Mendime
Alban Dega: ''Vetvendosje'' apo ''vetvrasje''
E marte, 04.01.2011, 07:52 PM
"VETVENDOSJE"
- Akt i rende terrori ne Banje te Malisheves
Nga Alban Dega, nju Jork
Ngushelllime familjes Limaj per kete humbje te madhe, per kete dhimbje te madhe, per kete goditje tragjike ne shtepine vet, ne punen e vet...
Vrasja e Skender Limajt dhe plagosja e Azem dhe Ilir Limajt diten e Vitit te Ri 2011, festes Boterore, ne shtepine vet, ne syte e tre femijeve te vegjel eshte nje akt i mirefillte terrori.
Krahasohet, bile ua kalon akteve te ngjashme nga UDB-ja e Rankovicit dhe Milloshevicit.
Dora e drejtesise te veproje fuqishem dhe godase pa meshire cilindo qe eshte i perfshire ne kete akt te tmerrshem, qe shkel jo vetem ligjet e Republikes se Kosoves, por edhe cdo ligj demokratik boteror.
Asnje drejtesi, asnje ligj nuk mund te riparoje rrahjen, torturimin dhe vrasjen e babait ne syte e tre femijeve te vegjel.
Keta terroriste ala UDB, Ala Alkeida, bashke me te jatin kane vrare per jete edhe tre femije te traumatizuar perjete ne shtepine e vet, ne restorantin e vet, ne punen e vet, ne vendin e tyre te lire!
Si aresye e kesaj masakre paraqitet nga media rrahja dhe kercenimi i nje aktivisti te "Vetvendosjes" i fisit Krasniqi, nga vellai i viktimes. Ne vend te rruges ligjore prej tij dhe fisit Krasniqi, si dhe prej "Vetvendosjes" u zgjodh rruga e " te fortit" duke mesyre Restorantin "Keshtjella" te Limajve.
"Vetvendosja" sterpolitizoi rrahjen apo kercenimin e nje veprimtari te saj nga PDK me 12 dhjetor. Zhurma e madhe per ate rast, ishte nxitesi i masakres qe ndodhi me 1 janar ne Restorantin "Keshtjella". "Vetvendosja " hodhi benzine ne zjarrin e kesaj masakre.
Tani ben thirrje per mos-politizim te vrasjes dhe masakres se nje cete cetnikesh shqipfoles!!
Ciles "Vetvendosje" ti besojme!?
E pata quajtur me te drejte si nje parti mistrece.
Uroj qe "Vetvendosja" te mos na kthehet ne "Vetvrasje", pasi vrasja dhe terrori do te fuste ate ne listat e organizatave dhe grupeve terroriste ne mbare boten demokratike cka do te ishte me shume se vetvrasje per lidershipin e saj.
Drejtesi, ligj!