E diele, 28.04.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Muhamet Vuthi: Ahmet Rugova nuk vdes kurrë

E shtune, 11.12.2010, 07:42 PM


Muhamet Vuthi

 

Ahmet Rugova nuk vdes kurrë

 

 

Flut'ron shqipja prej pal's flamurit

 

Ndalet pak n'Corrollukë t'Podgurit

 

Ndalet pak n'Corrolukë t'Istogut

 

Ku ka djem e burra t'logut

 

Burra që i nderon Kosova

 

Atdhetar - Ahmet Rugova

 

 

 

Është Ahmeti djalë i Tahirit

 

Fjala e tij si rreze e Diellit

 

Djalë i ri - plot ideale

 

Krenari në shkollë Normale

 

Gjithmonë ishte një yll drite

 

N'SHLP - n'deg: Gjuha Shqipe

 

 

 

Burrë i fjalës dhe i ndërgjegjes

 

Nisi punën n'Banjë të Pejës

 

Mendja e tij tejkalon detin

 

Me sukses kreu Fakultetin

 

Profesor i gjuhës shqipe

 

N'Gjinmaz t'Istogut rreze drite

 

 

 

Dritë e kombit - nder i fisit

 

Me tipare si t'Luigjit

 

S'e tremb dhuna, pushka as flaka

 

N'ballë të nxënësve - n'demonstrata

 

S'trembet zemra as mendja e trimit

 

As n'organe t'sigurimit...

 

 

 

Sa më shumë që po kërcnohej

 

Aq më shumë burri forcohej

 

Dhe në vitin '89

 

Kohë e keqe, kohë e rëndë

 

Ti me burra t'shqiptarisë

 

S'i pranon planet e Serbisë

 

 

 

Kur na u mor ne Kushtetuta

 

Disa shkive iu hoq tuta

 

Bëhen argat t'zi t'Serbisë

 

I shtrejnë dhunën Shqiptarisë

 

Fëmijëve tanë ua ndalin lojën

 

Bijve t'shqipes ua mbyllin shkollën

 

 

 

 

 

 

 

 

 

N'ballë t'protestës popullore

 

Ahmet Rugova - drejtor shkolle

 

Para bishave te Serbisë

 

Foli burri i shqiptarisë

 

Foli rrast ky yll drite

 

Kurrë nuk mbyllet shkolla shqipe

 

 

 

Jemi popull plot ideal

 

Do t'punojmë në fushë e n'mal

 

Sa t'ketë dielli rreze drite

 

E gjallë do t'mbetet gjuha shqipe

 

Po çuditen bijtë e shkinës

 

Për guximin e djalit t'shqipes

 

 

 

Dhe pas luftës ky burrë i logut

 

Prap punon n'Gjimnaz t'Istogut

 

Kthehet n'shkollë që e pagëzoi

 

Dhe me shokë me nder punoi

 

Po një ditë i ndodh rreziku

 

Kah shkon n'punë - aksident trafiku

 

 

 

U përpoqen mjekët e Kosovës

 

T'i shpëtojn jetën burrit t'botës

 

Po plagët e rënda e bënë t'vetën

 

Ahmet Rugovës ia morën jetën

 

Ahmet Rugova nuk vdes kurrë

 

Mbetet shqipe në flamur.

                                                 

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora