E hene, 10.02.2025, 10:11 PM (GMT)

Mendime

Misin Misini: Dicky Marty kush jeni Ju dhe çka doni të thoni!!!

E merkure, 05.01.2011, 07:36 PM


Dicky Marty kush jeni Ju dhe çka doni të thoni!!! 

 

Njollosja e luftës së UCK e  aleatëve tanë është vetëm një tentativë e kotë dhe boshe

 

Nga Mr. Misin Misini

 

Raporti  i Dick Marty në Këshillin e Evropës, ka irrituar gjithë shqiptarët kudo që janë. Këdo që takon këtu në qytetin tonë Gjilan, shpreh indinjatë të thellë  ndaj Raportit të këtij  shpifësi modern të kohës sonë. Kjo dëshmon se  ky Raport ka atakuar  gjithë  popullin shqiptarët kudo që jetojnë .Kjo gënjeshtër e montuar dhe e sponsorizuar nga ata që nuk ia  duan të  mirën popullit tonë ka shkaktuar paqartësi e  huti të paparë në meset tona.

Njollosja e luftës së UCK e  aleatëve tanë është vetëm një tentativë e kotë dhe boshe. Nga kjo mund të thuhet se autori i këtij Raporti ka një qëndrim jo të drejtë  e  jo parimor ndaj çështjes shqiptare në tërësi.

Ne e dimë krejtësisht se prej nga i vjen kjo dezinformatë aq e pakuptimtë dhe pa kurrfarë logjike,sepse e dimë prej nga i vjen dhe kënd e ka informator tejet të pandershëm e me qëndrime të një fashizmi tejet ekstrem,por habit rasti se si një Eurodeputet me ato qëndrime ekstreme, arrin në pozita aq të larta evropiane sa viktimën ta nxjerr në vendin e agresorit ,madje edhe viktimën ta akuzojnë për krime.

Runa zot!!! Sikurse të dialogoja me zotin Marty do ti shtroja disa pyetje, që i di krejt njerëzimi, që dëgjon me vesh e sheh me sy.

A e di zoti Marty se jo larg, më 1999, Serbia me qeveritarë që janë edhe sot në pushtet, dogji , vrau, popullin tonë dhe shkatërroi  çdo gjë shqiptare.

Dogji shtëpi, dogji njerëz të gjallë duke e shkatërruar tërë ekonominë dhe çdo gjë që gjeti përpara,duke fshehur edhe viktimat  krimet , plaçkitjet e papara në historinë e njerëzimit edhe njerëzit që i shpëtoi bota e civilizuar,sot vuajnë nga plagë shpirtërore  sepse familjarëve iu mohuar e drejta për të lotuar prindërit fëmijët e tyre dhe fëmijët prindërit e tyre.

Në qoftë se këtë nuk e keni parë e dëgjuar zoti Deputet  Evropës, atëherëë shtrohet pyetja; Ne kemi luajtur nga mendtë si popull apo ju jeni verbuar dhe shurdhuar.

Sikurse kjo akuzë të vinte nga ndonjë individ i rëndom nuk do të ishte  aq brengosëse, Por  kur kjo akuzë sa e bastard,sa e shpifur vjen nga një Eurodeputet, vështirë që e pranon mendja e shëndoshë e  njeriut të shëndoshë.

Prandaj z. Deputet  Dik Marty; Ne i mësojmë fëmijët, në familje e shkolla se Evropianët e ndershëm dhe humane  të ndihmuar nga SHBA. na shpëtuan nga ç”farosja  dhe masakra, që vetëm  izraelitët-Jahuditë e përjetuan në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa ne shqiptarët në fund të shekullit XX.

Dialogun e imagjinuar, nuk po e zgjas, Zoti Deputet se nuk e shoh as vlerën e madhe të këtij punimi(artikulli) në mediat  tona. Krejt në fund z. Deputet, mendoj se kudo që jemi-duhet të sillemi si njerëz edhe para kapitalit edhe para njerëzimit. Pos ndërgjegjes

suaj,nuk dëshiroj që prapa tu ndjek kush!

 

(Autori është zyrtar i nivelit të lartë në DKA – Gjilan)

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora