Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - T
E enjte, 09.12.2010, 10:56 PM
Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
T
TABAKA-JA
ËSHTË E FORTË (
TABAKO-JA
*BËHET TABAKO (duhani etj.) fr.fol.fj.-bëhet i thatë e i shkoqur, i imtuar si pluhur (duhani).- Ai duhan , që kush e shikonte, pështynte të mos e hante me sy , u bë tabako fare. (ZSA-VL-
HEQ TABAKO dikush fr.fol.,fj.- i merr erë, e thith duhanin me hundë dikush. (FGJSSH f. 1961). S.shih sin: heq burnot dikush
E KA TABAKO diçka dikush fr.fol., ftill.-e ka shumë, fare të lehtë diçka dikush, e bën fare lehtë, pa ndonjë vështirësi diçka dikush. (FGJSSH f.1961). S. shih sin: e ka si bukë e djathë (si bukë me djathë) diçka dikush
NUHAT TABAKO dikush fr. fol., fj.- i merr erë, e thith duhanin me hundë dikush. (VK-II f. 931, FGJSSH f. 1961).S. shih sin: heq burnot dikush
THITH TABAKO dikush fr. fol., fj.- i merr erë, e thith duhanin me hundë dikush. (VK-II f. 931, FGJSSH f. 1961).S. shih sin: heq burnot dikush
TABAN-I
I FUTET NË TABAN diçkaje (një çështjeje) dikush fr.fol.,meton.- e shqyrton ,e trajton, e studion , e zbërthen hollë e hollë, hollë e mirë, hollësisht, me rrënjë, me themel, thellë diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f.1961). S. shih sin : e sheh degë më degë diçka (një çështje etj.) dikush
IA NXJERR TABANIN diçkaje dikush fr.fol..,meton.-1. e zbulon krejt, me themel, me rrënjë diçka dikush. S. shih sin: e nxjerr faqe botës diçka dikush. 2. diçkaje (një ene me ushqim a me lëng etj.) e ha a e pi krejt ç’ përmban ena dikush , nuk e lë asnjë çikë, asnjë grimë ushqimi pa e ngrënë a nuk e lë asnjë pikë lëngu pa e pirë dikush. (FGJSSH f. 1961). S. shih sin: ia gjen fundin diçkaje (një ene me ushqim a me lëng etj.) dikush
I SHKON NË TABAN diçkaje (një çështjeje) dikush fr.fol.,meton.- e shqyrton ,e trajton, e studion , e zbërthen hollë e hollë, hollë e mirë, hollësisht, me rrënjë, me themel, thellë diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f.1961). S. shih sin : e sheh degë më degë diçka (një çështje etj.) dikush
TABEL/Ë-A shm. TABELA-T
E BËN TABELË QITJEJE dikë dikush fr.fol.,meton.- ia drejton të gjitha goditjet a kritikat dikujt dikush, drejtohet kundër dikujt dikush me të gjitha goditjet e kritikat. (FGJSSH f. 1616, 1962). S. shih sin: e bën ars e qyrs dikë dikush
TABELAT E BASKETBOLLIT fr.em., sp.- dërrasat ku janë vendosur koshat në lojën e basketbollit. (FGJSSH f. 1962).
TABELA MATEMATIKE fr.em.,mat.- tabela përmbledhëse, me vlera e me përfundime të zgjidhura për probleme e funksione të caktuara. (FGJSSH f. 1961).
TABELË MËSIMORE fr.em.- dërrasë e posaçme e lyer me ngjyrë të zezë, që përdoret në shkollë për të shkruar mbi të me shkumës. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: dërrasë e zezë
TABELË E ZEZË fr.em.- dërrasë e posaçme e lyer me ngjyrë të zezë, që përdoret në shkollë për të shkruar mbi të me shkumës. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: dërrasë e zezë
TABIAT-I
IA DI TABIATIN fr.fol.,ftill.-e njeh mirë dikë dikush (dhe di si të sillet me të),ia di shpre-hinë e keqe, tekën dikujt dikush. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: ia di hujin (hujet) dikujt dikush
MERR TABIAT TË KEQ dikush fr. fol., ftill.-merr shprehi të keqe dikush, mësohet keq dikush, i bëhet shprehi e keqe dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin: merr adet të keq dikush
NUK IA MERR TABIATI diçka a dikë dikujt fr.fol.,id.- nuk e do, nuk e pëlqen, nuk e përlan, nuk e honeps diçka dikush, i zvirdhet, i zvordhitet, i strakset diçka a dikush dikujt, nuk ushqen më dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i del nga huji (prej huji) diçka a dikush dikujt; nuk e ka në bukë diçka a dikë dikush (edhe poh.)
TABU-JA shm. TABU-TË
BËHET TABU diçka fr.fol.,fj.-ndalohet të flitet a të përmendet diçka. (FGJSSH f. 1962).
TAFT-I
HIPËN NË TAFT dikush fr.fol.,id.- bëhet mbret dikush. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: hipën në fron dikush
TAFTI-BAFTI!
TAFTI-BAFTI! fr.ndf.,iron.- po e provoj një here me shpresë se do të dalë mirë, do të bëhet mirë. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: në baft e në taft (në baft dhe në taft, në baft, në taft)
TAGAR-I
(E) MBUSH TAGARIN ME UJË dikush fr.fol.,iron.-e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush, bën punë të kotë dikush, punon kot , kot së koti dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bën baltë dikush
TAG/ËR-RI
*KA TAGËR dikush fr.fol.,ftill.-ka të drejtë dikush.- Kanë tagër malësorët e shtatë copë fshatrave në këtë anë, kur ia këndojnë se ka qenë pika e burrit aty ku është ndarë burrëria me nder. (MI-SHT f. 104). S. shih sin: ka arsye dikush
TAGJI-A
E HËNGRI TAGJINË dikush fr.fol., iron.-1. e kaloi pjesën më të madhe të jetës dikush, u plak shumë dikush, i iku koha, mosha dikujt. S. shih sin: e hëngri barin dikush. 2. mbaroi, mori fund me gjithçka dikush, e gjeti një e keqe, fatke-qësi e madhe dikë, e pësoi keq dikush. S. shih sin: e hëngri çairin dikush.3. vdiq. (FGJSSH f. 638, 1962). S. shih sin: i lau çanakët dikush
TAHMA-JA
KUSH BËN TAHMA, S’ HA AS ATË QË KA fr.proverb.-kush lakmon shumë, nuk e gëzon edhe atë që e ka. (BQ-DSH). S.shih sin: copë e madhe të mbetet në fyt (ta zë frymën)
TAHMAÇAR-I
TAHMAÇARI MERR HALIÇKËT fr.proverb.,iron.- kush lakmon shumë mbetet pa asgjë, pa hiçgjë, kush lakmon shumë nuk e gëzon edhe atë që e ka. (KOKA te : Leka nr. 11/ 1931 f. 343).S.shih sin: copë e madhe të mbetet në fyt (të zë frymën)
TAHMIN-I
E GJEN ME TAHMIN fr.fol.,ftill.- e gjen duke ecur ngadalë në errësirë a duke ecur me sy mbyllur. (FGJSSH f. 1963).
E KËRKON ME TAHMIN fr.fol.,ftill.- e kërkon duke ecur ngadalë në errësirë a duke ecur me sy mbyllur. (FGJSSH f. 1963).
ME TAHMIN fr.ndf.,id.-në mënyrë të përfarët, me përafërsi, përafërsisht, jo në mënyrë të sigurt, të saktë, të përpiktë, pa të dhëna të përpikta e të sakta, pa të dhëna të sigurta, hamendas,hamendthi, kuturu, kuturimthi .(FGJSSH f. 1963). S. shih sin: me hamendje
NË TAHMIN fr.ndf.,id.-në mënyrë të përfarët, me përafërsi, përafërsisht, jo në mënyrë të sigurt, të saktë, të përpiktë, pa të dhëna të përpikta e të sakta, pa të dhëna të sigurta, hamendas,hamendthi,kuturu,kuturimthi.(BQ-DSH). S. shih sin: me hamendje
NJËFARË TAHMINI fr.ndf.,id.- disi, diqysh, as mirë, as keq, deri diku, njëfarë mesi. (BQ-DSH). S. shih sin : njëfarë dore
TAJAR/E-JA
U FTOHSH NË TAJARE! fr.fol.,iron.- kot e ke se nuk më bind, nuk është ashtu siç thua! (PETZE-FSHFRR f. 87).
TAJT
BËN TAJT dikush , IA BËN TAJT dikush fr.fol.,id.- ikën shpejt, shpejt e shpejt, menjëhgerë e pa u hetuar, pa u diktuar dikush. (BQ-DSH, JNU-FPM f. 244). S. shih sin: bën bërsht dikush
IKËN TAJT dikush fr.fol.,,ftill.- ikën shpejt, shpejt e shpejt, menjëhgerë e pa u hetuar, pa u diktuar dikush. (HB-FSHRRD-I f. f. 35). S. shih sin: bën bërsht dikush
TAK
TAK-RAK fr.ndf.,id.-fr.ndf.,id.-menjëhe-rë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt,përnjëherë, përnjëherësh, shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë, pa vonuar fare. (BQ-DSH). S. shih sin: aty për aty
TAKAT-I
*KA TAKAT, IA KA TAKATIN dikush fr.fol.,fj.- ia ka mundësinë, fuqinë dikush.- me hak, me hak, ku ia kemi takatin , ne biro. Traktori ka shpenzime të mëdha . (ZSA-VL-
NUK KA TAKAT për diçka dikush; NUK IA KA TAKATIN diçkaje dikush fr. fol.,meton.-nuk ka mundësi për diçka dikush, nuk ia ka mundësinë diçkaje dikush . (FGJSSH f. 1963) S. shih sin: nuk ka bythë për diçka (për një punë etj.) dikush (edhe poh.)
E LË TAKATI dikë fr.fol.,meton.- nuk mund të punojë dikush, e lë fuqia fizike dikë, nuk është më i aftë, i zoti për punë dikush . (FGJSSH f. 1963). -Dora-dorës po më lë takati, kurse malli kërkon të zotin e vet. (MI-SHT f. 99). S. shih sin: e lë dora dikë
MERR TAKAT dikush a diçka forcohet, fuqizohet dikush a diçka. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: merr energji dikush a diçka
I PRITET TAKATI dikujt fr.fol.,meton.- nuk mund të punojë dikush, e lë fuqia fizike dikë, nuk është më i aftë, i zoti për punë dikush . (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: e lë dora dikë
SIPAS TAKATIT të dikujt fr.ndf.,fj.- sipas mundësisë e fuqisë që ka dikush. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: aq sa i arrin (i mbërrin) dora dikujt
TAKETUK/E-JA
BIE NË TAKETUKE dikush fr.fol. ,iron.- shtrohet, mblidhet dikush, bëhet i urtë dikush, bëhet i bindur, i shtruar dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush. (UÇ-3/
I BIE NË TAKETUKE diçkaje dikush fr.fol.,id.- e kupton drejt diçka dikush, e merr vesh, e kupton (më në fund) dikush diçka , që nuk e merrte vesh, që nuk e kuptonte më parë, i kujtohet (më në fund) dikujt diçka që nuk i kujtohej më parë , e gjen mënyrën e kryerjes së një pune a mënyrën e zgjidhjes së një çështjeje dikush, e merr vesh me përpikëri, me saktësi diçka dikush. (PAVHA-SHPE f. 120). S. shih sin: i bie në fije diçkaje dikush.
S’ ËSHTË NË TAKETUKE dikush fr.fol.,id.- flet ose vepron në mënyrë jonormale dikush, nuk është normal, tamam dikush, nuk është në rregull nga mendtë (nga mendja) dikush, nuk e kontrollon dot veten dikush, nuk është në gjendje të zotërojë veten dikush, nuk është ne gjendje të arsyetojë dikush. (JNU-FPM f. 244, PAVHA-SHPE f. 120). S. shih sin: nuk është në bokë dikush
VJEN NË TAKETUKE dikush fr.fol., id.- fillon të mendojë, të sillet, të punojë, të veprojë drejt dikush, punon, vepron sillet drejt, mbarë, si ka hije dikush, hyn në rrugë të mbarë dikush, shtrohet, mblidhet dikush, bëhet i urtë dikush, nxjerr mësim nga pësimi dikush, pëson dhe mëson dikush, nis të bindet, të shtrohet dikush, bëhet i bindur, i shtruar dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush. (JNU-FPM f. 244) S. shih sin; bie në brazdë dikush
TAKË
E KA TAKË diçka dikush fr.fol.,id.- e do, e dëshiron, e lakmon shumë, tej mase diçka (për ta pasur a për ta ngrënë) dikush, i pëlqen dhe e tërheq shumë diçka dikë (për ta pasur a për ta ngrënë) .(AXH-XLV f. 149). S. shih ain: i digjet buza dikujt për diçka
IA LË TAKË dikujt diçka dikush fr. fol.,id.- e bën dikë dikush që t’ i vijë shumë keq për diçka që nuk ia ka bërë, nuk ia ka plotësuar, nuk ia ka përmbushur, nuk ia plotëson, nuk ia përmbush dëshirën dikujt dikush për diçka, ia lë të pasendërtuar,të papërmbushur, të paplotësuar diçka dikujt dikush. (AXH-XLV f. 149, AXH-I f. 204, FGJSSH f. 1963). S. shih sin: ia lë djegë dikujt diçka dikush
I MBETET TAKË dikujt diçka a për diçka fr.fol.,meton,.-i mbetet dëshirë e paplotësu-ar, e pasendërtuar diçka dikujt,nuk i përmbushet, nuk i plotësohet, nuk i sendërtohet diçka e dëshiruar,e lektisur, e pëlqyer shumë, pa masë a një dëshirë dikujt, i vjen shumë keq dikujt që e lë diçka pa e bërë, pa e sendërtuar, pa e përmbushur,i mbetet shumë merak, mall, shqetësim dikujt për diçka, i mbetet shqetësim ,merak diçka dikujt (një kohë të gjatë), i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë diçka e hidhur dikujt. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: i mbetet birë (në zemër) diçka a për diçka dikujt
TAKIJ/E-A shm.TAKIJE-T
E FUG TAKIJEN MËNJANË (MBI SY) dikush fr.fol.,id.- 1. i kapërcen të gjitha vështirësitë a telashet dikush dhe e ka çdo gjë në rregull. (FGJSSH f. 783, 1807).S. shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush, nuk ka asnjë hall a shqetësim, preokupim dikush, çlirohet nga hallet, shqetësimet, brengat dikush, bëhet i pahalle dikush. (FGJSSH f. 783, 1593, 1807). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush
E HEDH TAKIJEN MËNJANË (MBI SY) dikush fr.fol.,id.-1. qetësohet, rehatohet, e fle mendjen dikush pasi e vë një punë në rrugë të mbarë ose pasi i siguron të gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S. shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë, i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush (FGJSSH f. 783, 1593,1807, 1963). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush
E KTHEN TAKIJEN MËGJOSH (MËNJANË, MBI SY) dikush fr.fol.,id..-1. qetësohet, rehatohet, e fle mendjen dikush pasi e vë një punë në rrugë të mbarë ose pasi i siguron të gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S. shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë, i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush (FGJSSH f. 783, 1593, 1807, 1963, 2154). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush
E MBAN TAKIJEN MËNJANË (MBI SY) dikush fr.fol.,id..-1. qetësohet, rehatohet, e fle mendjen dikush pasi e vë një punë në rrugë të mbarë ose pasi i siguron të gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S. shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë, i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush (FGJSSH f. 783, 1807). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush
I SILLET TAKIJA RROTULL (VËRDALLË) dikujt fr.fol.,id.- 1. është shumë i shqetësuar, i brengosur, i merakosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon shumë, pa masë, është në telash, në hall të madh dikush. (FGJSSH f. 1752, 1963). S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. është në një gjendje shumë të vështirë dikush. S. shih sin: është në angështi dikush. 3. është shumë i ngarkuar me punë dikush dhe s’ di ç’ të bëjë më parë. (FGJSSH f. 2157, 2165). S. shih sin: është me dorë në shqilë dikush
E VË TAKIJEN MËNJANË (MBI SY) dikush fr.fol.,id..-1. qetësohet, rehatohet, e fle mendjen dikush pasi e vë një punë në rrugë të mbarë ose pasi i siguron të gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807, 2154).S. shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë, i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush (FGJSSH f. 783, 1593, 1807, 1963, 2154). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush
I VJEN TAKIJA RROTULL (VËRDALLË) dikujt fr.fol.,id.- 1. është shumë i shqetësuar, i brengosur, i merakosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon shumë, pa masë, është në telash, në hall të madh dikush. (FGJSSH f. 1752, 1963). S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. është në një gjendje shumë të vështirë dikush. S. shih sin: është në angështi dikush. 3. është shumë i ngarkuar me punë dikush dhe s’ di ç’ të bëjë më parë. (FGJSSH f. 2157, 2165). S. shih sin: është me dorë në shqilë dikush
TAKIM-I
GJEN TAKIM me dikë dikush fr.fol.,fj.- takohet me dikë dikush. (BQ-DSH). S. merr takim me dikë dikush
MERR TAKIM me dikë dikush fr.fol.,fj.- takohet me dikë dikush. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: gjen takim me dikë dikush
TAKSIRAT-I
IA NDIEN TAKSIRATIN dikujt a diç-kaje dikush fr.fol.,iron.- ia dëgjon të keqen, të ligën, fatkeqësinë më vonë dikujt dikush, ia dë-gjon lajmin e pakëndshëm më vonë dikujt dikush, ia dëgjon ,ia mëson ,ia kupton më vonë pasojat, rrjedhojat e pakëndshme diçkaje dikush . (BQ-DSH).S. shih sin : ia ndien brimën dikujt a diçkaje dikush
PËR TAKSIRAT fr.ndf.- mjerisht, fatkeqësisht. (BQ-DSH).S. shih sin: për fat të keq
E ZË TAKSIRATI dikë fr.fol., id.- e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e zeza dikë. (FGJSSH f. 2230).S.shih sin: e gjen allagjakun
TAKT-I
DEL JASHTË TAKTIT dikush, DEL PREJ TAKTI dikush fr.fol.id.- hidhërohet, zemërohet, nevrikoset sakaq, menjëherë dikush, nevrikoset, zemërohet, hidhërohet shumë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush
E QET PREJ TAKTI dikë dikush a diçka fr.fol.,id.-e zemëron, e hidhëron, e nevrikos shumë, mase dikush dikë dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: ia bën barkun vred dikujt dikush a diçka
TAL/Ë-A
(E) GJEN TALËN diçka (një punë, një çështje etj.) fr.fol.,ftill.- hyn në rrugën e zgjidhjes, të përfundimit diçka (një punë, një çështje etj.) , vjen në një gjendje që të ecë mbarë diçka (një punë, një çështje etj.), zgjidhet diçka (një punë, një çështje etj.). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bie në çetele diçka ( një punë, një çështje etj.)
MBUSHET TALA me diçka fr.fol., met. - nuk mund të durohet më diçka, kalon çdo kufi diçka, teprohet shumë diçka, kalohet çdo kufi i pranueshëm i diçkaje, nuk mban më diçka. (FGJSSH f. 1965). S. shih sin: mbushet kupa me diçka
VETE NË TALË dikush fr.fol.,id.- nuk do më dikush, mjaftohet dikush, merr a ha dikush aq sa do (aq sa i duhet). (FGJSSH f. 1966, 2142). S. shih sin: bën kanatë dikush
TALLAGAN-I
IA LË NË TALLAGAN fr. fol.,iron.-1. (dikujt dikush) e mashtron dikë dikush, ia hedh, ia punon dikujt dikush. S.shih sin:ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush; ia thyen arrat dikujt dikush.2. (gruaja burrit) i ikën gruaja burrit, nuk i rri gruaja burrit. (BQ-DSH). S.shih sin: ia lë në daltë gruaja burrit
TALLAVANT/Ë-A
BËHET TALAVANTË (E MADHE) diku fr.fol.,iron.-bëhet rrëmujë (e madhe) diku, bëhet pështjellim (i madh) diku, përzihet, pështje-llohet, ngatërrohet krejt puna, gjendja, situata diku. (HB-FSHRRD-I f. 34). S. shih sin: nuk dihet kush blen e kush paguan diku
TALLAZ-I shm.TALLAZE-T
BËN TALLAZE (deti) fr.fol., fj.- dallgëzon, valëzon, tallazohet, tallazon (deti), vjen me dallgë, me tallaze, me valë (deti). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën dallgë ( deti)
E MERR ME TALLAZ diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e merr me të shpejtë, me vrull, me hov, me ngut, me nguti, me nxitim, rrëmbimthi e pa e menduar diçka (një punë etj.) dikush, vepron në mënyrë të nxituar dikush. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: e merr (me) axhele diçka (një punë etj.) dikush
NGRE TALLAZ (deti) fr.fol., fj.- dallgëzon, valëzon, tallazohet, tallazon (deti), vjen me dallgë, me tallaze, me valë (deti). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën dallgë ( deti)
TALLAZE-TALLAZE fr.ndf., met.- me shumë valë të mëdha, duke lëvizur si valë, si dallgë të mëdha, me dallgë, valë të mëdha. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: dallgë-dallgë
TALLJ/E-A
E KA ME TALLJE dikush fr.fol.,fj.- nuk e ka seriozisht dikush, nuk e ka përnjëmend, me të vërtetë dikush. (FGJSSH f. 1966). S.shih sin: nuk e ka me gjithë mend dikush
E MERR ME TALLJE diçka dikush fr.fol., ftill.- nuk e merr seriozisht, me zeriozitet diçka dikush, nuk i (ia) jep rëndësinë e duhur diçkaje dikush, nuk e merr përnjimend, me të vërtetë diçka dikush. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: nuk e merr me gjithë (me tërë) mend diçka dikush
E VË NË TALLJE dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.- e tall, e përqesh, e qesëndis, e shpotit, e çejnon dikë a diçka dikush, tallet, qesëndiset, shpotitet, mahitet, shagaret me dikë a diçka di-kush. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën allatkë me dikë a diçka dikush
TALLKIN-I
*IA KËNDON TALLKININ dikujt dikush fr.fol.,id.-Kush do të ma këndojë tallkinin, he ia bëfsha e ia kthefsha! (RSY-O f.40).
TAMAH
BËN TAMAH dikush fr.fol.,id.- 1.kursen shumë, pa masë dikush ( në gjëra, në ushqime, në shpenzime etj.). (BQ-DSH).2. lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S.i hyn tamahu dikujt; ka tamah dikush; vë tamah dikush
I HYN TAMAHU dikujt fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S. shih sin: bën tamah dikush
KA TAMAH dikush fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S. shih sin: bën tamah dikush
NGA TAMAHU HEQ STOMAKU fr. proverb.- kush lakmon shumë nuk do të ketë asgjë . (FGJSSH f. 1967). S.shih sin: copë e madhe të mbetet në fyt (ta zë frymën)
VË TAMAH dikush fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S. shih sin: bën tamah dikush
TAMAM
I BIE TAMAM dikujt diçka fr.fol.,id.- i pëlqen dikujt diçka, i bën, i vjen, i bie mirë dikujt diçka, i leverdis dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka, i bie, i vjen për qejfi dikujt diçka. (HB-I f. 213, HB-FPD f. 65). S.shih sin : i vjen elver dikujt diçka (edhe moh.)
I BIEN TAMAM (rrobat etj.) dikujt fr.fol.,ftill.- i bien, i rrinë, i vijnë si duhet (rrobat) dikujt. (FGJSSH f. 2033). S.i vijnë tamam (rrobat) dikujt ; i rrinë pas trupit (rrobat) dikujt ; i rrinë për trup (për trupi) (rrobat) dikujt ; i vijnë për trup (rrobat) dikujt
S’ ËSHTË TAMAM dikush fr.fol., iron.- është mendjelehtë dhe i papjekur dikush, gjykon, mendon cekët dikush, është i cekët në gjykime e mendime dikush. (FGJSSH f. 1967).S. shih sin: është arrë fyçkë dikush
I VIJNË TAMAM (rrobat etj.) dikujt fr. fol., ftill.- i bien, i rrinë, i vijnë si duhet (rrobat) dikujt. (BQ-DSH).S. shih sin : i bien tamam (rrobat) dikujt
TAMB/ËL-LI
I (E) BARDHË SI TAMBLI fr.mb., ftill.,krah.- shumë i(e) bardhë, fare i(e) bardhë, i (e) bardhë pa masë, së tepërmi. ( BQ-DSH). S. shih sin: i (e) bardhë si floçkë e borës
I DEL (I KA DALË) TAMBLI PËRMBI PËRSHESH dikujt fr.fol.,iron.- azdiset, azganiset dikush, harbohet dikush, e ndien veten tepër të fortë, të gjallë, energjik nga jeta shumë e mirë a e pasur dikush, dalldiset, rrëmbehet nga fuqia, forca fizike a jeta shumë e mirë, e pasur dikush. (ESBRA-LU f. 154). S. shih sin: e qet bishtin dikush
DERDHET NË TAMBËL (një bagëti) fr.fol.,meton.-është shumë qumështore (një bagëti), ka shumë qumësht (një bagëti). (MAH-FKPG-I f. 71). S. shih sin: është krua i njomë (një bagëti)
ËSHTË SI TAMBLI KUR GUFON dikush fr.fol.,ftill.,krah.-vepron shpejt e pa u menduar dikush, hidhet, reagon menjëherë, me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush. (PETZE-TRO-I f. 201). S. shih sin: kërcen si gaca në prush dikush
ËSHTË SI TAMBËI NË MËTI (TËPI) dikush fr.fol.,ftill.,krah.-është në hall të madh dikush, është keq e tukeq dikush, është në nevojë të madhe dikush, është në gjendje kritike dikush. (PETZE-TRO-I f. 209). S. shih sin: është në angështi dikush
*GUFON SI TAMBLI dikush fr.fol., meton.- vepron shpejt e pa u menduar dikush, hidhet, reagon menjëherë, me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush.-Uni kureshtarit I tha: -Mos gufo si tambli mbi furnelë! (MERE te: Lajm, 24. 05.
KËRKON TAMBËL DALLËNDY-SHEJE dikush fr.fol.,iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush
KËRKON TAMBËL ZOGU dikush fr. fol., iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush
E LË TAMBLIN CULLAK dikush fr. fol., meton.- e mazit qumështin dikush, ia heq qumështit ajkën që ka zënë dikush. (PETZE-TRO-I f. 201).S.shih sin: ia heq ajkën (qumështit) dikush
IA NXJERR (IA QET) TAMBLIN E NËNËS (PËR HUNDE) dikujt dikush fr. fol., meton.- e mundon, e mërzit, e lodh, e bezdis, e sfilit, e torturon, e strapacon shumë, tej mase dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia pjek buzën dikujt dikush
TAMBËL I ÇARTËN fr.em.,fj.- qumësht i thartuar. (QMU-FSHHA f. 75).
TAM/Ë-A
PRISHET NË TAMË diçka fr.fol., ftill.- prishet në krye,në pjesën kryesore, në burim, në fillesë, në origjinë diçka. (PDO-M f. 106). S. shih sin: peshku qelbet në krye
TAMRUK
E BËN TAMRUK dikë dikush fr.fol., id.- 1. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon shumë, pa masë dikë dikush, ia mbledh keq dikujt dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush. 2. e paralizon dikë dikush, nuk e lë të lëvizë, të luajë vendit dikë dikush, e shtang, e nguros dikë dikush., e lidh këmbë e duar me litar a me pranga dikë dikush. (HB-FSHRRD-I f. 34). S.shih sin: e bën cungurak dikë dikush
E LË TAMRUK dikë dikush fr.fol.,id.-e lë të palëvizshëm, të ngrirë,të shtangur, të ngurosur dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e lë kopenxhë dikë dikush
MBETET TAMRUK dikush fr.fol.,id.- nuk luan, nuk lëviz dot vendit dikush, paralizohet dikush, nuk mund të lëvizë dikush, shtanget dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: mbetet brunç dikush
TANGALL
BËHET TANGALL (një vend etj.) fr.fol.,ftill.- zbrazet krejt, fare (një vend etj.), tangallohet, tangalliset, boshatiset (një vend). (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet bosh (një vend etj.)
E BËN TANGALL fr.fol.,id.-1. (diçka a një vend) dikush- 1. e djeg dhe e shkreton ( diçka a një vend) dikush. (SUAH-SHPPG f. 93). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush ; e djeg, e bën hi diçka a një vend dikush; shih sin: i (ia) vë benzinën diçkaje a një vendi dikush. 2. e zbraz krejt, fare, i heq gjërat që ka brenda (një vend etj) dikush, e tangallon, e tangallis, e sallon, e boshatis ( një vend etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën bosh (një vend etj.) dikush
ËSHTË TANGALL diçka fr.fol.,ftill.- është e zbrazët, pa gjë brenda diçka. (BQ-DSH).S. është zgrof diçka
E LË TANGALL (një vend etj.) dikush fr.fol.,ftill.-e zbraz fare, krejt (një vend etj.) dikush, e lë pa gjë ose pa njeri brenda (një vend etj) dikush, heq ç' ka brenda (një vend etj) dikush, e tangallon, e tangallis, e sallon, e boshatis (një vend etj.) dikush.(AXH-D f. 171). . S. shih sin: e lë bosh diçka (një vend) dikush
I (E) LËNË TANGALL fr. mb., ftill.-i (e) zbrazur fare, krejt (një vend etj.), i (e) lënë pa gjë, pa njeri (brenda) një vend, i (e) tangalluar, i (e) tangallisur, i (e) boshatisur. (BQ-DSH). S. shih sin: i (e) lënë bosh
MBETET TANGALL fr. fol.,ftill.-1. (dikush) iron.- mbetet fare bosh dikush, mbetet pa asgjë (në shtëpi) dikush, mbetet pa asnjë mjet jetese dikush, mbetet pa një lek në xhep dikush, mbetet pa para dikush. S. shih sin: mbetet akull i verdhë dikush. 2. (një vend etj.) mbetet pa gjë ose pa njeri brenda, zbrazet fare,krejt (një vend etj.), tangallohet, tangalliset, sallohet (një vend etj.). (BQ-DSH). S. shih sin: mbetet bosh (një vend etj.)
I (E) MBETUR TANGALL fr.mb., ftill.- i (e) zbrazur fare, krejt,(i mbetur) pa gjë a pa njeri brenda, i(e) tangalluar, i (e) tangallisur, i (e) boshatisur. (BQ-DSH). S. shih sin: i (e) lënë bosh
TANGALLE
E BËN TANGALLE ( diçka a një vend) dikush fr.fol., id.- e djeg dhe e shkreton, e shkretë-ron (një vend) dikush. (SUAH-SHPPG f. 93). S. shih sin: e bën bar diçka a një vend dikush
TANG/Ë-A
E KA TANGË (NË ZEMËR) diçka dikush fr.fol.,meton.- e mundon vazhdimisht për-brenda dikë diçka,e rëndon ,e mundon, e shqetëson shumë e vazhdimisht diçka dikë, i bën përshtypje, shtypje, trysni të rëndë shpirtërore dikujt diçka, e ka ngarkesë, rëndesë vetanake (vazhdimisht, pareshtur) diçka dikush. (FGJSSH f. 1399). S. shih sin: e ka ballgam (në zemër) diçka dikush
*E KA TANGË TË MADHE diçka dikush fr.fol.,ftill.- e ka brengë të madhe diçka dikush, e ka merak, shqetësim, mall të madh diçka dikush.- Me ç’ sy e faqe do t’ i dalim ne Partisë? E di sa turp më vjen?...Nuk e di, këtë të sotmen e kam tangë të madhe. (ZSA-VL-
IA LË TANGË diçka dikujt dikush fr. fol.,id.- nuk ia plotëson, nuk ia përmbush dëshirën dikujt dikush për diçka, ia lë të pasendërtuar,të papërmbushur, të paplotësuar diçka dikujt dikush .(FGJSSH f. 1399). S. shih sin: ia lë djegë diçka dikujt dikush
I MBETET TANGË (NË ZEMËR) dikujt diçka fr.fol.,id.- nuk i sendërtohet diçka e dëshiruar,e lektisur, e pëlqyer shumë, pa masë a një dëshirë dikujt, i vjen shumë keq dikujt që e lë diçka pa e bërë, pa e sendërtuar, pa e përmbu-shur,i mbetet shumë merak, mall, shqetësim dikujt për diçka , merakoset së tepërmi për diçka dikush, i mbetet shumë shqetësim ,merak diçka dikujt (një kohë të gjatë), i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë diçka e hidhur dikujt. (AXH-IX f. 163, AXH-XXXVII f. 166, FGJSSH f. 1399). S. shih sin: i mbetet birë (në zemër) diçka a për diçka dikujt
TANI
*O TANI , O KURRË fr. ndf., meton.- medoemos, domosdo, doemos.- I sëmuri Rremë vuante vetëm nga trutë e kokës dhe, o tani, o kurrë, do të ishte mirë t’ i hiqnin një dru të shëndoshë kurrizit. (ROTHE-P f. 131). S. shih sin: me çdo çare
-*QYSH TANI fr.ndf.,fj.- Por, edhe sikur t’ i mjaftonin , ai qysh tani e dinte se s’ do t’ ja plotësonte dot dëshirën. (FKO-SH f. 43).
*TANI PËR TANI fr. ndf.fj.- përkohë-sisht, momentalisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë. (FGJSSH f. 360, 1416, 1968). - Duket se tani për tani duhet të pushojë së ekzistuari Instituti Albanologjik çfarë është ky i tanishmi dhe në vend të tij të themelohet një Qendër për Studime Albanologjike, në po atë ndërtesë, në po atë hapësirë...(MEKRA te: KD, 14 qershor
*TANI E TËHU, TANI E TUTJE fr.ndf.,fj.- prej sotit, prej tashit. - Këtë detyrë ta marrim në dorë edhe më mirë tani e tutje duke përsosur organizimin e punës. (ASI, PAVHA te : SF. nr. 1/
TANK-U
BËHET SI TANK dikush fr.fol.,krah.- lidhet mirë nga shëndeti dikush, bëhet i trashë, i majmë, i shëndoshë shumë, pa masë dikush, shëndoshet, ngjallet shumë, jashtë mase dikush, trashet, majet shumë, pa masë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet si bucë dikush
TAP-TUP
BËN TAP-TUP fr.fol.,onomat.-kërcen shpejt e shpejt.- Me buzë në gaz duke kërcyer/ bënë tap-tup mbi të nëntë planetat. (RE-FRYMA f. 118).
TAP/Ë-A
*BËHET TAPË dikush fr.fol.,iron.-dehet keq, dehet shumë, pa masë dikush sa nuk e mbajnë këmbët, pi shumë, pa masë, së tepërmi dikush (pije alkoolike). (AXH-XXI f. 166, FGJSSH f. 131, 136, 249, 520, 965, 1008, 1027, 1623, 1704, 1783, 1968, 2027, 2032, 2045, 2071, ASHTHA-M f. 177).- Megjithëse ishte bërë tape, Malo Bonjaku çështjen ia tregoi shtruar. (ZSA-VL-
*I DEHUR TAPË fr. mb.,ftill.-i dehur fare, i dehur shumë, pa masë.- Jo si këta që s' mund ta trembin as macen nga përsheshi duke marrë herë më një anë, herë më një tjetër, si të ishin të dehur tapë. (BESBEL te: B, 1.XI.1997 f.19). S. shih sin: i bërë bërryl
ËSHTË SI TAPA NË SHPINË TË DETIT dikush fr.fol.,iron.- nuk zë vend për të ndenjur, qëndruar dikush, s’ qëndron, s’rri dot në një vend dikush. (FGJSSH f. 1903, 1968). S. shih sin: nuk i zë bishti vend dikujt
ËSHTË TAPË (TAPË TOPI) dikush fr.fol.,iron.- 1. nuk kupton, nuk merr vesh asgjë, fare dikush.S. shih sin: është buall dikush. 2. (nga diçka) nuk merr vesh, nuk kupton fare, asgjë nga diçka (nga një punë, nga një zanat etj.) dikush, nuk e njeh fare diçka dikush, nuk ka fare njohuri për diçka (për një fushë a për një çështje të caktuar) dikush, nuk e kupton fare diçka dikush, s’ di fare për diçka dikush.S. shih sin: nuk merr amë nga diçka dikush. 3. është i dehur shumë, pa masë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1968, 2007). S. shih sin: është dru dikush
TAPI-A
NUK E KA ME TAPI diçka dikush fr.fol.,meton.- nuk e ka përgjithmonë diçka dikush. (FGJSSH f. 1968).S. shih sin: nuk ia ka lënë babai diçka dikujt
NUK E MERR ME TAPI diçka dikush fr.fol.,meton.- nuk e merr përgjithmonë diçka (për ta mbajtur) dikush. (FGJSSH f. 1968).
TAPRAK-U
I HUMB TAPRAKU dikujt fr.fol., meton.- zhduket, humb pa gjurmë dikush, vritet, vdes pa kurrfarë gjurme dikush, humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka
TAR-I shm.TARE-T
I BIE TARI dikujt fr.fol.,id.- i rastis dikujt, i ndodh,i qëllon rastësisht dikujt. (FGJSSH f. 1968). S. shih sin : i bie hera dikujt
ME TARE fr.ndf.,id.- me mundësi. –Me tare është kjo punë. (FGJSSH f. 1968).
I PARAQITET TARI dikujt për diçka fr.fol., id.-1. i vjen çasti (rasti) i përshtatshëm, i volitshëm për diçka dikujt. S.shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka. 2. i krijohet një mundësi, një mjet, një mënyrë a një rrethanë dikujt për të arritur, sendërtuar diçka. (FGJSSH f. 1968). S. shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka
E QET TARI dikë diku fr.fol.,id.- gjendet, ndodhet rastësisht diku dikush, shkon rastësisht diku dikush, i ndodh, i ngjan rastësisht a pa pritur, befasisht të jetë diku dikush, ndodh, ngjan rastësisht a pa pritur të jetë, të gjendet diku dikush. (FGJSSH f. 1968). S. shih sin: e hedh era dikë diku
I VJEN TARI dikujt për diçka fr.fol., id.- 1. i vjen çasti (rasti) i përshtatshëm, i volitshëm për diçka dikuj. S.shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka. 2. i krijohet një mundësi, një mjet, një mënyrë a një rrethanë dikujt për të arritur, sendërtuar diçka. (FGJSSH f. 1968). S. shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka
TARAF-I
BËHET ME TARAFIN e dikujt dikush fr.fol., iron.- bëhet mik, shok i ngushtë i dikujt dikush, të cilit i (ia) mban anën për çdo gjë, të cilin e mbron, e përkrah për çdo gjë. (FGJSSH f. 1969).
BËN TARAF dikush fr.fol.,ftill.- mbledh , bën një grup njerëzish me mendime, me qëllime dhe me interesa të përbashkëta (në një vend) dikush. (BQ-DSH). S.bën valle dikush
ËSHTË TARAF i dikujt dikush fr.fol., iron.-është mik, shok i ngushtë i dikujt dikush, të cilit i (ia) mban anën për çdo gjë, të cilin e mbron, e përkrah për çdo gjë. (FGJSSH f. 1969).
KA TARAF TË MADH dikush fr.fol., ftill.- ka shumë shokë, miq e të afërm dikush, të cilit i (ia) mbajnë anën për çdo gjë, ka shumë përkrahës dikush. (FGJSSH f. 1969).
TARALAK
I DEL TARALAK dikujt dikush fr. fol., id.- i del para sysh, para syve dikujt dikush, ballafaqohet, syzohet, ndërsynohet, ndërsyhet drejtpërdrejt me dikë dikush, vihet njëri përballë tjetrit (njëra përballë tjetrës) (ALCEN-UL-II f. 40). S. shih sin: vihet në ballafaqim me dikë dikush
I KA NË TARALAK (gjërat) dikush fr.fol.,id. i ka para sysh, para syve gjërat dikush. (ALCEB-UL-II f. 40).
TARARALANG
BIE TARALANG dikush fr.fol.,id.- bie, rrëzohet, përplaset, plandoset përtokë, përdhe me forcë dikush . (ALCEN-UL-II f. 40). S shih sin: e thyen arrçin e qafës dikush
E GJUAN TARALANG dikë dikush fr. fol.,id.-e hedh, e përplas, e plandos, e rrëzon me forcë përtokë dikë dikush. (ALCEN-UL-II f. 40). S. shih sin: i (ia) jep duart dikujt dikush
TARALUZH/Ë-A
E ÇOJNË TARALUZHË në mes vete fr.fol.,iron.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, grinden shumë keq e vazhdimisht (duke bërë zhurmë e potere të madhe) në mes vete, shkaktojnë, bëjnë zhurmë të madhe duke u zënë, duke u grindur në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin : shkojnë araz në mes vete
E ÇON TARALUZHË me dikë dikush fr.fol., iron.- shamatohet me dikë dikush, grindet a zihet me dikë dikush duke thirrur, duke piskatur, duke bërtitur, duke bërë zhurmë e potere të madhe, shkakton, bën zhurmë të madhe me dikë dikush duke u grindur, duke u zënë. (FIA-FSHRR f.81). S.shih sin : e çon dardhë me dikë dikush
TARATOR-I
BËHET TARATOR diçka (një punë etj.) fr.fol.,iron.-ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërli-kohet keq diçka (një punë,një çështje a një situatë), prishet fare (një punë etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet bërllok diçka (një punë etj.).
E BËN TARATOR diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. ( BQ-DSH). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush
TARBË
BËHET TARBË dikush fr.fol., id.- tretet e dobësohet shumë dikush, tretet e hollohet shumë, pa masë dikush, bie, hiqet shumë nga shëndeti dikush. (FGJSSH f. 1969). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush
E BËN TARBË dikë dikush fr.fol.,id.- ia mbledh mirë dikujt dikush, nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush, e vë nën urdhra vetanake dikë dikush. (FGJSSH f. 1969).S.shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush
IA BËN TARBË dikujt dikush fr.fol., iron.- 1. (arrat) ia fiton, ia zë të gjitha (arrat.) dikujt dikush ( në lojë me arrra).2. paratë (në lojë, në bixhoz, në kumar etj.) ia fiton, ia merr, ia zë të gjitha të hollat, paratë dikujt dikush (në lojë, në bixhoz, në kumar etj.), e tarbos dikë dikush. (FGJSSH f. 1969). S. shih sin : e lë pa një dysh dikë dikush (në lojë, në bixhoz, në kumar etj.)
ËSHTË TARBË dikush fr.fol.,ftill.- ësh-të shumë i varfër dikush, është i varfër në kulm, tej mase dikush, nuk ka asgjë, gjë nga pasuria dikush. (ART-I f. 180). S.shih sin: është dërrasë dikush
TARLLABUÇ
IA BËN TARLLABUÇ dikujt dikush fr.fol.,id.- 1.e kundërshton, e qorton dikush dikë, i ndërhyn në çdo punë, në çdo çështje dikush dikujt duke iu kundërvënë. S.shih sin: ia bën bajat dikujt dikush. 2.. nuk ia përfill fjalën punën dikush dikujt, ia hedh poshtë mendimin, idenë, propozimin etj.dikush dikujt,e ftoh dikush dikë prej ndonjë pune, ia përqesh, ia përçmon një gjë a punë dikush dikujt, nuk ia pëlqen punën dikush dikujt. (BQ-DSH).S.shih sin: ia bën bajat dikujt dikush
TARTABIQ/E-JA shm. TARTABIQE-T
ËSHTË TARTABIQE dikush fr.fol., ftill., iron.- është i mërzitshëm, i bezdisshëm shumë dikush, të mërzit,të bezdis vazhdimisht me punët e veta dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: është dergjë e rëndë dikush
TARTAKUT-I
Ç' TARTAKUT KE? fr.fol.,iron.-1. rri qetë! rri urtë! S. shih sin : paloje bishtin ! .2. ç' ke? S. shih sin: ç’ bretkun ke? 3. çfarë ke që s’ rri mirë, që s’ je i kënaqur, që je i mërzitur a grindesh etj.? ( FGJSSH f. 1970).S.shih sin: truse bishtin?
E FSHIFTË TARTAKUTI! fr.mallk.- u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi!
E HËNGËRT TARTAKUTI! fr.mallk.- u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi!
I HYN TARTAKUTI dikujt fr. fol.,id.- dridhet së ftohti dikush, tartaroset dikush, ka, ndien të ftohtë të madh dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: i hyjnë ethet dikujt
I (IA) KALL (KËLLET) TARTAKU-TIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.-1. nuk kujdeset, nuk interesohet më a sa duhet dikush për dikë a diçka dikush, e lë jashtë kujdesit, interesit, vëmendjes dikë a diçka dikush, nuk i jep, nuk i kushton rëndësi ,kujdes, interes më a sa duhet dikujt a diçkaje dikush, e lindiris ,e braktis dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: e hedh (m’, pas) anash dikë a diçka dikush
E PRET TARTAKUTI dikë fr. fol.,id.- dridhet së ftohti dikush, tartaroset dikush, ka, ndien të ftohtë të madh dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: i hyjnë ethet dikujt
E ZËNTË TARTAKUTI! fr.mallk.- u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (FGJSSH f. 1970).S.shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi!
TARTAR-I
TARTARI E MERR VESH SE Ç’ BËHET diku fr.fol.,iron.- nuk merret vesh se ç’ bëhet, është rrëmujë e madhe. (JNU-FPM f. 245, FGJSSH f. 1970). S. shih sin : nuk dihet kush blen e kush paguan diku
TASPUS
BËHET TASPUS diçka a dikush fr.fol., id.- zhduket pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket sakaq, fare, krejt dikush a diçka , humb e s’ e gjen dot asgjëkundi diçka a dikë dikush, pushon së ekzistuari dikush a diçka, zhduket, humb pa kurrfarë gjurme diçka a dikush. (UÇ -3/
I BËN TASPUS (paratë) dikush fr.fol., iron.- i prish të gjitha, krejt (paratë) dikush. (VAGU-RIBE-KNA-POG f. 172). S. shih sin: i bën farda-furda (paratë) dikush
TASH
*TASH PËR TASH fr.ndf.- përkohësisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë.- Në Kosovë…ankesat tash për tash nuk kanë efekt. (BKA te: B, 19 janar
*TASH E TUTJE fr.ndf.- prej sotit, prej tashit.-Tash e tutje duhet fituar, nuk ka më arsyetime. (p.a. te: KD, 31 maj
TASHTI
TASHTI PËR TASHTI fr.ndf.- përkohësisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë. (BQ-DSH). S. shih sin: një herë për një herë
TATAR-I
E BIND TATARIN dikush ftill.- e bind, e habit, e çmerit, e çudit, e mahnit gjithkënd, çdokënd dikush., i çmerit, i serit, i mahnit të gjithë dikush ..(ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/
BINDET TATARI fr.fol.,meton.-bindet, çmeritet, çuditet gjithkushi, çdokush, çmeriten, seriten, mahniten, çuditen të gjithë..(ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/
TATARI E MARRTË (E MERR) VESH fr.fol.,iron.- 1. (diçka) nuk merret dot vesh fare diçka , nuk kuptohet dot fare diçka, është fare e ndërlikuar, e ngatërruar diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: as dreqi i gjallë nuk i bie në fije diçkaje. 2. (diku) bëhet (është) rrëmujë, tollovi e madhe diku, ndërlikohet edhe më shumë gjendja, situata në një vend, nuk merr vesh, nuk kupton askush asgjë, fare se ç’ bëhet ç’ ndodh diku , nuk merret vesh , nuk kuptohet fare se ç’ bëhet, ç’ po ndodh diku, përzihet, pështjellohet krejt puna diku. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk dihet kush blen e kush paguan diku
TATARKURT-I
E PRET TATARKURTI dikë fr. fol., id.- e pëson keq dikush, e gjen e keqja dikë, shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, shkatërrohet, merr fund me çka ka dikush, katandiset mos më keq dikush, mbaron me të tëra dikush, e gjen e keqja, fatkeqësia dikë. (BQ-DSH). S. shih sin : merr në çopur dikush
E RROK TATARKURTI dikë fr.fol.,id.- tërbohet, nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. (BQ-DSH).. S.shih sin: merr avull menjëherë
TATËPJETË
BËN TATËPJETË dikush fr.fol., meton.- lëshohet teposhtë dikush, zbret dikush. (FGJSSH f. 1971). S. shih sin: bën poshtë dikush
*IA JEP TATËPJETË dikush fr. fol., meton.-lëshohet teposhtë dikush, zbret dikush .-Ai që nga ajo majë e Ivanit ia dha tatëpjetë me të katra me kalin dori dhe bruf ia bëri mu këtu dhe ra në krahët e Angjelinës. (SS-F f. 101). S. shih sin: bën poshtë dikush
*MERR TATËPJETË dikush fr.fol., meton.- lëshohet teposhtë dikush, zbret dikush. (FGJSSH f. 1062). - Mbi baltën e udhës së rrahur që merrte tatëpjetë në luginë e nën diellin e janarit që hante si me dhëmbë… (JX-N f. 125). S. shih sin: bën poshtë dikush
SHKON TATËPJETË dikush fr.fol., met.- shkon gjithnjë e më poshtë, shkon drejt një gjendjeje gjithnjë e më të keqe, bëhet gjithnjë më keq dikush, bëhet më keq a më i keq dikush . (FGJSSH f. 1524, 1862, 1971, 2030).S. shih sin : merr në çopur dikush.
E SHKON TATËPJETË diçka dikush fr.fol.,meton.- e gëlltit, e kapërcen poshtë diçka dikush. (FGJSSH f. 1862, 1971).
TATËPJET/Ë-A
(E) MERR TATËPJETËN fr.fol., iron.-1. (dikush) shkon gjithnjë e më poshtë, shkon drejt një gjendjeje gjithnjë e më të keqe, bëhet gjithnjë më keq dikush. (FGJSSH f. 1971, 1704, 1971, 1985). S. shih sin : bie në buzë dikush ; merr në çopur dikush. 2. (diçka) .- fillon të bëjë kthesë diçka.- Kështu, ëndjet dhe lektisjet e të rinjve pas dashurisë dobësohen, marrin tatëpjetën. (BQ-PNF f. 202-3). Gjithë ata burra, shtruar në bisedë e në kuvend, as e vunë re se nata mori tatëpjetën e filluan të këndonin këndesët. (SOAN-TZ f. 308).
TATËPJET/Ë-A (E)
IA JEP TË TATËPJETËN dikujt dikush fr.fol.,met.- e shkatërron, e fik ekonomikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar (ekonomike) dikë dikush, i bën një të keqe të ma-dhe dikujt dikush, e katandis dikë dikush. (FGJSSH f. 2030). S. shih sin: e bën borzilok dikë dikush
E MERR TË TATËPJETËN dikush fr.fol. ,met.- shkon gjithnjë e më poshtë, shkon drejt një gjendjeje gjithnjë e më të keqe, bëhet gjithnjë më keq dikush .(FGJSSH f. 1062-3,1707, 1971, 2030).S. shih sin : merr në çopur dikush
E TATËPJETË E BUTË (E ËMBËL) fr.em.,fj.- e tatëpjetë që s’ ka pjerrësi të madhe. (FGJSSH f. 1971).
TATIM-I shm. TATIME-T
TATIM MBI TË ARDHURAT fr.em., fj.- taksë që merret për të ardhurat. (FGJSSH f. 1971).
TATIME TË DREJTPËRDREJTA fr.em.,fj.- taksa që i merren popullsisë për të ardhurat, për tokën etj. (FGJSSH f. 1971).
*TATIM-FITIM fr.em.,fj.- pagesë e detyrueshme që derdh tatimpaguesi, ndërmarrja në buxhetin e shtetit.- Është e ndaluar tregtia ? Ti, po deshe, propozo t’ i hedhësh tatim-fitim ! (ZSA-VL-
TATIME NË NATYRË fr.em.,fj.- të ardhura që mblidhen duke marrë prodhime bujqësore e blegtorale, kafshë etj. në vend të të hollave. (FGJSSH f. 1971).
TATIME TË TËRTHORTA fr.em.,fj.- të ardhura që mblidhen nga popullsia duke rritur çmimet e sendeve më të domosdoshme. (FGJSSH f. 1971).
TATIM MBI XHIRON fr.em.,fj.- pagesë e detyrueshme që derdh tatimpaguesi, ndërmarrja në buxhetin e shtetit. (FGJSSH f. 1971). S. shih sin : tatim-fitim
TAVAN-I
BËHET SI TA MBASH NË TAVAN dikush fr.fol.,meton.-dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush , tretet e thahet, thahet e teret dikush, tretet e dobësohet shumë dikush, liget e tretet dikush, bie shumë, mjaft nga shëndeti dikush, hiqet shumë nga shëndeti dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush
BËHET SI TA KESH TERUR NË TAVAN dikush fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush , tretet e thahet, thahet e teret dikush, tretet e dobësohet shumë dikush, liget e tretet dikush, bie shumë, mjaft nga shëndeti dikush, hiqet shumë nga shëndeti dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
I BIE TAVANI MBI (NË) KOKË dikujt fr.fol., meton.-1. nuk di ku të futet nga turpi, nga një e pqpritur dikush, e zë shumë turpi dikë. (ART f.212, FGJSSH f. 142, 1610). S.shih sin :i erret (i errësohet) bota dikujt. 2. çmeritet, seritet, shastiset, mahnitet dikush, habitet shumë, pa masë dikush nga diçka e jashtëzakonshme. (FGJSSH f. 1971, SKDO f. 487). S.shih sin: bën çmeri dikush
S’ KA TAVAN diçka fr.fol.,meton.- është e papërcaktuar diçka, nuk dihet sa zgjat diçka. (FGJSSH f. 1971).S. shih sin: s’ ka cak diçka
SIKUR I BIE TAVANI MBI (NË) KOKË dikujt fr.fol.,meton.- çmeritet, seritet, shastiset, mahnitet dikush, habitet shumë, pa masë dikush nga diçka e jashtëzakonshme. (FGJSSH f. 1927, SKDO f. 487). S.shih sin: bën çmeri dikush
TAVANI S’ BËHET KURRË DYSHEME fr.proverb.,iron.-është punë e kotë, e pa-mundur diçka, është e pamundshme, e pamundur (të bëhet) diçka. (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain
E ZË TAVANI dikë fr.fol., iron.- s’ di ku të futet, ku të fshihet nga turpi, nga një e papritur dikush, i vjen shumë keq, shumë rëndë nga turpi dikujt, i vjen shumë turp dikujt për diçka. (FGJSSH f. 1927, 2232). S. shih sin : i erret (i errësohet) bota dikujt
TAV/Ë-A
E KA NË TAVË dikush fr. fol., iron.-1. (diçka) e ka të sigurt diçka dikush, (e) ka gati për përdorim a për nevojë diçka dikush, mund ta përdorë sa here a kur të të dojë diçka dikush . (FGJSSH f. 1972). S. shih sin: e ka në dispozicion diçka dikush.2.(dikë) mund të bëjë a të veprojë me dikë dikush si të dojë, si të dëshirojë a si t’ ia ketë ëndja, ia nënshtron vullnetit të vet dikë dikush. (JTH-FFGJSH f. 323).S.shih sin: e ka në dispozicion dikë dikush
S’ PRISHET TAVA PËR DY KOKRRA BIBER fr.proverb.,iron.- nuk prishet diçka e madhe, me vlerë për diçka të vogël e me pak vlerë a fare pa vlerë, nuk lihet diçka e madhe për diçka të vogël a fare të parëndësishme. (FUSH f. 294). S.shih sin: nuk prishet çorba për një thelb hudhër
SHKON KU KA TAVA DY KOKRRA ORIZ MË SHUMË fr.fol.,iron.- kërkon të hajë qelepir, qyl , falas te të tjerët dikush, është qylaxhi dikush. (PESHA-BER f. 216). S. shih sin: lyp belesh dikush
TAV/ËLL-LLA
BIE NË TAVËLL dikush fr.fol.,id.- ushqehet mirë dikush. (JNU-FPM f. 245).
TEAT/ËR-RI
BËHET TEATËR NË BOTË dikush fr.fol.,iron.- njolloset, poshtërohet, shpërnderohet fare dikush, komprometohet keq dikush, bie poshtë, turpërohet keq dikush , nuk i mbetet asnjë vlerë dikujt, e humb çdo vlerë dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota nëpër gojë dikë. (AXH-XLI f. 181). S. shih sin: bie në baltë dikush
LUAN TEATËR me dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.- tallet, shagaret me dikë dikush, e qesëndis, e tall dikë dikush. (FGJSSH f. 1015, 1972). S. shih sin: bën allatkë me dikë a diçka dikush
TEBDIL
BËHET TEBDIL dikush fr.fol.,iron.- vishet krejt ndryshe në trup, në fytyrë dikush me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. (FGJSSH f. 1972).
I VESHUR TEBDIL fr.mb., ftill.-i veshur krejt ndryshe në trup, në fytyrë me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. (FGJSSH f. 1972).
TEH-U shm.TEHE-T
E DREJTON TEHUN te dikush a diçka (kundër dikujt a diçkaje) dikush fr.fol., ftill.-e drejton sulmin, goditjen, kritikën te dikush a diçka (kundër dikujt a diçkaje) dikush. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: e drejton tehun e shpatës te dikush a diçka (kundër dikujt a diçkaje) dikush
ËSHTË NË TEH diçka fr.fol.,ftill..- është gati për të rënë, për t’ u rrëzuar diçka. (BQ-DSH).S.shih sin : është në cungal diçka
ËSHTË NË DY TEHA dikush fr.fol., iron.-është dyfytyrësh, hipokrit dikush, është njeri që mban qëndrim të dyanshëm dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është në dy anë dikush
GJENDET NË TEH TË THIKËS dikush a diçka fr.fol.,ftill.- është në një gjendje kur vendoset përfundimisht fati i dikujt a i diçkaje, mezi mbahet diçka, varet në një qime diçka (një çështje). - Fati i Maqedonisë momentalisht gjendet në teh të thikës, ndërsa nervat tashmë janë tensionuar. (p.a. ta: KD, 15 korrik 2001 f. 2 ). S. shih sin : është në presë (në teh) të briskut dikush a diçka
E LË NË TEH diçka dikush fr.fol.,ftill.- e lë gati për të rënë, për t’ u rrëzuar diçka dikush , e lë si në majë të mprehtë diçka dikush, nuk e lë rrafsh, shesh diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e lë cucurrlek diçka dikush
IA LË TEHUN MBARË dikujt dikush fr.fol.,iron.- e merr me të mirë e i lëvyret, i laritet dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e merr me dhele dikë dikush
E MBAN TË MPREHTË TEHUN kundër dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,ftill.- e mban të mprehtë sulmin, kritikën, goditjen kundër dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1973).
I MPREHTË SI TEH fr.mb.,ftill., krah.- shumë i mprehtë. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: brisk e sharrë
I PRET ME DY TEHE dikujt fr.fol.1. iron. bën çdo gjë pa pyetur të tjerët dikush, vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfu-qishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush. S. shih sin : është vetë Ali , e vetë kadi dikush. 2. met.- ka ndikim, autoritet, pushtet të madh dikush, i ecën, i shkon shumë fjala dikujt, ka shumë fuqi ndikimi dikush. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin : ka bandërr të madhe dikush
SHKOJNË TEH MË TEH në mes vete fr.fol.,iron.- shkojnë shumë keq në mes vete, kanë marrëdhënie shumë të këqija në mes vete, grinden, zihen keq në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin : shkojnë araz (arëza) në mes vete
IA THYEN TEHUN dikujt dikush fr.fol., id.–1. nuk e lë të bëjë a të veprojë si të dojë dikë dikush. S. shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush.2. nuk e lë të flasë (më, më tej) dikë dikush. (HAFSHE DI-I f. 73). S. shih sin: e zë cingthi dikë dikush
TEHAS
MBUSHET TEHAS diçka a një vend fr. fol. ,ftill.- mbushet krejt, nuk mbetet vend i zbrazët, mbushet plot e përplot, mbushet plot, shumë sa nuk merr,nuk mban, nuk zë më diçka a një vend,. (HAFSHE-DI-I f. 73). S. shih sin: mbshet an’ e mb’ anë diçka a një vend
TEHIR
ËSHTË NË TEHIR dikush a diçka fr. fol., ftill.- është në një gjendje kur vendoset përfundimisht fati i dikujt a i diçkaje, varet në një qime dikush a diçka (një çështje), është në çastin më vendimtar a më kritik dikush a diçka (puna e dikujt). (ASU-VGJKMGJ f. 286).S.shih sin: është në presë (në teh) të briskut dikush a diçka
NUK I JEP TEHIR dikush a diçka dikujt fr.fol.,id.- nuk i lë fare pushim, nuk e lë fare të pushojë dikush a diçka dikë, nuk e pret fare ,aspak dikë dikush (për të bërë diçka) ,nuk i lë mundësi, kohë të lirë dikush a diçka dikujt (për të bërë diçka). (ASU-VGJKMGJ f. 286). S. shih sin: nuk i jep afat dikush a diçka dikujt
SHKON (KA SHKUAR) NË TEHIR diçka fr.fol.,id.- teprohet diçka, s’durohet dot më diçka, është e padurueshme diçka, kalohet çdo kufi i pranueshëm i diçkaje. (ASU-VGJKMGJ f. 286). S. shih sin: vete (ka vajtur) në gërret diçka
TEHRI-A shm.TEHRI-TË
ASNJË TEHRI fr.ndf.- aspak, fare, asfare. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: asnjë çikë
SHTIE TEHRI në mes të njerëzve dikush fr.fol.,iron.- i ngatërron, i përçan njerëzit në mes vete dikush, i nxit të tjerët dikush të grinden, të zihen në mes vete, fut grindje, përçarje në mes të njerëzve dikush. (FGJSSH f. 1973).S.shih sin : hedh çika në në mes të njerëzve dikush
TEJ
*BËN MË TEJ dikush a diçka fr.fol.-vazhdon, vijon. dikush. - Nuk i njihja dot fëmijët, po i përshëndetja me buzë në gaz e ua kisha zili që më patën zënë vendin. Ata ma kthenin fjalën tërë qejf e, kur bëja më tej, sillnin kryet nga unë e ngrinin supet pa më njohur. (SA-TZ f. 104). S. shih sin : shkon më (tek) andej dikush a diçka (edhe moh.)
NUK BËN MË TEJ dikush a diçka (një punë etj.) fr.fol.,fj.- ngelet, qëndron pa veprim dikush a diçka (një punë etj.), stagnon dikush a diçka (një punë etj.), nuk bën asnjë përparim dikush a diçka (një punë etj.), nuk përparon fare dikush a diçka (një punë etj.), nuk ecën, nuk shkon fare përpara dikush a diçka (një punë etj.). (FGJSSH f. 1973). S. shih sin : qëndron amull dikush a diçka (një punë etj.)
*ÇOHET MË TEJ diçka fr.fol.,meton.- vijohet, vazhdohet diçka. –Në novelën « Varr i pagëzimit » tipizimi i personazheve është çuar më tej se në novelat e mëparshme.(THGJI te : SF nr. 4/
*E ÇON (EDHE) MË TEJ dikush fr. fol., meton.- 1. (diçka) e vijon, e vazhdon diçka dikush, e vijon, e vazhdon atë që e ka nisur dikush, e nis diçka (një punë etj.) atje ku e ka lënë dikush. (FGJSSH f. 272, 1973, 2119).-Ai përqafon dhe propagandon teorinë e sistemit heliocentrik të Nikolla Kopernikut që e përqafuan dhe e shpunë (çuan) më tej edhe Xhordano Bruno e Galileo Galilei. (BQ-PNF f. 78). Prof. Aleksandër Xhuvani vijoi e çoi më tej punën e themeluesve të shquar të gjuhësisë shqiptare, Konstandin Kristoforidhit dhe Sami Frashërit. (MADO te : GJJ nr. 2/
*I ÇUAR MË TEJ fr.mb.,mton.-i vijuar, i vazhduar.- Ky është mësimi që del nga vargjet e Gj.Fishtës. I çuar më tej, ky dha nëpër poezi psikologji zotërinjsh e zonjash salloni. (GJZH te : SF nr. 1/
*I (IA) DEL TEJ diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,id.- e kryen, e mbaron, e përfundon (me sukses) diçka (një punë etj.) dikush, ia del, ia arrin diçkaje (me sukses) dikush, ka sukses në diçka (në një punë etj.) dikush, arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë me sukses diçka (një punë etj.) dikush.- Pas një formimi të thelluar të diturisë, mëtoi dhe ia doli tej të zbërthejë gjithanshëm…(MERE te: ERE, 14 qershor
MOS FOL MË TEJ! Fr.fol.,iron.- mos bëzaj! hesht! mos fol më! (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: mbylle atë çakalle!
*E MË TEJ fr.ndf.,fj.- e më pas, e më pastaj.- Gjithë ditën e diellit bridhja me shokët nëpër fshat që nga mulliri te Shënkolli, nga Shënkolli te lëmenjtë e më tej. (SOAN-TZ f. 42).
*EDHE MË TEJ fr.ndf.- edhe më pas, edhe më pastaj.- Këto takime… do të vazhdojnë edhe më tej. (ARDPAJ te : KD, 18 tetor
E FLAK TEJ diçka dikush fr.fol., meton.- nuk e pranon në asnjë mënyrë diçka dikush, e refuzon diçka dikush, e rrëzon si të rreme a si të padrejtë, si joligjore diçka dikush, nuk e miraton, e shpërmiraton diçka dikush. (FGJSSH f.1854, 1973). S. shih sin: e hedh poshtë diçka dikush
HAPET TEJ E NDANË diçka fr.fol., ftill.- hapet nga çdo anë a drejtim, hapet gjithandej, gjithkah diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: hapet më (në ,nga) të katër anët diçka
I (E) HAPUR TEJ E NDANË fr.mb., ftill.- i(e) hapur krejt, i (e) hapur për të gjithë. (FGJSSH f. 778). S. shih sin: i (e) hapur në (nga) të katër anët (e horizontit)
*E HEDH TEJ diçka dikush fr.fol., meton.-nuk e pranon në asnjë mënyrë diçka dikush, e refuzon diçka dikush, e rrëzon si të rreme a si të padrejtë, si joligjore diçka dikush, nuk e miraton, e shpërmiraton diçka dikush. (FGJSSH f. 1973, 2023). -Dylbinë teke të gjatë e ngjyrë bakri e kishte hedhur tej nga lëmi i valles. (SOAN-TZ f. 89). Çfarë gjarpri, çfarë gjarpri, murmu-riti ai nëpër dhëmbë dhe e hodhi shatin tej me inat. (EK-NJLV f. 213). S. shih sin: e hedh poshtë diçka dikush
E KA TEJ (vëllait etj.) dikë dikush fr. fol.,ftill.- e ka vëlla e më tepër, më shumë se vëlla dikë dikush, e ka më të afërt, më të dashur se villain dikë dikush. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: e ka shkuar (vëllait) dikë dikush
*KAPËRCEN PËR TEJ dikush fr.fol. ,ftill.- tejkalon dikush.- Ne jemi të fuqishëm/Dhe do kapërcejmë/ Për tej. (BASÇAP te: KD, 14 shkurt
*MË TEJ fr.ndf.- më pas, më vonë, pastaj, më pastaj.- Ai shtoi më tej se grupi kryesohetnga ARC-ja… (SKID te: ERE, 11 tetor
*PËR MË TEJ fr.ndf.,fj.- më pas, më vonë, pastaj, më pastaj .- Ta hedhim dhe një herë në det si atëherë,… pa në djall le të vejë për më tej! (PI-P f. 91). S. shih sin: më tej
SHKON DERI TEJ dikush fr.fol.,ftill.- shkon shumë larg dikush, shkon në vende, në vise shumë të largëta dikush. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: shkon në fund të botës dikush
SHKON (EDHE) MË TEJ dikush a diçka fr.fol.,meton.- vijon, vazhdon dikush a diçka.- Shkojmë më tej. Si e kemi emërtuar ne institucionin tonë të operës? (MEKRA te: KD, 24 janar
*NUK SHKON MË TEJ dikush a diçka (një punë etj.) fr.fol., meton.- nuk bën përpara dikush a diçka (një punë etj.), ngelet, qëndron pa veprim dikush a diçka (një punë etj.), stagnon dikush a diçka (një punë etj.), nuk bën asnjë përparim dikush a diçka (një punë etj.), nuk përparon fare dikush a diçka (një punë etj.), nuk ecën, nuk shkon fare përpara dikush a diçka (një punë etj.).-Nga logjika e paqëndrueshmë-risë dhe përkohshmërisë janë përfshirë edhe vetë shkencëtarët dhe të tjerët njerëz të kësaj fushe, të cilët sikur jetojnë sot për nesër, bëjnë shkencë sot për nesër, me një fjalë duket sikur kënaqen me gjëra të vogla, me shënime problemesh, me evidencën e tyre, por nuk shkojnë më tej. (MEKRA te: KD, 6 shtator
* E SHPIE MË TEJ dikush fr.fol., meton.-1. (diçka) e vijon, e pason, e vazhdon diçka dikush.- Ai përqafon dhe propagandon teorinë e sistemit heliocentrik të Nikolla Kopernikut që e përqafuan dhe e shpunë (çuan) më tej edhe Xhor-dano Bruno e Galileo Galilei. (BQ-PNF f. 78). Përmes së kaluarës ai synon t’ ua trapisë bashkëkombësve rrugën më të mirë për çlirim e bashkim kombëtar, rrugën,që lypsej ta pasonin e ta shpinin më tej. (BQ-PNF f. 110). Nuk ishin të rralla as rastet kur merrnin nën dorë bakshishe të majme nga shefat tanë dhe s’ e shpinin punën më tej. (NPR-NJË f. 34). S. shih sin: e çon tek andej diçka dikush. 2. (diçka a një vend) e përparon ,e zhvillon diçka a një vend dikush.- Kanë dhënë dëshmi se janë të aftë për ta shpënë më tej zhvillimin kulturor. (MIKRA te : F nr. 7, 7.I.1988 f. 2). S. shih sin : e çon më andej diçka a një një vend dikush (edhe moh.)
*TEJ E NDANË fr.ndf.,id.- tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht .-U duk sikur një cingërimë e ftohtë fryu tej e ndanë, në atë dhomën e miqve. (SOAN-TZ f. 304). Një bionde e ëmbël/ sipas kësaj menyje/ shtruar tej e ndanë/ në sofër dashurie. (NEBU te : LE, 21. 06.
*TEJ E TEJ fr.ndf.,id.- tërësisht, plotë-sisht, krejt, krejtësisht.- Një fluid dehës ngazëllimor i rrallë ... përshkon tej e tej zemrën dhe shpirtin e zhurepsur të poetit, të romantikut e iluministit njëkohësisht. (BQ-PNF f. 126). Kahdo që të kërkosh, kahdo/ tej e tej/ në lojën e vet të nget. (FAGU te: gr.aut. MA f.59). Në qiell byku i kumbarës shquhej tej e tej. (ZSA-VL-
TEJ E MË TEJ fr.ndf., id.- tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh
*TEJ PËR TEJ, TEJ E PËR TEJ fr.ndf.,id.- - tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht.- Ndryshe bëhet byk në lëmë/ tej për tej kjo botë. (AAS-K f. 133). Tej për tej shpoi perdet/ pastaj u gjend ballë për ballë. (MASA te: F. Nr. 20, 15 nëntor
TEJ E PËRKËTEJ fr.ndf.,id.- 1. tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh. 2. kahdo, ngado, gjithkah, gjithkund, kudo, gjithandej. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: an' e mb' anë
*VETE PËR TEJ dikush a diçka fr.fol., ftill.- vazhdon, vijon dikush a diçka.- Ata që kanë vajtur/ Do turren të kthehen/Apo këta tanët/shtyhen të venë përtej. (BASÇAP te : KD, 14 shkurt
TEK
ËSHTË TEK MË VETE dikush fr.fol.,ftill.- është njeri me tipare të veçanta e të çuditshme dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : është çeshit më vete dikush
SHTIEN TEK A ÇIFT fr.fol.,ftill.- hedhin short njëri me tjetrin, duke nxjerë secili në të njëjtën kohë aq gishta sa dëshiron, për të pare se ç’ numër formohet tek a çift nga të gjithë gishtat së bashku (fiton ai, të cilit i del numri i zgjedhur). (FGJSSH f. 1975).
TEK E TEK fr.ndf.,id.-1. radhazi (nga një). (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: një nga një. 2. veç e veç, ndarazi nga një, të ndarë nga një.
(FGJSSH f. 1283). shih sin: një e nga një
TEK-TUK
*TEK-TUK fr.ndf., id.- vende-vende, në disa vende, në disa pjesë, jo kudo, ndonjëherë, rrallë e rrallë. (FGJSSH f. 1978, 2127). - Megjithëse përmirësimet janë të dukshme, tek-tuk i shfaqën simptomat e lëngatës…(SUKRA-RRM f. 40). Tek –tuk dukeshin fshatarët, që ende korrnin. Pastaj humbi në mendime. (ZSA-VL-
TEKA-T
E KAPIN TEKAT dikë fr.fol.,id.- është me teka, me trille dikush, vepron, punon me të tekur dikush, vepron, punon me teka, me trille dikush,vepron, punon ashtu si i teket dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: është me dallgë dikush; i bien boritë dikujt
NJERI ME TEKA fr.em.,ftill.-njeri tekanjoz, njeri që gjendet shpirtërisht herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet, njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 290, 674). S. shih sin: njeri me damar
TEKDO
TEKDO QË… fr.lidh.- në çdo vend që… (FGJSSH f. 903, 1975). S. shih sin: kudo që
TEKLIF-I
PA TEKLIF fr.ndf.,id.- pa ngurrim, pa druajtje, pa shqetësim, shkujdesur, pa përtuar. (FGJSSH f. 1976)
TEKST-I
*E LË PA TEKST dikë dikush a diçka fr.fol., id.- e habit shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e çmerit, e serit, e mahnit dikë dikush a diçka.-Devollitin e revoltuar derdhja e Shqipërisë (1997) e kishte lënë pa tekst. (APO te: KD, 29 nëntor
*MBETET PA TEKST dikush fr. fol., meton.- habitet shumë, pa masë dikush (nga diçka e jashtëzakonshme), çmeritet, seritet, çuditet, mahnitet dikush.. (BQ-DSH). S. shih sin: bën çmeri dikush
TEL-I shm. TELA-T
I AKORDOJNË TELAT NË NJË DYZEN fr.fol.,meton.- merren vesh njëri me tjetrin, pajtohen në mes vete. ( PETZE-FSHFRR f. 5). S. shih sin: bien në një brazdë
I AKORDON TELAT me dikë dikush fr.fol.,met.- merret vesh me dikë dikush, pajtohet me dikë dikush, ka mirëkuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush (FGJSSH f. 18). S. shih sin: bie në brazdë me dikë dikush
I BIE NDËR (NË) TELA dikujt dikush fr.fol.,id.-i bie në vendin më të ndjeshëm, më delikat dikujt dikush, e prek, e ngacmon, e lëndon dikë dikush në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e godet, e qëllon dikë dikush në pikën më të ndjeshme, e prek, i bie, e qëllon, e godet, e lëndon, e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 1-2/
I BIE PO ATIJ TELI dikush fr. fol., iron.-1.e thotë a e përsërit gjithnjë, vazhdimisht po atë gjë, të njëjtën gjë (çështje etj.) dikush,i thotë gjithnjë po ato gjëra dikush, flet po për atë temë dikush. (ART f.213, FGJSSH f. 142, 1978). S.shih sin: i bie po atij avazi dikush.2. vepron njësoj, në të njëjtën mënyrë dikush. (FGJSSH f. 1978). S.shih sin: i bie po atij avazi dikush
U BIEN TELAT në mes vete fr.fol., id.-janë të njëjtë për nga karakteri, botëkuptimi, nuk kanë ndonjë dallim njëri prej tjetrit, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit, përputhen, puqen në mendime e karaktere, janë njësoj, njëlloj, janësi njëri si tjetri. (AVSU-SHPMGJ-I f. 163).S.shih sin: janë një ajar
ËSHTË PËR T’ IA HEDHUR TELAT (një femër) fr.fol.,meton.- është shumë e bukur (një femër). (FGJSSH f. 662, 1978). S. shih sin: është për ta ngrënë si bacarungë (një femër)
I GJEJNË TELAT BASHKË fr.fol.,id.- kanë marrëdhënie të ngushta në mes vete, janë të afërt e veprojnë së bashku, bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin. (FGJSSH f. 605, 1978). S. shih sin: bien (në (një) brazdë
IA GJEN TELAT dikujt dikush fr.fol.,id.- ia gjen pikën e ndjeshme dikujt dikush dhe e bën për vete, e prek dikë dikush aty ku duhet, ku i vjen mirë, ku i pëlqen, sillet me dikë dikush ashtu si do a si i pëlqen . (FGJSSH f. 605, 1978). S. shih sin: i (ia) gjen damarin dikujt dikush
E HA TELIN E SKUQUR dikush fr.fol.,iron.- dikush fr.fol.,iron.-e merr dënimin e merituar dikush, e pëson diçka patjetër, doemos dikush, ndëshkohet, dënohet fort dikush, e pëson si e do, si e kërkon a si e meriton dikush. (JBALL-KOR). S.shih sin: e ha dardhën dikush
E HAP TEL NË TEL (radion) dikush fr.fol.,ftill.-e hap, e lëshon deri në fund (zërin e radios) dikush. (IBME-OP f. 157).
I HEQ TEL dikujt dikush fr.fol.,id.- fr.fol.,ftill.- ia bën një tradhti, një hjekësi dikujt dikush., e tradhton dikë dikush (MAH-FKPG-I f. 71). S. shih sin:: ia bën një rreke dikujt dikush
I LIDHIN TELAT BASHKË fr.fol., id.- merren vesh, kuptohen, pajtohen fare mirë në mes vete , bashkëpunojnë, lidhen shumë ngushtë njëri me tjetrin . (FGJSSH f. 1978).S. shih sin: bien në një brazdë, bien në brazdë në mes vete
E LUAN NË TEL dikë dikush fr.fol., iron.- bën, sillet, vepron, luan me dikë dikush si do,si dëshiron vetë, e vërtit dikë dikush nga të dojë e si të dojë. (FGJSSH f. 1978). S. shih sin: e lot si kurbati ariun dikë dikush
I LUAN TELAT dikush fr.fol.,id.- është i zoti, i shkathët për (të bërë) diçka dikush. (FGJSSH f. 1978).S. shih sin :ka çapokë për diçka dikush
ME TELA NË KRAH fr.mb.,id.- i zemëruar, i hidhëruar shumë, pa masë, tërë inat . (QM-FSHRGP f. 61). S. shih sin: me bark të plagosur
I NDËRRON TELAT dikush fr.fol., iron.-1. flet dikush si ia ka ënda, si ia do, ia kërkon puna a interesi, nuk është i qëndrueshëm dikush, është levarash dikush. S. shih sin: i bën lak fjalës dikush. 2. vepron, punon sipas interesave të çastit dikush. S. shih sin: është me shumë flamurë dikush.3. tradhton dikush, kalon në anën e armikut dikush, bashkëpunon me armikun, me kundër-shtarin dikush. (FGJSSH f.1978). S. shih sin : ndërron bajrak dikush
I PËRZIHEN TELAT dikujt fr.fol., meton.-e humb orientimin dikush, e humb mendjen dhe kontrollin e vetvetes dikush, i ngatërrohen mendimet dikujt e s' di ç' të bëjë. (BQ-DSH). S. shih sin: i vjen andrallë dikujt
I PIKON TELI VRIK dikujt fr.fol.,id.- hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhë-rim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. (QM-FSHRGP f. 61). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush
*E PREK NË TEL (NË TELA) dikë dikush, I PREK NË TELA dikujt dikush fr.fol.,ftill.-e prek, e godet, e qëllon, e ngacmon, e lëndon në vendin më të ndjeshëm, më delikat, në pikën më të dobët, më të ndjeshme dikë dikush , e godet, e qëllon dikë dikush në pikën më të ndjeshme, e prek, e qëllon, e godet, e lëndon, e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson.(ALSI te: Hylli i Dritës nr. 1-2/
IA PREK TELAT dikujt dikush fr.fol., id.- ia gjen pikën e ndjeshme dikujt dikush dhe e bën për vete, e prek dikë dikush aty ku duhet, ku i vjen mirë, ku i pëlqen, sillet me dikë dikush ashtu si do a si i pëlqen . (FGJSSH f. 1978). S. shih sin: i (ia) gjen damarin dikujt dikush
PRET TELA ME BYTHË dikush fr. fol.,iron.- është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (MAH-FKPG f. 52). S. shih sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush
I RRAH TELAT dikush fr.fol.,id.- telegrafon dikush. (FGJSSH f. 1677, 1978). S. shih sin: e rrah telin dikush
E RRAH TELIN dikush fr.fol., id.-1. telegrafon dikush. S. i rrah telat dikush. 2.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1978).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush.
I RREGULLOJNË TELAT BASHKË fr.fol., id.- merren vesh, kuptohen, pajtohen fare mirë në mes vete , bashkëpunojnë, lidhen shumë ngushtë njëri me tjetrin . (FGJSSH f. 1978).S. shih sin: bien në një brazdë, bien në brazdë në mes vete
SIKUR VË TELAT dikush fr.fol.,iron.- vonohet shumë dikush. (FGJSSH f. 1978). S. shih sin: i hipën breshkës dikush
E SHKEL NË TEL dikë dikush fr.fol., id.-e prek, e ngacmon, e lëndon dikush dikë në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e prek ku i dhemb më së shumti dikush dikë , e godet, e qëllon dikë dikush në pikën më të ndjeshme, e prek, e lëndon dikë dikush aty ku nuk duhet. (BQ-DSH). S.shih sin: e prek Akilin në thembër dikush
E SHPËRTHEN TELIN dikush fr.fol., meton.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush.
E SHPON TELIN dikush fr.fol., meton.- është shumë i zoti, i aftë, i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamun-durën dikush. (ESBRA-LU f. 154).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush.
TELASH-I shm.TELASHE-T
* I DALIN TELASHE dikujt fr.fol.,fj.- i dalin, shkaktohen vështirësi, kokëçarje, telashe, ngatërresa, shqetësime të reja a të paparashi-kuara. dikujt . S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush
ËSHTË NË TELASH TË MADH dikush fr.fol.,ftill.- 1. është në gjendje shumë të vështirë dikush, është shumë keq, shumë ngushtë dikush, është në shtrëngesë, në ngushti të madhe dikush , është keq e tukeq dikush, është në nevojë të madhe dikush. S. shih sin : është në angështi dikush. 2. nuk di ç’të bëjë nga telashet, nga hallet që i ka dikush, ka një shqetësim të madh dikush që e mundon shumë, pa masë. ( BQ-DSH). S. shih sin : avullon si gështenjat e ziera dikush