Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Beqir Cikaqi

| E diele, 05.12.2010, 08:14 PM |


Dashuri e pakuptim

 

- pseudopatriotëve -

 

 

Marrëzia nuk është dashuri

Gjithashtu jo çdo herë edhe

Dashuria nuk është marrëzi

 

E kur të marrët dashurojnë

Fjalët e tyre janë të kota

Edhe dashuria është boshe

 

Dashuria e të marrëve

Ka domethënien

E një dashuri të pa kuptimtë

 

 

Debati televiziv

 

Liderët në debate televizive

Vetëlavdërohen para kamerave

Njeri thot - kam bërë ashtu e kështu

Tjetri thot - do të bëjë  kështu e ashtu

 

Premtimet    bëjnë

Nuk janë të vogla

Derisa teleshikuesit

Në fund të debatit sikur thonë

Liderët në ndërrimin e posteve

Sikur bëjnë tregti

Në moton e proverbit mashtrues

-"Dushk për gogla"

 

 

Fushata si paragjellë

 

- ata që bëjnë premtime të kota -

 

I servuat rrenat  pa pjata

Në vend të bukës normale

Tavolina me "kore" të thata...

Ju "bëftë mirë"- urdhëruat

Kjo është vetëm paragjellë

Ma jepni kokrrën

Nëse doni arat t'i mbjellni

Mandej "bashkë" e ndajmë tortën

 

E more zotërinjë

Nëse kësaj i thoni Ju

Vetëm  si paragjellë

Atëherë Ne ju themi

Edhe mushka paska me pjellë

 

--------------------------------------------

 

Nga libri "HESHTJA E NENELOKES", autor Beqir Cikaqi