E hene, 10.02.2025, 10:03 PM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: Kritikë për paragjykimin dhe reprizat

E marte, 04.01.2011, 07:58 PM


Kritikë për paragjykimin dhe reprizat

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Eh se çka jemi duke i bërë të shkretës kritikë. Dashtë pa dashtë po merremi me të e me to. Dhe po flasim, po e përmendim duke mos qenë të sigurtë se cilat prej tyre janë të vërteta e të dobishme a me një farë lloj vlere, e cilat prej tyre meritojnë të hedhen në kosha plehrash, kontenjerë bërllogjesh e cilat të shpërfillen a të vëhen në thonjëza. Megjithatë ato na dalin në udhë. Dhe shumësi kritikash po kemi nëpër faqe opinionesh pa të cilat mediumet “nuk kanë të gjallë” Ose në debatet zhurmuese televizive që vështirë është të numërohen se sa janë. A po ju kujtohet një skeç humoristik ku një moderator thonte se ku është emisioni i 18mijë 364 (364 është kusuri i 18 mijëshit që nuk e mbaj mend) Ose llogaritari te libri “Princi i vogël” i Exyperyt i cili shpërfillte të gjitha përveç llogarisë. Pos tjerash në fjalorin shqip shqip online për kritikën thuhet: “Shoshitja a analiza që i bëhet një pune, një veprimi ose sjelljes së dikujt, duke vlerësuar anët e mira dhe kryesisht duke zbuluar e duke vënë në dukje të metat e gabimet, me qëllim që të ndreqen;…” Për më gjatë shikoni nëse nuk përtoni! Sa do të dëshironim që lista e ndreqjeve a përmirësimeve nga kritikat të ishte mjaft e gjatë. Këto janë vetëm disa fjalë hyrëse po do të tjera pasardhëse që do të ilustrohen me ca shembuj. A i pamë stacionet televizive me programet e tyre për festën e vitit të ri. A nuk e vërejtëm vetreklamimin e shumëtejtepruar në të gjitha televizionet e ashtuquajtura kombëtare. Dhe ky ndodhi orë e çast. Sa që shumë nga shikuesit thanë: ” reklamimi i emisioneve qenkan programet e vërteta që paskam përgatitë redaksitë e tyre”. Sille ka të sillsh këngëtarët me këngë të shumëkënduara më parë vetëm “kapërcenin” nga një televizion në tjetrin duke mos përjashtuar dhe ato të emërtuara lokale. Tjetër element ishte vetëreklamimi i emisioneve si më të përzgjedhura e në të cilat vetëm “mbushnin” një hapësirë kohe. E rëndësishme është se njerëzit, shikuesit folën, reaguan dhe këtë e shoh si një shenjë ringritje vlerash që mbase ecin ngadalë por nuk ndalen. Paragjykimi i njerëzve, shikuesve e lexuesve po del gjë e gabuar mbase që edhe mund të kushtojë. E të kthehet në një “vegël bumerangu” që i godet ata që e hedhin. Edhe një here sille kah ta sillsh e kam fjalën për telekomandën me të cilën na ra të ndërrojmë programet duke pritur diçka e pse jo shumëçka të hajrit (se bota e vjetër sillet pasi që i ka dhanë ymër Perëndia) emërues të përbashkët pati rrahagjokësinë konkurrente me repriza të dyfishta…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora