E diele, 28.04.2024, 08:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Neço Mukë Marjoti një yll i pashuar

E shtune, 11.12.2010, 04:17 PM


NEÇO  MUKË MARJOTI

NJË YLL I PASHUAR

 

Në 76 vjetorin e vdekjes

 

Nga Luan Çipi

 

 Vjen sërish dhjetori, ti nga shokët ndarë

Këngët ridëgjohen, vite pa pushuar,

Ngrihesh madhështor përmbi këngëtarë,

Neço Mukë Marjoti, o  ylli i pashuar.

 

Melodi bilbilash, nder kush i ka bërë

Ti, që se ke ditur, bëhesh kureshtar

Bashkohen shumë zëra, simfoni e tërë

“Feniksi Himarës” gjithnjë marrës i parë.

 

 “Korçare e bukur”, me trupin si ngjalë,

 Duket si pe Korçe, po është  e vlonjate,

Qindra herë dëgjuar, tinguj krejt të rrallë.

Dhe këngët e tjera paçin ato fate!

 

Pllakat rrotullohen, me tone të reja

Tefta e  Koço Tashkos ëmbëlsisht këndon,

Neçua dhe Koçua, Panua dhe Andrea

Kitarë, mandolinë..., daullja gjëmon.

                                                                           *

“Hyri prilli shkriu bora”, e gjithë natyra lulëzon

“Moj Katina, nina, nina”, lehtas nga gjumi na zgjon

“Doli hëna, dritë argjendta”, Neço Muka, nis këndon

Të mbani iso së toku, “Vajzë e Valëve”, kërkon.

 

*

Ikin  vitet radhë, mbushen dhjetë vjetarët

Këngë të reja ndihen deri muzikë xhazi

Tinguj nga shumë zëra kanë vetëm shqiptarët!

Të çlirohet shpirti, largohet marazi.

 

Vlorë, 30.11.2010



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora