Mendime
Agim Vuniqi: Institucionet e fuqishme "nga letra"
E premte, 31.12.2010, 07:11 PM
Institucionet e fuqishme "nga letra"
Nga Agim Vuniqi
Qëndrimi i Beogradit zyrtar ndaj çështjes së Kosovës nuk dallon nga ajo e kohës së Millosheviqit. Ai është rezultat i aspiratave hegjemoniste serbe ndaj Ballkanit, të cilin Rusia, duke ia përshtatur rrethanave të reja diplomatike dhe ushtarake në botë e konsideronë hapësirë shumë të rëndësishme gjeostrategjike për kontrollimin e procesit "integrues" të Serbisë (edhe pse në vazhdim e sipër), ende i pa finalizuar, meqë çështjet e zgjidhura me marrëveshjen e Dejtonit dhe të Rambujesë, dhe krijimin e shtetit të Kosovës të pranuar nga 72 shtete, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, mendim i GJND-së; Rusia dhe Serbia i konsiderojnë akoma të pa zgjidhura (duke mos zgjidhur as për së afërmi problemet e grumbulluara nga e kaluara), lëjnë të hapura mundësitë për luftëra të reja etnike më të përgjakshme, duke i krijuar hapësirë të mjaftueshme diplomacisë ruse (edhe pse tërhoqi trupat e veta ushtarake nga Ballkani) që përmes Serbisë të përfitojnë sa më shumë nga ky proces, ngase Ballkani do t’i shërbente si “zorrë qorre” gjatë iniciativave të reja të amerikanëve duke konsistuar vazhdimisht në "zhbërjen" e problemit çeçenë dhe problemin me Georginë rreth Osetisë Jugore dhe Abkhazisë (sidomos në rrethanat e reja të rikrijuara për kërkesat e mëdha në rritje të gasit natyror, tash për tash, jo më vonë, pas ndërrimeve tekniko-teknologjike që do të pasojnë në industrinë automobilistike-prodhimin e veturave me hidrogjen permanent, duke bërë rirreshtime të reja të kapitalit investiv, kudo në botë. Këto lëvizje ekonomike në botë, shtuan akordimin e mjeteve financiare nga buxheti, qysh në mandatin e Georg W Bushit).
Dallimet në mes të partnerëve të koalicionit në njërën anë dhe Rusisë në anën tjetër si anëtarë të përhershëm në KS gjatë sulmit ushtarak të amerikanëve dhe britanezëve në Irak, për të rrëzuar regjimin diktatorial të Sadam Hyseinit, më vonë në Avganistan, sollën ndryshime të mëdha ne vetë strukturën veri-atlantike, meqë interesat gjeostrategjike të disa shteteve të Evropës (anëtare të NATO-s) sidomos në Irak, dallonin nga ato të koalicionit SHBA-Britani e Madhe, dhe ishin në shpërputhje të plotë. Influenca shumë e madhe ideologjike e mëhershme sovjetike (tash ruse) ne partine Ba-ath, e cila kishte nje rol dominant ne Irak dhe Siri, pastaj shtrihej edhe në kierarkinë e pushtetit në Libi, ndërlidhej me interesat ruse, por që u dobësuan dukshëm me intervenimin ushtarak të forcave të koalicionit në Irak, por edhe me kërcnimin e vazhdueshem ndaj Sirisë por edhe ndaj Iranit, duke penguar ekspansionin e tyre në drejtim të Lindjes, për të cilën Rusia ushqente aspirata të vjetra plot një shekull përpara.
Në këto rrethana shqiptarët nuk ishin të përshtatshëm për t’u futur në skemën e politikës të disa shteteve evropiane dhe asaj ruse në Ballkan, pasi që nuk ishin sllavë dhe shumica e tyre nuk ishin as të krishterë. Për ta mënjanuar në tërësi çështjen shqiptare, e cila injorohet në çdo mënyrë, ata mundohen t’i paraqesin ata si një element "turbullues" në mesin e popujve sllavoortodoks dhe të krishterë–lindorë. Për këtë çështje
Meqë interesat strategjike të shqiptarëve janë të ndërlidhura me SHBA, ato nuk janë të mjaftueshme për kapërcimin e rrjedhave jo të favorshme ekonomike, duke rikujtuar faktin se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian si dhe Banka Botërore ishin përgjegjëse për rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar kosovare, dhe atë gjithnjë në pajtueshmëri me rezolutën 1244 që kishte mbështetje juridike në kapitullin VII të Kartës së OKB, prandaj dështimi i deritanishëm i ekonomisë kosovare, ishte edhe dështim i OKB-së dhe BE-së, sidomos pas opinionit këshillëdhënës të GJND-së.
Eshtë plotësisht e kuptueshme që shqiptarët nuk kanë potencial të mjaftueshem kadrovik, por as mundësi financiare të bëjnë ndonjë ndryshim rrënjësor në rimëkëmbjen e ekonomisë, pa ndihmën e Bashkësisë Evropiane, por asesi kjo nuk duhet të nënkuptohet se atyre duhet mbyllur sytë dhe zbehur optimizmin nga proceset e filluara integruese evro-atlantike, për hirë të ruajtjes së dhëmbëve të shëndoshë të evropianëve nga arrët e forta serbo-ruse.
Mungesa organizimit institucional, dhe mungesa profesionale e institucioneve të brishta demokratike të Kosovës, u hendikepua edhe më tepër me procesin zgjedhor të përshpejtuar të Kosovës, pas ndërkambsave të ish partnerëve në koalicion PDK-LDK që çuan vendin në një rrugë të rrezikshme, afër bankrotit politik, dhe të mos funkcionalitetit të skajshëm shtetëror "qeveri në largim-pa misintri adekuate", duke përfshirë edhe presidentin e vendit si ushtrues detyre, pa ndonjë validitet të fuqishëm demokratik dhe konstitucional. Meqë Kosova gjindet në një situatë të mjerueshme ekonomike e cila shoqërohet me një situatë të paqartë të sigurisë ku të gjitha problemet shiqohen vetëm përmes "dioptrisë etnike", duke e pranuar këtë "realitet" edhe institucionet demokratike të Kosovës, që është njëri ndër gabimet më trashanike të politikës zyrtare të Prishtinës, që edhe ashtu deri më tash ishte dështake, për shkaqe krejtësisht të njohura, të ekskomunikimit brenda institucional dhe të një politike nonshallante të papërgjegjësi sidomos të kryeministrit njëpartiak, aspak koncesual.
Aspak e ndritshme, bile më e zymtë duket e ardhmja e Kosovës, meqë politikanë jo serioz rrezikojnë stabilitetin e brendshëm, nga ambicjet e mëdha politike, shembull eklatant është kryetari i AKR-së Pacolli i cili shprehet plot entuziazëm në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika” (Express më 30 dhjetor 2010) , se prioritet i tij do të jetë zhvillimi ekonomik i veriut dhe kthimi i serbëve. Ai pa asnjë mëdyshje, nuk hamendet nga 'naiviteti' për fjalorin e tij, politikisht shumë destruktiv (pjesëzon territorialisht Kosovën, dhe le që nuk flet asnjë fjalë për viktimat e paketuara shqiptare në varrezat masive serbe në Serbi, përkundrazi prioritet i tij do të jetë kthimi i serbëve)...“Do të kthej në Kosovë të gjithë serbët. Kosova duhet të bëhet multietnike dhe vetëm si e tillë ajo do të jetë tërheqëse për investime të huaja”, deklaron Pacolli, duke i vënë kapak se dëshiron që veriu i Kosovës të jetë një zonë e lirë ekonomike, në të cilën do të investonin biznesmenë të fuqishëm (nuk di në kend ka menduar, mund të kete vend edhe për Fazliqin& Co dhe në Vëllazërit Kariq, shtojcë e autorit).
Në rrethana të tilla institucionet nga "letra" të Kosovës as që po diskutojnë çështjen e sigurisë në Kosovë, por kjo po i lihet Beogradit zyrtar i cili merr inciative te ashpra diplomatike të mbeshtetura nga Moska zyrtare; janë të tharta sidomos ngacmimet "seksuale" të të divorcuarëve, ish parnerëve në koalicion, pas procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, pa bërë përpjekje serioze për të nxjerr vendin nga kriza e thellë institucionale dhe vakuumi konstitucional.