soros e ka deklaruar publikisht si beniaminin e tij, është quintia essentia e politikanit autoritarist që ka një rekord qëndrimi në pushtet të barabartë me atë të diktatorëve. Është qesharake kur sorosianët në Maqedoni paraqesin Gruevskin si politikan autoritar të shoqërisë së mbyllur, kur alternativa e tij, te cilën ata e mbështesin është Crvenkovski. Gruevski dhe Crvenkovski janë një çift shumë interesant. Të dy kanë një eksperiencë familjare ikjesh të prindërve të tyre, por derisa i ati i Crvenkovskit ka ikur nga një burg fashist në Tiranë, i ati i Gruevskit ka ikur nga shtëpia e tij në Greqi, për shkak të persekutimit të sllavëve prej grekëve.

Kjo eksperiencë e ndryshme familjare shpjegon diferencën në mënyrën e hyrjes në politikë. Branko Crvenkovski hyri në politikë me anëtarësimin e tij në partinë komuniste në fund të viteve tetëdhjetë, kur komunizmi po shkonte drejt shpërbërjes. Në rastin e Nikola Gruevskit hyrja në politikë ndodhi me anëtarësimin e tij në partinë nacionaliste VMRO-DPMNE. Ajo që në psikologji quhet formative event (ngjarje formuese) për njeriun, është e ndryshme në rastin e të dyve. Në rastin e Crvenkovskit ngjarja formuese është takimi me Sorosin. Në rastin e Gruevskit është takimi me emigrantë politikë maqedonas probullgarë të larguar nga vendi pas ardhjes së komunizmit në fuqi. Këto diferenca shpjegojnë sjelljen e tyre. Derisa Gruevski është një njeri që e kërkon betejën, Crvenkovski është mësuar që të tjerët t’ i bëjnë betejat për të.

Crvenkovski nuk ka punuar kurrë realisht në profesion e vet të inxhinierit, përveç një periudhe të shkurtër në kohën e Jugosllavisë komuniste, në një kompani shtetërore, ku filloi punë si drejtor departamenti, si “djali i Krstes”. Gruevski nuk ka hyrë në punë dhe në politikë nën hijen e të atit. Gjithçka e ka arritur vetë në periudhën pas rënies së komunizmit. Pasiqë diplomoi si financier ai punoi në një bankë ku ngjiti shkallët e karrierës, për të. Gruevski është njeriu që bëri shitblerjen e parë në Bursën e Maqedonisë. Në politikë hyri si ekspert dhe fillimisht ishte ministër i financave, një post ky ku tregoi vendosmëri për reforma. Nuk është rastësi sot që Gruevski e lufton Ramkovskin, ndërsa Crvenkovski e mbron. Ramkovski është Sorors në trajtë karikature në Maqedoni. Gruevski e di mirë dëmin që sjell Soros si financier për vendet e ndryshme, me anë të veprimeve të tij, ose të klonimeve të tij. Beteja mes Gruevskit dhe Crvenkovskit ka një rëndësi paradigmatike. Ata të dy nuk janë thjesht dy politikanë ballkanas, por paradigma të personifikuara.                 

 

kastriotmyftaraj@sot.com.al

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora