Mendime
Agron Shabani: Njerëzit Filister dhe Njerëzit Mizantrop...
E marte, 04.01.2011, 07:58 PM
Për ata që ndryshe flasin dhe ndryshe mendojnë:
Njerëzit Filister dhe Njerëzit Mizantrop...
Nga Agron Shabani, Gjermani
-- " Zotëri!Iku muaji i mjaltit! Zotërojeni mendjen dhe shpirtin tuaj! Pastrohuni, largoni nga vetja, zëmra dhe shpirti juaj cdo mendim ose botëkuptim të ligë dhe mekatar.Zoti(Hyji) është Një dhe i Barabartë për të gjithë ne.Mos i trajtoni të tjerët si mjete, por vetëm si qëllim."
O Zot! Tmerrohësh, habitësh dhe të kaplojnë mornicat e thella në trup tek i shikon dhe dëgjon të paditurit, të pafetë, injorantët , spekulantët dhe intrigantët e ndryshëm duke i sharë dhe akuzuar të tjerët që nuk "lutën" , nuk "falën"dhe nuk "besojnë" si këta të fundit as politikisht , as ideologjikisht dhe as në menyrë fëtare ose religjioze. Të sëmuar dhe alivanosur dikund thellë në tamth dhe në thimth! Vjellin kundërmueshëm dhe të tjerëve(vëllezërve të tyre) iu pështyknë në zemër e në shpirti!Të mërrolur dhe xhindosur deri në melankoli i turrën( i ndërsehen) vetës në pasqyrë dhe...Askund "portreti" i tyre i bërë copë e grimë.Janë debil, bedel dhe nebuloz të pashëruar. Shajnë dhe flasin keq për Profetin Muhamet dhe fenë muslimane në anën tjetër ndërkaq, i urrejnë Krishtin dhe fenë katolike.E mallkojnë dhe e shajnë Stambollin, Mekën ose Medinën, ndërkohë që e paragjykojnë dhe e urrejnë Romën dhe Vatikanin.I shajnë, akuzojnë dhe i mallkojnë Hashim Thacin, Naim Tërnaven ose Adem Demacin UCK-së! Ndërkaq, iu mekët zëri dhe stepët goja në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të njohura pseudofetare, antinjerëzore dhe ultranacionaliste të Artemies , Tadiqit, Koshtunicës ose Janullatosit! Ju pelqejnë Behgjet Pacolli, Putini dhe Tadiqi.E duan Kosovën proletare dhe internacionaliste me "mareshal Titon kosovar" në krye të saj.E kemi fjalën për patriarkun dhe pogllavarin e AKR-së dhe të nëntokës së njohur serbo-ruse në Kosovë dhe më largë, Behgjet Pacollin e dashur të Xhevdet Mazrekajt dhe "tezëve" e "tezakëve" të tij në "Bota sot" që thurin "legjenda" dhe "antologji" të ndryshme mbi "shokun Tito".Alias Behgjet Pacollin që ka bërë be e rr´fe që me "me dorën e zgjatur" të Rusisë dhe Serbisë për ti bërë "Kosovën dhe Shqipërinë Turqi e Arabai"!(...) Po, po...Behgjet Pacolli me "drugarët" dhe "tavarishët" e tij në Moskë dhe Beograd.Nëse shqiptarët nuk e kanë harruar akoma tabelën e shumëzimit dhe Alfabetin e Dashur të Gjuhës Shqipe! Flasin dhe shkruajnë kundër homoseksualizmit, pedofilizmit, heteroseksualizmit, sodomizmit, lezbizmit etj.Ndërsa, vet janë e kundërta. Flasin ose shkruajnë në favor të monogamisë ose monoandrisë së njohur martesore ose bashkëshortore dhe mendojnë në bigami, poligami, biandri ose poliandri të ndryshme jashtëmartesore ! Në vorbullin e njohur të "industrisë" ose "teknologjisë" së gënjeshtrave, manipulimëve dhe spekulimëve të tyre "senzacionale" dhe "bombastike" vetëm ata dhe blerësit ose konsumatorët e "mallit" të tyre agjitues dhe propagandistik gjithmonë kanë të drejtë.Duke i sharë dhe akuzuar të tjerët e përziejnë kripen me sheqer.Në "horizontin" e tyre të mugur dhe terratisur askund "pema" ose "eliksiri" i njohur i jetës së tyre të "pasosur" që këta të fundit e pretëndojnë si "Sizifi mitik" i Homerit..Janë alkimist, ezoterist dhe hedonist të pariparueshëm. I pëngon gjithëcka. Mbase , " edhe ne të paditurit, të pafetë, injorantët, intrigantët , mëkataret, lajkatarët, mashtrimtarët dhe antimetafizicientët e ndryshëm vazhdimisht sikur e lusim dhe falendërojmë Hyjin(Zotin ) tonë që nuk i besojmë!Duke i ngrohur paksa trupin, shpirtin , ndjenjat dhe emocionet tona të xhindosura dhe alivanuara me Flakën e Madhe të Një Besimi të mocëm mijëra vjecar në Hyjin ose Zotin! "Do të thoshte dikur Nicëja në stilin dhe "cilësinë" e njohur të një "instruktori" ose "arkitekti " të "mbinjeriut" dhe "profeti të mah" të Anti-Zotit dhe Anti-Krishtit. Ndonëse, i vinte keq për këtë, por edhe Nicëja dikur e konsideronte vetën besimtar.Apo ?!... Sic dihet:droga, prostitucioni, krimi i organizuar, korrupsioni, prostitucioni, depresioni, narkomania, homoseksualizmi, pedofilia, sodomizmi, bigamizmi, poligamizmi, biandrizmi, poliandrizmi etj.Janë sfidat dhe provokimët me të rënda dhe kryesore në kushtët dhe rrethanat e njohura të industrializmit, kompjutorizmit ose robotizmit të sotëm modern ose bashkohor.Aty janë edhe frakturat, pezmatimët, deformimët, dekompozimet dhe destrukturimet(destruksionet) e ndryshme shpirtërore, mentale dhe sociopsikologjike si një "sëmundje e re" e shekullit.Shih për këtë :Të ndenjurit dhe jetuarit gjatë netëve të pagjumë nepër "kazinot e fatit" dhe "porno-bordelëve" të ndryshme të stilit të njohur "Vayat Erp":i bëjnë madje edhe prostitutat dhe "burrecët" e ndryshëm mburravec të ndjehën paksa të relaksuar , besimtar dhe erotik në një kohë të fluidshme dhe tepër hektike të pezmatimëve dhe "frakturave" të ndryshme shpirtërore, emocionale, skeletore dhe bio-gjenetike .Aty janë edhe "erotomanët" ose heteromanët e ndryshëm që derdhin lot dhe e tundin kokën mbi "arkivolin" dhe "sarkofagun" e një kohe të pakohë që së bashku me "dashurinë" dhe vetëvetën e tyre të pashpirtë e të pashpresë nuk dijnë se ku ti varrosin.Në këtë "sfond" edhe "gjuha e dashurisë" së lezbikave dhe sodomistëve të ndryshëm ( konkubin ose kurtizan) vazhdimisht sikur pucën dhe bëhën bashkë me gjuhën e njohur të dashurisë së vërtetë.Në anën tjetër ndërkaq, Eklatët , Mizantropët dhe Filisterët e ndryshëm dubioz dhe tepër amoroz nën sloganin "me vjen keq pse krokodili im e ka kafshuar njeriun, por megjithatë nuk mund ta qortoj ose akuzoj krokodilin tim.Ndaj, në vend të krokodillit tim kafshues , me duhet ta qortoi dhe akuzoi njeriun e kafshuar dhe në lëngatë":Vazhdimisht i fajsojnë dhe akuzojnë të tjerët për cemët, delirët, vesët, kompleksët, paranojat e ndryshme, paragjykimet, hipokrizitë, mizantropizmin, snobizmin, demagogjinë dhe skizofreninë e tyre deri në delir ose shpërthim mental dhe katandi.Flasin për respektin, dashurinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ose reciprok, ndërkohë e urrejnë madje edhe vetën e tyre të ikur nga vetëvetja.Në "stilin" dhe manirin e njohur hobsian "Bellum Omnium , Contra Omnes"( lëxo:Të gjithë kundër të gjithëve!) i shpallin dashuri marrëzisë!Duke u shpallur kështu luftë të gjithëve!!! Në këtë vorbull edhe Rrena(gënjeshtra) iu shndërrohet në respekt dhe në dashuri ndaj të tjerëve.Me tepër e duan dhe e cmojnë si të thuash "robërinë e qetë" , sesa lirinë e rrezikuar. Janë të pabesë dhe frikacak madje, madje edhe nga vetëvetja e tyre.Nuk i besojnë askujt.Cojnë jetë të korruptuar dhe tepër inkompatibile.Janë introvert, depresiv, kompleksiv , infantil, patologjik, destruktiv, dekonstruktiv, komplotist, konspirativ, dekonspirativ dhe egoist të parikuperueshëm.Flasin me një gjuhë të vrazhdë-rixhide dhe infantile-patologjike.Nuk e njohin dhe s´e pranojnë askënd me të madh se "egoja" dhe vetja e tyre në miniaturë.Duke i shikuar dhe soditur ata vazhdimisht të duket sikur e sheh atë "Judeun apostul" tek "dirdhte lot" dhe "bënte kryq" dikur para "varrit" dhe kryqit të madh të Jezu Krishtit në Nazareth. Në të kundërtën:"Ashtu sikurse edhe fytyra dhe karakteri i njohur i njeriut që janë të bukura, sepse përmes tyre shihet shpirti. Ashtu edhe jeta, bota, mendja dhe shpirti ynë janë të bukur, sepse përmes tyre shihet Zoti." Thoshte dikur Immanuel Kanti.Në këtë frymë njeriu është përgjegjës para Zotit(Hyjit) jo vetëm për cemët, dobësitë ose mëkatët e ndryshme përsonale ose ato objektive dhe subjektive.Por, edhe për mëkatët tjera globale ose kolektive.Shih për këtë edhe ´gjuha e dashurisë´së vërtetë njerëzore ose profetike në këtë sfond nuk mund të jetë gjithmonë e njejtë ose e barabartë me "gjuhën" e laikëve , bezlebujve ose antimetafizicientëve të ndryshëm blasfemist ose apostazik. Në të kundërtën:"CREDO QUIA IMPOSIBLE"! Do të thoshte dikur Mësuesi i njohur i të krishterëve, Tertuliani.Tek e fundit edhe mosbesimi ose ´ateizmi´i gjithëmbarshëm janë të arësyeshëm dhe akceptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmërinë e një besimi të thellë.
Dhe...Si të dilet nga situatat dhe katanditë e këtilla ?
Sic dihet: edhe Oskar Uajldit atëbotë nuk i interesonin edhe aq shumë ligjet dhe vlerat e njohura të Zotit(Hyjit) dhe besimit të njohur njerëzor ose qytetar. Dhe conte si të thuash jetë të korruptuar, introverte, irregullative dhe tepër të dezekulibruar e depresive.Me c´rast, ka fundi i jetës së tij ky gjeni i madh i letrave ishte burgosur dhe akuzuar nën akuzat me të ndyera dhe më poshtëruese .Për t´u shprehur kështu dikur me vonë( në fund të jetës së tij) me këto fjalë, citat i Oskar Uajldit: "Në qoftë se jeta dhe bota e njohur e njeriut janë ngritur dhe krijuar nga vuajtjet, mundimet e ndryshme dhe sakrificat .Atëherë Ato janë ngritur dhe krijuar pikërisht nga Duart e Arta të Dashurisë së Lartë Hyjnore ose Profetike.Sepse, në asnjë formë ose menyrë tjetër mendja , intuita dhe shpirti i njohur i njeriut për të cilat zatën edhe janë krijuar ose kurdisur jeta, bota dhe natyra jonë mëmë, nuk do e kishin arrirë "kultin" ose përsosshmërinë e tyre të vërtetë." Fund i citatit. Përderisa, Schileri(Shileri) i Madh nga ana e Tij asokohe do të shprehej se: Në Dashuri dhe sakrificë kemi lindur dhe jemi krijuar dhe në Dashuri e sakrifica të ndryshme do rritëmi dhe shkëlqejmë. Mbase, në dashuri, mirëkuptim, respekt, tolerancë të plotë dhe në harmoni të gjithëmbarshme reciproke ose participuese me njeri tjetrin. Në këtë spektër Rrefimi ose Tregimi i njohur biblik mbi Adamin dhe Evën është me tepër se një legjendë biblike ose historike. Adami dhe Eva(Ose, Ademi dhe Hava) në këtë sfond Janë Mostër dhe Një Arketip i rëndësishëm dhe tepër sublim i përvojës së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare se cfarë(cka) mund të ndodhi me secilin(akëcilin) prej nesh nesër ose pasnesër? Ku "mitët", "eposët", "legjendat", sloganet, pamfletët , banderolat ose historitë e ndryshme fetare, politike, ideologjike dhe të tjera si të thuash asnjëherë nuk kanë mundësi të ndryshme (sublime ose relevante) për t´i ndryshuar ose determinuar jetën, botën , natyrën, shpirtin, karakterin, ambientin, realitetin ose përditshmerinë tonë njerëzore ose jetësore.Sidoqoftë, për dikën duket se njëherë e përgjthmonë kanë ikur "muaji i mjaltit" dhe stinët e bukura të jetës.Kush e di?!!!