E shtune, 08.02.2025, 02:54 PM (GMT)

Mendime

Emin Azemi: Intervistë me Lazim Destanin, president i multikompanisë Ecolog

E diele, 02.01.2011, 07:35 PM


Intervistë me Lazim Destanin, president i multikompanisë Ecolog

 

KOORDINIMI

FITUES ËSHTË SINTEZA MES PËRVOJËS

DHE

ENERGJISË SË RE

 

Në fundvitin që e lamë pas, publicisti dhe editori nga Shkupi Emin Azemi, bëri një intervistë me buznesmenin e njohur shqiptar Lazim Destanin, i cili është president i multikompanisë Ecolog, e cila vepron në të gjitha kontinenetet e botës me mijëra të punësuar.

 

Z. Destani deri tani në opinion shumë pak dihet për kompanitë e familjes tuaj. Cilat janë veprimtaritë dhe si janë të strukturuara bizneset tuaja?

 

LD: Deri më tani aktivitetet tona janë bërë kryesisht jashta rajonit prandaj dhe informatat kanë qenë më të pakta këtu, mendoj unë. Por, madje eskponimi nuk është në natyrën tonë, qoftë kur flitet për biznesin apo familijen. Grupet e kompanive tona menaxhohen nga tre holdingjet tona të pozicionuara në, Dusseldorf, Dubai dhe Zurich. Këto holdingje në tërësi kanë në pronësi mbi 34 kompani që operojnë në sektore të ndryshëm biznesi dhe shtrihen gjithandej nëpër botë. Secili nga holdingjet është i profiluar për nga sektori, ndërkaq njeri nga këto ka përsipër edhe përgjegjsinë e menaxhimit strategjik. Kështu pra duket strukturimi global i bizneseve që janë në pronën tonë.

 

Meqë, ne këtu në rajon dijmë për njërën nga kompanite tuaja, pra Ecolog, na thuani pak me shumë për veprimtarin dhe sukseset e 2010-ës?

 

LD: Ecolog është njëra nga kompanitë që u përmendën më lartë, që në fakt vetë përbën një grup të gjerë kompanishë. Vepron kryesisht në sektorin e shërbimeve, më sakt, ofron zgjidhje të integruara për shërbime logjistike për klientë të sektorit publik, më konkretisht qeverive dhe organizatave ndërkombtare, por gjithashtu edhe sektorit komercial, siç janë ato të industrisë së karburanteve. Është e shtrirë në Dubai, Stamboll, Shangai, Dusseldorf, Washington DC, Kuwait, dhe Tetovë. Nga këto baza operon në shtetet të ndryshme ku nevojiten shërbimet e Ecolog-ut. Menaxhmenti i këtij grupacioni ka vepruar me përkujdesje të veçantë dhe me një strategji të vlerësimit permanent të riskut përgjatë zhvillimit të biznesit dhe rritjes së tij. Falë kësaj qasje, Ecolog biznesin e vet e rriti për një shifër dyshifrore në përqindje madje edhe në rrethana të një krize globale. Në logjikën e zhvillimeve ekonomike kjo vërtet është një dukuri e pazakonshme, por pikërisht këtu qëndron kuptimi i filizofisë së biznesit tonë. Ky sukses pra erdhi në saje të përkushtimit profesional të menaxhmentit dhe gjithë të punësuarve e të angazhuarve në kompanitë tona.

 

Ecolog është një korporatë multinacionale. Kultura e gjuhë të ndryshme ndërthurren brenda një përvoje që gjithnjë e më tepër po i fshin kufinjtë e ndarjes dhe me hapa të shpejtë po krijon kulturë pune dhe dispilinë menaxhim të suksesshëm. Si është arritur kjo?

 

LD: Në historinë e zhvillimit të Ecolog-ut pikënisja ka qenë brenda kulturës tipike shqiptare. Si shkon e zhvillohet kompania me përmasat e saja botërore dhe penetron në tregje të reja globale imponohet nevoja për resurse njerzore globale. Sot në grupacionin e biznesit tonë kemi reth 25 nacionalitete me kultura dhe tradita të ndryshme por që të gjithë, kushtimisht thënë, flasin me një gjuhë të përbashkët-atë të biznesit dhe përkushtimin ndaj grupacionit. Kjo duket si një ,,buket me lule shumëngjyrëshe,, nëse mund të shprehem figurativisht. Dallimet në kultura janë avantazh pasi të harmonizohen dhe ,,klimatizohen,, me rregullat e sistemit të kompanive tona. Në të gjitha nivelet e strukturave të grupacionit kemi prej të gjitha kulturave. Kështu në këto kultura pjesëmarja e shqiptarëve shihet gjithandej, pra në të gjitha nivelet, e sidomos në menaxhmentin e lartë të kompanive, gjë që mua bën shumë krenar.

 

Opinioni publik juve ju ka parë që moti në këtë rrugë, por ende nuk ka një përfytyrim konkret për bartjen e kësaj përvoje dhe dije te djemtë tuaj. Mund të na rrëfeni pak më konkretisht se si përçohet ky mekanizëm përvojash dhe dijesh nga një brez tek tjetri, gjithmonë duke ruajtur dhe dinamizuar ritmin e suksesit dhe cilësisë në punë dhe menaxhim?

 

LD:Që në moshën e hershme të tyre, djemt e mi i kam mbajtur afër biznesit biznesit tim. Ata janë rritur me zhvillimet, si dhe problemet e biznesit tonë dhe kanë krijuar bindjen se suksesi varet nga përkushtimi, puna sistematike dhe respekti ndaj klientit. Kjo duket e thjeshtë por nuk realizohet lehtë. Këto janë udhëzimet që kam arritur t’i bart tek ata si faktorë kryesorë të suksesit në jetë. Mbi të gjitha, ata kanë ruajtur elementet e traditës tonë, duke respektuar familjen dhe për mua si prind, kjo është dhurata më e madhe që kam prej tyre.

Sot falë teknologjisë informatike dhe trajtimit të biznesit global imponohet mësimi më i shpejt i gjërave se në kohërat tona. Gjithmonë kam qenë i bindur se kombinimi fitues është sinteza mes përvojës dhe energjisë së re që karakterizohet nga iniciativat e guximshme. Guximi për sfida të reja përherë ka qenë forca motivuese e imja. Këtë element e shikoj të përvetësuar nga djemtë e mi dhe në këtë drejtim vazhdoj t’u jap mbështetjen time gjithmonë.

 

Me hapjen e fabrikës së tekstilit Kosovatex, ju zgjeruat grupacionet tuaj me një investim në një projekt mjaft ambicioz në Kosovë. Ky investim për ekonominë e vendit u cilësua si një infuzion që i jep jetë zhvillimit ekonomik e social, por në anën tjetër kjo ishte hyrje në një degë të re të biznesit për ju. Sa ishte e vështirë të merrni një vendim të këtillë?

 

LD: Kohën e fundit holdingjet tona kanë blerë në Kosovë disa kompani, dhe njëra nga ato është Kosovoatexi. Investimet në rajon apo në trojet tona shqiptare, nëpërgjithësi gjenezën e kanë në motivet për ndikim në zhvillimin ekonomik të rajonit. Po të udhëhiqemi nga parametrat ekonomik të kthyeshmërisë së investimeve dhe normave të margjinave tona mesatare, sigurisht se vendimi nuk mund të merrej. Kryesisht janë arsyet e natyrës strategjike për vendimet e këtilla dhe kështu do të mbeten për momentin. Përveç ndjenjave kombëtare, ideja për të qenë prezent në ekonominë kosovare buron nga perspektiva që unë e shoh, pavarësisht sfidave të kohës që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi. Unë besoj se ky treg ka potencial, hapësirë dhe perspektivë dhe kjo do të shihet qartë sidomos kur rajoni të bëhet pjesë e tregut të bashkuar evropian. Investimi ynë është mjaft intensiv për sa i përket forcës puntore, meqenëse ekonomia kosovare ka më së shumti nevojë për veprimtari që gjenerojnë vende pune. Investitori strategjik realizon investime atëherë kur tjerët abstenojnë dhe argumentet tona janë mbi këtë bazë.

 

Ajo që e bën të veçantë profilin tuaj është ambicia për të sjellë kapitalin dhe përvojën tuaj në trojet shqiptare. Kjo filozofi pune i ka të papriturat dhe pengesat e veta, sidomos në një ambient ku nuk ka rregulla të mirëfillta “fair play” në biznes dhe ku politika ditore të imponon rregulla loje sipas dëshirës së vet. Si ja arrini që të lëvizni nëpër këtë teh të hollë duke e ruajtur drejtpeshimin e ecjes drejt cakut që ju dëshironi?

 

LD: Pjesërisht ju shpjegova më lartë. Ne përballojmë kostot e ambinetit të biznesit kështu siç është vetëm për motivet e lartpërmendura. Falë përfitimeve në tregjet tjera të botës ne jemi në gjendje shumë komfore që bizneset tona në këto tregje t’i subvencionojmë deri në atë moment që janë të mëkëmbura për të operuar në mënyrë të pavarur. Kur tjerëve do të ju kujtohen këto tregje ne duhet të jemi aty. Së paku për investitorët vendas të mos jetë nesër vonë. Planet tona janë shumë më ambicioze se kaq në këtë rajon. Askush më mirë se ne vendasit këtë nuk mund ta bëjë. Dhe burimi i ambicies sime është besimi tek gjeneratat e reja dhe tek energjija e tyre, pra ajo që kapërcen afatet kohore, ardhmëria.

 

Çfarë mendimi keni për kriteret që aktualisht zbatohen në fushën e biznesit në trojet tona? Cila do të ishte ideja, apo rekomandimi juaj, që do ta poziciononte afarizmin tonë në koncepte bashkëkohore?

 

LD: Tani jo se unë kam bërë ndonjë studim apo analizë komplekse për këtë, por ndjenja ime është se një pjesë e biznesmenëve tanë i kanë mësuar leksionet nga dështimet në të kaluarën, fatkeqsisht kjo është shumë pak. Një pjesë tjetër mbase se kanë kuptuar ende mirë se çelësi i suksesit afatgjatë qëndron në investime tek njerëzit, trajnimet e tyre dhe menaxhmentin e suksesshëm. Neve këto dimenzione na kushtojnë shumë, megjithatë kurrë s’kemi kursyer në këtë plan. Pa njerëz të aftë dhe pa menaxhment të dëshmuar nuk mund të rriteni. Madje edhe bizneset që sot dalin me sukses, nesër mund të sfidohen me mungesën e kapacitetit absorbues të trashëgimtarëve të biznesit të tyre. Kështu ndodh të bien edhe perandoritë më të fuqishme të bizneseve.

 

Një shqetësim që u tejkalua në favorin tuaj në 2010-ën, ndërlidhej me një raportim joprofesional e jokorrekt të një shtëpie informative në adresë të kompanisë Ecolog. Triumfi mbi këtë jokorrektësi profesionale erdhi në saje të pastërtisë së punës tuaj. Çka pati për prapavijë kjo aferë dhe si arritët të triumfoni?

 

LD: Pas kësaj beteje kompania doli edhe më e fortë. Jo vetëm që e fituam rastin, dhe një ,,fuqi e shtatë,, si NDR u përul të kërkojë falje, por edhe mësuam se si duhet të mobilizohemi për menaxhim të krizave eventuale. Kjo shkollë ishte e re për ne. Shfrytëzoj nga rasti t’i falenderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë fitore të përbashkët. Gazetari gjerman, ndoshta i motivuar nga konkurrenca, shpifi dhe dizajnoi një tregim të shkruar mbi akull-që zgjati vetëm një sezonë të shkurtër. Para dy vitesh ne fituam shumë kontrata të reja në terrenin paqësor-në mes të shtetit më të fuqishëm me ekonomi dhe regulla në Evropë. Ne operojmë me shërbime edhe në Gjermani me tendencë të zgjerohemi edhe në rajonet tjera paqësore. Kjo nuk ishte e leht për konkurrencën tonë të fuqishme. Pra ishte si rezulltat i rritjes sonë dhe zhvillimit edhe në tregjet paqësore.

 

Ku e mbështetni kultivimin e komponentës së përgjegjësisë shoqërore në biznesin tuaj? Ndërtuat shkollën fillore, realizuat donacionet e kamionëve special higjienik, sponzoroni shumë botime, subvencione sociale, etj.

 

LD: Thjesht ajo që krijohet me njerëzit, duhet të ndahet me ta. Sot i thonë përgjegjësi shoqërore apo filantropi. Filozofinë e ka në edukatën dhe kulturën e ndihmës. Ne kemi një aktivitet të bujshëm për këtë. Kohëve të fundit punojmë t’a institucionalizojmë këtë në Fondacion me program dhe buxhet të paracaktuar. Nuk deshëm t’a krijojmë fondacionin para veprave, siç krijohen fondacione për donacione – fondacioni ynë do të ngrihet mbi veprat paraprake. S’duam të bëjmë shumë zhurmë, kjo është edhe porosi fetare, kur dora e djathtë jep - s’duhet ta dijë as e majta! Vetëm atëherë dhënia është e sinqertë dhe e pranueshme.

 

Z. Lazim ju jeni kryefamiljar, por edhe një udhërrëfyes i mirë i punëve afariste e menaxhuese në kompanitë e familjes suaj. Si ia dilni t’a organizoni kohën tuaj me punët e një afaristi tepër të angazhuar dhe të një kryefamiljari të dhënë pas shtëpisë, kopshtit, e sidomos mbesave e nipave. Me fjalë të tjera a ndodh që Lazimi afarist t’i hyjë në hak Lazimit kryefamiljar, dhe anasjelltas?

 

LD:Në një gamë kaq dinamike të angazhimeve edhe mund të ndodh. Për këtë duhet t’i pyesni familjarët e mi, unë jam tek ata në provim për këto aspekte emocionale. Ajo që unë mundohem të bëj është që së paku të mos lë zbrazëti në familje për shkak të angazhimeve të mia, posaçërist te nipërit dhe mbesat e mia, që i kam pikë të dobët. Me para mund të blihen shumë gjëra, por jo edhe ngrohtësia familjare që shpresoj nuk ia kam borxh familjes time. Nëse kjo harmoni humbet s’ka ç’të duhen paratë. Trashëgimtarët e mi duhet të kultivojnë ndjenjën e dashurisë familjare. Nëse ju nuk keni qenë një shembull i mirë për këtë, atëherë s’ka se si bëhet që të pritni nga ata ta kultivojnë këtë virtyt. Nga ky aspekt unë jam shumë i lumtur, sepse fëmijët e mi në mënyrë të mrekullueshme po e vazhdojnë atë që e nisa unë.

 

Cila mund të jetë një dëshirë ose plan që në një të ardhme dëshironi t’a realizoni?

 

LD: Sëpari, në këtë fund viti, dua të theksoj se atë që e dëshiroj për familjen time e dëshiroj edhe për gjithë familjet tjera. Dëshira ime gjithnjë ka qenë që me punën tonë të ndikojmë sadopak në përmirësimin e ekonomisë së vendeve tona. Edhe planet e të ardhmes i ndërtojmë mbi këtë bazë, dhe shpresoj që hapa të ngjashëm të ndiqen edhe nga investitor të tjerë qoftë të huaj apo të vendit.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora