E diele, 28.04.2024, 05:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Ireshtansi: Rrëfenja nga gjysh Agimi

E shtune, 11.12.2010, 04:41 PM


Shkruan: Ireshtansi

 

Rrëfenja nga gjysh Agimi

 

Ngjarja ndodh në kohën e ardhme.

 

Gjysh Agimi jetonte në apartament, bashkë me të shoqen, e ngjitur me të, në apartamentin tjetër jetonte djali i tij i cili kishte tre fëmijë, Albanin dymbëdhjetë vjeqar, Mimozën, dhjetë dhe Redonin shtatë vjeqar. Fëmijët ishin shumë të lidhur me gjyshërit dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonin aty. Atyre u pëlqenin shumë lojërat me gjyshërit, bisada me ta e tregimet e gjyshit të cilat ai ua tregonte me shumë qejf. Edhe sot ata kishin ardhur. Albani ishte ulur afër gjyshit dhe po e luste t?i tregonte diçka nga e kaluara. Ai kishte marrë një lëngë molle të cilën e pinte me gllënka duke imituar gjyshin i cili pinte raki.

 

-Tashmë t?i kam treguar të gjitha, s?kam më, i thoshte gjyshi të cilit i pëlqente ky bashkëbisedim por priste që Albani ta luste edhe ca.

 

-Më trego diçka tjetër, këmbënguli Albani.

 

-Epo mirë atëherë, dhe gjyshi u kujtua një copë herë. Po të tregoj diçka për partitë politike të atëhershme. Ke qejf?

 

- Janë si këto të sotmet këto.

 

-Jo,jo, tashmë i kemi ndryshuar, por atëherë ishte pak më ndryshe, dhe gjyshi gëlltiti një gllënkë raki. Edhe të tjerët, bashkë me gjyshen, u afruan ngadalë dhe zunë vend pranë tij. Të gjithëve iu pëlqenin tregimet e tij. Çkado që tregonte ai, për ta ishte e mirë dhe interesante.

 

-Mirë atëherë, a jeni gati, filloi gjyshi. Hajde gëzuar dhe trokitën gotat.Ju këto gjëra do t?i mësoni në libra, mbase ndryshe, dhe sigurisht ndryshe por kjo s?ka rëndësi. Më mirë kështu.

 

-E pra, na ishin njëherë këtu, dy parti politike, partia e lirisë dhe ajo e demokracisë. Kjo e lirisë kishte për kryetar Dautin ndërsa ajo e demokracisë Ferizin, për të cilët ju do të mësoni në shkollë. Apo jo gjyshe, dhe hidhte shikimin kah gjyshja e cila i buzëqeshte si atëherë kur ishte e re.

 

-E tani, këto dy parti ishin si dy gjysma që plotësonin njëra tjetrën. Ishin një e keqe e ndarë përgjysëm.

 

-Pse të këqija ishin këto, ndërhyri Mimoza.

 

- Po mua së paku ashtu më dukeshin. Neve na kishin bërë pikë e pesë. Ata grindu në mes vete, e ne grindu për ta. Jo po kishim harruar fare për çka janë aty, e për çka paguhen.

 

- Po pse grindeshin ata, pyeti Albani.

 

-Ata grindeshin që të na bënin neve të grindeshim, e grindja jonë qonte ujë në mullirin e tyre të përbashkët. Ata ishin njerëz të zhurmës, bile edhe fshiheshin pas zhurmës.

 

- Po si fshiheshin pas zhurmës ata, se s?po të marrë vesh, qeshte Albani.

 

-Pse ti mendon se jo. Zhurma është mjegull. E ke dëgjuar ti atë shprehjen, ujku do mjegull, ja kjo është, ia kthente gjyshi po me të qeshur, të cilin këto biseda e zbavisnin më shumë se  gjithëçka. Po prit të të tregoj një ngjarje në lidhje me këtë. Dhe ka ndodhur mu në këtë qytezën tonë të vogël, që atëhere ishte edhe më e vogël.

 

-Ishin njëherë dhe këtu dy komshinjë. Edhe siq luajnë fëmijët bashkë, shkon një djal, ja kështu si ti, tek shtëpia e atij tjetrit. Ku e ke babin, e pyet Valoni, që ishte baba I këtij tjetrit. E more vesh deri këtu.

 

-Ë hë.

 

-Mirë. Ka shkuar në mitingun e Dautit. Po ti pse nuk ke shkuar, ia kthen me pyetje ky fëmija.

 

- Hahaha, qeshet Valoni. Ta dhjefsha Dautin, i thotë dhe qeshet përsëri.

 

-Nejse, fëmijët luajnë edhe ndonjë orë. Pastaj ky shkon në shtëpi. Babai e pyet ku ishe. Ky i tregon. Pas pak shton, o babi, baci Valon më tha ta dhjefsha Dautin.

 

-Si?!, I kcejnë nervat këtij. Kështu të tha?. Prej sot të mos shkelësh më në atë derë, shton pas pak. As ti, as kërkush I kësaj shtëpie.

 

Edhe bëhet e madhe kjo punë. Ky Ismeti, se kështu quhej, përhapi fjalën që Valoni i kishte borgj diçka. Po çka të ka borgj more, i thonin njerëzit, pasi që nga mënyra se si thuhej e kuptonin që nuk ishte fjala për para. E di ai vetë, thoshte Ismeti, por do t?ia sheh sherrin kësaj pune.

 

-Mos u bëj budalla, I thoshte ndonjëri kur u kuptua se për çka ishte fjala, se Dautin e shajnë përditë.

 

- Po , po e shajnë, por ai ia ka sharë djalit tim Dautin, e kjo I bie si t?ma kishte sharë mua në fytyrë, e këtë s?mund t?ia falë.

 

E kështu vazhdonte ai. I preu të gjitha marrrëdhënjet me Valonin. Bile edhe kur I lindi vajzë Valonit nuk I shkoi për urim. As s?e la kënd të shkonte. Dhe lëre që s?I shkonte por sa herë hapej bisedë, s?linte pa përmendur borgjin të cilit Valoni do t?ia shihte sherrin. Njerëzit I folën. Ai prapë me të vetën. Si hiqej se si hiqej inati. Dikur u mblodhën ca të njohur të përbashkët e ja zunë derën. S?bënë kështu Ismet, I thanë. Edhe ai ka gabuar, por edhe ti nuk e ke mirë. Se bëhet belaja për hiqgjë. Mor? po le të bëhet ,se me atë të poshtër s?bëhet ndryshe. Hu gardhi do ai, thoshte Ismeti, të cilit megjithëse nuk ia mbante ta qonte më tej këtë punë, nuk donte ta linte as me kaq.Po, jo more Ismet, I thoshin ata, edhe morën e dhanë disa orë për këtë çështje e më në fund e lanë që të gjithë të takoheshin në një shtëpi tjetër, shtëpi neutrale pasi që Ismeti nuk pranonte të shkonte tek Valoni, e as nuk donte që Valoni të shkelte në shtëpinë e tij.

 

Dhe pas disa ditësh, të gjithë këta, nja shtatë a tetë vetë, u mblodhën në shtëpinë e një komshiu tjetër, për të gjetur një rrugë ku këta të dy mund të ecnin bashkë.

 

-Ti ke bërë gabim Valon, I tha xha Veliu, se edhe në mos e daç, mbaje për vete, por edhe Ismeti është nxituar. N?ta pastë sharë ky kryetarin, shaja edhe ti atë tjetrin.

 

-Jo, jo xha Veli, se nuk lahemi kështu, se ky nuk është as me atë tjetrin. Ky nuk është me askë. Ky duhet të pendohet per atë që ka thënë.

 

- Po pse more të pendohem, thoshte Valoni. Ai kryetari që kam sharë, sa është I yti, aq është edhe I imi.

 

-Jo, jo se t?ishte I yti se shaje ti, tha Ismeti e u ngrit në gjunjë.

 

- Po rri o Ismet, I thane të tjerët.

 

-Jo se ky mendon se mund të lahet lehtë kjo. Se di ky që me m?prek mua ka prek belanë. Edhe njëri kështu mendoi por u përmend në spital, nisi të tregoj Ismeti krejt shkujdesur një nga trimëritë e tij. Se ishim në një kafe një ditë, edhe t?ia nisi njëri, fol zi e më zi për Kosovën. Edhe unë në fillim bëra sikur s?e dëgjova.

 

-Ashtu të bësh, I tha njëri, kjo është më mirë.

 

- Po ,po. Po  prit, edhe kur u kthye ai gjithë ato fjalë të këqija për Kosovën nisi t?I thotë për Dautin. Jo po këtu më kcej teli mua. Edhe t?I qohem grusht, e të shtrihet ai sa gjerë gjatë. Vetëm tek mjeku u përmend.

 

- Si more. Këtë s?e paskam ditur. Po policia, erdhën ?.

 

- Sigurisht, por unë ia tregova ngjarjen më butë, se është njëri aty që po I shave Dautin më as mjeku s?ka ç?të bënë. Epo, prap mu dhimbs, edhe nuk ia thash krejt atë që ai foli.

 

- Po mirë more Ismet. ndërhyri xha Veliu. Lëre atë se ne jemi mbledhur për diçka tjetër.

 

-Ky duhet të pendohet, xha Veli, të thash. Edhe unë për hir të asaj që jemi komshinjë po e lë me kaq.

 

Xha Veliu iu drejtua Valonit, por Valoni assesi të bindej që të bënte një autokritikë.

 

E që të mos e zgjasim, xha Veliu I tha Valonit që këtë të mos e përsërisë më kurrë. Valoni nuk foli.

 

-Shtrija dorën, I tha Ismetit.

 

- Mirë xha Veli, por po ndodhi edhe njëherë tjetër këtë punë e zgjidhim ndryshe, tha Ismeti dhe shtriu dorën.

 

Valoni I zgjati dorën. I erdhi në fytyrë një nënqeshje, mbase I erdhën edhe fjalë por nuk tha gjë.

 

Kështu e zgjidhën këta këtë mosmarrëveshje. Me fjalë. Ndoshta dikush tjetër nuk e kishte këtë fat, përfundoi gjyshi.

 

-Për pak qenka bërë belaja gjysh tha Albani. Po ti gjysh, vazhdoi pas pak,me cilin ke qenë, me Dautin apo me Ferizin?.

 

-Unë? ndoshta ngapak me të dy.

 

-Dhe merrje pjesë në mitingje ti, e nxiti përsëri Albani.

 

- Posi, posi, kam marrë pjesë njëherë në një miting. U mbajt në një sallë sportive. Dhe kishte shumë njerëz. Gjysma mbetën jashtë. Unë mezi zura vend. Dhe pas pak doli lideri dhe mbajti një fjalim, asi me shumë fjalë. Foli shumë, kritikoi shumë, edhe premtoi shumë, se ishte fushatë zgjedhore. Pastaj ia dha fjalën disave që konkuronin për deputetë nga komuna jonë.

 

Dhe kur ka dalë njëri, gjyshi u ngrit në këmbë, mori paqetën e cigareve për ta adoptuar si mikrofon dhe bërtiti siq kishte bërtitur ai dikur.

 

-A po ftojmë a jo?. Turma I jepte një po të tejzgjatur.

 

-Nuk ju dëgjova, a po fitojmë a jo, imitonte gjyshi dhe përsëri bëhej turmë e bërtiste poooo.

 

- Do t?I mundim si Mançesteri Liverpulin. Pesë me zero. Joo dhjetë me zero do t?I mundim ne. A pooo. Ho ho dhe bëntë si reper. Pastaj kthehej në profil dhe zgjaste mikrofonin kah turma,por pa I shikuar. Turma egzaltohej. Fëmijët shqepeshin së qeshuri me këtë shembul të gjallë të sjellë nga e kaluara. Albani duke e përmbajtur të qeshurën mezi pyeti, se a u zgjodh ky deputet.

 

-Posi, posi,por pas nja dy tre muajsh kaloi në partinë tjetër. Këta tha, e kanë lëshuar rrugën e demokracisë, edhe ky nuk mundi ta durojë këtë.

 

-Hahaha, interesant paska qenë ky deputeti.

 

- Po , po, dhe kishte shumë shokë ky. Dhe kur jemi tek deputetët po ju tregoj edhe diçka, vazhdoi gjyshi, I cili ishte disponuar të fliste, pak nga rakia e pak nga biseda e këndshme që bënte me nipat e mbesën, prania e të cilëve për të ishte shoqëria më e mirë.

 

Ishte njëherë një lider partiak që e kishte shumë qejf gjuetinë. Edhe doli një ditë ky nëpër bjeshkë me disa të tjerë. Njëri I asaj ane, që ishte bashkë me ta, e thirri në telefon një të njohur në stane, që t?I priste atje. Pre ndonjë qingj I tha, edhe na bëjë muhabet se të gjitha shpenzimet I heq unë. Pastaj I tha liderit që kishte një të njohur këtej e mund t?I bënin një vizitë. Edhe ai I partisë sonë është, I tha, dhe do t?I bëhej qejfi po t?I shkonim. Liderit I pëlqeu shumë kjo punë, edhe shkuan në stane. U ulën rreth një zjarri e filluan me raki. Kishin mish qingji, djath e të gjitha të mirat. Edhe nata ishte e kthjellët e me hënë. Ishin të gjitha kushtet për një ndejë të mirë.

 

-Unë të kam parë shpesh herë ty në televizor, I thotë ai bariu I staneve, në bisedë e sipër, tek ishin bërë qejfli nga rakia e nga ambienti për rreth. Edhe jo që po të them,por njeri më të menqur se ti s?ka vendi ynë.

 

-Hë më bravo të qoftë, ia kthen lideri I ngazëllyer, edhe ti qenke shumë I menqur sepse kushti I parë që të jesh I menqur është ta dallosh njeriun e menqur. Ta dallosh të menqurin nga I marri, kjo është qështja sot. Po hajde gëzuar, dhe me fund kësaj here. Të gjithë zbrazin gotat e i mbushin përsëri. Krijohet një atmosferë e këndshme. Të qeshura, fjalë me tone të hareshme, thumba, e përsëri të qeshura.

 

Lideri e pyet bariun se me çka merret. Ai I tregon.

 

-A do ti të ta gjej unë një punë.

 

- Po nuk e di more zotëri, rrudh krahët bariu.

 

-Si thua të të bëjë një? ta zëmë, ta zëmë? drejtor poste.

 

-Jo mor? se, se? s?di ç?bëjë unë aty, hutohet bariu dhe shikon të tjerët, si për të kërkuar ndihmë.

 

- Po sikur të të bëjë komandant policie. Këtë punë mund ta bësh, është fare e lehtë,këmbëngul lideri. Atij I kishte pëlqyer shumë bariu dhe mikpritja që ai I kishte bërë prandaj donte t?ia shpërblente disi.

 

-Ani në polici, jo,jo,jo,jo, se më ngriten qimet veq kur e mendoj. Nuk jam unë për aty, zoti kryetar.

 

-Prit, se e gjeta, I dha vulë lideri, dhe ngriti gishtin përpjet për të kërkuar vëmendjen e të ghjithëve e njëkohsisht për t?I thëne, mbani qetësi.Do të t?bëjë deputet. A di ti ta ngrisësh dorën sa herë të të thëm unë.

 

- Po kjo është fare e lehtë.

 

-Atëherë zgjate dorën, dhe I trokitën duart si gotat, por nuk I shtërnguan.

 

-Por?, foli bariu. Zoti kryetar, sa është rroga e deputetit se unë këtu me dele fitoj mirë.

 

-Hahaha, qeshi me të madhe kryetari. Hahaha qeshën edhe të tjerët, pa ditur ende se ç?do të thotë.

 

-Ne nuk e dimë sa është rroga, tha ai nëpër qeshje. Ne marrim para nga thesi, ja kështu, dhe bëri me dorë si të kishte thesin përpara.

 

Hahaha, u përzien shumë qeshje, por e qeshura e kryetarit kumbonte më shumë. Ajo printe.

 

Dhe ja kështu, përfundoi gjyshi. Hajde gëzuar.

 

-Dhe u bë ai deputet, pyeti Albani.

 

-Besoj që po, se po të thoshte kryetari, bëhu, atëherë bëheshe, por sidoqoft, vazhdoi gjyshi, kjo e treta është e pakonfirmuar. Eshtë thashethem që ma ka thënë dikush. Edhe unë nuk është që e kam besuar, por më pëlqen ta tregoj, ndërsa për dy të parat janë me vulë, përfundoi ai duke qeshur e duke I shikuar fëmijët me radhë. Po mirë tani, shkoni se u bë vonë, dhe bashkë me gruan I përcollën deri tek dera e apartamentit të tyre.

 

-Hajde gjyshe, tha duke I hedhur dorën, se sonte jam në qejf e do të të tregoj edhe ty diçka, dhe u nisën së bashku për në dhomën e gjumit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora