E premte, 02.05.2025, 10:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Artistja dhe gjakimi për të bukurën

E enjte, 09.12.2010, 10:58 PM


ARTISTJA DHE  GJAKIMI PËR TË BUKUREN

 

Poetika figurative në veprat e Arjeta Malës, sikur frymon me ritmin e zemrës, ngase, ajo zgjohet në pikturimun e arsyes për të krijuar të bukuren e veshur me artistiken dhe vlera kreativiteti.

 

Nga Remzi Limani

 

Ditë më parë, papandehur, nëpër labirinthet e kujtesës së ikur, fjala e mikes më zuri ngusht. Kjo ishte një përshëndetje e papritur nga zonja, Arjeta Mala - artiste e cila tashmë një kohë të gjatë vepron dhe jeton në Roterdam të Holandës. Me zonjën, Arjetë nuk isha parë as dëgjuar tash e njëzetë e pesë vite më parë. Dhe, çështë e vërteta, ne edhe tani nuk u pamë, por ndërruam llafe nëpërërmjet dritares elektronike në të cilën befas më trokiti me fjalën PËRSHËNDETJE! Dhe, kështu, filluam të llafosemi duke i shpaluar të kaluarat e kohes. Gjatë bisedës, i shfletoja fotot e saja për ta kuptuar se kush mund të jetë kjo zonjë dhe kolege e cila më thërriste në emër dhe më pyeste për shumë gjëra për të cilat kishte dijeni të plotë. Unë ndihesha tepër i ngushtuar, ngase, ende nuk kisha arritur ta deshifroja personalitetin e saj… Dhe, kështu, pas shumë fjalëve të shkruara e të lexuara, mezi e kuptova se me kë po bisedoja. Për këtë, mendoj se isha me fat, ngase me kohë ia dola të zbërtheja imazhin e saj duke shpëtuar nga ngushtica në shpirt dhe kritikat e mundshme për harresën time, ngase, mbiemri i zonjës, qëmoti më ishte shlyer nga kujtesa dhe assesi nuk më pikonte nga mendja… Më pastaj, sikur ndjeva një çlirim dhe, me krenari e respekt të veçuar për të, fillova

Artistja: ARJETA MALA
Artistja: ARJETA MALA
ta pyes për familjen e saj të ngushtë. E pyeta edhe për burrin e saj të cilin e njihja mirë, ngaqë edhe ai i përkiste botës së artit dhe me të, dikur kishim zbrazur shumë kupa vere para se të iknin drejt tokës së luleve. Pra, kishin kaluar shumë vite nga bubullima e rinisë dhe e buzëqeshjeve - nga koha kur na ndoqën zërat e natës deri në kafshimin e pabesë të qenve… Me artisten nuk u pamë as kësaj radhe, përpos imazheve të fjetura nëpër fotografitë tona të cilat nuk i ngjanin kohës së ikur as në mua as në sytë e saj. Tani, me ngadalë shfletoja artin e mikes. Nga albumi i saj pashë shumë portrete njerëzish nga jeta e përditshme e deri tek ata nga bota e yjeve, artistë me famë botërore nga fusha të ndryshme të artit dhe të kulturës. Në mesin e portreteve të pikturuar nga Arjeta, më zuri syri edhe princeshen e Holandës zonjën dhe aristrokacinë e saj të quajtur, Maxima. Në fakt, shikimi i parë në sytë e princeshës dhe floku saj i argjenduar më futën në huti dhe më bën të besoj sikur ishte vet mikja ime, ose autoportreti i saj i punuar me ngjyra pasteli të thatë. Faji për këtë nuk ishte i imi por i kohës së ikur në sytë e mi, ngaqë vërtetë kishin kaluar shumë kohë dhe  tani… edhe ajo edhe unë, kishim ndryshuar, ngase, qëmoti nuk ishim takuar në sytë e njëri tjetrit. Nejse, megjithatë, koha e ikur nuk kishte shkuar bosh. Arjeta, kishte përfituar mjaft nga koha e saj. Tani, ajo ishte nënë e tre femijeve të gjakut shqiptarë. Dy lisave të gjatë dhe një luleje ballsami, të cilët tashmë, Arjetës i jepnin hijen e tyre për ta mbytur vapën e kurbetit deri tek rrënjët e tyre mbi majat e Alpeve Shqiptare. Kjo kohë e “ikur”, mikes sime i kishte sjell shumë vepra arti. Ajo, pa e ndalur frymën e saj pre një artisteje dhe shpirti sensibël, kishte krijuar një mori pikturash e në veçanti portretesh të ndryshme nga bota e gjallë dhe ajo e amshimeve… Përveç imazheve të njerëzve të saj të dashur - më ra në sy edhe portreti a xha, Cufës nga Rugova i cili me krenari e mbante qefinin e tij të mbështjellë rreth kokës… Më pastaj, duke shfletuar albumin e mikes të shfaqur në facebook, aty pashë edhe  disa portrete të veçuara ku frymonte bota e yjeve… Më tutje, shfletova edhe imazhe portretesh nga bota shtazore. Këtu  ma mori mendjen një kokë e një kali të bukur i pikturuar me hijeshi, i cili sikur e ndjente krenarinë e tij prej miku dhe krijese të veçuar në sytë e njeriut.

Kjo ecje e imja nëpër albumin e Arjetës, ishte një kënaqësi e veçantë e cila më dha një shtytje dhe nga kënaqësia dhe respekti për punën e saj më obligoi t`i them ca fjalë për veprimtarinë e saj artistike.

Portret i punuar nga: ARJETA MALA
Portret i punuar nga: ARJETA MALA
Pra, Arjeta Mala ishte lindur në vjeshtën e vitit 1964 në qytetin e bukur të Pejës. Pas mbarimit të shkollës së mesme ajo i regjistroi  studimet në kryeqendren e Dardanisë. Diku në fillimet e viteve të tetëdhjeta, ajo me sukses të shkëlqyeshëm i mbaroi studimet e larta universitare në Fakultetin e Arteve. Pas përfundimit të studimeve, sikur jeta e treti në vendin e tulipanëve për të shpëtuar nga të bëmat e bajlozit të zi, i cili asokohe filloi me të madhe t`i lëshonte jargët e tërbimit mbi Dardaninë e lashtë.

            Tani, artistja kosovare me vendbanim në Holandë, frymon dhe jeton nga arti i saj, saktësisht nga imazhet e njerëzve të cilët i begaton me bojëra pasteli dhe poeticën figurative duke i veshur me artistikën për t`ju dhënë një pamje të lakmueshme me vlera kreativiteti dhe ngrohtësie e cila del nga shpirti i saj prej një artisteje të dëshmuar në fushën e portretit real. Nuancat e toneve të ngjyrave në fytyrat e njerëzve, ngjasojnë me tiparet dhe karakteret e tyre duke i kapur momentet psikologjike së bashku me moshën, gjininë, gëzimin, hidhërimin, buzëqeshjet dhe barren e viteve të tyre nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme. Të gjitha këto kuptime shpërthenin nga sytë e tyre nga të cilët fliste individualiteti i tyre të cilin mjeshtërisht i nxjerrë në pah dora e artistes sonë respektive, Arjeta Mala. Fokusimi i Arjetës në fytyrat e njerëzve, gjegjësisht arti i saj në fushën e realizmit dhe kultivimi i portretit në këtë fushë, përveç anës materiale nga e cila mbahet dhe siguron ekzistencen e saj, ajo vetvetiu, me punëm e saj  krijuese krijon miqësi në mes njerëzve duke e  vrarë kohën e ligë me imazhet e portreteve të cilët hynë dhe dalin nga studioja e saj për të lën kujtime dhe gjurmë kohe në jetën e saj. Kështu, ajo gërsheton të mirën dhe vlerat artistike si kundërpërgjigje për t`u pajisur me forcën krijuese kundër mërzisë e cila i rri pezull mbi kokë. Kështu, e shoqëruar me familjarët e saj dhe imazhet e shumë njerëzve së bashku me të arriturat e saja në fushën e arteve figurative - sikur ia del të shuan mallin per tokën e saj dhe Alpet Shqiptare.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx