Kulturë
Haxhi Dulla: Filmi "Ghostwriter" i regjisorit Roman Polanski më i miri në Europë
E hene, 06.12.2010, 09:40 PM
Filmi "Ghostwriter" i regjisorit Roman Polanski më i miri në Europë
Nga HAXHI DULLA –Talin
Gjashtë shpërblime për filmin e Polanskit
Sukses i madh i regjisorit polak Roman Polanski , gjatë ndarjes së Shpërblimeve Europiane të Filmit për vitin 2010 të mbajtur në Talin të Estonisë. Filmi i Tij i fundit me titull „ Ghostwriter „ ( shqip “Shkrimtari Fantazmë “ ) u shpërblye në gjashtë kategori, ndër to për film më të mirë të vitit.
Filmi i Polanskit u shpërblye me Statuen për filmin më të mire, regjinë dhe skenarin ( të shkruar së bashku me Robert Harris) për aktorin më të mirë ( Ewan McGregor), zërimin ( Alexander Desplat), dhe udhëheqjen artistike (Albrecht Konrad).
- Personazhi i filmit "Ghostwriter" - është shkrimtar, i cili për shpërblimin me para krijonë për të tjerët duke iu dhëne atyre të drejtën e autorit. Angazhohet ai për të shkruar memoare në emër të njërit nga ish kryeministrave të Britanisë së Madhe. Gjatë punës së tij të shkrimit të librit , ballafaqohet ai me një sekret i cili mund të rrezikon jetën e tij…
Shpërblimet Europiane të Filmit, ndahen që nga viti 1988, nga anëtarët e Akademisë Europiane të Filmit, në dhjetë kategori. Laureat i parë ishte regjisori i ndjer polak Krzysztof Kie?lowski i cili krijonte dhe jetonte në Pariz të Francës.
Akademia Europiane e Filmit me seli në Berlin e përkrahur nga Komisioni Europian është iniciativë e regjisorëve europian. Ceromeniali i ndarjes së shperblimeve mbahet në vitet tek në Berlin e në vitet qift – në kryeqytete të mëdha të Europës
"Ghostwriter"
Regjia : Roman Polanski
Skenari : Robert Harris, Roman Pola?ski
Rolet: Ewan McGregor, Pierse Brosnan. Kim Kattrall
2010-02-192010-02-11Prodhimi: Franca, Gjermania, SHBA , Britania e Madhe.
Zhanri : triller dramatic
Prodhimi: 2010