Kulturë
Halit Bogaj: 4 aktorë shqiptarë në kinematografinë jugosllave
E shtune, 04.12.2010, 08:58 PM
4 AKTORË SHQIPTARË NË KINEMATOGRAFNË JUGOSLLAVE:
/ABDURRAHMAN SHALA, BEKIM FEHMIU, FARUK BEGOLLI DHE ENVER PETROVCI/
Nga Halit Bogaj
Në kohën kur Kosova kishte bërë hapat e saj të parë drejt autonomisë dhe prosperitetit në ish Federatën jugoslave, në nënqiellin filmor të saj rrezatuan edhe 4 yje të shquar të cilët realizuan role të shumta dhe specifike.
Në fillim Abdurrahman Shala dha gjithçka nga vetja për të treguar se edhe ne, krahas të gjithë të tjerëve, ishim në gjendje dhe dinim të krijonim filma artistikë dhe të aktronim në nivel të lartë.Aktori ynë i madh, pikërisht në Beograd dhe gjetiu i pavdekësoi disa role impozante me të cilat mund të krenohet historia e artit të shtatë në hapësirat ballkanike.
Ta zëmë kush mund t'i harrojë rolet e tij nga filmat:''Kapiten Lleshi''/major Demiri/,''Kozara''/Jakovi/,''Uka i Bjeshkëve të nemura'','Vinetu''/Hanku/,''Operacioni Kros Igëll''/Abdul Rrahmani/,''Vëllau i dr. Homerit''/Rebeli/,''Koha pa luftë''/sërish Jakovi/,''Beteja e Neretvës''/kapiteni çetnik/,''Balada mbi mizoren''/Bozina/, ''Si të vdiset''/Demir Elezi/,'' Beteja e Sutjeskës'',''/në të cilin aktron edhe Riçard Barton në rolin e Titos/,''Dërvishi dhe vdekja''/tatari/,''Sulmi i kuq''/Todori/,''Era dhe Lisi''/Lisi/,''Kur pranvera vonohet''/nuk është i shënuar personazhi/,''Tre vetë kapërcejnë malin'',''Përroi vërshues'',''Proka'',''Gjurmët e rrezikshme'',''Njeriu prej dheu'',''Gjer tani pa emër',''De Kapo''dhe''Para shiut''/Zekiri/.
Siç dihet edhe Abdurrahman Shala ishte një aktor yni fenomenal i cili la gjurmë të fuqishme në kinematografinë kosovare, duke i realizuar disa nga rolet e tij antologjike në filmat jugosllav ,shqiptarë dhe inernacionalë.Që nga filmi i tij i parë''Eshalloni I Doktorit M''/1955/ai jepte shpresa të pashterrshme se do të bëhej një aktor i përmasave të gjëra, me ç'rast ishte i angazhuar nga shumë regjisorë të shquar të asaj kohe në republikat dhe Krahinën e Vojvodinës.Shumë nga ata regjisorë e ndienin veten të privilegjuar që luante në filmat e tyre,ngase e dinin se kishin të bënin me një talent të rrallë që kishte treguar aftësi të jashtëzakonshme që nga debutimet e tij të para filmore. Por edhepse ishte kështu, Abdurrahman Shala e kishte shumë vështirë të depërtonte në një plejadë të tërë aktorësh të njohur të ish Federatës jugosllave, ngase kishte shumë prej tyre që shkëlqenin në mënyrë të përhershme, siç ishin doajeni: Ljuba Tadiq,/nga Serbia/ Bert Sotllar/nga Sllovenia/, Aleksandër Gavriq/nga Maqedonia/, Ljubisha Samarxhiq/nga Mali I zi/, Fabian Shovagoviq/nga Kroacia/, etj.
Abdurrahman Shala edhe kur ishte me qëndrim në Beograd nuk iu nda kurrë Kosovës por ishte thellësisht i lidhur me trevën e tij.U bë drejtori i parë i Shtëpisë së parë kinematografike ''Kosovafilmi''e cila i realizoi disa projekte të fuqishme filmore deri në ditën e okupimit të saj klasik nga forcat shoviniste serbomëdha që asgjësuan gjithëçka që ishte krijuar gjer atëherë në Kosovë.
Pra edhe Abdurrahman Shala, si të tjerët në Kosovë, e përjetoi fatin e rëndë dhe Golgotën e popullit të tij , me ç'rast vdiq në vuajtje dhe mjerim, duke i pasur të mbyllura të gjitha dyert për role të tjera, sidomos pas ditëve tona të kobshme kur na u mor gjithëçka që kishim krijuar me mundime dhe sakrifica shumë të mëdha. Por edhe atëherë kur gjendej në një situate të tillë aq të vështirë, ai nuk ndalej së vepruari për të krijuar më tepër në drejtim të ecjes sonë përpara në lëmin e kinematografisë sonë të re e cila sapo i kishte bërë hapat e saj të parë.
Duke punuar dhe jetuar në
Bekim Fehmiu, falë talentit të tij specifik, arriti që të shkonte edhe në Holivud për ta realizuar filmin''Aventurierët'', kushtuar revolucionit bolivian dhe plejbojit të asaj kohe me emrin Porfiro Rubiroze ,që në film e shohim me emrin e Daksit luftarak që përpiqet për çlirimin e atdheut dhe demokracinë e tij..Në film aktrojnë edhe emra të tjerë të njohur siç janë:Sharl Aznavur, Rozano Braci, Kendis Bergen, Delia Bocardo, Ernest Borgnin, Olivia De Hevilend, Ana Mofo/këngëtarja e njohur opereistike austriake/. Fernando Rej, Li Tejlor Jang, Alen Badel etj.
Pas këtij filmi Bekimi realizoi filmin tjetër jugosllav''Kurthi për gjeneralin''kushtuar kapjes së kryeçetnikut Drazh Mihajloviq, i cili për fat të keq shërbeu për mbrapshtë tek nacionalizi i sëmuar serbomadh në luftrat e fundit që u zhvilluan për pushtim teritoresh dhe për realizimin e ëndërrave të tyre mesjetare.
Pasiqë arriti sukses të madh me serialin ''Odisea'' dhe filmin ''Aventurierët''Dino De Laurentis sërish e angazhon në filmin''Kurrizi i djallit''/Dezertori/ , në të cilin ai interpreton rolin e Kapiten Kalebit , në të cilin aktrojnë edhe yjet amerikanë: Riçard Krena, Xhon Hjuston, Çak Konors, Rikardo Montalban, Jan Benen, Brandon De Uajld, Vudi Stroud, Albert Salmi, Patrik Uejn dhe aktorët iatalian: Mimo Palmaro, Fausto Tozi, Lucio Rozato, Roberto Simi dhe Xhankarlo Zampeti.
''Kurrizi i djallit''/Dezertori /ishte realizuar sipas modelit të shpageti- uesternave italianë, por në cilin, siç u tha, morën pjesë aktorë me renome botërore.Filmi është xhiruar në Itali, Spanjë dhe një pjesë e tij Jugosllavi.
Njëri ndër filmat që arriti sukses të madh ishte edhe ''Bora e fundit e pranverës'', /kushtuar një fëmije të sëmurë nga leukemia, në të cilin aktron edhe:Agostina Beli.
Edhe në filmin''Kalgiostro''i regjisorit italian Daniele Petinari Bekimi aktron rolin kryesor/atë të kontit Kalgiostro/, e ku marrin pjesë edhe aktorët e shquar:Kurt Juregens, Rosano Skiafino, Luigi Pestili, Masimo Gjiroti dhe të tjerë.Në filmin''Libera , dashuria ime'' aktron përballë Klaudia Kardinales e cila në ato vite ishte në zenitin e famës së saj.
Në filmin''Leja për vrasje''akton përballë Dirk Bogardit dhe Ava Gardnerit, kurse në filmat tjerë/botërorë dhe jugosllavë/ gjithashtu jep kreacione të fuqishme filmore.
Sidomos shquhen rolet në filmat:'Edukata speciale''dhe''Skuadrila partizane'' në të cilët Bekimi ishte aktor i përmasave interkontinentale, me ç'rast përgatitej për t'i realizuar edhe filmat:'Madam Kiti','E diela e zezë','Të arrihet para agimit','Sharab','Zëri' etj.
Mund të thuhet se Bekim Fehmiu vërtet ishte bërë krenaria jonë kombëtare në lëmin e artit të shtatë, edhepse nuk kishte mundur asnjëherë të krijonte ndonjë rol në kinematobggrafinë shqiptare.Gjithashtu jemi kurioz përse kishte luajtur aq shpesh me aktoren greke Irenma Papas e cila, sipas disa shënimeve, kishte origjinë arvanitase.Mbase ajo që thuhej ishte e vërtetë pasiqë ata aktruan bashkarisht në ''Odisea''/Penelopa/,''Një fëmijë i quajtur Jezu'',/Maria e vjetër/ dhe ''Sharab''/Nëna e Mamlukut/.
Në grupin e katërshit një vend nderi i përkiste edhe Faruk Begollit, i cili aktroi në një numër të madh filmash në Jugosllavi dhe Kosovë.
Edhe Faruk Begolli jetonte, vepronte dhe punonte në Beograd ku ekzistonte një konkurencë e madhe në botën e atjeshme të filmit dhe e kishte shumë vështirë të fuqizohej në plejadën e yjve më të shquar, por falë talentit të tij poliedrik ai arriti t`u përballonte të gjitha sfidave që i dilnin përpara. Emri i tij i nderuar arriti të shkëlqente në disa filma dhe bëhej ndër më të njohurit dhe më të popullarizuarit e kinematografisë ish jugosllave dhe secili film i tij i ri e ngriste edhe më lartë dhe e bënte edhe më të popullarizuar.
Në kohën kur mbi ne ra nata e vështirë e okupimit të hekurtë nga ana e një regjimi të çmendur, Faruk Begolli, ashtu si edhe Enver Petrovci erdhën në Kosovë për ta ndarë fatin me të afërmit dhe popullin e tyre të shtrenjtë.Erdhën dhe u angazhuan deri në maksimum për të krijuar vlera të vërteta ,sidomos teatrore ,ngase për film as që bëhej fjalë. Faruk Begolli ishte themelues i Teatrit ''Dodona" nga i cili dolën qindra talentë të rinj të cilët sot janë emra të ndritur të nënqiellit të lirë kosovar, disa prej të cilëve po arrijnë suksese të jashtëzakonsme edhe në nivelin ndërkombëtar siç është rasti me Arta Dobroshin dhe filmin e saj shumë të popullarizuar''Heshtja e Lornës''. Në Kosovën e robëruar, Faruk Begolli ishte bërë sinonim i një Uragani të palodhur teatror i cili punonte vazhdimisht dhe thuajse në mënyrë vullnetare, vetëm e vetëm që të nxirrte sa më shumë talentë nga ky vend që e kërkonte lirinë e vetë.Por edhe në atë gjendje aq keq të katandisur dhe pa mjete materiale, Faruku realizoi edhe disa role filmore nga të cilat duhet dalluar"Dashuria përtej bjeshkëve të nemuna'', në regjinë e doajenit Ekrem Kryeziu,në të cilin aktroi për mrekulli një malësor shqiptar të emigruar në Amerikë i cili kthehet në atdhe dhe i rikujton ditët e rinisë së tij të cilat ishin të gërshetuara me plagën tonë të moçme të hakmarrjes dhe me dashurinë e parealizuar si rezultat i asaj plage.
Me rastin e vdekjes së tij Kosovës i kishin shprehur ngushëllime të sinqerta edhe ish kolegët e tij beogradas, duke treguar se''se sa herë qëndrojnë në kafiterinë në të cilën rrinin me Farukun ata e kujtojnë shokun e tyre të dashur me të cilin kishin kaluar ditë, muaj dhe vite''. Dhe sa herë kalojnë andej e kthejnë kokën mos e po e shohin Faruk Begollin në vendin e tyre të preferuar në të cilin pinin kafe.''
Mëtej, dikush prej tyre shtonte: Kanë qenë vitet gjashtëdhjeta, kur dy djem kosovarë kishin shkuar atje, për të treguar atë që dinin në dhomat e konvikteve.Ata ishin bërë yje dhe të tillë kanë mbetur në ato anë. Ata ishin Faruk Begolli e Bekim Fehmiu.Rrugët shetitore të ''Knjaz Mihallovskës''në kohën e Titos, nuk kanë pasur yje holivudiane në gurët e shtruar poshtë këmbëve të mijëra vizitorëve, por ata i kanë pasur dy njerëz të mëdhenj që heshtjen e tyre e bënin art e artin jetë.Rolet e Faruk Begollit dhe Bekim Fehmiut janë përjetësuar në Muzeun e kinematografisë jugosllave dhe fotot e tyre janë të vendosura në muret e Fakultetit të Artit në Beorad.''.Ata arritën famën e madhe të cilën nuk mundi t'ua kalonte askush.
Me rastin e vdekjes së Faruk Begollit kolegët e tij atje kishin menduar për skenën, duartrokitjet, mbi 70 rolet e tij. Gazetarët pa hezitim kishin thënë vdiq ''Mbreti i Beogradit. Kishin thënë ashtu ngase arti vërtet nuk njeh kufij dhe politikë, por njeh vetëm gjuhën e tij e cila mbetet përherë e amshuar dhe pronë e mbarë botës. Edhe ne në Kosovë, që nuk kemi urrejtje ndërnacionale, përveç ndaj atyre që na i bënë të gjitha ato të zezëdita, e çmojmë fort Luba Tadiqin i cili, përveç aktor i madh filmor dhe teatror ishte edhe njeri në kuptimin e plotë të fjalës që nuk mund të pajtohej me ato që i bënte regjimi i egër serb ndaj popujve të tjerë të këtyre hapësirave.
Për Enver Petrovcin, me rastin e provimit të diplomës, në temën''Kaligula'', Ljuba Tadiq/akoma pa u kryer shfaqja/ ishte ngritur në këmbë dhe kishte thënë:''Ky i ri nga Kosova do të bëhet së shpejti një artist shumë i madh i skenës'', me ç'rast profetizimi i aktorit beogradas, përkitazi me Enver Petrovcin kishte qenë shumë i saktë.
Si edhe tre aktorët e lartpërmendur ,edhe Enver Petrovci arriti sukses të madh, sidomos në atelien e famshme 212, duke e aktruar rolin e një shqiptari të veshur në rrobe kombëtare iquajtur Istref Veriu /që jetonte në Beograd/rol me të cilin ishte paraqitur më tepër se 200 herë dhe ishte pritur me ovacione të mëdha nga shikuesit e mbarë ish Jugosllavisë.Atë pjesë teatrore kemi pasur rast ta shihnim edhe ne në Teatrin kombëtar e cila na ka pas bërë përshtypje të jashtëzakonshme e në të cilën luanin vetëm dy aktorë:Peter Kral dhe Enver Petrovci.
Pas daljes në sipërfaqe të nacionalshovinizmit të egër serb dhe acarimit të marrëdhënieve ndërnacionale mes shqiptarëve dhe serbëve , edhe Bekim Fehmiu, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci bëhen viktima të tij. Në një shfaqje ku aktronte Enver Petrovci , nëpër afishet e saj , emrin e tij e shkruanin''Enver Petroviq''me ç'rast aktori ynë i ri nuk donte të luante, andaj erdhi në Prishtinë për të mbetur këtu përgjithmonë deri në ditët e sotme.