E diele, 28.04.2024, 02:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Doli nga shtypi përmbledhja më e re e poezive të Din Mehmetit

E shtune, 11.12.2010, 08:57 PM


DOLI NGA SHTYPI PËRMBLEDHJA ME E RE E POEZIVE TE DIN MEHMETIT

 

Nga Ali D. Jasiqi

 

Pa u mbush një muaj nga vdekja e poetit të shquar Din Mehmeti u botua përmbledhja e dorëshkrimit të tij të fundit me titull “Vajet e shiut”, që ai për se gjalli e kishte bërë gati për botim, por që nuk arriti ra shef si libër. Në realitet derisa ai i numëronte ditët e fundit të jetës , i shtrirë në krevat nga i cili nuk do të ngrite më miqtë e tij Ali D. Jasiqi dhe Halil Haxhosaj u angazhuan që të bëjnë përgatitjen e botimit të kësaj përmbledhje, e cila në saje të përkrahjes materiale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës e pa dritën e botimin si botim i Ndërmarrjes Shërbyese “Jeta e re” e Prishtinës.  Me këtë  po rrumbullakohet vepra letrare e këtij shkrimtari që padyshim është njëri ndër poetët më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe.  

 

BIOGRAFIA E PLOT E DIN MEHMETIT

  

Me qenë se kur shënohet biografia e tij behën shumë gabime dhe shtrembërime të ndryshme na u duk e arsyeshme ta japin biografinë e plot të shkrimtarit të ndjerë Din Mehmeti   

Lindi në fshatin Gjocaj afër Junikut më 7 maj 1929. Shkollën fillore e kreu në Junik, kurse të mesmen (normalen në Gjakovë). Studioi gjuhën e letërsinë shqipe në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në vitin 1959. Po aty regjistroi edhe studimet pasuniversitare dhe i dha të gjitha provimet, kurse punimin e magjistraturës me titull: “Nëna në strukturën e poezisë lirike familjare shqiptare” e mbrojti në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976.

Din Mehmeti ka punuar si inspektor i shkollave në Lipjan në vitet 1952-1954, si gazetar i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1959-1962, si profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në normalen dhe gjimnazin e Gjakovës në vitet 1962-1967, kurse nga ky vit deri në pension punoi si profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë si dhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë. Me shkrime letrare, me poezi është marrë qysh herët. “Të resë s’anë”, është poezia e tij e parë e botuar në revistën letrare “Jeta e Re” nr. 2, 1949.

 

Veprat e botuara në Prishtinë:

 

“Në krahët e shkrepave”, Prishtinë, 1961

“Rini diellore”, Jeta e re, Prishtinë, 1961

“Dridhjet e dritës”, Prishtinë, 1969

“Heshtja e kallur”, Prishtinë, 1972

“Ora”, Prishtinë, 1974

“Ikje nga vdekja”, Prishtinë, 1978

“Fanar në furtuna”, Prishtinë, 1981

“Zogu i diellit”, poezi të zgjedhura, Prishtinë, 1982

“Fatin tim nuk e nënshkruaj”, Prishtinë, 1984

“As në tokë as në qiell”, Prishtinë, 1988

“Gjaku që këndon”, Prishtinë, 1993

“Prapë fillimi”, Prishtinë, 1996

“Lumturia është mashtrim”, Prishtinë, 1999

“Mos vdis kur vdiset”, Prishtinë, 2001

“Verbim i bardhë”, Prishtinë, 2004

“Agu” (dramë), Prishtinë, 1982

 

Vitin e kaluar (2009) iu botua vepra Kompleti i veprave në pese (5) vëllime.

Vajet  e shiut” “Jeta e re” Prishtinë  2010

 

Veprat e botuara në Tiranë:

 

“Mallkim gjaku”, “8 Nëntor”, 1973.

“Poezi”, (Përzgjedhje) nga Fatos Arapi, “Naim Frashëri” Tiranë, 1985.

“Klithmë është emri im” , Përzgjedhje e poezive nga Agim Vinca, botoi,  “Toena”, Tiranë, 2002.

“Antologji personale”, përzgjedhje nga veta azoti Din Mehmeti. Botoi “Ora” Tiranë 2004

“Zjarri i këngës”, poezi, botoi, Botimet  “Toena”, Tiranë, 2007.

 

Në gjuhën serbokroate i janë botuar:

 

Pesme” (përzgjedhje) e të përkthyera nga Mirko Gashi, “Narodna Knjiga”, Beograd, 1976

“Vreme” (Koha), “Jedinstvo”, Prishtinë, 1982

 

Në gjuhën frënge i është botuar:

“Erdhi koha” (“Il est temps”) antologji përkthyer nga Elisabeth Chabuel, në botim të shtëpisë botuese “META-EDITIONS”, Paris, 2006

 

Din Mehmeti është autori edhe i shumë panoramave e antologjive në gjuhë të tjera:

“Dega e pikëlluar” (me Sabri Hamitin), Rilindja, Prishtinë, 1979 në gjuhën gjermane, frënge, angleze dhe arabishte (Kuvajt)

“Poeti albanesi in Jugoslavia”, La Battana, Rijeka, 1979

La parole rinato” - (“Fjalë të rilindura”), (me Giasomo Sekoti), Rilindja, Prishtinë, 1970
Din Mehmeti është prezantuar në shumë panorama e antologji shqiptare në gjuhë të huaja:

“Shtigjet e qëndresës” - “Stazama otpora” (grup përpiluesish) Klubi i punëtorëve letrarë të Kosovës, Prishtinë, 1961

“Panarama e letërsisë shqipe në Jugosllavi” (grup përpiluesish) Enti i Teksteve, Prishtinë, 1964

“Për ty”, Poezi nga Kosova, Naim Frashëri, Tiranë, 1969

“Antologjia e lirikës shqipe” (akad. Rexhep Qosja, Rilindja, 1970 dhe Enti i Teksteve 1985)

“E di një fjalë prej guri”, Antologji e poezisë së Kosovës, Naim Frashëri, Tiranë

“Antologji e poezisë së sotme shqipe në Jugosllavi”, Jehona, Shkup, 1977

“Iz savremene albanske poezije” (Dr. Agim Vinca, Sarajevski Dani Poezije, Sarajevë, 1985)

“Antologjia e përshpirtshme shqipe” (Zgjodhi Anton Nikë Berisha), Prishtinë, 1999

“Poesia del Kosovo” (përgatitur Daniele Gianeane) italisht, 1999

“Antologjia e poezisë shqipe e shek.XX” (zgjodhi dhe përktheu: Kun Stasjens) flamange, Amsterdam, 2000.

“Antologji e poezisë shqipe” (Dr. Ali Aliu) Tetovë, 2000

Katër poetë (zgjodhi e përgatiti Xhevahir Spahiu), Tiranë, 2000

Antologji e poezisë shqipe: “Shqipet dhe malet”, në suedisht

“Sytë që shkrepin dashni” (Poezi të nëntëve), Jeta e re, Prishtinë, 1959

Aiers voix Albaneses dons La Niut chox de txtes presentes et traduits par Alexander Zotos, Paris

“Një gur i çarë”, antologji për Kosovën (përgatitur nga Ali Podrimja) Prishtinë, 2005

“A split stone” (Antologji e përgatitur nga Ali Podrimja) Translated from Albanian Avni Spahiu, Prishtinë, 2006

“Antologia poeziji albanskiej XX Ëieku” (Përgatitur dhe përkthyer në polonisht nga Mazllum Saneja), 2005

 

Din Mehmeti është prezantuar me panorama të veçanta dhe të përbashkëta në shumë gjuhë të botës të përkthyera nga Robert Elsie dhe Hans-Joachim Lankosh në gjuhën angleze dhe gjermane nëpër revista dhe gazeta.

 

Shpërblimet e fituara:

1972 - Shpërblimi i Dhjetorit për librin “Heshtja e kallur

1978 - Shpërblimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin “Ikje nga vetja

1984 - Shpërblimi i “Rilindjes” dhe Mitingut të poezisë për librin “Fatin tim nuk e nënshkruaj

2005 - Shpërblimi Kombëtar “Azem Shkreli” për vepër jetësore në krijimtarinë artistike iu nda nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

 

Për krijitarinë poetike të Din Mehmetit kanë shkruar:

Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Fatos Arapi, Ali Jasiqi, Adriatik Kallulli, Mensur Raifi, Robert Elsie, Hans-Joachim Lankosh, Ferkli Jorgoni, Drashko Rexhep, Emin Kabashi, Ibrahim Rugova, Agim Vinca, Elisabeth Chabuell, Mehmet Kraja, Basri Çapriqi, Halil Haxhosaj, Hasan Hasani, Jonuz Fetahaj, Besim Muhadri, Pjetër Geci, Fatmir Terziu dhe shumë kritikë të tjerë shqiptarë dhe të huaj.

 

Din Mehmeti ishte anëtar i kryesisë dhe themelues i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës, anëtar i PEN Qendrës së Kosovës nga viti 2004.

Vdiq në Gjakovë më 12 nëntor 2010.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora