Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Vargje për këngëtarët dhe artistët

| E hene, 06.12.2010, 10:03 PM |


Vargje për këngëtarët dhe artistët

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1.Laver Bariut

 

Çaje klarinetën,o Laver Bariu !

Çaje  që të vij tek unë melodia

M'u tha shpirti,po regëtij,i ziu

Për një melodi veç nga Shqipëria.

 

Melodia brigjeve të Vjosës të marrë

Dhe Vjosa me vërtik ta çojë në det

Që aty le ta rrëmbjejë një pulëbardhë

Dhe të ma sjellë mua,këtu,në kurbet.

 

Se shpirti m'u tha për atë melodi

Dhe zëmra bën "ah",tek psherëtin

Çaje klarinetën,o Laver Bari !

Veç ajo mua ma heq mërzinë.

 

12 korrik 2001

 

 

2.Do të  shihni...

 

Kur të kem vdekur,

Do të shihni,po s'u ngjalla ?!!!

Vini tek varri një kasetë

Ku të  këndojë,ELI   FARA...

 

13 korrik 2001

 

 

3.Pianistja

 

Maria Rafael    *

 

I vendose duarët e brishta mbi tastierë

Ç'brenë të mundon,Maria Rafael?

Mos për burrin mendon,të mbyllur në burg

Apo për djalin e vogël që do rritësh me mund ?

 

Ti rri mbi tastierë dhe s'di se ç'do luash

Moxartin a Shopenin;ndoshta dhe një valc

Por hiç nuk vendos...dhe nxënësit veç presin

(Nuk e dinë që mësuesja s'ka ngrënë as mëngjesin)

 

Se duhet të mos hajë,të rritet mirë djali

Dhe burrin do të "mbajë"(se në burg është STAVRI **)

Një çast edhe kthiellesh;gishtat zunë,lëvizin

Në muzikë  zë e kredhesh,mendimet u terratisën.

 

U mbush kabineti,i tëri me diell

Se mbi piano, o moj Mjeshtre,ti diellin e sjell

Dhe me punën tënde,një punë me përkushtim

Ty i gjithë Fieri,të kujton me adhurim.

 

*Maria Rafael pinaiste e madhe nga Hungaria.E priti

bashkëshortin,tenorin dhe skenaristin e Teatrit të Operës dhe Baletit

si një Penelopë e vërtetë për 25 vjet me radhë.Kur doli Stavri Rafael

nga burgu,pas vitit 1990,iku fmailjarisht me të në Hungari.Sipas

Mjeshtërit të pianos,Robert Radoja,Maria Rafael kq enë e vetmja

pieniste me kualufikim të lartë në Shqipëri.Fieri e ka shpallur"Nderi

i Fierit".

 

** Stavri Rafael  u dënua 25-vjet tek  tentoi të arratisej nga liqeni

i Ohrit.I vëllai i tij,major Thoma Rafaeli,u pushkatua.

 

8   mars 2001

 

 

4. Dil pak në penxhere

 

Vëllezërve CURRI,Vaskës dhe DHimitrit

 

Pse s'del pak në penxhere apo po qendis lahurin?

A e sheh,moj,a e sheh që e "dogje" Vaskë Currin?

Ia   thotë këngës si bilbil;ison vëllai ia mban

Po të lutem:-Dil,moj,dil! Sa të shohin pak,aman!

 

Oh, sa bukur që këndojnë;thuaj kanë lindur këngëtarë

THuaj bilibilat po dëgjojmë;ty,moj,"dreqi të të marrë!!!"

Një ia thotë,tjetri ia mban;pa  më gjeni kund më bukur?

Dil,moj dil!Ç'pret,aman?Si "guxon" që më rri strukur?

 

12 korrik   2001

 

 

5.Vaçe Zela

 

O MBretëreshë e madhe e këngës,o e Madhja Vaçe Zela

Ti na je ilaçi i zëmrës;pa ty  bosh dhe e kotë:skena!

Dilje ti dhe ngrohej shpirti,nga një gërç i madh çlirohej

Dhe pranverë na kthehej dimri;ti mjedisin veç e ngrohje.

 

Zëri yt buçimë nga qielli,si bekim nga Perëndia

Ti në skenë si të qe Dielli,zë e ngrohej gjithësia.

Qe bilbil a kanarinë,por buçsite nga ty skena

Jo.Askush nuk të arrin.Je Mbretëresha,Vaçe Zela.

 

Dhe sa kohë,o moj Mbretëreshë,ti do rrish atje,në Zvicërr

NJë gjë duhet ta marrshë vesh,ne në zëmra kemi dimër.

 

1 dhjetor   2010

 

 

6.Requem për  Miltiadh Papën *

 

Ja dhe Nurejevi që nga  Bashkiria  **

"Binjak" MIltiadh Papa që nga Shqipëria

Në "Balshoj Teatër" qenë zgjedhur si yje

Një shkëlqeu në botë ,tjetri mbetë në"hije"

 

Në hije mbetë Miltiadhi (fati i tij:i keq!!!)

S'iu nda biografia(rrodhe pas si dreq)

-Ç'na duhet talenti?Të rrojë besnikëria!

Ja kështu "kollitej" në surdinë partia.

 

Në role të dyta;asnjëherë i pari

Ky që qe veç ylli( në hije,Miltiadhi!!!)

Mbi kokë ç'i rri ngrehur shpata e partisë

Në hije,Miltiadh Papa:nderi i Shqipërisë.

 

*Vdiq në Greqi ky që qe nga balerinët më të mirë të vëndit.U la në

hije për biografi.

**Rudolf Nurejevi-balerini më i madh i gjihtë kohërave,nga

Bshkiria,një krahinë tartare..Vdiq në Paris.

 

26 shkurt 2002

 

 

7. "Nuk jam  ma sikur atëherë "

 

Bujar Qamilit

 

Në mes të Sant Petërburgut,gjeta   kasetën e Bujar Qamilit   *

Dhjetë këngë kish kaseta me këtë këngëtar të madh popullor

Kalova ca çaste me Shqipërinë( m'u duk si zëri i bilbilit)

Se  mërzitjen dhe pikëllimin ma hoqi si me dorë

 

"Nuk jam ma sikur atëherë",- kështu titullohej kaseta

Sikur plagën time ta dinte(dhe unë nuk jam më si atëherë)

Këngët me qejf i dëgjova dhe pak u përlota ç'është e drejta

Bujari Shqipërinë ma solli dhe thashë:-Ku do gjej të tjera?!...

 

*Sant Petërsburg-qyteti ku banoj,në Florida.

 

12 korrik 2001

 

 

8. Kaseta

 

Një miku im ,i mirë që nga Berati

Më solli një kasetë me këngë përmetare

Më iku mërzia,m'u largua narazi

M'u mbush shtëpia me muzikë shqiptare.

 

Ushtoi kalrineta nga Laver Bariu

Pastaj Vangjel Poda lozi një kaba

Dridhesha nga gëzimi siç bën çilmiu

Se jam bushur  aq sa s'mbahem,sa.

 

"Zuri një bilbli me vesë" Mentor Xhemali

Vëllezërit Curri këndojnë një tufë këngë

"Pa shiko përmetkat,po shkojnë tek dhaskali ..."  *

Tash jam bërë me krahë si zog apo shpënd.

 

Sa mbaron kaseta,prapë zë e rivë

Dhe ç'është e vërteta...edhe qaj nën  zë.

 

*Në thonjëza vargje këngësh

 

20 janar 2003

 

 

9."Mos më lini të largohem!"

 

Sipas kasetës së Kozma Dushit

 

Jo.Kjo nuk është këngë,po është apel

Apel që duhet dhënë me ulërimë.

Ky apel si një urdhër i prerë:

-Ndal! Mos e lini SHqipërinë!

 

Shqipëria seç po mpaket

Nga kjo ikje-lemeri

Dhe po thinjet,dhe po plaket

Iku,iku  brezi i ri.

 

Le të hapet ulërima

Si "Majë-krahi" gojë më gojë

Dikush duhet t'ia bëj prima

Shqipërinë  ta shpëtojë.

 

Nga kjo ikje kaq e mbrapshtë

Seç më vjen,vërtet,të qaj

Të dalë kush dhe t''i thotë:ndal!

Veç atëherë më nuk do vuaj.

 

4 gusht 2001

 

 

10.Tanë,moj e zezë Tanë (analogji)   *

 

Sipas grupit çam

 

Tanë,Tanë,kako Tanë

Zgjo nënën dhe vëllanë

(se babanë unë më s'e kam)

Të vijnë ,të thajnë oqean

Se në "pranga" po më mban

Ah,ta dish,sa keq që jam!

Aq sa shpirti ma bën "pam!"

Pres,me shpresë,Tanë,o xhan

 

* e kam adaptuar.

 

3 korrik 2002