| E premte, 03.12.2010, 09:57 PM |
Vaso Papaj
Çupëza ledhatare
Do të këndoja rrok, tuist e kanconeta,
e kisha ëndrrën time amerikane,
Po ja, që s'shqitem dot nga klarineta,
tek jam buzë Vjosës, a kopshteve shkodrane.
T' këndoj për nënën, por dhe për politikën,
herë pogonishte, here serenatë korçare,
për sybajamen që bregut vjen dhe ikën,
për miqt' e shkuar që s'po i shoh më fare.
Dhe menjëherë në mendje, më ndizet nostalgjia,
si erdhi me dhembje dhe si më la rinia.
Po këngët si puhiza, çukisin në dritare:
Më duket sikur erdhën, ca çupëza ledhatare.
Do të këndoja rrok, tuist e kanconeta,
me xhinse, me kitarë, si Elvis Presli vetë,
po ja, ca fjalë, ca nota, godasin si shigjeta
e bëhem ëndrrimtar, si cilido poet.
Nuk jam më një djalosh me vathë, që sheh mbi retë
Dhe dy tri fjalë me nota, krejt ç'më drithërojnë,
më japin tjetër shije dhe më bëjnë me fletë,
tek porta e vjetër e shtëpisë më çojnë'
Jam lakuriq
E hodha pelerinën
qendisur me thërmiza pushteti.
E hodha te kazani i plehrave
dhe urova,
mos ta ketë gjetur askush.
S' më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
vetja më dukej në qivur.
S'e di, nëse shpëtova shpirtin!...
S'e di, nëse fitova qetësinë!...
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
kanë zënë vendin e yjeve
në qiellin-pelerinë të kësaj nate acar.
Mijëra,'miliona'(pakëmbë e pakrye)
Kupa e qiellit rëndon si një e vrarë.
Terr'
Terr që frymën ma merr'
Zemër lepuri
Nëse zemër lepuri ke gjetur,
mos u dëshpëro.
Ato zemra, plagë të thella
lënë ngado.
Mblidhe mëndjen, se përpara
do të kesh humnerë.
Ç'po kalon ti sot,
kalova unë një herë.
Zemra lepuri ka plotë
në kët' botë
E ç' të duhen, flaki'
Ësht' e kotë
Flaki, mos nguro,
si lule, mos i mba në gotë.
Mos u kthe në kohë,
mos derdh lotë.
E ndjej, të dhemb.
Pendesa s'do ketë vlerë.
Ç' po kalon ti sot,
kalova unë një herë.
Fëmijët e mi
Kur kujtoj fëmijët e mi, ligështohem shumë.
Pa i parë një vit të tërë, më bëhen në gjumë.
Qenë akoma të parritur, shkova male, dete,
humba shokun tim të zemrës, histori me derte.
Me avionë fluturova si zog i plagosur.
Pleqt' e plakat asaj ane nuk kishin të sosur.
Celulari zemrën drithte, nëna çonte letra
e tregonin, shpesh fëmija, mallin kilometra.
'Mami, dhjeta në mësime'
Shkruan Fredi kështu
'Mami, un' kam qejf udhëtime'
Tedi me syt' blu
'Mami, në maturë Aida'
Bija ime nuse
Ëndrra ka, e don të bëhet,
ndoshta dhe mësuese.
E lexoj e rilexoj, sa e gjatë kjo natë!
I shtoj plakat një nga një, paskam pasur fat.
Të kam ngjar' moj nëna ime, jeta tër' mundim.
Do t'i desha shum' fëmijët, këtu në prehrin tim.
Miq, jam i mirë'
S'më afrohet kush,
jam egërsirë.
Kanë frikë'
Thonë: nuk mbush,
por para se të jem i egër,
miq, jam i mirë,
i drejtë në zemër dhe i lirë.
Liria është si ajri,
nuk e shoh, nuk e prek,
as e përkëdhel.
Lule me vesë.
Vetëm e thith dhe e djeg,
çdo mëngjes.
Në shesh, jo në shteg'
Dhe' dëgjoni minjë:
Në shesh tanket i kam pështirë.
Pllakat e tij kam pasur brinjë.
Një jetë të tërë,
s'durojnë zinxhirë.
S'më afrohet njeri,
jam egërsirë.
Kanë frikë'
Por para se të jem i egër,
miq, jam i mirë '
Ngopur me zjarr
Në terr ëndërroje e ngopur me zjarr.
Nata hidhte supesh vellon yjeplotë.
Kush prej dore sonte mua do t' më marrë'
Ti dhe vetëm ti, ç'frikë kishe, o Zot'
Sa të largëta malet zbardhur nga dëbora!
Dhe kjo erë që fryn, ç'më rrëshqet në buzë.
Sesi fishkëllen,si mesazh e mora,
apo si një ninullë që përkund në muzg.
Natë e gjatë kalon, orët shkojnë karvan.
Dhoma jonë e ftohtë, nuk ka më thëllim.
Kush gjoksin ma gjen të ftohtë si kallkan'
Pa frikë zemrën time do të ketë si çmim.
Kush vallë do ta ndesh, jetën brenda meje'
Dashurin time do të ketë për jetë.
Dritë e fshehtë spiune hije hedh rreth teje
dhe atje mbi kodër vallzon hënë e zbehtë.
Kush do t'ma këpusë këtë lule me vesë'
Ti princesh' e kaltërt ' Oh sa qënke rritur!
Do ta mbjell tek ty, do t'kesh nip e mbesë
dhe një çmim do t'kesh', mua përjetë ngjitur.
Nata hidhte supesh vellon yjeplotë.
Ti ngopur me zjarr, flije krejt magjike.
Kush do t' më dhurojë 'natën e mirë', o zot'
Nata,' yjet,' hëna,' apo ti moj mike'
Çast pa ty
I mbylla sytë e s'e pashë më diellin
Bashkova buzët e fjalët s'më rrjedhin
I zura veshët, shkretëtirë m'u bë dhoma
Shtrëngova hundën, nuk ndjeva aroma
I lidha duart e s'të gudulisa
Trupin ma drodhën me qindra mornica.