E premte, 02.05.2025, 10:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Kostaq Duka

E hene, 06.12.2010, 10:49 PM


Kostaq Duka

 

Cikël me poezi

 

 

Tefta Tashkos ne 100-vjetorin e lindjes.

 

Po vjen

perëndeshë e bukurisë

fytyrë larë, fytyrë lëmuar në krojet e fshatit tonë,

ëngjëllorja, magjiplota,

syshkruara,

shtëllungë drita e rrugicave të kalldrëmta.

Po vjen

me bilbilat e pyjeve halore të Moravës mbi supe,

me zërin qiellor që hap dritare e portë,

që drithmëron zemrat vajzërore

e tek syri i plakur bën të rrjedhin lotë...

 

Po vjen,

drita e jetës, fytyra e Korçës, princesha Teftë!  

 

 

Klithma

 

Ne mes të sheshit

Para Kishës se Ringjalljes

Dhe grehinës se shtetarëve duart ngriti drejt qiellit e klithi:

Ku jeni, ku jeni qytetarë?!

Zëri humbi tej Moravës tek kryq i lartë në majë u përplas.

 

Ata që ecnin brinjas tij  thërmuan nëpër dhëmbë fjalën: ç’bën ky i marrë?!

 

Ku jeni qytetarë, ku jeni....?!.

Pastaj këmbët tërhoqi zvarrë

Asfaltit duke lënë një vragë........

 

I helmuar për humbjen e vetes

Të qytetit

Të rënë në vorbullën e mediokritetit e marrëzisë

Vetvrasjen shpalli:

Aktin e fundit tragjik të qytetarisë.

 

 

Mashtrimi i vetes

 

Shpesh buzëqeshim

Kur së brendëshmi urrejtjen përziejmë

Bëjmë kryqin

Kur fenë e vlerësojmë thjesht sajesë

Shkojmë të prostituojmë

Pasi kemi dhënë leksione për besnikëri bashkëshortore

Derdhim lotë

Mbi arkivolin e njeriut që gjalljen  s'ja dëshirojmë....

 

Dhe kështu....ecim si “qytetarë”

Që në lindje deri në plakje.

Ngarkuar me ëndrra përsosmërie

Edhe pse errësirës shkëmbejmë në treg të "ndaluarat" e kësaj bote.

 

 

Tualeti….


Filloi tualeti i krishtlindjeve

në krahët skeletore të pemëve...

 

Në sallonin e bukurisë

vajzat e reja

përtërijnë në tone të çelura fytyrën e pleqërisë.

Nëntor 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx