E shtune, 03.05.2025, 08:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Vaso Papaj

E premte, 03.12.2010, 09:57 PM


Vaso Papaj

 

 

Çupëza ledhatare

 

Do të këndoja rrok, tuist e kanconeta,

 

e kisha ëndrrën time amerikane,

Po ja, që s'shqitem dot nga klarineta,

tek jam buzë Vjosës, a kopshteve shkodrane.

 

T' këndoj për nënën, por dhe për politikën,

 

herë pogonishte, here serenatë korçare,

për sybajamen që bregut vjen dhe ikën,

për miqt' e shkuar që s'po i shoh më fare.

 

Dhe menjëherë në mendje, më ndizet nostalgjia,

 

si erdhi me dhembje  dhe si më la rinia.

Po këngët si puhiza,  çukisin në  dritare:

Më duket sikur erdhën,  ca çupëza ledhatare.

 

Do të këndoja rrok, tuist e kanconeta,

 

me xhinse, me kitarë,  si Elvis Presli vetë,

po ja,  ca fjalë, ca nota, godasin si shigjeta

e bëhem  ëndrrimtar, si cilido  poet.

                                                       

Nuk jam më një djalosh  me vathë, që sheh mbi retë

 

Dhe dy tri fjalë me nota, krejt ç'më drithërojnë,

më japin tjetër shije dhe më bëjnë me fletë,

tek porta e vjetër e shtëpisë më çojnë'

 

 

Jam lakuriq

 

E hodha pelerinën

 

qendisur me thërmiza pushteti.

E hodha te kazani i plehrave

dhe  urova,

mos ta ketë gjetur askush.

S' më kish ngrohur kurrë.

I ndarë nga njerëzit me mur,

vetja më dukej në qivur.

S'e di, nëse  shpëtova shpirtin!...

S'e di, nëse fitova qetësinë!...

Miq!

Tani jam lakuriq.

Thërmizat e pushtetit

kanë zënë vendin e yjeve

në qiellin-pelerinë të kësaj nate acar.

Mijëra,'miliona'(pakëmbë e pakrye)

Kupa e qiellit rëndon si një e vrarë.

Terr'

Terr që frymën ma  merr'

 

 

Zemër lepuri               

 

Nëse zemër lepuri ke gjetur,

 

mos u dëshpëro.

Ato zemra, plagë  të thella

lënë ngado.

Mblidhe mëndjen, se përpara

do të kesh humnerë.

Ç'po kalon ti sot,

                  kalova unë një herë.

 

Zemra lepuri ka plotë

 

në kët' botë

E ç' të duhen, flaki'

Ësht' e  kotë

Flaki, mos nguro,

si lule, mos i mba në  gotë.

Mos u kthe në kohë,

                        mos  derdh lotë.

 

E ndjej, të dhemb.

 

                   Pendesa s'do ketë vlerë.

Ç' po kalon ti sot,

                   kalova unë një herë.

 

 

Fëmijët e mi          

 

Kur kujtoj fëmijët e mi, ligështohem shumë.

 

Pa i parë një vit të tërë, më bëhen në gjumë.

Qenë akoma të parritur, shkova male, dete,

humba shokun tim të zemrës, histori me derte.

 

Me avionë fluturova si zog i plagosur.

 

Pleqt' e plakat asaj ane nuk kishin të sosur.

Celulari zemrën drithte, nëna çonte letra

e tregonin, shpesh fëmija, mallin kilometra.

 

                            

                             'Mami, dhjeta në mësime'

                             Shkruan Fredi kështu

                             'Mami, un' kam qejf udhëtime'

                             Tedi me syt' blu

                             'Mami, në maturë Aida'

                              Bija ime nuse

                              Ëndrra ka, e don të bëhet,

                              ndoshta dhe mësuese.

 

 

E lexoj e rilexoj, sa e gjatë kjo natë!

I shtoj plakat një nga një, paskam pasur fat.

Të kam ngjar' moj nëna ime, jeta tër' mundim.

Do t'i desha shum' fëmijët, këtu në prehrin tim.

 

 

Miq,  jam i mirë'     

 

S'më afrohet kush,

jam egërsirë.

Kanë frikë'

Thonë: nuk mbush,

por para se të jem i egër,

                      miq, jam i mirë,

i drejtë në zemër dhe i lirë.

 

Liria është si ajri,

nuk e shoh, nuk e prek,

                         as e përkëdhel.

Lule me vesë.

Vetëm e thith dhe e djeg,

çdo mëngjes.

Në shesh, jo në shteg'

 

Dhe' dëgjoni minjë:

Në shesh tanket i kam pështirë.

Pllakat e tij  kam pasur brinjë.

          Një jetë të tërë,

                 s'durojnë zinxhirë.

 

S'më afrohet njeri,

jam egërsirë.

Kanë frikë'

Por para se të jem i egër,

                          miq, jam i mirë '

 

 

Ngopur me zjarr

 

Në terr ëndërroje  e ngopur  me zjarr.

 

Nata hidhte supesh  vellon yjeplotë.

Kush prej dore sonte mua do t' më marrë'

Ti dhe vetëm ti, ç'frikë kishe, o Zot'

 

Sa të largëta malet  zbardhur nga dëbora!

 

Dhe kjo erë që fryn, ç'më rrëshqet  në buzë.

Sesi fishkëllen,si  mesazh e mora,

apo si një ninullë që përkund në muzg.

 

Natë e gjatë kalon, orët shkojnë karvan.

 

Dhoma jonë e ftohtë, nuk ka më thëllim.

Kush  gjoksin ma gjen të ftohtë si  kallkan'

Pa frikë zemrën time do të ketë si çmim.

 

Kush vallë do ta ndesh, jetën brenda meje'

 

Dashurin time do të ketë për jetë.

Dritë e fshehtë spiune hije hedh rreth teje

dhe atje mbi kodër vallzon  hënë e zbehtë.

 

Kush do t'ma këpusë këtë lule me vesë'

 

Ti  princesh' e kaltërt ' Oh sa qënke rritur!

Do ta mbjell tek  ty, do t'kesh nip e mbesë

dhe një çmim do t'kesh', mua përjetë ngjitur.

 

Nata hidhte supesh vellon yjeplotë.

 

Ti ngopur me zjarr, flije krejt magjike.

Kush do t' më dhurojë 'natën e mirë', o zot'

Nata,' yjet,' hëna,' apo ti moj mike'

 

 

Çast pa ty

 

I mbylla sytë e s'e pashë më diellin

 

Bashkova buzët e fjalët s'më rrjedhin

I zura veshët, shkretëtirë m'u bë dhoma

Shtrëngova hundën, nuk ndjeva aroma

I  lidha duart e s'të gudulisa

Trupin ma drodhën me qindra  mornica.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx