E shtune, 15.03.2025, 04:23 AM (GMT)

Mendime

Krist Gjinaj: Hashimi, Marty apo e verteta

E enjte, 30.12.2010, 07:57 PM


Hashimi, Marty apo e verteta

 

Nga Krist Gjinaj

 

Dick Marty nuk i frigohet fjaleve të Hashim Thaqit se do të e padis ne gjyq, ai ketyre akuzave u pergjigjet duke thenë se " Të njejten gjë e kisha edhe ne vitin 2007 ne lidhje me kampet e CIA-es." As deklarates së Jakup Krasniqit dhe asnjë deklarate nuk i frigohet ose dyshohet Dick Marty.

Ai nuk e akuzon Kosoven , nuk e mbron serbin as serbinë por thotë që edhe tek "pjestaret e UCK " njerzit kanë pesuar maltretime fizike pas dhe gjatë luftes.

Mirpo, sa asht e quditshme , se për këto akuza , Thaqi nuk duhet të brengoset nese ato janë të pasakta, e të brengoset shumë nese janë të sakta.

Rasti i Bllaces i cili dilte me fakte se ka të dhëna se kush e ka urdheruar të vrasë njerez nuk u mur parasysh as nuk u shqyrtua thuja se hiq , sepse po të burgosej ai ose të vihej ne bankat e drejtesis do të dilnin shumë të dhena-mirpo rasti u hesht, e kjo jep dyshime se me të vertet këtu ka dicka.Të deklarsoh ne vendet ku sundon ligji e drejtesia -se ke të dhana për vrasjen e dikuj puna shkon aq thellë sa nuk i dihet as fundi.

Hashimi duhet të din se nuk është i papaster , qoftë me akuzat e Martyt ose me raste të tjera të cilat i ka mbyllë ne korniza, sepse vrasjet e shumë intelektualve dhe luftetarve të denjë të lirisë nuk duhet të mbeten të harrume, ato duhet të ndriten e të dalin në shesh , sepse fakt është që në kohen e pasluftes levizja e serbve nuk ishte e lirë që ata do të mund të krynin akte makaber dhe cka asht ma e keqja të tentonin edhe atentate mbi presidentitn e Kosoves Dr Ibrahim Rugova.U pa mirë e kjart se kush i hoqi fotografin shjetit të Kosoves Dr Ibrahim Rugoves.

Hashimi nuk asht nji luftetar i lirisë por i karrieres për qellime politike dhe financiare, se lufta për liri ka dimenzione dhe qellime të tjera e hiq të atyre personale.Lufta e lirisë ka unitet pa dallim partije , feje apo krahine.

Nuk ishte as Thaqi e as Adem Jashari që udhehoqen luften e Kosves, këta ishin thjeshtë komandantë të qetave të rrethit të tyre, edhe pse faktet i dijmë mirë bazu edhe ne të dhenat e librave nga Tahir Zema por edhe nga enigma e vrasjes se Ahmet Krasniqit-minister i mbrojtjes së Kosoves.Anëtaret e FARK-ut dhe ata që ishin anëtarë të LDK-së janë keqtrajtuarë nga shumë pjestarë të ashtuquajtures UCK, cka në fakt, përleshja mes tyne ishte një gja e pashmangshme..(Shih rezoluten Rezolutën 1675 të vitit 2009)

Cenimi i fjales së lirë , i shprehjes së lirë, votes së lirë, është, ishte dhe do të jetë e pranishme perderisa njerzit kercnohen me likuidime , vrasje dhe maltretime gjë e cila ndodhi edhe ne votimet e fundit ne Kosovë ku kishte perleshje , shkelje të votimit të lirë dhe mendimit qytetarë.

Marty nuk e gjykon krejt Kosoven as nuk e fajson Kosoven por një njëri që gjindet në postin e kryeministrit ,e kjo duhet të del në shesh,mirë apo keq-dikush do të pergjigjet para drejtsis,qoftë Marty apo Thaci.

Marty poashtu në raportin e vetë kërkon drejtesi edhe për civilet shqiptarë të maltretuarë nga disa pjestarë të UCK-së. duke mos e hudhur poshtë edhe kërkesen e drejtësis për civilet shqiptarë të vramë,maltretum e masakrum nga bandat serbe.

Poplli i Kosoves duhet të i mbajë krahun drejtsis e jo aspak kryemisnitrit nese ai asht i njollosun.Mashtrusit,dhunusit , nuk mund të ndertojn shtet demokratik, të lirë e të sigurtë.

Një revoltë kaq të madhe nuk e bani askush gjatë procesit të së burgosjes dhe mbajtjes së Ramush Haradinajt në Hagë.

Kosova e Shqipnia nuk asht Hashim e as Salih , por asht Kosovë e Shqipni pa ose më këta.

Mos i frigohi të veretes nese ajo duhet të triumfoj , sepse ai që nuk asht fajtorë-nuk ka se pse të frigohet.

Nuk futet në thesë mbarë kombi për ministrat, as të Kosovë e as të Shqipnis.

Rrnoftë e fitoftë cdo here drejtsia.

?

Raporti i Dick Marty:

http://assembly.coe.int/ASP/APFeaturesManager/defaultArtSiteView.asp?ID=964



(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx