Kulturë
Përparim Hysi: Vargje për këngëtarët dhe artistët
E hene, 06.12.2010, 10:03 PM
Vargje për këngëtarët dhe artistët
Nga Përparim Hysi
1.Laver Bariut
Çaje klarinetën,o Laver Bariu !
Çaje që të vij tek unë melodia
M'u tha shpirti,po regëtij,i ziu
Për një melodi veç nga Shqipëria.
Melodia brigjeve të Vjosës të marrë
Dhe Vjosa me vërtik ta çojë në det
Që aty le ta rrëmbjejë një pulëbardhë
Dhe të ma sjellë mua,këtu,në kurbet.
Se shpirti m'u tha për atë melodi
Dhe zëmra bën "ah",tek psherëtin
Çaje klarinetën,o Laver Bari !
Veç ajo mua ma heq mërzinë.
12 korrik 2001
2.Do të shihni...
Kur të kem vdekur,
Do të shihni,po s'u ngjalla ?!!!
Vini tek varri një kasetë
Ku të këndojë,ELI FARA...
13 korrik 2001
3.Pianistja
Maria Rafael *
I vendose duarët e brishta mbi tastierë
Ç'brenë të mundon,Maria Rafael?
Mos për burrin mendon,të mbyllur në burg
Apo për djalin e vogël që do rritësh me mund ?
Ti rri mbi tastierë dhe s'di se ç'do luash
Moxartin a Shopenin;ndoshta dhe një valc
Por hiç nuk vendos...dhe nxënësit veç presin
(Nuk e dinë që mësuesja s'ka ngrënë as mëngjesin)
Se duhet të mos hajë,të rritet mirë djali
Dhe burrin do të "mbajë"(se në burg është STAVRI **)
Një çast edhe kthiellesh;gishtat zunë,lëvizin
Në muzikë zë e kredhesh,mendimet u terratisën.
U mbush kabineti,i tëri me diell
Se mbi piano, o moj Mjeshtre,ti diellin e sjell
Dhe me punën tënde,një punë me përkushtim
Ty i gjithë Fieri,të kujton me adhurim.
*Maria Rafael pinaiste e madhe nga Hungaria.E priti
bashkëshortin,tenorin dhe skenaristin e Teatrit të Operës dhe Baletit
si një Penelopë e vërtetë për 25 vjet me radhë.Kur doli Stavri Rafael
nga burgu,pas vitit 1990,iku fmailjarisht me të në Hungari.Sipas
Mjeshtërit të pianos,Robert Radoja,Maria Rafael kq enë e vetmja
pieniste me kualufikim të lartë në Shqipëri.Fieri e ka shpallur"Nderi
i Fierit".
** Stavri Rafael u dënua 25-vjet tek tentoi të arratisej nga liqeni
i Ohrit.I vëllai i tij,major Thoma Rafaeli,u pushkatua.
8 mars 2001
4. Dil pak në penxhere
Vëllezërve CURRI,Vaskës dhe DHimitrit
Pse s'del pak në penxhere apo po qendis lahurin?
A e sheh,moj,a e sheh që e "dogje" Vaskë Currin?
Ia thotë këngës si bilbil;ison vëllai ia mban
Po të lutem:-Dil,moj,dil! Sa të shohin pak,aman!
Oh, sa bukur që këndojnë;thuaj kanë lindur këngëtarë
THuaj bilibilat po dëgjojmë;ty,moj,"dreqi të të marrë!!!"
Një ia thotë,tjetri ia mban;pa më gjeni kund më bukur?
Dil,moj dil!Ç'pret,aman?Si "guxon" që më rri strukur?
12 korrik 2001
5.Vaçe Zela
O MBretëreshë e madhe e këngës,o e Madhja Vaçe Zela
Ti na je ilaçi i zëmrës;pa ty bosh dhe e kotë:skena!
Dilje ti dhe ngrohej shpirti,nga një gërç i madh çlirohej
Dhe pranverë na kthehej dimri;ti mjedisin veç e ngrohje.
Zëri yt buçimë nga qielli,si bekim nga Perëndia
Ti në skenë si të qe Dielli,zë e ngrohej gjithësia.
Qe bilbil a kanarinë,por buçsite nga ty skena
Jo.Askush nuk të arrin.Je Mbretëresha,Vaçe Zela.
Dhe sa kohë,o moj Mbretëreshë,ti do rrish atje,në Zvicërr
NJë gjë duhet ta marrshë vesh,ne në zëmra kemi dimër.
1 dhjetor 2010
6.Requem për Miltiadh Papën *
Ja dhe Nurejevi që nga Bashkiria **
"Binjak" MIltiadh Papa që nga Shqipëria
Në "Balshoj Teatër" qenë zgjedhur si yje
Një shkëlqeu në botë ,tjetri mbetë në"hije"
Në hije mbetë Miltiadhi (fati i tij:i keq!!!)
S'iu nda biografia(rrodhe pas si dreq)
-Ç'na duhet talenti?Të rrojë besnikëria!
Ja kështu "kollitej" në surdinë partia.
Në role të dyta;asnjëherë i pari
Ky që qe veç ylli( në hije,Miltiadhi!!!)
Mbi kokë ç'i rri ngrehur shpata e partisë
Në hije,Miltiadh Papa:nderi i Shqipërisë.
*Vdiq në Greqi ky që qe nga balerinët më të mirë të vëndit.U la në
hije për biografi.
**Rudolf Nurejevi-balerini më i madh i gjihtë kohërave,nga
Bshkiria,një krahinë tartare..Vdiq në Paris.
26 shkurt 2002
7. "Nuk jam ma sikur atëherë "
Bujar Qamilit
Në mes të Sant Petërburgut,gjeta kasetën e Bujar Qamilit *
Dhjetë këngë kish kaseta me këtë këngëtar të madh popullor
Kalova ca çaste me Shqipërinë( m'u duk si zëri i bilbilit)
Se mërzitjen dhe pikëllimin ma hoqi si me dorë
"Nuk jam ma sikur atëherë",- kështu titullohej kaseta
Sikur plagën time ta dinte(dhe unë nuk jam më si atëherë)
Këngët me qejf i dëgjova dhe pak u përlota ç'është e drejta
Bujari Shqipërinë ma solli dhe thashë:-Ku do gjej të tjera?!...
*Sant Petërsburg-qyteti ku banoj,në Florida.
12 korrik 2001
8. Kaseta
Një miku im ,i mirë që nga Berati
Më solli një kasetë me këngë përmetare
Më iku mërzia,m'u largua narazi
M'u mbush shtëpia me muzikë shqiptare.
Ushtoi kalrineta nga Laver Bariu
Pastaj Vangjel Poda lozi një kaba
Dridhesha nga gëzimi siç bën çilmiu
Se jam bushur aq sa s'mbahem,sa.
"Zuri një bilbli me vesë" Mentor Xhemali
Vëllezërit Curri këndojnë një tufë këngë
"Pa shiko përmetkat,po shkojnë tek dhaskali ..." *
Tash jam bërë me krahë si zog apo shpënd.
Sa mbaron kaseta,prapë zë e rivë
Dhe ç'është e vërteta...edhe qaj nën zë.
*Në thonjëza vargje këngësh
20 janar 2003
9."Mos më lini të largohem!"
Sipas kasetës së Kozma Dushit
Jo.Kjo nuk është këngë,po është apel
Apel që duhet dhënë me ulërimë.
Ky apel si një urdhër i prerë:
-Ndal! Mos e lini SHqipërinë!
Shqipëria seç po mpaket
Nga kjo ikje-lemeri
Dhe po thinjet,dhe po plaket
Iku,iku brezi i ri.
Le të hapet ulërima
Si "Majë-krahi" gojë më gojë
Dikush duhet t'ia bëj prima
Shqipërinë ta shpëtojë.
Nga kjo ikje kaq e mbrapshtë
Seç më vjen,vërtet,të qaj
Të dalë kush dhe t''i thotë:ndal!
Veç atëherë më nuk do vuaj.
4 gusht 2001
10.Tanë,moj e zezë Tanë (analogji) *
Sipas grupit çam
Tanë,Tanë,kako Tanë
Zgjo nënën dhe vëllanë
(se babanë unë më s'e kam)
Të vijnë ,të thajnë oqean
Se në "pranga" po më mban
Ah,ta dish,sa keq që jam!
Aq sa shpirti ma bën "pam!"
Pres,me shpresë,Tanë,o xhan
* e kam adaptuar.
3 korrik 2002