| E shtune, 11.12.2010, 04:17 PM |
NEÇO MUKË MARJOTI
NJË YLL I PASHUAR
Në 76 vjetorin e vdekjes
Nga Luan Çipi
Vjen sërish dhjetori, ti nga shokët ndarë
Këngët ridëgjohen, vite pa pushuar,
Ngrihesh madhështor përmbi këngëtarë,
Neço Mukë Marjoti, o ylli i pashuar.
Melodi bilbilash, nder kush i ka bërë
Ti, që se ke ditur, bëhesh kureshtar
Bashkohen shumë zëra, simfoni e tërë
“Feniksi Himarës” gjithnjë marrës i parë.
“Korçare e bukur”, me trupin si ngjalë,
Duket si pe Korçe, po është e vlonjate,
Qindra herë dëgjuar, tinguj krejt të rrallë.
Dhe këngët e tjera paçin ato fate!
Pllakat rrotullohen, me tone të reja
Tefta e Koço Tashkos ëmbëlsisht këndon,
Neçua dhe Koçua, Panua dhe Andrea
Kitarë, mandolinë..., daullja gjëmon.
*
“Hyri prilli shkriu bora”, e gjithë natyra lulëzon
“Moj Katina, nina, nina”, lehtas nga gjumi na zgjon
“Doli hëna, dritë argjendta”, Neço Muka,
Të mbani iso së toku, “Vajzë e Valëve”, kërkon.
*
Ikin vitet radhë, mbushen dhjetë vjetarët
Këngë të reja ndihen deri muzikë xhazi
Tinguj nga shumë zëra kanë vetëm shqiptarët!
Të çlirohet shpirti, largohet marazi.
Vlorë, 30.11.2010