Mendime
Agron Shabani: "Krasnaja Serbija" në "planet" e njohura proletare dhe internacionaliste të tavarish Pacollit!...
E premte, 31.12.2010, 07:58 PM
"Krasnaja Serbija" në "planet" e njohura proletare dhe internacionaliste të tavarish Pacollit!. . .
Nga Agron Shabani
Ndërkohë qe moti i ftohtë dhe dëbora e madhe këtu në Gjermani dhe në tërë Europen Qëndrore dhe Peëndimore kanë shënuar ulje (rënie) rekorde të temperaturave në shkallën e njohur të termometrit. Një "deklaratë ekskluzive" e liderit të AKR-së dhe bisnesmenit të njohur kosovar( ishalla është shqiptar?! Duhet testuar dhe deshifruar kodin gjenetik ose ADN-së . . . ) z. Behgjet Pacolli dhënë gazetës"Politika" të Beogradit se në rast të zgjedhjes së këtij të fundit(B. Pacollit) për kryetar të Republikës së Kosovës do t´i kthente të gjithë sebët në Kosovë(!!!) . Sikur i ka ngritur në pikën me të lartë të vlimit të mundshëm tmeperaturat e përgjithshme nacionale dhe politike në vendin tonë dhe kudo. Bëhët fjalë këtu për gafin e radhës të liderit(pogllavarit) të njohur të AKR-së i cili vetëm e vëtëm për ta marrur postin( me afro 7 % të votave të gjithëmbarshme të elektoratit kosovar) e kryetarit të Republikës së Kosovës duket se është në gjendje për ta shpallur dhe deklaruar Kosovën madje edhe si "krahinë autonome" të Rusisë ose Serbisë dhe lërë më ti për t´i kthyer serbët e ndryshëm( lëxo këtu edhe kriminelët dhe paramilitarët e njohur serbian që kanë kryer krime të rënda dhe monstruoze kundër popullatës së pambrojtur dhe duarthatë shqiptare gjatë dhe para kohës së luftës së fundit në Kosovë!!!) në Kosovë. Një deklaratë e këtillë infantile, obskurantive dhe tepër destruktive dhe patologjike e Behgjet Pacollit lë të ngelët edhe kësaj radhe në etikën dhe ndërgjegjën e këtij të fundit(Pacollit) dhe përkrahësve ose adhuruesve të tij (të paguar, nebuloz, debil dhe tepër bedel e servil) si Xhevdet Mazrekaj dhe " komentatorët" e ndryshëm të "gazetës kombëtare" me emër "Bota Sot" etj. etj. Por, habitë fakti se si është e mundur që Atyre që pretendojnë "aleanca" ose "koalicione" të ndryshme për "shtetin" me Behgjet Pacollin dhe "drugarët" ose "tavarishët" e tij( pa të keq këtu ndaj disa atdhetarëve dhe intelektualëve të mirëfillët dhe ekselent brënda AKR-së) edhe kësaj radhe po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja në "koncertin" e njohur të britmave dhe ulurimave tashmë të njohura proletare dhe internacionaliste të Behgjet Pacollit & Company?!!! Apo:mos vallë Behgjet Pacolli me sugjerimet dhe instruksionet paraprake të dikujt atje po e lozë me qëllim rolin e padeshiruar të një "Don kishoti" të parikuperueshëm politik dhe partiak në vendin tonë. Apo: Për të mos thënë këtu rolin e njohur të "Sizifit mitik" të Homerit ose të "zotit Kojner" në "parabollat e shkurtëra" të Berthold Brechtit. Dhe, kjo në një kohë kur Dick Marthy nga Zvicrra( i ndihmuar paksa me herët edhe nga Dik Martët e Shqipërisë Mëmë dhe "Dick Martët" tjerë shqipfolës, serbofolës , rusofolës etj. në Kosovë, Serbi, Rusi etj. ) kanë ngritur "akuza të reja" kundër Hashim Thacit dhe Vlerave monumentale të Luftës Clirimtare dhe Patriotike të UCK-së në menyrë që të krijojnë huti, konfuzion, përcarje, amputime, digresione dhe amnezione të ndryshmekonceptuale, politike, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera tek lidershpi i gjithëmbarshëm shqiptar ose kosovar në prag të bisedimëve të paralajmëruara me Serbinë? Kush e di!!! Ndaj, duke shpresuar se Behgjet Pacolli si bisnesmen dhe afarist i njohur nuk është aq i paskrupullt, debil dhe nebuloz! Të shprehësh për kthimin masiv të të gjithë sebëve të mundshëm në Kosovën e plagëve dhe pezmatimëve të shumëta nacionale, skeletore dhe gjenetike kjo është vërtetë punë Armiku. Në një Kosovë pra kur ende nuk janë tharë(terur) lotët e baballarëve dhe nënlokëve të shumëta shqiptare ose kosovare që ende nuk dijnë asgjë mbi fatin e më të afërmëve dhe më të dashurvë të tyrë të zhdukur pa gjurmë nga soldateska dhe falangt serbe!!!!Në një kohë pra kur plagët dhe pezmatimet e shumëta nga terrori dhe masakrat serbe ende vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të cdo shqiptari. Në cfarë i ngjanë lexuesit dhe opinionit të ndëruar mbarëshqiptar një prononcim i këtillë i Behgjet Pacollit?!!! Në demagogji politike, në hipokrizi, makjavelizëm, oportunizëm, kanibalizëm politik apo në cka?!!! Po kjo është Turp i Madh ore Behgjet Pacolli. Pavarësisht, "projektëve" dhe "planimetrive" të ndryshme ahtisariane, unmikistane, eulexiane , serbiane etj. etj. mbi "popullin artificial" dhe "johistorik" në Republikën e Kosovës. Që nga Antika e hërshme dhe gjër në ditët tona Kosova ishte, mbeti dhe do jetë përgjithmonë iliro-shqiptare. Në anën tjetër ndërkaq, edhe miqësitë dhe aleancat e ndryshme të Behgjet Pacollit me Mohamer el Gadafin e Xhamahirisë së Libisë ose më lider të tjerë arabo-afrikan i kanë fijet dhe rrënjët e ndryshme konspirative dhe logjistike në Moskë ose në Bëograd. Se këndëjmi, për fund ia vlen të rikujtohen faktët e ndryshme si më poshtë: Lideri libian, kolonel Gadafi është "klient" dhe një mik(agjent) i njohur i Serbisë dhe Rusisë. Ndërkohë që liderët dhe partitë e ndryshme arabe si "BAAS" e Sirisë nën regjimin e Hafez dhe Bashar el Assadit, "BAATH" të Irakut nën Sadam Husseinin, "Mullahët" e Republikës Islamike të Iranit , Partia Punëtore e Kurdistanit etj. Kanë lidhje dhe rrënjë të forta konspirative dhe logjistike në Moskë dhe në Beograd. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Somalinë, Afganistani, Taxhikistanin, Kazakistanin etj. Kujdes pra nga "kujdestaria politike" e Behgjet Pacollit në Kosovë.