Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - T

| E enjte, 09.12.2010, 10:56 PM |


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

T

 

TABAKA-JA

         ËSHTË E FORTË (E ZONJA) PËR TABAKA (një grua) fr.fol., ftill.- është e zonja për t’ u shërbyer  miqve, mysafirëve a të ftuarve në dasma ose në gosti të mëdha (një grua)

TABAKO-JA

            *BËHET TABAKO (duhani etj.) fr.fol.fj.-bëhet i thatë e i shkoqur, i imtuar si pluhur (duhani).- Ai duhan , që kush e shikonte, pështynte të mos e hante me sy , u bë tabako fare. (ZSA-VL-3 f. 9). S.shih sin: bëhet bërdoz (duhani etj.)

            HEQ TABAKO dikush fr.fol.,fj.- i merr erë, e thith duhanin me hundë dikush. (FGJSSH f. 1961). S.shih sin: heq burnot dikush

       E KA TABAKO diçka dikush fr.fol., ftill.-e ka shumë, fare të  lehtë diçka dikush, e bën   fare lehtë, pa ndonjë vështirësi diçka dikush. (FGJSSH f.1961). S. shih sin: e ka si bukë e djathë (si bukë me djathë) diçka dikush

              NUHAT TABAKO  dikush fr. fol., fj.- i merr erë, e thith duhanin me hundë dikush. (VK-II f. 931, FGJSSH f. 1961).S. shih sin: heq burnot  dikush

              THITH TABAKO  dikush fr. fol., fj.- i merr erë, e thith duhanin me hundë dikush. (VK-II f. 931, FGJSSH f. 1961).S. shih sin: heq burnot  dikush

TABAN-I

              I FUTET NË TABAN diçkaje (një çështjeje) dikush fr.fol.,meton.- e shqyrton ,e trajton, e studion , e zbërthen hollë e hollë, hollë e mirë, hollësisht, me rrënjë, me themel, thellë diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f.1961). S. shih sin : e sheh degë më degë diçka (një çështje etj.) dikush  

              IA NXJERR TABANIN diçkaje dikush fr.fol..,meton.-1. e zbulon krejt, me themel, me rrënjë diçka dikush. S. shih sin: e nxjerr faqe botës diçka dikush. 2. diçkaje (një ene me ushqim a me lëng etj.) e ha a e pi krejt  ç’ përmban  ena  dikush , nuk e lë asnjë çikë, asnjë grimë ushqimi pa e ngrënë a nuk e lë asnjë pikë lëngu pa e pirë dikush. (FGJSSH f. 1961). S. shih sin: ia gjen fundin diçkaje (një ene me ushqim a me lëng etj.) dikush

              I SHKON NË TABAN diçkaje (një çështjeje) dikush fr.fol.,meton.- e shqyrton ,e trajton, e studion , e zbërthen hollë e hollë, hollë e mirë, hollësisht, me rrënjë, me themel, thellë diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f.1961). S. shih sin : e sheh degë më degë diçka (një çështje etj.) dikush  

TABEL/Ë-A shm. TABELA-T

            E BËN TABELË QITJEJE dikë dikush  fr.fol.,meton.- ia drejton të gjitha goditjet a kritikat dikujt dikush, drejtohet kundër dikujt dikush me të gjitha goditjet e kritikat. (FGJSSH f. 1616, 1962).  S. shih sin: e bën ars e qyrs dikë dikush

            TABELAT E BASKETBOLLIT fr.em., sp.- dërrasat ku janë vendosur koshat në lojën e basketbollit. (FGJSSH f. 1962).

            TABELA MATEMATIKE fr.em.,mat.-  tabela përmbledhëse, me vlera e me përfundime të zgjidhura për probleme e funksione të caktuara. (FGJSSH f. 1961).

            TABELË  MËSIMORE fr.em.- dërrasë e posaçme e lyer me ngjyrë të zezë, që përdoret në shkollë për të shkruar mbi të me shkumës. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: dërrasë e zezë

            TABELË E ZEZË fr.em.- dërrasë e posaçme e lyer me ngjyrë të zezë, që përdoret në shkollë për të shkruar mbi të me shkumës. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: dërrasë e zezë

TABIAT-I

            IA DI TABIATIN fr.fol.,ftill.-e njeh mirë dikë dikush (dhe di si të sillet me të),ia di shpre-hinë e keqe, tekën dikujt dikush. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: ia di hujin (hujet) dikujt dikush

            MERR TABIAT TË KEQ dikush fr. fol., ftill.-merr shprehi të keqe dikush, mësohet keq dikush, i bëhet shprehi e keqe dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin: merr adet të keq dikush  

            NUK IA MERR TABIATI diçka a dikë dikujt  fr.fol.,id.- nuk e do, nuk e pëlqen, nuk e përlan, nuk e honeps diçka dikush, i zvirdhet, i zvordhitet, i strakset diçka a dikush dikujt, nuk ushqen më dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i del nga huji (prej huji) diçka a dikush dikujt; nuk e ka në bukë diçka a dikë dikush (edhe poh.)

TABU-JA shm. TABU-TË

            BËHET TABU diçka  fr.fol.,fj.-ndalohet të flitet a të përmendet diçka. (FGJSSH f. 1962).

TAFT-I

            HIPËN NË TAFT dikush fr.fol.,id.- bëhet mbret dikush. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: hipën në fron dikush

                        TAFTI-BAFTI!

            TAFTI-BAFTI! fr.ndf.,iron.- po e provoj  një here me shpresë se do të dalë mirë, do të bëhet mirë. (FGJSSH f. 1962). S. shih sin: në baft e në taft (në baft dhe në taft, në baft, në taft)

                        TAGAR-I

            (E) MBUSH TAGARIN ME UJË   dikush  fr.fol.,iron.-e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me kotësi dikush, bën punë të kotë dikush, punon kot , kot së koti dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bën baltë dikush

TAG/ËR-RI

            *KA TAGËR dikush fr.fol.,ftill.-ka të drejtë dikush.- Kanë tagër malësorët e shtatë copë fshatrave në këtë anë, kur ia këndojnë se ka qenë pika e burrit aty ku është ndarë burrëria me nder. (MI-SHT f. 104). S. shih sin: ka arsye dikush

TAGJI-A

            E HËNGRI TAGJINË dikush fr.fol., iron.-1. e kaloi pjesën më të madhe të jetës dikush, u plak  shumë dikush, i iku koha, mosha dikujt. S. shih sin: e hëngri barin dikush. 2. mbaroi, mori fund me gjithçka  dikush, e gjeti një e keqe, fatke-qësi e madhe dikë, e pësoi keq dikush. S. shih sin: e hëngri çairin dikush.3. vdiq. (FGJSSH f. 638, 1962). S. shih sin: i lau çanakët dikush     

TAHMA-JA

              KUSH BËN TAHMA, S’ HA AS ATË QË KA fr.proverb.-kush lakmon shumë, nuk e gëzon edhe atë që e ka. (BQ-DSH). S.shih sin: copë e madhe të mbetet në fyt (ta zë frymën)

TAHMAÇAR-I

            TAHMAÇARI MERR HALIÇKËT   fr.proverb.,iron.- kush lakmon shumë  mbetet pa asgjë, pa hiçgjë, kush lakmon shumë nuk e gëzon edhe atë  që e ka. (KOKA  te :  Leka nr. 11/  1931  f. 343).S.shih  sin: copë e madhe  të mbetet në fyt (të zë frymën)

TAHMIN-I

            E GJEN ME TAHMIN fr.fol.,ftill.- e gjen duke ecur ngadalë në errësirë a duke ecur me sy mbyllur. (FGJSSH f. 1963).

            E KËRKON ME TAHMIN fr.fol.,ftill.- e kërkon duke ecur ngadalë në errësirë a duke ecur me sy mbyllur. (FGJSSH f. 1963).  

            ME TAHMIN fr.ndf.,id.-në mënyrë të përfarët, me përafërsi, përafërsisht, jo në mënyrë të sigurt, të saktë, të përpiktë, pa të dhëna të përpikta e të sakta, pa të dhëna të sigurta, hamendas,hamendthi, kuturu, kuturimthi .(FGJSSH f. 1963). S. shih sin: me hamendje

            NË TAHMIN fr.ndf.,id.-në mënyrë të përfarët, me përafërsi, përafërsisht, jo në mënyrë të sigurt, të saktë, të përpiktë, pa të dhëna të përpikta e të sakta, pa të dhëna të sigurta, hamendas,hamendthi,kuturu,kuturimthi.(BQ-DSH). S. shih sin: me hamendje

            NJËFARË TAHMINI fr.ndf.,id.- disi, diqysh, as mirë, as keq, deri diku, njëfarë mesi. (BQ-DSH). S. shih sin : njëfarë dore

TAJAR/E-JA

            U FTOHSH NË TAJARE! fr.fol.,iron.- kot e ke se nuk më bind, nuk është ashtu siç thua! (PETZE-FSHFRR f. 87).

TAJT

            BËN TAJT   dikush , IA BËN TAJT dikush fr.fol.,id.- ikën shpejt, shpejt e shpejt, menjëhgerë e pa u hetuar, pa u diktuar dikush. (BQ-DSH, JNU-FPM f. 244). S. shih sin: bën bërsht  dikush

            IKËN TAJT dikush fr.fol.,,ftill.- ikën shpejt, shpejt e shpejt, menjëhgerë e pa u hetuar, pa u diktuar dikush. (HB-FSHRRD-I f. f. 35). S. shih sin: bën bërsht dikush

TAK

            TAK-RAK fr.ndf.,id.-fr.ndf.,id.-menjëhe-rë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt,përnjëherë, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë, pa vonuar fare. (BQ-DSH). S. shih sin: aty për aty

TAKAT-I

            *KA TAKAT, IA KA TAKATIN  dikush fr.fol.,fj.-  ia ka mundësinë, fuqinë dikush.- me hak, me hak, ku ia kemi takatin , ne biro. Traktori ka shpenzime të mëdha . (ZSA-VL-3 f. 160). S. shih sin: ka çapokë dikush

              NUK KA TAKAT  për diçka dikush; NUK IA KA TAKATIN diçkaje dikush fr. fol.,meton.-nuk ka mundësi për diçka dikush, nuk ia ka mundësinë diçkaje dikush . (FGJSSH f. 1963) S. shih sin: nuk ka bythë për diçka (për një punë etj.) dikush (edhe poh.)

            E LË TAKATI dikë fr.fol.,meton.- nuk mund të punojë dikush, e lë fuqia fizike dikë, nuk është më i aftë, i zoti për punë dikush . (FGJSSH f. 1963). -Dora-dorës po më lë takati, kurse malli kërkon të zotin e vet. (MI-SHT f. 99). S. shih sin:  e lë dora dikë

            MERR TAKAT dikush a diçka   forcohet, fuqizohet dikush a diçka. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: merr energji dikush a diçka

            I PRITET TAKATI dikujt fr.fol.,meton.-   nuk mund të punojë dikush, e lë fuqia fizike dikë, nuk është më i aftë, i zoti për punë dikush . (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: e lë dora dikë

            SIPAS TAKATIT të dikujt fr.ndf.,fj.- sipas mundësisë e fuqisë që ka dikush. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: aq sa i arrin (i mbërrin) dora  dikujt  

TAKETUK/E-JA

            BIE NË TAKETUKE dikush fr.fol. ,iron.- shtrohet, mblidhet dikush, bëhet i urtë dikush, bëhet i bindur, i shtruar dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush. (UÇ-3/ 71 f.201). S. shih sin: bie në brazdë  dikush

            I BIE NË TAKETUKE diçkaje dikush fr.fol.,id.- e kupton drejt diçka dikush, e merr vesh, e kupton (më në fund) dikush diçka , që nuk e merrte vesh, që nuk e kuptonte më parë, i kujtohet (më në fund) dikujt diçka që nuk i kujtohej më parë , e gjen mënyrën e kryerjes së një pune a mënyrën e zgjidhjes së një çështjeje dikush, e merr vesh me përpikëri, me saktësi diçka dikush.  (PAVHA-SHPE f. 120). S. shih sin: i bie në fije diçkaje dikush.

            S’ ËSHTË NË TAKETUKE dikush  fr.fol.,id.- flet ose vepron në mënyrë jonormale dikush, nuk është normal, tamam dikush, nuk është në rregull nga mendtë (nga mendja) dikush, nuk e kontrollon dot veten dikush, nuk është në gjendje të zotërojë veten dikush, nuk është ne gjendje të arsyetojë  dikush. (JNU-FPM f. 244, PAVHA-SHPE f. 120). S. shih sin: nuk është në bokë dikush

            VJEN NË TAKETUKE dikush fr.fol., id.- fillon të mendojë, të sillet, të punojë, të veprojë drejt dikush, punon, vepron sillet drejt, mbarë, si ka hije dikush, hyn në rrugë të mbarë dikush, shtrohet, mblidhet dikush, bëhet i urtë dikush, nxjerr mësim nga pësimi dikush, pëson dhe mëson dikush, nis të bindet, të  shtrohet dikush, bëhet i bindur, i shtruar dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush. (JNU-FPM f. 244) S. shih sin;  bie në brazdë dikush

TAKË

            E KA TAKË diçka dikush fr.fol.,id.- e do, e dëshiron, e lakmon shumë, tej mase diçka (për ta pasur a për ta ngrënë) dikush, i pëlqen dhe e tërheq shumë diçka dikë (për ta pasur a për ta ngrënë) .(AXH-XLV f. 149). S. shih ain: i digjet buza dikujt për diçka

            IA LË TAKË  dikujt diçka dikush fr. fol.,id.- e bën dikë dikush që t’ i vijë shumë keq për diçka që nuk ia ka bërë, nuk ia ka plotësuar, nuk ia ka përmbushur, nuk ia plotëson, nuk ia përmbush dëshirën dikujt dikush për diçka, ia lë të pasendërtuar,të papërmbushur, të paplotësuar diçka dikujt dikush. (AXH-XLV f. 149, AXH-I f. 204, FGJSSH f. 1963). S. shih sin: ia lë djegë dikujt diçka dikush

              I MBETET  TAKË dikujt diçka a për diçka fr.fol.,meton,.-i mbetet dëshirë e paplotësu-ar, e pasendërtuar diçka dikujt,nuk i përmbushet, nuk i plotësohet, nuk i sendërtohet diçka e dëshiruar,e lektisur, e pëlqyer shumë, pa masë a një dëshirë dikujt, i vjen shumë keq dikujt që e lë diçka pa e bërë, pa e sendërtuar, pa e përmbushur,i mbetet shumë merak, mall, shqetësim dikujt për diçka, i mbetet shqetësim ,merak diçka dikujt (një kohë të gjatë), i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë diçka e hidhur dikujt. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: i mbetet birë (në zemër) diçka a për diçka dikujt

TAKIJ/E-A shm.TAKIJE-T

            E FUG TAKIJEN  MËNJANË (MBI SY) dikush  fr.fol.,id.- 1. i kapërcen të gjitha vështirësitë a telashet dikush dhe e ka çdo gjë në rregull. (FGJSSH f. 783, 1807).S. shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush, nuk ka asnjë hall a shqetësim, preokupim dikush, çlirohet nga hallet, shqetësimet, brengat dikush, bëhet i pahalle dikush. (FGJSSH f. 783, 1593, 1807). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush

         E HEDH   TAKIJEN  MËNJANË (MBI SY) dikush  fr.fol.,id.-1. qetësohet, rehatohet,  e fle mendjen dikush pasi e vë një punë  në rrugë të mbarë ose pasi i siguron    gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S.  shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë,  i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush  (FGJSSH f. 783, 1593,1807, 1963). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush                                                

            E KTHEN TAKIJEN MËGJOSH  (MËNJANË, MBI SY) dikush fr.fol.,id..-1. qetësohet, rehatohet,  e fle mendjen dikush pasi e vë një punë  në rrugë të mbarë ose pasi i siguron    gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S.  shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë,  i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush  (FGJSSH f. 783, 1593, 1807, 1963, 2154). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush

            E MBAN TAKIJEN  MËNJANË (MBI SY) dikush fr.fol.,id..-1. qetësohet, rehatohet,  e fle mendjen dikush pasi e vë një punë  në rrugë të mbarë ose pasi i siguron    gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807).S.  shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë,  i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush  (FGJSSH f. 783, 1807). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush

            I SILLET TAKIJA RROTULL (VËRDALLË) dikujt fr.fol.,id.- 1. është shumë i shqetësuar, i brengosur, i merakosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon  shumë, pa masë, është në telash, në hall  të madh dikush. (FGJSSH f. 1752, 1963). S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. është në një gjendje shumë të vështirë dikush. S. shih sin: është në angështi dikush. 3. është shumë i ngarkuar me punë dikush dhe s’ di ç’ të bëjë më parë. (FGJSSH f. 2157, 2165). S. shih sin: është me dorë në shqilë dikush

            E VË TAKIJEN  MËNJANË (MBI SY) dikush fr.fol.,id..-1. qetësohet, rehatohet,  e fle mendjen dikush pasi e vë një punë  në rrugë të mbarë ose pasi i siguron    gjitha gjërat që i duhen. (FGJSSH f. 783, 1807, 2154).S.  shih sin: e fug festen mënjanë (mbi sy) dikush. 2. rri i shkujdesur, rehat,i qetë,  i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, shkujdeset dikush, nuk mërzitet, nuk merakoset, nuk shqetësohet për asgjë dikush  (FGJSSH f. 783, 1593, 1807, 1963, 2154). S. shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush

           I VJEN TAKIJA RROTULL (VËRDALLË) dikujt fr.fol.,id.- 1. është shumë i shqetësuar, i brengosur, i merakosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon  shumë, pa masë, është në telash, në hall  të madh dikush. (FGJSSH f. 1752, 1963). S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. është në një gjendje shumë të vështirë dikush. S. shih sin: është në angështi dikush. 3. është shumë i ngarkuar me punë dikush dhe s’ di ç’ të bëjë më parë. (FGJSSH f. 2157, 2165). S. shih sin: është me dorë në shqilë dikush

TAKIM-I

            GJEN TAKIM me dikë dikush fr.fol.,fj.- takohet me dikë dikush. (BQ-DSH). S. merr takim me dikë dikush

            MERR TAKIM me dikë dikush fr.fol.,fj.- takohet me dikë dikush. (FGJSSH f. 1963). S. shih sin: gjen takim me dikë dikush  

TAKSIRAT-I

            IA NDIEN TAKSIRATIN dikujt a diç-kaje dikush fr.fol.,iron.- ia dëgjon të keqen, të ligën, fatkeqësinë më vonë dikujt dikush, ia dë-gjon lajmin e pakëndshëm më vonë dikujt dikush, ia dëgjon ,ia mëson ,ia kupton më vonë pasojat, rrjedhojat e pakëndshme diçkaje dikush . (BQ-DSH).S. shih sin : ia ndien brimën dikujt a diçkaje dikush

            PËR TAKSIRAT fr.ndf.- mjerisht, fatkeqësisht. (BQ-DSH).S. shih sin: për fat të keq

              E ZË TAKSIRATI dikë fr.fol., id.- e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e zeza dikë. (FGJSSH f. 2230).S.shih sin: e gjen allagjakun  

TAKT-I

             DEL JASHTË TAKTIT dikush, DEL PREJ TAKTI dikush fr.fol.id.- hidhërohet, zemërohet, nevrikoset sakaq, menjëherë dikush, nevrikoset, zemërohet, hidhërohet shumë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush

        E QET PREJ TAKTI dikë dikush  a diçka fr.fol.,id.-e zemëron, e hidhëron, e nevrikos shumë, mase dikush dikë dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: ia bën barkun vred dikujt dikush a diçka

TAL/Ë-A

       (E) GJEN TALËN diçka (një punë, një çështje etj.) fr.fol.,ftill.- hyn në rrugën e zgjidhjes, të përfundimit diçka (një punë, një çështje etj.) , vjen në një gjendje që të ecë mbarë diçka (një punë, një çështje etj.), zgjidhet diçka (një punë, një çështje etj.). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bie në çetele diçka ( një  punë, një çështje  etj.)

       MBUSHET TALA me diçka fr.fol., met. - nuk mund të durohet më  diçka,  kalon çdo kufi diçka, teprohet shumë diçka,  kalohet çdo kufi i pranueshëm i diçkaje, nuk mban më diçka. (FGJSSH f. 1965). S. shih sin: mbushet kupa me diçka

       VETE NË TALË dikush fr.fol.,id.- nuk do më dikush, mjaftohet dikush, merr a ha dikush aq sa do (aq sa i duhet). (FGJSSH f. 1966, 2142). S. shih sin: bën kanatë dikush 

TALLAGAN-I

              IA LË NË TALLAGAN  fr. fol.,iron.-1. (dikujt dikush) e mashtron dikë dikush, ia hedh, ia punon dikujt dikush. S.shih sin:ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush; ia thyen arrat dikujt dikush.2. (gruaja burrit) i ikën gruaja burrit, nuk i rri gruaja burrit. (BQ-DSH). S.shih sin: ia lë në daltë gruaja burrit

TALLAVANT/Ë-A

            BËHET TALAVANTË (E MADHE) diku fr.fol.,iron.-bëhet rrëmujë (e madhe) diku, bëhet pështjellim (i madh) diku, përzihet, pështje-llohet, ngatërrohet krejt  puna, gjendja, situata diku. (HB-FSHRRD-I f. 34). S. shih sin: nuk dihet  kush blen e kush paguan diku

TALLAZ-I  shm.TALLAZE-T

            BËN TALLAZE  (deti) fr.fol., fj.- dallgëzon, valëzon, tallazohet,  tallazon (deti), vjen me dallgë, me tallaze, me  valë (deti). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën dallgë ( deti)

            E MERR ME TALLAZ diçka (një punë etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e merr me të shpejtë, me vrull, me hov,  me ngut, me nguti, me nxitim, rrëmbimthi e pa e menduar diçka (një punë etj.) dikush, vepron në mënyrë të nxituar dikush. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: e merr (me) axhele diçka (një punë etj.) dikush

            NGRE TALLAZ (deti) fr.fol., fj.- dallgëzon, valëzon, tallazohet,  tallazon (deti), vjen me dallgë, me tallaze, me  valë (deti). (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën dallgë ( deti)

            TALLAZE-TALLAZE fr.ndf., met.- me shumë valë të mëdha, duke lëvizur si valë, si dallgë të mëdha, me dallgë, valë të mëdha. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: dallgë-dallgë

TALLJ/E-A

              E KA ME TALLJE dikush fr.fol.,fj.- nuk e ka seriozisht dikush, nuk e ka përnjëmend, me të vërtetë dikush. (FGJSSH f. 1966). S.shih sin: nuk e ka me gjithë mend dikush  

              E MERR ME TALLJE diçka dikush  fr.fol., ftill.- nuk e merr seriozisht, me zeriozitet diçka dikush, nuk i (ia) jep rëndësinë e duhur diçkaje dikush, nuk e merr përnjimend, me të vërtetë diçka dikush. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: nuk e merr me gjithë (me tërë) mend diçka dikush   

            E VË NË TALLJE dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.- e tall, e përqesh, e qesëndis, e shpotit, e çejnon  dikë a diçka dikush,  tallet, qesëndiset, shpotitet, mahitet, shagaret me dikë a diçka  di-kush. (FGJSSH f. 1966). S. shih sin: bën allatkë me dikë a diçka dikush

TALLKIN-I

      *IA KËNDON TALLKININ dikujt dikush fr.fol.,id.-Kush do të ma këndojë tallkinin, he ia bëfsha e ia kthefsha! (RSY-O f.40).

TAMAH

            BËN TAMAH dikush fr.fol.,id.- 1.kursen shumë, pa masë dikush ( në gjëra, në ushqime, në shpenzime etj.). (BQ-DSH).2. lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S.i hyn tamahu dikujt; ka tamah dikush; vë tamah dikush

            I HYN TAMAHU dikujt fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S. shih sin:  bën tamah dikush

            KA TAMAH dikush fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S. shih sin:  bën tamah dikush

              NGA TAMAHU HEQ STOMAKU fr. proverb.- kush lakmon shumë nuk do të ketë asgjë . (FGJSSH f. 1967). S.shih sin: copë e madhe të mbetet në fyt (ta zë frymën)

            VË TAMAH dikush fr.fol.,fj.- lakmon dikush. (FGJSSH f. 1967). S. shih sin:  bën tamah dikush          

TAMAM

            I BIE TAMAM dikujt diçka fr.fol.,id.- i pëlqen dikujt diçka, i bën, i vjen, i bie mirë dikujt diçka, i leverdis dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka, i bie, i vjen për qejfi dikujt diçka. (HB-I f. 213, HB-FPD f. 65). S.shih sin : i vjen elver dikujt diçka  (edhe moh.)

           I BIEN TAMAM (rrobat etj.) dikujt fr.fol.,ftill.- i bien, i rrinë, i vijnë si duhet (rrobat) dikujt. (FGJSSH f. 2033). S.i vijnë tamam (rrobat) dikujt ; i rrinë pas trupit (rrobat) dikujt ; i rrinë për trup (për trupi) (rrobat) dikujt ; i vijnë për trup (rrobat) dikujt

            S’ ËSHTË TAMAM dikush fr.fol., iron.- është mendjelehtë dhe i papjekur dikush, gjykon, mendon cekët dikush, është i cekët në gjykime e mendime dikush. (FGJSSH f. 1967).S. shih sin: është arrë fyçkë dikush

            I VIJNË TAMAM (rrobat etj.) dikujt fr. fol., ftill.- i bien, i rrinë, i vijnë si duhet (rrobat) dikujt. (BQ-DSH).S. shih sin : i bien tamam (rrobat) dikujt  

TAMB/ËL-LI

            I (E) BARDHË SI  TAMBLI   fr.mb., ftill.,krah.- shumë i(e)  bardhë, fare i(e) bardhë, i (e) bardhë  pa masë, së tepërmi. ( BQ-DSH). S. shih sin: i (e) bardhë si floçkë e borës

            I DEL (I KA DALË) TAMBLI PËRMBI PËRSHESH dikujt fr.fol.,iron.- azdiset, azganiset dikush, harbohet dikush, e ndien veten tepër të fortë, të gjallë, energjik  nga jeta shumë e mirë a e pasur dikush, dalldiset, rrëmbehet nga fuqia, forca fizike a jeta shumë e mirë, e pasur dikush. (ESBRA-LU f. 154). S. shih sin: e qet bishtin dikush

            DERDHET NË TAMBËL (një bagëti) fr.fol.,meton.-është shumë qumështore (një bagëti), ka shumë qumësht (një bagëti). (MAH-FKPG-I f. 71). S. shih sin: është krua i njomë (një bagëti)

            ËSHTË SI TAMBLI KUR GUFON dikush fr.fol.,ftill.,krah.-vepron shpejt e pa u menduar dikush, hidhet, reagon menjëherë, me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush. (PETZE-TRO-I f. 201). S. shih sin: kërcen si gaca në prush dikush

            ËSHTË SI TAMBËI NË MËTI (TËPI)   dikush fr.fol.,ftill.,krah.-është në hall të madh dikush, është keq e tukeq dikush, është në nevojë të madhe  dikush, është në gjendje kritike dikush. (PETZE-TRO-I f. 209). S. shih sin: është në angështi dikush  

            *GUFON SI TAMBLI dikush fr.fol., meton.- vepron shpejt e pa u menduar dikush, hidhet, reagon menjëherë, me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush.-Uni kureshtarit I tha: -Mos  gufo si tambli mbi furnelë! (MERE te: Lajm, 24. 05. 2008 f. 20). S. shih sin: është si derri në thark dikush

            KËRKON  TAMBËL DALLËNDY-SHEJE  dikush fr.fol.,iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush

         KËRKON TAMBËL  ZOGU dikush  fr. fol., iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar dikush, kërkon gjëra të pamundura dikush, e kërkon të pamundurën dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: lyp borë në lëmë dikush

         E LË TAMBLIN CULLAK dikush fr. fol., meton.- e mazit qumështin dikush, ia heq qumështit  ajkën që ka zënë dikush. (PETZE-TRO-I f. 201).S.shih sin: ia heq ajkën (qumështit) dikush

            IA NXJERR (IA QET) TAMBLIN E NËNËS (PËR HUNDE) dikujt dikush fr. fol., meton.- e mundon, e mërzit, e lodh, e bezdis, e sfilit, e torturon, e strapacon  shumë, tej mase dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia pjek buzën  dikujt dikush

            TAMBËL I ÇARTËN fr.em.,fj.-  qumësht i thartuar. (QMU-FSHHA f. 75).

TAM/Ë-A

            PRISHET NË TAMË diçka  fr.fol., ftill.- prishet në krye,në  pjesën kryesore,   në burim, në fillesë, në origjinë diçka. (PDO-M f. 106). S. shih sin: peshku qelbet në krye

TAMRUK

            E BËN TAMRUK dikë dikush fr.fol., id.- 1. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë  dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon shumë, pa masë dikë dikush, ia mbledh  keq  dikujt dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush. 2. e paralizon dikë  dikush, nuk e lë të lëvizë, të luajë vendit  dikë dikush, e shtang, e nguros dikë dikush., e lidh këmbë e duar me litar a me pranga dikë dikush. (HB-FSHRRD-I f. 34). S.shih sin: e bën cungurak dikë dikush

              E LË TAMRUK dikë dikush fr.fol.,id.-e lë të palëvizshëm, të ngrirë,të shtangur, të ngurosur dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e lë kopenxhë dikë dikush

              MBETET TAMRUK dikush fr.fol.,id.- nuk luan, nuk lëviz dot vendit dikush, paralizohet dikush, nuk mund të lëvizë dikush, shtanget dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: mbetet brunç dikush

TANGALL

             BËHET TANGALL (një vend etj.) fr.fol.,ftill.- zbrazet krejt, fare (një vend etj.), tangallohet, tangalliset, boshatiset (një vend). (BQ-DSH).  S. shih sin: bëhet bosh  (një vend etj.)

              E BËN TANGALL fr.fol.,id.-1. (diçka a një vend) dikush- 1. e djeg dhe e shkreton ( diçka a një vend) dikush. (SUAH-SHPPG f. 93).  S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush ;  e djeg, e bën hi  diçka a një vend dikush; shih sin: i (ia) vë benzinën diçkaje a një vendi dikush. 2. e zbraz krejt, fare, i heq gjërat që ka brenda (një vend etj) dikush, e tangallon, e tangallis, e sallon, e boshatis ( një vend etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën bosh (një vend etj.) dikush

              ËSHTË TANGALL diçka fr.fol.,ftill.- është e zbrazët, pa gjë brenda diçka. (BQ-DSH).S. është zgrof diçka

            E LË TANGALL (një vend etj.) dikush fr.fol.,ftill.-e zbraz fare, krejt  (një vend etj.) dikush, e lë pa gjë ose pa njeri brenda (një vend etj) dikush, heq ç' ka brenda (një vend etj) dikush, e tangallon, e tangallis, e sallon, e boshatis (një vend etj.) dikush.(AXH-D f. 171). . S. shih sin: e lë bosh diçka (një vend) dikush

              I (E) LËNË TANGALL fr. mb., ftill.-i (e) zbrazur fare, krejt (një vend etj.), i (e) lënë pa gjë, pa njeri (brenda) një vend, i (e) tangalluar, i (e) tangallisur, i (e) boshatisur. (BQ-DSH). S. shih sin: i (e) lënë bosh

           MBETET TANGALL   fr. fol.,ftill.-1. (dikush) iron.- mbetet fare bosh dikush, mbetet pa asgjë (në shtëpi) dikush, mbetet pa asnjë mjet jetese dikush, mbetet pa një lek në xhep dikush, mbetet pa para dikush. S. shih sin: mbetet akull i verdhë dikush. 2. (një vend etj.) mbetet pa gjë ose pa njeri brenda, zbrazet fare,krejt (një vend etj.), tangallohet, tangalliset, sallohet (një vend etj.). (BQ-DSH). S. shih sin: mbetet bosh (një vend etj.)

              I (E) MBETUR TANGALL fr.mb., ftill.- i (e) zbrazur fare, krejt,(i mbetur)   pa gjë a pa njeri brenda, i(e) tangalluar, i (e) tangallisur, i (e) boshatisur. (BQ-DSH). S. shih sin: i (e) lënë bosh  

TANGALLE

              E BËN TANGALLE ( diçka a një vend) dikush fr.fol., id.- e djeg dhe e shkreton,  e  shkretë-ron (një vend) dikush. (SUAH-SHPPG f. 93). S. shih sin: e bën bar diçka a një vend dikush

TANG/Ë-A

            E KA TANGË (NË ZEMËR) diçka dikush fr.fol.,meton.- e mundon vazhdimisht për-brenda dikë diçka,e rëndon ,e mundon, e shqetëson shumë e  vazhdimisht diçka dikë, i bën përshtypje, shtypje, trysni të rëndë shpirtërore dikujt diçka, e ka ngarkesë, rëndesë vetanake (vazhdimisht, pareshtur) diçka dikush. (FGJSSH f. 1399). S. shih sin: e ka ballgam (në zemër) diçka dikush

            *E KA TANGË TË MADHE diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e ka brengë të madhe diçka dikush, e ka merak, shqetësim, mall të madh diçka dikush.- Me ç’ sy e faqe do t’ i dalim ne Partisë? E di sa turp më vjen?...Nuk e di, këtë të sotmen e kam tangë të madhe. (ZSA-VL-3 f. 70).

            IA LË TANGË diçka dikujt dikush fr. fol.,id.-  nuk ia plotëson, nuk ia përmbush dëshirën dikujt dikush për diçka, ia lë të pasendërtuar,të papërmbushur, të paplotësuar diçka dikujt dikush .(FGJSSH f. 1399). S. shih sin: ia lë djegë diçka dikujt dikush

              I MBETET TANGË (NË ZEMËR) dikujt diçka fr.fol.,id.- nuk i sendërtohet diçka e dëshiruar,e lektisur, e pëlqyer shumë, pa masë a një dëshirë dikujt, i vjen shumë keq dikujt që e lë diçka pa e bërë, pa e sendërtuar, pa e përmbu-shur,i mbetet shumë merak, mall, shqetësim dikujt për diçka , merakoset së tepërmi për diçka dikush, i mbetet shumë shqetësim ,merak diçka dikujt (një kohë të gjatë), i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë diçka e hidhur dikujt. (AXH-IX f. 163, AXH-XXXVII f. 166, FGJSSH f. 1399). S. shih sin: i mbetet birë (në zemër) diçka a për diçka dikujt

TANI

            *O TANI , O KURRË fr. ndf., meton.- medoemos, domosdo, doemos.- I sëmuri Rremë  vuante vetëm  nga trutë e kokës dhe, o tani, o kurrë, do të ishte mirë t’ i hiqnin një dru të shëndoshë kurrizit. (ROTHE-P f. 131). S. shih sin: me çdo çare

            -*QYSH TANI         fr.ndf.,fj.- Por, edhe sikur t’ i mjaftonin , ai qysh tani e dinte se s’ do t’ ja plotësonte  dot dëshirën. (FKO-SH f. 43). 

            *TANI PËR TANI  fr. ndf.fj.- përkohë-sisht, momentalisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë. (FGJSSH f. 360, 1416, 1968). - Duket se tani për tani duhet të pushojë së ekzistuari Instituti Albanologjik çfarë është   ky i tanishmi dhe në vend të tij të themelohet  një Qendër për Studime Albanologjike, në po atë ndërtesë, në po atë hapësirë...(MEKRA te: KD, 14 qershor 2003 f. 25).Kështu është, së paku, tani për tani. (MEKRA te: KD, 7 shkurt 2004 f. 25). Tani për tani as që i shkon nëpër mend,por, për më vonë kuptohet që nuk ka derman tjetër. (SD-SHKT-II f. 224). Tani për tani  ata i kishin vënë vetes  detyrë t’ u shkaktonin  sa më shumë dëme turqve. (SD-SHKT-II f. 269). S. shih sin: një herë për një herë

            *TANI E TËHU, TANI E TUTJE fr.ndf.,fj.- prej sotit, prej tashit. - Këtë detyrë ta marrim në dorë edhe më mirë tani e tutje duke përsosur organizimin e punës. (ASI, PAVHA te : SF. nr. 1/ 84 f. 266). Veç një gjë të kesh parasysh, që të besova të shkuarën  time, për t’ u bindur  një herë e mirë se tani e tutje çdo gjë e imja  të takon ty, se unë jam e gjitha jotja. (NAJORG te: KD, 22 dhjetor 2001 f. VII). S. shih sin: sot e prapa

TANK-U

            BËHET SI TANK dikush fr.fol.,krah.- lidhet mirë nga shëndeti dikush, bëhet i trashë, i majmë, i shëndoshë  shumë, pa masë dikush, shëndoshet, ngjallet shumë, jashtë mase  dikush, trashet, majet  shumë, pa masë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet si bucë dikush

TAP-TUP

             BËN TAP-TUP fr.fol.,onomat.-kërcen shpejt e shpejt.- Me buzë në gaz duke kërcyer/ bënë tap-tup mbi të nëntë planetat. (RE-FRYMA f. 118).

TAP/Ë-A

            *BËHET TAPË dikush fr.fol.,iron.-dehet keq, dehet shumë, pa masë dikush sa nuk e mbajnë këmbët, pi shumë, pa masë, së tepërmi dikush (pije alkoolike). (AXH-XXI f. 166, FGJSSH f. 131, 136, 249, 520, 965, 1008, 1027, 1623, 1704, 1783, 1968, 2027, 2032, 2045, 2071, ASHTHA-M f. 177).- Megjithëse ishte bërë tape, Malo Bonjaku çështjen ia tregoi shtruar. (ZSA-VL-3 f. 300). S. shih sin: bëhet baski dikush

       *I DEHUR TAPË fr. mb.,ftill.-i dehur fare, i dehur shumë, pa masë.- Jo si këta që s' mund ta trembin as macen nga përsheshi  duke marrë herë më një anë, herë më një tjetër, si të ishin të dehur tapë. (BESBEL te: B, 1.XI.1997 f.19). S. shih sin: i bërë bërryl

            ËSHTË SI TAPA  NË SHPINË TË DETIT dikush fr.fol.,iron.- nuk zë vend për të ndenjur, qëndruar dikush, s’ qëndron, s’rri dot  në një vend dikush. (FGJSSH f. 1903, 1968).  S. shih sin: nuk i zë bishti vend dikujt

            ËSHTË TAPË (TAPË TOPI) dikush  fr.fol.,iron.- 1. nuk kupton, nuk merr vesh asgjë, fare dikush.S. shih sin: është buall dikush. 2. (nga diçka) nuk merr vesh, nuk kupton fare, asgjë nga  diçka (nga një punë, nga një zanat etj.) dikush, nuk e njeh fare diçka dikush, nuk ka fare njohuri për diçka (për një fushë a për një çështje të caktuar) dikush,  nuk e kupton fare diçka dikush, s’ di fare për diçka dikush.S. shih sin: nuk merr amë nga diçka dikush. 3. është i dehur shumë, pa masë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1968, 2007). S. shih sin: është dru dikush

TAPI-A

            NUK E KA ME TAPI diçka dikush fr.fol.,meton.- nuk e ka përgjithmonë diçka dikush.  (FGJSSH f. 1968).S. shih sin: nuk ia ka lënë babai diçka dikujt

            NUK E MERR ME TAPI diçka dikush  fr.fol.,meton.- nuk e merr përgjithmonë diçka (për ta mbajtur) dikush. (FGJSSH f. 1968).

TAPRAK-U

            I HUMB TAPRAKU dikujt fr.fol., meton.- zhduket, humb pa gjurmë dikush, vritet, vdes pa kurrfarë gjurme dikush, humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka

TAR-I shm.TARE-T

              I BIE TARI dikujt fr.fol.,id.- i rastis dikujt, i ndodh,i qëllon rastësisht dikujt. (FGJSSH f. 1968). S. shih  sin : i bie hera dikujt

              ME TARE fr.ndf.,id.- me mundësi. –Me tare është kjo punë. (FGJSSH f. 1968).

            I PARAQITET TARI dikujt për diçka fr.fol., id.-1. i vjen çasti (rasti) i përshtatshëm, i volitshëm për diçka dikujt. S.shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka. 2. i krijohet një mundësi, një mjet, një mënyrë a një rrethanë dikujt për të arritur, sendërtuar diçka. (FGJSSH f. 1968). S. shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka   

            E QET TARI dikë diku fr.fol.,id.- gjendet, ndodhet rastësisht diku dikush, shkon rastësisht diku dikush, i ndodh, i ngjan rastësisht a pa pritur, befasisht të jetë diku dikush, ndodh, ngjan rastësisht a pa pritur të jetë, të gjendet diku dikush. (FGJSSH f. 1968). S. shih sin: e hedh era  dikë diku

            I VJEN TARI dikujt për diçka fr.fol., id.- 1. i vjen çasti (rasti) i përshtatshëm, i volitshëm për diçka dikuj. S.shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka. 2. i krijohet një mundësi, një mjet, një mënyrë a një rrethanë dikujt për të arritur, sendërtuar diçka. (FGJSSH f. 1968). S. shih sin: i vjen ajami dikujt për diçka

TARAF-I

            BËHET ME TARAFIN e dikujt dikush fr.fol., iron.- bëhet mik, shok i ngushtë i dikujt dikush, të cilit i (ia) mban anën për çdo gjë, të cilin e mbron, e përkrah për çdo gjë. (FGJSSH f. 1969).

            BËN TARAF dikush fr.fol.,ftill.-  mbledh , bën një grup njerëzish  me mendime, me qëllime dhe me interesa të përbashkëta (në një vend) dikush. (BQ-DSH). S.bën valle dikush

            ËSHTË TARAF i dikujt dikush fr.fol., iron.-është mik, shok i ngushtë i dikujt dikush, të cilit i (ia) mban anën për çdo gjë, të cilin e mbron, e përkrah për çdo gjë. (FGJSSH f. 1969).

            KA TARAF TË MADH dikush fr.fol., ftill.- ka shumë shokë, miq e të afërm dikush, të cilit i (ia) mbajnë anën për çdo gjë, ka shumë përkrahës dikush. (FGJSSH f. 1969). 

TARALAK

            I DEL TARALAK dikujt dikush fr. fol., id.- i del para sysh, para syve dikujt dikush, ballafaqohet, syzohet, ndërsynohet, ndërsyhet drejtpërdrejt me dikë dikush, vihet njëri përballë tjetrit (njëra përballë tjetrës) (ALCEN-UL-II f. 40). S. shih sin: vihet në ballafaqim me dikë  dikush 

            I KA NË TARALAK (gjërat) dikush fr.fol.,id. i ka para sysh, para syve gjërat dikush. (ALCEB-UL-II f. 40).

TARARALANG

       BIE TARALANG dikush fr.fol.,id.- bie, rrëzohet, përplaset, plandoset  përtokë, përdhe me forcë dikush . (ALCEN-UL-II f. 40). S shih sin: e thyen arrçin e qafës  dikush

              E GJUAN TARALANG dikë dikush fr. fol.,id.-e hedh, e përplas, e plandos, e rrëzon me forcë përtokë dikë dikush. (ALCEN-UL-II f. 40). S. shih sin: i (ia) jep duart dikujt dikush  

TARALUZH/Ë-A

            E ÇOJNË TARALUZHË në mes vete fr.fol.,iron.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, grinden shumë  keq e vazhdimisht  (duke bërë zhurmë e potere të madhe) në mes vete,  shkaktojnë, bëjnë zhurmë të madhe  duke u zënë, duke u grindur në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin : shkojnë araz në mes vete

            E ÇON  TARALUZHË me dikë dikush   fr.fol., iron.- shamatohet me dikë dikush, grindet a zihet me dikë dikush duke thirrur, duke piskatur, duke bërtitur, duke bërë zhurmë e potere të madhe, shkakton, bën  zhurmë të madhe me dikë dikush duke u grindur, duke u zënë. (FIA-FSHRR f.81). S.shih sin : e çon dardhë me dikë dikush          

TARATOR-I

            BËHET TARATOR diçka (një punë etj.) fr.fol.,iron.-ngatërrohet, përzihet, trazohet, ndërli-kohet keq diçka (një punë,një çështje a një situatë), prishet fare (një punë etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet bërllok diçka (një punë etj.).

            E BËN TARATOR  diçka (një punë, një çështje a një situate  etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon, e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. ( BQ-DSH). S.shih sin:e bën bërllok diçka (një punë, një çështje a një situate etj.) dikush

TARBË

            BËHET TARBË dikush fr.fol., id.- tretet e dobësohet shumë dikush, tretet e hollohet shumë, pa masë dikush, bie, hiqet shumë nga shëndeti  dikush. (FGJSSH f. 1969). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush

            E BËN TARBË dikë dikush fr.fol.,id.- ia mbledh mirë dikujt dikush, nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush,  e vë nën urdhra vetanake dikë dikush. (FGJSSH f. 1969).S.shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush

            IA BËN TARBË dikujt dikush  fr.fol., iron.- 1. (arrat) ia fiton, ia zë të gjitha (arrat.) dikujt dikush ( në lojë me arrra).2. paratë (në lojë, në bixhoz, në kumar etj.) ia fiton, ia merr, ia zë të gjitha të hollat, paratë dikujt dikush (në lojë, në bixhoz, në kumar etj.), e tarbos dikë dikush. (FGJSSH f. 1969). S. shih sin : e lë pa një dysh dikë dikush (në lojë, në bixhoz, në kumar etj.)     

            ËSHTË TARBË dikush fr.fol.,ftill.- ësh-të shumë i varfër dikush, është i varfër në kulm, tej mase dikush, nuk ka asgjë, gjë nga pasuria dikush. (ART-I f. 180). S.shih sin:  është dërrasë dikush

TARLLABUÇ

            IA BËN TARLLABUÇ dikujt dikush  fr.fol.,id.- 1.e kundërshton, e qorton dikush dikë, i ndërhyn  në çdo punë, në çdo çështje dikush dikujt duke iu kundërvënë. S.shih sin: ia bën bajat dikujt dikush. 2.. nuk ia përfill fjalën punën dikush dikujt, ia hedh poshtë mendimin, idenë, propozimin etj.dikush dikujt,e ftoh dikush dikë prej ndonjë pune, ia përqesh, ia përçmon një gjë a punë dikush dikujt, nuk ia pëlqen punën dikush dikujt. (BQ-DSH).S.shih sin: ia bën bajat dikujt dikush

TARTABIQ/E-JA shm. TARTABIQE-T

            ËSHTË TARTABIQE dikush fr.fol., ftill., iron.- është i mërzitshëm, i bezdisshëm shumë dikush, të mërzit,të bezdis vazhdimisht me punët e veta dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: është dergjë e rëndë dikush

TARTAKUT-I

            Ç' TARTAKUT KE? fr.fol.,iron.-1. rri qetë! rri urtë!  S. shih sin : paloje bishtin ! .2. ç' ke? S. shih sin: ç’ bretkun ke? 3. çfarë ke që s’ rri mirë, që s’ je i kënaqur, që je i mërzitur a grindesh etj.? ( FGJSSH f. 1970).S.shih sin: truse bishtin?

            E FSHIFTË TARTAKUTI! fr.mallk.-   u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (FGJSSH f.  1970). S. shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi!

            E HËNGËRT TARTAKUTI! fr.mallk.-   u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (FGJSSH f.  1970). S. shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi!

            I HYN TARTAKUTI dikujt fr. fol.,id.- dridhet së ftohti dikush, tartaroset dikush, ka, ndien të ftohtë të madh dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: i hyjnë ethet dikujt

            I (IA) KALL (KËLLET) TARTAKU-TIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.-1. nuk kujdeset, nuk interesohet më a sa duhet dikush për dikë a diçka dikush, e lë jashtë kujdesit, interesit, vëmendjes dikë a diçka dikush, nuk i jep, nuk i kushton rëndësi ,kujdes, interes më a sa duhet   dikujt a diçkaje dikush, e lindiris ,e braktis  dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: e hedh (m’, pas) anash dikë a diçka dikush

            E PRET TARTAKUTI dikë fr. fol.,id.- dridhet së ftohti dikush, tartaroset dikush, ka, ndien të ftohtë të madh dikush. (FGJSSH f. 1970). S. shih sin: i hyjnë ethet dikujt

            E ZËNTË TARTAKUTI! fr.mallk.- u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (FGJSSH f.  1970).S.shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi!

TARTAR-I

            TARTARI E MERR VESH  SE Ç’ BËHET  diku fr.fol.,iron.- nuk merret vesh se ç’ bëhet, është rrëmujë e madhe.  (JNU-FPM f. 245, FGJSSH f. 1970). S. shih sin : nuk dihet kush blen e kush paguan diku

TASPUS

            BËHET TASPUS diçka a dikush fr.fol., id.-  zhduket pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket sakaq, fare, krejt dikush a diçka , humb e s’ e gjen dot asgjëkundi diçka a dikë dikush,  pushon së ekzistuari dikush a diçka, zhduket, humb pa kurrfarë gjurme diçka a dikush. (UÇ -3/ 71 f. 199, JNU-FPM f. 245). S. shih sin: bëhet abet diçka a dikush

            I BËN TASPUS (paratë) dikush fr.fol., iron.- i prish të gjitha, krejt (paratë)  dikush. (VAGU-RIBE-KNA-POG f. 172). S. shih sin: i  bën farda-furda (paratë) dikush  

TASH

            *TASH PËR TASH fr.ndf.-  përkohësisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë.- Në Kosovë…ankesat tash për tash nuk kanë efekt. (BKA te: B, 19 janar 1996 f. 12). S. shih sin: një herë për një herë

            *TASH E TUTJE fr.ndf.- prej sotit, prej tashit.-Tash e tutje duhet fituar, nuk ka më arsyetime. (p.a. te: KD, 31 maj 2003 f. 21). Çdo hap që do ta ndërmerr  tash e tutje dr. Beka do të jetë vetëm shkuarje përpara.  (SEBSHA te : ERE, 29 nëntor  2003 f. 8). Do të duhej bërë çmos, së paku për të dëshmuar vendosmërinë tonë për të luftuar, tash e tutje, me të gjitha mjetet  këtë të keqe. (NAMI te: B, 23.I. 1996 f. 10). S. shih sin: sot e prapa

TASHTI

             TASHTI PËR TASHTI fr.ndf.- përkohësisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë. (BQ-DSH). S. shih sin: një herë për një herë

TATAR-I

            E BIND TATARIN dikush ftill.- e bind, e habit, e çmerit, e çudit, e mahnit gjithkënd, çdokënd dikush., i çmerit, i serit, i mahnit  të gjithë dikush ..(ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f. 334).. S.shih sin: e bind botën dikush

            BINDET TATARI fr.fol.,meton.-bindet, çmeritet, çuditet gjithkushi, çdokush, çmeriten,  seriten,  mahniten, çuditen  të gjithë..(ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f. 334). S. shih sin: bindet bota

            TATARI E MARRTË (E MERR) VESH fr.fol.,iron.- 1. (diçka) nuk merret dot vesh fare diçka , nuk kuptohet dot fare diçka, është fare e ndërlikuar, e ngatërruar diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: as dreqi i gjallë nuk i bie në fije diçkaje. 2. (diku) bëhet (është) rrëmujë, tollovi e madhe diku, ndërlikohet edhe më shumë gjendja, situata në një vend, nuk merr vesh, nuk kupton askush  asgjë, fare se ç’ bëhet ç’ ndodh diku , nuk merret vesh , nuk kuptohet fare se ç’ bëhet, ç’ po ndodh  diku, përzihet, pështjellohet krejt puna diku. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk dihet kush blen  e kush paguan diku

TATARKURT-I

            E PRET  TATARKURTI dikë  fr. fol., id.- e pëson keq dikush, e gjen e keqja dikë, shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, shkatërrohet, merr fund me çka ka dikush, katandiset mos më keq dikush, mbaron me të tëra dikush, e gjen e keqja, fatkeqësia dikë. (BQ-DSH). S. shih sin : merr në çopur dikush

            E RROK TATARKURTI dikë fr.fol.,id.- tërbohet, nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie  dikush. (BQ-DSH).. S.shih sin: merr avull menjëherë

TATËPJETË

              BËN TATËPJETË dikush fr.fol., meton.- lëshohet teposhtë dikush, zbret dikush. (FGJSSH f. 1971). S. shih sin: bën poshtë dikush

        *IA JEP TATËPJETË dikush fr. fol., meton.-lëshohet teposhtë dikush, zbret dikush .-Ai që nga ajo majë e Ivanit ia dha tatëpjetë me të katra me kalin dori dhe bruf ia bëri mu këtu dhe ra në krahët e Angjelinës. (SS-F f. 101). S. shih sin: bën poshtë dikush

            *MERR TATËPJETË dikush fr.fol., meton.- lëshohet teposhtë dikush, zbret  dikush. (FGJSSH f. 1062). - Mbi baltën e udhës së rrahur që merrte tatëpjetë në luginë e nën diellin e janarit që hante si me dhëmbë… (JX-N f. 125). S. shih sin: bën poshtë dikush

              SHKON TATËPJETË dikush  fr.fol., met.- shkon gjithnjë e më poshtë, shkon drejt një gjendjeje gjithnjë e më të keqe, bëhet gjithnjë më keq dikush, bëhet më keq a më i keq dikush . (FGJSSH f. 1524, 1862, 1971, 2030).S. shih sin : merr në çopur dikush.

              E SHKON TATËPJETË diçka dikush fr.fol.,meton.- e gëlltit, e kapërcen poshtë diçka dikush. (FGJSSH f. 1862, 1971).

TATËPJET/Ë-A

            (E) MERR TATËPJETËN  fr.fol., iron.-1. (dikush) shkon gjithnjë e më poshtë, shkon drejt një gjendjeje gjithnjë e më të keqe, bëhet gjithnjë më keq dikush. (FGJSSH f. 1971, 1704, 1971, 1985). S. shih sin : bie në buzë dikush ; merr në çopur dikush. 2. (diçka) .- fillon të bëjë kthesë diçka.- Kështu, ëndjet dhe lektisjet  e të rinjve pas dashurisë dobësohen, marrin  tatëpjetën. (BQ-PNF f. 202-3). Gjithë ata burra, shtruar në bisedë e në kuvend, as e vunë re se nata mori tatëpjetën e filluan të  këndonin  këndesët.  (SOAN-TZ f. 308).

TATËPJET/Ë-A (E)

            IA JEP TË TATËPJETËN dikujt dikush fr.fol.,met.- e shkatërron, e fik  ekonomikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar (ekonomike) dikë dikush, i bën një të keqe të ma-dhe dikujt dikush, e katandis dikë dikush. (FGJSSH f. 2030). S. shih sin: e bën borzilok dikë dikush  

            E MERR TË TATËPJETËN dikush fr.fol. ,met.- shkon gjithnjë e më poshtë, shkon drejt një gjendjeje gjithnjë e më të keqe, bëhet gjithnjë më keq dikush .(FGJSSH f. 1062-3,1707,  1971, 2030).S. shih sin : merr në çopur dikush

            E TATËPJETË E BUTË (E ËMBËL) fr.em.,fj.- e tatëpjetë që s’ ka pjerrësi të madhe. (FGJSSH f. 1971). 

TATIM-I  shm. TATIME-T

        TATIM MBI TË ARDHURAT fr.em., fj.- taksë që merret për të ardhurat. (FGJSSH f. 1971).

        TATIME TË DREJTPËRDREJTA fr.em.,fj.- taksa që i merren popullsisë  për të ardhurat, për tokën etj. (FGJSSH f. 1971). 

            *TATIM-FITIM  fr.em.,fj.-  pagesë e detyrueshme  që derdh tatimpaguesi, ndërmarrja  në buxhetin e shtetit.- Është e ndaluar tregtia ? Ti, po deshe, propozo  t’ i hedhësh  tatim-fitim ! (ZSA-VL-3 f. 325). S. tatim mbi xhiron

            TATIME NË NATYRË fr.em.,fj.- të ardhura që mblidhen  duke marrë prodhime bujqësore  e blegtorale, kafshë etj. në vend të të hollave. (FGJSSH f. 1971). 

            TATIME TË TËRTHORTA fr.em.,fj.- të ardhura që mblidhen  nga popullsia  duke rritur çmimet  e sendeve  më të domosdoshme. (FGJSSH f. 1971).  

              TATIM MBI XHIRON fr.em.,fj.-                      pagesë e detyrueshme  që derdh tatimpaguesi,    ndërmarrja  në buxhetin e shtetit. (FGJSSH f.  1971). S. shih sin : tatim-fitim

TAVAN-I

            BËHET SI TA MBASH NË TAVAN dikush fr.fol.,meton.-dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush , tretet e thahet, thahet e teret dikush, tretet e dobësohet shumë dikush, liget e tretet dikush, bie shumë, mjaft nga shëndeti dikush, hiqet shumë nga shëndeti  dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush

        BËHET SI TA KESH TERUR NË TAVAN dikush fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush , tretet e thahet, thahet e teret dikush, tretet e dobësohet shumë dikush, liget e tretet dikush, bie shumë, mjaft nga shëndeti dikush, hiqet shumë nga shëndeti  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet  asht e zhëngë  dikush

            I BIE TAVANI MBI (NË) KOKË dikujt fr.fol., meton.-1. nuk di ku të futet nga turpi, nga një e pqpritur dikush, e zë shumë turpi dikë. (ART f.212, FGJSSH f. 142, 1610). S.shih sin :i erret (i errësohet) bota dikujt. 2. çmeritet, seritet, shastiset, mahnitet dikush, habitet shumë, pa masë dikush nga diçka e jashtëzakonshme. (FGJSSH f. 1971, SKDO f. 487). S.shih sin: bën çmeri dikush

            S’ KA TAVAN diçka fr.fol.,meton.- është e papërcaktuar diçka, nuk dihet sa zgjat diçka. (FGJSSH f. 1971).S. shih sin: s’ ka cak  diçka

            SIKUR I BIE TAVANI  MBI (NË)  KOKË dikujt  fr.fol.,meton.- çmeritet, seritet, shastiset, mahnitet dikush, habitet shumë, pa masë dikush nga diçka e jashtëzakonshme. (FGJSSH f. 1927, SKDO f. 487). S.shih sin: bën çmeri dikush

        TAVANI S’ BËHET KURRË DYSHEME fr.proverb.,iron.-është punë e kotë, e pa-mundur diçka, është e pamundshme, e pamundur (të bëhet) diçka. (JBALL-KOR f. 202). S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain

            E ZË  TAVANI dikë  fr.fol., iron.- s’ di ku të futet, ku të fshihet nga turpi, nga një e papritur  dikush, i vjen shumë keq, shumë rëndë nga turpi dikujt, i vjen shumë turp dikujt për diçka. (FGJSSH f. 1927, 2232). S. shih sin : i erret (i errësohet) bota dikujt 

TAV/Ë-A

            E   KA  NË TAVË   dikush  fr. fol., iron.-1. (diçka) e ka të sigurt diçka dikush, (e) ka gati për përdorim a për nevojë diçka dikush, mund ta përdorë sa here a kur të  të dojë diçka dikush . (FGJSSH f. 1972). S. shih sin: e ka në dispozicion diçka dikush.2.(dikë) mund të bëjë a të veprojë me dikë dikush si të dojë, si të dëshirojë a si t’ ia ketë ëndja, ia nënshtron vullnetit të vet dikë dikush. (JTH-FFGJSH f. 323).S.shih sin: e ka në dispozicion dikë dikush

            S’ PRISHET TAVA PËR DY KOKRRA BIBER fr.proverb.,iron.- nuk   prishet diçka e madhe, me vlerë  për diçka të vogël e me pak vlerë a fare pa vlerë, nuk lihet  diçka e madhe për diçka të vogël a fare të parëndësishme. (FUSH f. 294). S.shih sin: nuk prishet çorba për një thelb hudhër

            SHKON KU KA TAVA DY KOKRRA ORIZ MË SHUMË fr.fol.,iron.- kërkon të hajë qelepir, qyl , falas te të tjerët dikush, është qylaxhi dikush. (PESHA-BER f. 216). S. shih sin: lyp belesh dikush   

TAV/ËLL-LLA

            BIE NË TAVËLL dikush fr.fol.,id.- ushqehet mirë dikush. (JNU-FPM f. 245).

TEAT/ËR-RI

            BËHET TEATËR NË BOTË dikush fr.fol.,iron.- njolloset, poshtërohet, shpërnderohet fare dikush, komprometohet keq dikush, bie poshtë, turpërohet keq dikush , nuk i mbetet asnjë vlerë dikujt, e humb çdo vlerë dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota nëpër gojë dikë. (AXH-XLI f. 181). S. shih sin: bie në baltë dikush

            LUAN TEATËR me dikë a diçka  dikush fr.fol.,iron.- tallet, shagaret me dikë dikush, e qesëndis, e tall dikë dikush. (FGJSSH f. 1015, 1972). S. shih sin: bën allatkë me dikë a diçka dikush

TEBDIL

            BËHET TEBDIL dikush fr.fol.,iron.- vishet krejt ndryshe në trup, në fytyrë dikush me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. (FGJSSH f. 1972).

            I VESHUR TEBDIL fr.mb., ftill.-i veshur krejt ndryshe në trup, në fytyrë me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. (FGJSSH f. 1972).    

TEH-U shm.TEHE-T

              E DREJTON TEHUN te dikush a diçka (kundër dikujt a diçkaje) dikush fr.fol., ftill.-e drejton sulmin, goditjen, kritikën te dikush a diçka (kundër dikujt a diçkaje) dikush. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: e drejton tehun e shpatës te dikush a diçka (kundër dikujt a diçkaje) dikush

            ËSHTË NË TEH diçka fr.fol.,ftill..- është  gati  për  të rënë, për t’ u rrëzuar diçka. (BQ-DSH).S.shih sin : është në cungal diçka

            ËSHTË NË DY TEHA dikush  fr.fol., iron.-është dyfytyrësh, hipokrit dikush, është njeri që  mban qëndrim të dyanshëm dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është në dy anë dikush  

            GJENDET NË TEH TË THIKËS  dikush a diçka fr.fol.,ftill.- është në një gjendje  kur vendoset përfundimisht fati i dikujt a i diçkaje, mezi mbahet diçka, varet në një qime diçka  (një çështje). - Fati i Maqedonisë momentalisht gjendet në teh të thikës, ndërsa nervat tashmë janë tensionuar. (p.a. ta: KD, 15  korrik   2001   f. 2 ). S. shih sin : është në presë (në teh)  briskut  dikush a diçka

            E LË NË TEH diçka dikush fr.fol.,ftill.- e lë gati për të rënë, për t’ u rrëzuar diçka dikush , e lë si në majë të mprehtë diçka dikush, nuk e lë rrafsh, shesh diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e lë cucurrlek diçka dikush

            IA LË TEHUN MBARË dikujt dikush fr.fol.,iron.- e merr me të mirë e i lëvyret, i laritet dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e merr me dhele dikë dikush

            E MBAN TË MPREHTË TEHUN  kundër dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,ftill.- e mban të mprehtë sulmin, kritikën, goditjen kundër dikujt a diçkaje  dikush. (FGJSSH f. 1973).

            I MPREHTË SI TEH fr.mb.,ftill., krah.- shumë i mprehtë. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: brisk e sharrë

            I PRET ME DY TEHE dikujt  fr.fol.1. iron. bën çdo gjë pa pyetur të tjerët dikush, vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfu-qishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush. S. shih sin : është vetë Ali , e vetë kadi  dikush. 2. met.- ka ndikim, autoritet, pushtet të madh  dikush, i ecën, i shkon shumë fjala dikujt, ka shumë fuqi ndikimi dikush. (FGJSSH f.    1973). S. shih sin : ka bandërr të madhe dikush

            SHKOJNË TEH MË TEH në mes vete  fr.fol.,iron.- shkojnë shumë keq në mes vete, kanë marrëdhënie shumë të këqija në mes vete, grinden, zihen keq në mes vete. (BQ-DSH). S. shih sin : shkojnë araz (arëza) në mes vete

            IA THYEN TEHUN dikujt dikush fr.fol., id.–1. nuk e lë të bëjë a të veprojë si të dojë dikë dikush. S. shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush.2.  nuk e lë të flasë (më, më tej) dikë dikush. (HAFSHE DI-I f. 73). S. shih sin: e zë cingthi dikë dikush

TEHAS

            MBUSHET TEHAS diçka a një vend fr. fol. ,ftill.- mbushet krejt, nuk mbetet vend i zbrazët, mbushet plot e përplot, mbushet plot, shumë sa nuk merr,nuk mban, nuk zë më diçka a një vend,. (HAFSHE-DI-I f. 73). S. shih sin: mbshet an’ e mb’ anë  diçka a një vend

TEHIR

              ËSHTË NË TEHIR dikush a diçka fr. fol., ftill.- është në një gjendje kur vendoset përfundimisht fati i dikujt a i diçkaje, varet në një qime  dikush a diçka (një çështje), është në çastin më vendimtar a më kritik dikush a  diçka (puna e dikujt). (ASU-VGJKMGJ f. 286).S.shih sin: është në presë (në teh) të briskut dikush a diçka

            NUK I JEP TEHIR dikush a diçka dikujt fr.fol.,id.- nuk i lë fare pushim, nuk e lë fare të pushojë dikush a diçka dikë, nuk e pret fare ,aspak   dikë dikush (për të bërë diçka) ,nuk i lë mundësi, kohë të lirë dikush a diçka dikujt (për të bërë diçka). (ASU-VGJKMGJ f. 286). S. shih sin: nuk i jep afat dikush a diçka dikujt

            SHKON (KA SHKUAR) NË TEHIR diçka fr.fol.,id.- teprohet diçka, s’durohet dot më diçka, është e padurueshme diçka, kalohet çdo kufi i pranueshëm i diçkaje. (ASU-VGJKMGJ f. 286). S. shih sin: vete (ka vajtur) në gërret diçka

TEHRI-A shm.TEHRI-TË

            ASNJË  TEHRI fr.ndf.- aspak, fare, asfare. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: asnjë çikë

            SHTIE TEHRI në mes të njerëzve dikush fr.fol.,iron.- i ngatërron, i përçan njerëzit në mes vete dikush, i nxit të tjerët dikush të grinden, të zihen në mes vete, fut grindje, përçarje në mes të njerëzve dikush.  (FGJSSH f. 1973).S.shih sin : hedh çika në në mes të njerëzve dikush 

TEJ

            *BËN MË TEJ  dikush a diçka  fr.fol.-vazhdon, vijon. dikush. - Nuk i njihja dot  fëmijët, po i përshëndetja me buzë në gaz e ua kisha zili që më patën zënë vendin. Ata ma kthenin fjalën tërë qejf e, kur bëja më tej, sillnin kryet nga unë e ngrinin supet pa më njohur. (SA-TZ f. 104). S. shih sin :  shkon më (tek) andej dikush a diçka (edhe moh.)

            NUK BËN MË TEJ  dikush a diçka  (një punë etj.) fr.fol.,fj.- ngelet, qëndron pa veprim   dikush a diçka (një punë etj.), stagnon  dikush a diçka (një punë etj.), nuk bën asnjë përparim   dikush a diçka (një punë etj.), nuk përparon fare   dikush a diçka (një punë etj.), nuk ecën, nuk shkon fare përpara dikush a diçka (një punë etj.). (FGJSSH f. 1973). S. shih sin : qëndron amull dikush a diçka (një punë etj.)                

            *ÇOHET MË TEJ diçka fr.fol.,meton.- vijohet, vazhdohet diçka. –Në novelën « Varr i pagëzimit » tipizimi i personazheve është çuar më tej  se në novelat e mëparshme.(THGJI te : SF nr. 4/ 80 f. 77).Bashkëpërkimet në fushën e marrë-dhënieve leksikore ballkanike… duhen studiuar e çuar më tej në të ardhmen. (MISA te : SF nr. 1-4/ 1996 f. 178). S. shih sin : çohet më andej diçka

            *E ÇON (EDHE) MË TEJ dikush fr. fol., meton.- 1. (diçka) e vijon, e vazhdon diçka dikush, e vijon, e vazhdon  atë që e ka nisur dikush, e nis diçka (një punë etj.) atje ku e ka lënë dikush. (FGJSSH f. 272, 1973, 2119).-Ai  përqafon dhe propagandon  teorinë e sistemit heliocentrik të Nikolla Kopernikut që e përqafuan dhe e shpunë (çuan) më tej  edhe Xhordano Bruno  e Galileo Galilei. (BQ-PNF f. 78). Prof. Aleksandër Xhuvani vijoi e çoi më tej punën e themeluesve të shquar të gjuhësisë shqiptare, Konstandin Kristoforidhit  dhe Sami Frashërit. (MADO te : GJJ nr. 2/ 1985 F. 109).Një punë e gjerë u bë  gjatë vitit 1983 edhe për të çuar më tej luftën për pastrimin dhe pasurimin e gjuhës letrare shqipe. (HËPA te : SF nr. 1/ 84 f. 254). S. shih sin : e çon tek andej  diçka dikush. 2. (diçka a një vend) e përparon, e zhvillon  diçka a një vend  dikush, e shpie më përpara diçka a një vend dikush, e bën që të arrijë në një cak më të përsosur  diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 272).S.-Përtej thjeshtësimeve të kujdestarëve ideorë, Çabej përpiqej ta çonte çështjen teorikisht më tej  përmes zhvilli-meve më të kuptimshme dhe frytdhënëse. (RI te: KD, 31 maj 2003 f. 26). Monografia është edhe një bazë e shëndoshë për t’ i çuar edhe më tej  studimet  në fushën e leksikut  e veçmas, në fushën e leksikut popullor. (HAJSHE te : SF nr. 1-2/ 2002 f. 197). S. shih sin :  e çon më andej diçka a një vend dikush (edhe moh.)

            *I  ÇUAR MË TEJ fr.mb.,mton.-i vijuar, i vazhduar.- Ky është mësimi  që del nga vargjet  e Gj.Fishtës. I çuar më tej, ky dha nëpër poezi  psikologji zotërinjsh e zonjash salloni. (GJZH te : SF nr. 1/ 78 f. 4).

            *I (IA) DEL TEJ diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,id.- e kryen, e mbaron, e përfundon (me sukses) diçka (një punë etj.) dikush, ia del, ia arrin   diçkaje  (me sukses) dikush,  ka sukses  në diçka (në një punë etj.) dikush,  arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë me sukses diçka (një punë etj.) dikush.- Pas një formimi të thelluar  të diturisë, mëtoi dhe ia doli tej të zbërthejë  gjithanshëm…(MERE te: ERE, 14 qershor 2008 f. 18). S. shih sin: i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.) dikush

            MOS FOL MË TEJ! Fr.fol.,iron.- mos bëzaj! hesht! mos fol më! (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: mbylle atë çakalle!  

            *E MË TEJ fr.ndf.,fj.-  e më pas, e më pastaj.- Gjithë ditën e diellit bridhja me shokët nëpër fshat që nga mulliri te Shënkolli, nga Shënkolli te lëmenjtë e më tej. (SOAN-TZ f. 42).

            *EDHE MË TEJ fr.ndf.- edhe më pas, edhe më pastaj.- Këto takime… do të vazhdojnë edhe më tej. (ARDPAJ te : KD, 18 tetor 2003 f. 7). Ai po ashtu bën me dije se tashti është marrë një vendim që kjo pikë të forcohet edhe më tej  ushtarakisht. (DADA te : Z, 15  shkurt 2000 f. 6).Po thoshte duke më vëzhguar edhe më tej me ata sytë e tij, tmerrësisht depërtues. (FMYR-N f. 29). S. edhe më tutje

              E FLAK TEJ  diçka dikush fr.fol., meton.- nuk e pranon në asnjë mënyrë  diçka dikush, e refuzon diçka dikush, e rrëzon si të rreme  a si të padrejtë, si joligjore diçka dikush,  nuk e miraton, e shpërmiraton diçka dikush. (FGJSSH f.1854, 1973). S. shih sin: e hedh poshtë diçka dikush

              HAPET TEJ E NDANË diçka fr.fol., ftill.- hapet nga çdo anë a drejtim, hapet gjithandej, gjithkah diçka. (BQ-DSH). S. shih sin:  hapet më (në ,nga) të katër anët diçka

              I (E) HAPUR TEJ E NDANË fr.mb., ftill.- i(e) hapur krejt, i (e) hapur për të gjithë. (FGJSSH f. 778). S. shih sin: i (e) hapur   në (nga) të katër anët (e horizontit) 

            *E HEDH TEJ diçka dikush fr.fol., meton.-nuk e pranon në asnjë mënyrë  diçka dikush, e refuzon diçka dikush, e rrëzon si të rreme  a si të padrejtë, si joligjore diçka dikush,  nuk e miraton, e shpërmiraton diçka dikush. (FGJSSH f. 1973, 2023). -Dylbinë teke të gjatë e ngjyrë bakri e kishte hedhur tej nga lëmi i valles. (SOAN-TZ f. 89). Çfarë gjarpri, çfarë gjarpri, murmu-riti ai nëpër dhëmbë dhe e hodhi shatin tej me inat. (EK-NJLV f. 213). S. shih sin: e hedh poshtë diçka dikush  

            E KA TEJ (vëllait etj.) dikë dikush fr. fol.,ftill.- e ka vëlla e më tepër, më shumë se vëlla dikë dikush, e ka më  të afërt, më të dashur se villain dikë dikush. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: e ka shkuar (vëllait) dikë dikush    

            *KAPËRCEN PËR TEJ dikush fr.fol. ,ftill.- tejkalon dikush.- Ne jemi të fuqishëm/Dhe do kapërcejmë/ Për  tej. (BASÇAP te: KD, 14 shkurt 2004 f. 31).

             *MË TEJ fr.ndf.-  më pas, më vonë, pastaj, më pastaj.- Ai shtoi më tej se grupi kryesohetnga ARC-ja… (SKID te: ERE, 11 tetor 2003 f. 10). Për të dhënë më tej një surrogat të asaj që kanë eliminuar pa qenë në gjendje ta plotësojnë qoftë edhe vetëm me erudicionin e tyre prej krijuesi. (BEBAL te: KD, 14 shkurt 2004 f. 30). Më tej, në kuptim të komunikimit artistik  të këngës me spektatorin, u krijua një marrëdhënie artificiale, e cila po stabilizohet vetëm në këto  dy festivalet e fundit. (VATOL te: KD, 27 dhjetor 2003 f. 20). Porosia e artistit do të arrinte vetëm te veshi i autorit të vet dhe asnjë çap më tej. (AA-K f. 29). Lexuesi  do të gjykojë më tej për vlerat e këtij libri, edhe pse në dukje që në herën e parë vihet re  mënyra origjinale e rrëfimit. (DHUHAM te: KD, 20 dhjetor 2003 f. 31)..S.më tutje; për më tej

            *PËR MË TEJ fr.ndf.,fj.- më pas, më vonë, pastaj, më pastaj .- Ta hedhim dhe një herë në det si atëherë,… pa në djall le të vejë për më tej! (PI-P f. 91). S. shih sin: më tej

            SHKON DERI TEJ dikush fr.fol.,ftill.- shkon shumë larg dikush, shkon në vende, në vise shumë të largëta dikush. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: shkon në fund të botës dikush

            SHKON (EDHE) MË TEJ dikush a diçka fr.fol.,meton.- vijon, vazhdon dikush a diçka.- Shkojmë më tej. Si  e kemi emërtuar  ne institucionin tonë të operës? (MEKRA te: KD, 24 janar 2004 f. 25). S. shih sin: shkon më (tek) andej dikush a diçka (edhe moh.)

            *NUK SHKON MË TEJ   dikush  a diçka (një punë etj.) fr.fol., meton.- nuk bën përpara   dikush a diçka (një punë etj.), ngelet, qëndron pa veprim   dikush a diçka (një punë etj.), stagnon  dikush a diçka (një punë etj.), nuk bën asnjë përparim   dikush a diçka (një punë etj.), nuk përparon fare   dikush a diçka (një punë etj.), nuk ecën, nuk shkon fare përpara dikush a diçka (një punë etj.).-Nga logjika e paqëndrueshmë-risë dhe përkohshmërisë janë përfshirë edhe vetë shkencëtarët dhe të tjerët  njerëz të kësaj  fushe, të cilët sikur jetojnë sot për nesër, bëjnë shkencë sot për nesër, me një fjalë duket sikur kënaqen  me gjëra të vogla, me shënime problemesh, me evidencën e tyre, por nuk shkojnë më tej. (MEKRA te: KD,  6 shtator 2003 f. 25). S.shih sin: qëndron amull dikush a diçka (një punë etj.) (edhe moh.)

            * E  SHPIE  MË TEJ  dikush fr.fol., meton.-1. (diçka) e vijon, e pason, e vazhdon diçka dikush.- Ai  përqafon dhe propagandon  teorinë e sistemit heliocentrik të Nikolla Kopernikut që e përqafuan dhe e shpunë (çuan) më tej  edhe Xhor-dano Bruno  e Galileo Galilei. (BQ-PNF f. 78). Përmes së kaluarës ai synon t’ ua trapisë bashkëkombësve rrugën më të mirë për çlirim e bashkim  kombëtar, rrugën,që lypsej  ta pasonin e ta shpinin më tej. (BQ-PNF f. 110). Nuk ishin të rralla as rastet kur merrnin nën dorë bakshishe të majme nga shefat tanë dhe s’ e shpinin punën më tej. (NPR-NJË f. 34). S. shih sin: e çon tek andej  diçka dikush.  2. (diçka a një vend)  e përparon ,e zhvillon diçka a një vend  dikush.- Kanë dhënë dëshmi se janë të aftë për ta shpënë  më tej zhvillimin kulturor. (MIKRA te : F nr. 7, 7.I.1988 f. 2). S. shih sin : e çon më andej diçka a një një vend  dikush  (edhe moh.)

            *TEJ E NDANË  fr.ndf.,id.- tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht .-U duk sikur një cingërimë e ftohtë fryu tej e ndanë, në atë dhomën e miqve. (SOAN-TZ f. 304). Një bionde e ëmbël/ sipas kësaj menyje/ shtruar tej e ndanë/  në sofër dashurie. (NEBU te : LE, 21. 06. 2008 f. 20).S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh.

            *TEJ E TEJ  fr.ndf.,id.- tërësisht, plotë-sisht, krejt, krejtësisht.- Një fluid dehës ngazëllimor i rrallë ... përshkon tej e tej  zemrën dhe shpirtin  e zhurepsur të poetit, të romantikut e iluministit njëkohësisht. (BQ-PNF f. 126). Kahdo që të kërkosh, kahdo/ tej e tej/ në lojën e vet të nget. (FAGU te: gr.aut. MA f.59). Në qiell  byku i kumbarës shquhej tej e tej. (ZSA-VL-3 f. 213). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh

            TEJ E MË TEJ fr.ndf., id.- tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh

       *TEJ PËR TEJ, TEJ E PËR TEJ fr.ndf.,id.- - tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht.- Ndryshe bëhet byk në lëmë/ tej për tej kjo botë. (AAS-K f. 133). Tej për tej shpoi perdet/ pastaj u gjend  ballë për ballë. (MASA te: F. Nr. 20, 15 nëntor  1989 f. 11). Pambuku gjelbëronte  tej për tej. Nga mbrëmja  ai dukej më i gjelbër  dhe më i freskët. (ZSA-VL-3 f. 177). Mitri u  ra me dorë mustaqeve, që tej e për tej  i qenë zbardhur. (ZSA-VL-3 f. 219). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh

            TEJ E PËRKËTEJ fr.ndf.,id.- 1.  tërësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh. 2. kahdo, ngado, gjithkah, gjithkund, kudo, gjithandej. (FGJSSH f. 1973). S. shih sin: an' e mb' anë

            *VETE PËR TEJ dikush  a diçka fr.fol., ftill.- vazhdon, vijon dikush a diçka.-  Ata që kanë vajtur/ Do turren të kthehen/Apo  këta tanët/shtyhen të venë përtej. (BASÇAP te : KD, 14 shkurt 2004 f. 31). S. shih sin : shkon më (tek) andej dikush a diçka

TEK

            ËSHTË TEK MË VETE dikush fr.fol.,ftill.- është njeri me tipare të veçanta e të çuditshme dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : është çeshit më vete dikush

            SHTIEN TEK A ÇIFT fr.fol.,ftill.- hedhin short njëri me tjetrin, duke nxjerë secili në të njëjtën kohë aq gishta sa dëshiron, për të pare se ç’ numër formohet tek a çift nga të gjithë gishtat së bashku (fiton ai, të cilit i del numri i zgjedhur). (FGJSSH f. 1975).

            TEK E TEK fr.ndf.,id.-1. radhazi (nga një). (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: një nga një.  2.  veç e veç, ndarazi  nga një, të ndarë nga një.

(FGJSSH f. 1283).  shih sin: një e nga një

            TEK-TUK

             *TEK-TUK fr.ndf., id.- vende-vende, në disa vende, në disa pjesë, jo kudo, ndonjëherë,  rrallë e rrallë. (FGJSSH f. 1978, 2127). - Megjithëse përmirësimet janë të dukshme, tek-tuk i shfaqën simptomat e lëngatës…(SUKRA-RRM f. 40). Tek –tuk dukeshin fshatarët, që ende korrnin. Pastaj humbi në mendime. (ZSA-VL-3 f. 63). Uji I kroit nëpër zallishte gurgullonte.Tek-tuk, nëpër gurët e bardhë, hëna lëshonte një dritë, që përshkënditej. 40ZSA-VL-3 f. 70). U fut brenda në arë  dhe po qëronte tek-tuk ndonjë bar  të lig, që kishte filluar  të nxirrte kryet. (ZSA-VL-3 f. 180). Për çudi,  mu ashtu si në gjuhën letrare të sotme, në shkrimet e Nolit në vend të emrave asnjanës të paranyjëzuar dalin tek-tuk edhe trajtat e femërorizuara të tyre. (FAG te: GJJ nr. 1-4/ 1995 f. 39). S. shih sin: aty-këtu, aty e këtu

TEKA-T

              E KAPIN TEKAT dikë fr.fol.,id.- është me teka, me trille dikush, vepron, punon me të tekur dikush, vepron, punon me teka, me trille dikush,vepron, punon ashtu si i teket dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: është me dallgë dikush; i bien boritë dikujt

            NJERI ME TEKA fr.em.,ftill.-njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 290, 674). S.  shih sin: njeri me  damar

TEKDO

            TEKDO QË… fr.lidh.- në çdo vend që… (FGJSSH f. 903, 1975). S. shih sin: kudo

TEKLIF-I

           PA TEKLIF fr.ndf.,id.- pa ngurrim, pa druajtje, pa shqetësim, shkujdesur, pa përtuar. (FGJSSH f. 1976)

TEKST-I

            *E LË PA TEKST dikë dikush a diçka  fr.fol., id.- e habit shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e çmerit, e serit, e mahnit dikë dikush a diçka.-Devollitin e revoltuar derdhja e Shqipërisë (1997) e kishte lënë pa tekst. (APO te: KD, 29 nëntor 2003 f. 27). S. shih sin : e lë me gojë  hapur dikë dikush a diçka

            *MBETET PA TEKST dikush fr. fol., meton.- habitet shumë, pa masë dikush (nga diçka e jashtëzakonshme), çmeritet, seritet, çuditet, mahnitet dikush.. (BQ-DSH). S. shih sin: bën çmeri dikush

TEL-I shm. TELA-T

            I AKORDOJNË TELAT NË NJË DYZEN fr.fol.,meton.- merren vesh njëri me tjetrin, pajtohen në mes vete. ( PETZE-FSHFRR f. 5). S. shih sin: bien në një brazdë

           I AKORDON TELAT me dikë dikush fr.fol.,met.- merret vesh me dikë dikush, pajtohet  me dikë dikush, ka mirëkuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush   (FGJSSH f. 18). S. shih sin: bie në brazdë me dikë dikush

            I BIE NDËR (NË) TELA dikujt dikush fr.fol.,id.-i bie në vendin më të ndjeshëm, më delikat dikujt dikush, e prek, e ngacmon, e lëndon dikë dikush në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e godet, e qëllon dikë dikush në pikën më të ndjeshme, e prek, i bie, e qëllon, e godet, e lëndon, e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 1-2/ 1941 f. 78). S. shih sin: e prek Akilin në thembër dikush

            I BIE PO ATIJ TELI dikush fr. fol., iron.-1.e thotë a e përsërit gjithnjë, vazhdimisht po atë gjë, të njëjtën gjë (çështje etj.) dikush,i thotë gjithnjë po ato gjëra dikush,  flet po për atë temë dikush. (ART f.213, FGJSSH f. 142, 1978). S.shih sin: i bie po atij avazi  dikush.2. vepron  njësoj, në të njëjtën mënyrë dikush. (FGJSSH f. 1978).  S.shih sin: i bie po atij avazi  dikush

            U BIEN TELAT në mes vete  fr.fol., id.-janë të njëjtë për nga karakteri, botëkuptimi, nuk kanë ndonjë dallim njëri prej tjetrit, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit,  përputhen, puqen në mendime e karaktere, janë njësoj, njëlloj, janësi njëri si tjetri. (AVSU-SHPMGJ-I f. 163).S.shih sin: janë një ajar

            ËSHTË PËR T’ IA HEDHUR TELAT   (një femër)  fr.fol.,meton.- është shumë e bukur (një femër). (FGJSSH f. 662, 1978). S. shih sin: është për ta ngrënë si bacarungë (një femër)

            I GJEJNË TELAT BASHKË fr.fol.,id.- kanë marrëdhënie të ngushta në mes vete, janë të afërt e veprojnë së bashku, bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin. (FGJSSH f. 605, 1978). S. shih sin: bien (në (një) brazdë

            IA GJEN TELAT dikujt dikush fr.fol.,id.- ia gjen pikën e ndjeshme dikujt dikush dhe e bën për vete, e prek dikë dikush aty ku duhet, ku i vjen mirë, ku i pëlqen, sillet me dikë dikush ashtu si do a si i pëlqen . (FGJSSH f. 605, 1978). S. shih sin: i (ia) gjen damarin  dikujt dikush

            E HA TELIN E SKUQUR dikush fr.fol.,iron.- dikush fr.fol.,iron.-e merr dënimin e merituar dikush, e pëson diçka patjetër, doemos dikush, ndëshkohet, dënohet fort dikush, e pëson si e do, si e kërkon a si e meriton dikush. (JBALL-KOR). S.shih sin: e ha dardhën dikush

            E HAP TEL NË TEL (radion) dikush fr.fol.,ftill.-e hap, e lëshon deri në fund (zërin e radios) dikush. (IBME-OP f. 157).

            I HEQ TEL dikujt dikush fr.fol.,id.-  fr.fol.,ftill.- ia bën një tradhti, një hjekësi dikujt dikush., e tradhton dikë dikush  (MAH-FKPG-I f. 71). S. shih sin:: ia bën një rreke dikujt dikush

            I LIDHIN TELAT BASHKË  fr.fol., id.- merren vesh, kuptohen, pajtohen fare mirë në mes vete , bashkëpunojnë, lidhen shumë ngushtë njëri me tjetrin . (FGJSSH f. 1978).S. shih sin: bien në një brazdë, bien në brazdë në mes vete

            E LUAN NË TEL dikë dikush fr.fol., iron.- bën, sillet, vepron,  luan me dikë dikush si do,si dëshiron  vetë, e vërtit dikë dikush nga të dojë e si të dojë. (FGJSSH f. 1978). S. shih sin: e lot si kurbati ariun dikë dikush

            I LUAN TELAT dikush fr.fol.,id.- është i zoti, i shkathët për (të bërë) diçka dikush. (FGJSSH f. 1978).S. shih sin :ka çapokë për  diçka dikush

             ME TELA NË KRAH fr.mb.,id.- i  zemëruar,  i hidhëruar shumë, pa masë, tërë inat . (QM-FSHRGP f. 61). S. shih sin: me bark të plagosur

            I NDËRRON TELAT dikush fr.fol., iron.-1. flet dikush si ia ka ënda, si ia do, ia kërkon  puna a interesi, nuk është i qëndrueshëm dikush, është levarash dikush. S. shih sin: i bën lak fjalës dikush. 2. vepron, punon sipas interesave të çastit dikush. S. shih sin: është me shumë flamurë dikush.3. tradhton dikush, kalon në anën e armikut dikush, bashkëpunon me armikun, me kundër-shtarin dikush. (FGJSSH f.1978). S. shih sin : ndërron bajrak dikush

              I PËRZIHEN TELAT dikujt fr.fol., meton.-e humb orientimin dikush, e humb mendjen dhe kontrollin e vetvetes dikush, i ngatërrohen mendimet dikujt e s' di ç' të bëjë. (BQ-DSH). S. shih sin: i vjen andraldikujt

            I PIKON TELI VRIK dikujt fr.fol.,id.- hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhë-rim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. (QM-FSHRGP f. 61). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush

            *E PREK NË TEL (NË TELA) dikë dikush, I PREK NË TELA dikujt dikush fr.fol.,ftill.-e prek, e godet, e qëllon,  e ngacmon, e lëndon  në vendin më të ndjeshëm, më delikat,  në pikën më të dobët, më të ndjeshme dikë dikush  , e godet, e qëllon dikë dikush në pikën më të ndjeshme, e prek, e qëllon, e godet, e lëndon, e ngacmon dikë dikush aty ku s’ duron, në diçka që e shqetëson.(ALSI te: Hylli i Dritës nr. 1-2/ 1941 f. 78, FGJSSH f. 1978).-Ne na shet burrëri e së shoqes i prek në tela. (TJ te: gr. aut. DSH f. 53 ). Ti Balin e njeh. Kush e ka prekur në tel deri sot, ka hëngër dhe, o mixha Mekë:një çehre i shkonte, një i vinte. (MIKRA te: F nr. 4, 15.II. 1986 f. 8). S. shih sin: e prek Akilin në thembër dikush

            IA PREK TELAT dikujt dikush fr.fol., id.- ia gjen pikën e ndjeshme dikujt dikush dhe e bën për vete, e prek dikë dikush aty ku duhet, ku i vjen mirë, ku i pëlqen, sillet me dikë dikush ashtu si do a si i pëlqen . (FGJSSH f. 1978). S. shih sin: i (ia) gjen damarin  dikujt dikush

            PRET TELA ME BYTHË dikush fr.  fol.,iron.- është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (MAH-FKPG f. 52). S. shih  sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush

            I RRAH TELAT dikush fr.fol.,id.- telegrafon dikush. (FGJSSH f. 1677, 1978). S. shih sin: e rrah telin dikush

            E RRAH TELIN dikush fr.fol., id.-1. telegrafon dikush. S. i rrah telat dikush. 2.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush,  i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1978).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush.

            I RREGULLOJNË TELAT BASHKË  fr.fol., id.- merren vesh, kuptohen, pajtohen fare mirë në mes vete , bashkëpunojnë, lidhen shumë ngushtë njëri me tjetrin . (FGJSSH f. 1978).S. shih sin: bien në një brazdë, bien në brazdë në mes vete

            SIKUR VË TELAT dikush fr.fol.,iron.- vonohet shumë dikush. (FGJSSH f. 1978). S. shih sin: i hipën breshkës dikush

            E SHKEL NË TEL dikë dikush fr.fol., id.-e prek, e ngacmon, e lëndon dikush dikë në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e prek ku i dhemb më së shumti dikush dikë , e godet, e qëllon dikë dikush në pikën më të ndjeshme, e prek, e lëndon dikë dikush aty ku nuk duhet. (BQ-DSH). S.shih sin: e prek Akilin në thembër  dikush

            E SHPËRTHEN TELIN  dikush fr.fol., meton.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush.

            E SHPON TELIN dikush fr.fol., meton.- është shumë i zoti, i aftë, i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamun-durën dikush. (ESBRA-LU f. 154).S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush.

TELASH-I shm.TELASHE-T

            * I DALIN TELASHE dikujt  fr.fol.,fj.- i dalin, shkaktohen vështirësi, kokëçarje, telashe, ngatërresa, shqetësime  të reja a të paparashi-kuara. dikujt . S. shih sin: mbetet si beli në gurë dikush

            ËSHTË NË TELASH TË MADH dikush fr.fol.,ftill.- 1. është në gjendje shumë të vështirë dikush, është shumë keq,  shumë ngushtë dikush, është në shtrëngesë, në ngushti të madhe dikush , është keq e tukeq dikush, është në nevojë të madhe  dikush. S. shih sin : është në angështi  dikush. 2. nuk di ç’të bëjë nga telashet,  nga hallet që i ka dikush, ka një  shqetësim të madh dikush që  e mundon  shumë, pa masë. ( BQ-DSH). S. shih sin : avullon si gështenjat e ziera dikush