Kulturë
Poezi nga Beqir Cikaqi
E diele, 05.12.2010, 08:14 PM
Dashuri e pakuptim
- pseudopatriotëve -
Marrëzia nuk është dashuri
Gjithashtu jo çdo herë edhe
Dashuria nuk është marrëzi
E kur të marrët dashurojnë
Fjalët e tyre janë të
Edhe dashuria është boshe
Dashuria e të marrëve
Ka domethënien
E një dashuri të pa kuptimtë
Debati televiziv
Liderët në debate televizive
Vetëlavdërohen para kamerave
Njeri thot - kam bërë ashtu e kështu
Tjetri thot - do të bëjë kështu e ashtu
Premtimet që bëjnë
Nuk janë të vogla
Derisa teleshikuesit
Në fund të debatit sikur thonë
Liderët në ndërrimin e posteve
Sikur bëjnë tregti
Në moton e proverbit mashtrues
-"Dushk për gogla"
Fushata si paragjellë
- ata që bëjnë premtime të
I servuat rrenat pa pjata
Në vend të bukës normale
Tavolina me "kore" të thata...
Ju "bëftë mirë"- urdhëruat
Kjo është vetëm paragjellë
Ma jepni kokrrën
Nëse doni arat t'i mbjellni
Mandej "bashkë" e ndajmë tortën
E more zotërinjë
Nëse kësaj i thoni Ju
Vetëm si paragjellë
Atëherë Ne ju themi
Edhe mushka paska me pjellë
--------------------------------------------
Nga libri "HESHTJA E NENELOKES", autor Beqir Cikaqi