E premte, 02.05.2025, 07:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Fara e njohur e jetës dhe dy "medaljet" e saj...

E hene, 06.12.2010, 09:23 PM


Copëza jete nga mërgimi:

 

Fara e njohur e jetës dhe dy "medaljet" e saj. . .

 

Nga Agron Shabani

 

Në supermerkaton(dyqanin) ku unë blej artikujt e ndryshëm ushqimor pothuajse cdo mengjes herët aty e takoj gocën(vashën) e re shqiptare nga Kosova tek e kryen prktikën(Ausbildungun) e saj në dyqanin e lartëpërmendur në fjalë me një pagë të vogël prej afro 4OO eurosh në muaj që kjo e fundit i ndanë për prindërit dhe familjarët e saj këtu në Gjermani. Por,  edhe për të dashurin(fejuarin) e saj shqiptar atje në Kosovë që pret ta sjelli këtu në Gjermani pasiqë të martohen dhe lidhin kurorë mes veti. Për ta vazhduar kështu jetën me njeriun e saj të jetës në këtë vend të madh ku goca e re shqiptare së bashku më më të afërmit e saj jetojnë dhe punojnë prej vitësh. Ajo është gocë(bijë) e një familje të ndershme dhe tepër atdhetare nga Kosova që kanë dhënë dhe kontribuuar aq shumë për lirinë,  shtetin dhe pavrësinë e Kosovës. Por,  ia që valët dhe stuhitë e ndryshme të jetës dhe fatit atë dhe prindërit e saj i sollën dikur si refugjat shqiptar të Kosovës këtu në Gjermani. Për t´u bërë kështu edhe vet personazhe ose "protagonist" të ndryshëm të ngjarjes ose ndodhjes në një kohë kur populli dhe tdheu ynë në Kosovë e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik. Pasiqë ta kryen praktikën e saj në supermerkaton e sipërpërmendur goca e re shqiptare mendon të punësohet dikund si shitblerëse e specializuar dhe profesioniste në ndonjerin prej dyqanëve (supermerkatove) të këtushme për ti ndihmuar akoma me shumë prindërit e saj këtu në Gjermani, por edhe prindërit ose familjarët e të fejuarit të saj atje në Kosovë. Tek e shikoj dhe soditi gjithë respekt dhe admirim nën shkëlqimin dhe impresionin e pafshehur të dritave(shandanëve) dhe atyre llambadarëve të shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe rrijnë ndezur ditë e natë në këtë prag festash të fundvitit. Sytë e gocës së re shqiptare sikur shohin dhe shikojnë atje dikund largë. . . Përtej detërave,  kodrave të ndryshme dhe bjeshkëve. Ndërkohë që ëndërrat, deshirat , shpresimet, soditjet, meditimet  dhe idealet e saj rinore dhe feministe mbi bukuritë dhe lumturitë e ndryshme të jetës që i ka ose shpreson ti ketë një ditë. Nën përcjellje dhe shoqërime të vazhdueshme hyjnore dhe profetike sikur i pucën dhe gërshetohen në sfond. është e re. . . Në kulmin e jetës. Të e shikon me malli dhe nostalgji të njohur mërgimi të ngjan në një lule të  bukur. Ndukur nga kopshti. Ka ëndrra,  deshira, ambicie, ideale dhe vizione të shumëta që nuk iu duket fundi. Të bëjnë përshtypje ato shikime të saj hulumtuese dhe tufllanitëse tek e shikon një moshataren e saj këtu që është goca  e llastruar dhe lozonjare e një kapitalisti(industrilisti) të këtushëm  tek i blen qenit të saj artikuj ushqimor dhe gjesende të tjera që kapin vleren e me tepër se 2OOO eurove në muaj. Ndonëse,  pa i llogaritur këtu koston e jetës dhe shpenzimet tjera shëndetësore ose sociale për qenin e saj për hastret që gocës(vashës) së re shqiptare nuk ia përthekon mendja. Goca e re,  sharmante dhe tepër ekzotike e kapitalistit(industrialistit) të këtushëm vozitë makinë të shtrenjtë superluksoze të tipit "porsche". është një krijesë e bukr prej femre. Belhollë, shtathedhur, flokë-gri, sy blu. . . Një femër sharmante, viskoze dhe tepër ekselente që kalimtarëve të rastit vazhdimisht sikur ua lazdron syrin dhe gicilon shpirtin. Tek e derdhë(ulë) gjithë pasion dhe ekstravagancë të përsosur përformante dhe tepër ekselente trupin e saj në ulësen e stolisur të makinës së saj superluksoze. Të bëhët se të gjitha mburrjet dhe krenaritë e mundshme të botës i kanë zbritur në sytë dhe trupin e saj valë. Për t´u zhdukur nga aty pari me një shpejtësi të rrufeshme makine dhe për ta kaluar "pjesën tjetër" të kohës me ndonjë "bajloz" ose "skifter të harlisur" të këtyre netëve të gjata mondane që nuk iu këputët toja. Aty është edhe qeni i saj për hastret që kjo e fundit përditë i blen eurokreme të ndryshme dhe marmelatë për t´ia bërë paksa gjuhën dhe jetën me të ëmbël qenit për hastret. Në këtë "biocenozë" të habitshme dhe tepër hektike të botës dhe kohës ku jetojmë:është interesant fakti mbi "ligjet e pamëshirshme" të jetës dhe natyrës ku i varfëri dhe i pasuri duhet  të shuhen dhe vdesin një ditë. Para Zotit dhe natyrës të gjithë janë(jemi) të barabartë. Rreth këtij "rrethi vicioz" duhet të ecim dhe levizim të gjithë. Të jetojmë duke vdekur,  apo të vdesim duke jetuar?! Këtu pra qëndrojnë esenca dhe kuptimi i njohur i jetës. Tjetër "rrugë" nuk ka.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx