E shtune, 27.04.2024, 07:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: At Gjergj Fishtës

E shtune, 11.12.2010, 07:55 PM


At GJERGJ  FISHTËS*

 

In memoriam

 

Nga Përparim Hysi

 

Po të falem At  I Shënjtë

Po të bie në gjunjë,i ngrati,

Se këndove me lahutë

Trimërinë me derte Frati.

 

Kush fytyrën ëngëllore

Masakrisht ta nëpërkëmbi

Kush mbështyu mbi veprën tënde

Kush dhe varrën tënd e nëmi?

 

Ti  Lahutë e gjallë Malcie

Që lëshove zë kushtirmi

Ti,Apostull   Shqipërie,

Humbe siç humbet harrimi.

 

Ti e mbrojte Shqipërinë

Në New Jork dhe në Europë

E shpërblimi qesharak:

As për varr një copë tokë.

 

E kërkova varrin tënd

Dhe s'e gjat as kurkund

Ngushëllohesha se të gjeja

Nëpër këngë me lahutë

 

Andaj falem para teje

Tash që erdh Demokracia

Apostull i Shqiptarizmit

Ti je vet Krenaria.

 

  • dërguar për datën jubilare  në këtë 70 -vjetor të vdekjes së tij.

 

 

________

 

Susta e fatit *

 

 

(cikël me poezi)

 

Nga  Përparim  Hysi

 

 

Lista e mungesave

 

Më mungojnë shumë gjëra

Lista e tyre:e gjatë,pafund

Nga këto mungesa,u zhbëra

Se t'i plotësoj,nuk mund.

 

T'i rreshtoj,vallë,për ju ka rëndësi?

Dhe hiç nuk më duhen ato,

Kur më mungon  ti,moj Shqipëri...

 

 

Njësoj

 

Njësoj si punëtori i MIgjenit tek "Moll'e ndalueme"

Trotuarëve të Sant  Petërsburgut,ezber,po shetis     *

Njësoj me atë jam:nga xhepi unë jam "krunde"

Por dhe unë si ai:"s'i le gja mangut zotnis"

 

Hiç nuk më pëlqen ky soj zotnillëku

Të shetis rrugëve të botës nuk më pëlqen

Jo.As që e kam dashur këtë lloj rrësku

  Shqipëri do të kthehem;i varfër le të jem.

 

* qyteti ku jetoj përkohësisht,në Florida.

 

 

Më gjeti

 

Më gjeti  si pulën shqirake

(këtë nuk e zë gjumi,pa parë në ëndërr

Sikur ha grurë?!...)

 

Dhe mua nuk më zë gjumi

Pa parë në ëndërr  Shqipërinë

Që e kam lënë ka qëkur...

 

 

Prishja

 

Ikën plaçkat.Fluturuan.Si  një shkumë që e merr era

(ato plaçka vënë me djersë,që të gjitha seç i falëm!!!)

Më së fundi,mbetëm qyq;si të vdekur dualëm nga dera

Unë e Sika morëm rrugët;u përcollëm me  të afërm.

 

Morëm rrugët për kurbet;larg e larg e prapa diellit

Po t'na shihje,shihje "hije" që lëviznin fare kot

Kur i hipëm ne avionit,sikur shkonim drejt "kiametit"

Jemi sosur ka qëkur;mezalla,s'mësohemi dot.

 

 

Susta e fatit

 

Susta e fatit m'u hap shumë

Më vërviti goxha larg

Edhe pres,me shpresë unë

Në vënd tim të më kthejë prapë.

 

Po s'u mblodh dhe mbeti hapur

Dhe më la këtu ku jam

Do më gjeni me buzëplasur

Dijeni që ia kam bërë  bam!...

 

 

Kalin e kurbetit

 

Kalin e kurbetit kam shaluar mbi shpinë

As fre i kam vënë dhe as yzengji

Sa do t'i qëndroj këtij"kali" mbi shpinë?

Kot që më pyesni,as vet nuk e di.

 

 

Fati

 

"Me  fatin veç u ngrindkam kot

Ai më talli dhe më fort..."

 

 

Lermontov

 

Fati me mua bëri si deshi

Kur desha baluke,ai më qethi.

Më la pa punë,pa plangë e shtëpi

Më nisi kurbetit,në arrati.

 

I humba unë me miq e me shokë

Dhe  vërdallisem,por vetëm kot

Ditët i shtyj,tamam si një murg

Me  trup i lirë;me shpirt si në burg.

 

Më talli dje,po më tall dhe sot

E gjallë më rri shpresa;jam shpresëplotë.

Tash që kam fundin t'më ëmbëlsoj

Se tani jam plak dhe më nuk duroj.

 

 

Unë

 

Unë jam si një anije që lundron nëpër det

As vela nuk kam,por s'kam as direk.

Fatin tim e ka furtuna-kurbet

Më nxjerr në breg apo më zhyt në det...

 

 

Nuk jam pa  faj

 

Nuk mund t'i lajë duarët si Ponc Pilati

Se,gjasme,faj nuk pata në këtë botë

S'kam  si e mohoj:kam faj unë, kokëbardhi

Se a lihet vëndi në këtë moshë?!

 

Nuk është gabim,po plotësisht faj

60-vjeçari shkon kërkon "Edenin?!"

Ndaj si Ponc Pilati duarët nuk i laj

Ju që i lexoni,për "dënimin tim",shihni "nenin..."

 

 

Tani

 

Tani që më erdhën ca kaseta nga Shqipëria

Shtëpinë e kam kthyer në "sallë koncertesh"

Me plot me ajër m'u mbush mua mushkëria

Jam çliruar tani prej hallesh dhe dertesh.

 

Se pak,fare pak,po më kapi mërzia

Tak dhe vë një kaba myzeqarëshe

Për të shëruar mërzitjen,s'më duhet farmacia

Kam gjetur,siç e shihni,të tjera "ilaçe".

 

E ngre unë zërin dhe buçet muzika

Mërzia largohet,sa nuk i bie pika.

 

*poezitë janë shkruar në vitet 2001-2010

 

_________

 

Autobiografi me vargje

 

(cikël me poezi)

 

Nga  Përparim Hysi

 

1. Nëpër vargje

 

Nëpër vargje që kam shkruar,nëpër strofa,nëpër rima

Do të gjeni jetën time,si në jetë ia kam bërë prima

Jam zvarritur,shallavitur,nëpër rrugë e ndër rrëpira

Turp e shpirt më janë kapitur,në ca kohë të vështira

 

Kohë e ashpër më goditi,asnjëherë s'më la rehat

M'u godit keqas shpirti,mënd u ktheva në sakat

Por s'e ula njëherë kokën;vazhdiminsht kam qenë rrebel

Anarshist nuk kisha shokën;o lexues,për trim s'më merr.

 

Por kurajo unë kam patur,jam përleshur dhëmb për dhëmb

Ndaj dhe koka m'u ka zbardhur,porse hiç nuk jam pishmën

Tash u plaka,s'kam fuqi,nuk përleshem dot unë më

Ndaj dhe shkruaj poezi,t'u tregoj unë një për një.

 

 

2.Ma prenë ëndrrën

 

Një ëndërr të bukur ma ndërprenë

Ç'ëndërr të bukur po shihja!

Gëzimin me sëpatë ma prenë

Më iku,më iku   Shqipëria.

 

Ma prenë në mes ëndrrën e bukur

Mëkat!Ç'më bën?Ç'mëkat!

Sa ndjeva të bëhesha i lumtur

Ëndrrën ma prenë si me sëpatë.

 

U ngrita vrik nga krevati

Prej zverku ta kapja "fajtorin"

Por tak dhe më la inati

A nuk jam unë fajtor-largori?!...

 

 

3.Ndarja me bibliotekën

 

E prisha çnjerëzisht kontratën

U ndava unë me bibliotekën

Të madhe,të madhe e kam vragën

Se me të e kisha të lidhur jetën.

 

Ndërsa me të unë tani ndahem

Zëmra sa nuk më çahet dysh

Tek i dhuroj,me lot lagem

Si lidhur me të pazgjidhmërisht.

 

Ia dhurova mikut tim Lulzim Omari

Dhe matem të shkoj e t'i "vjedh" tinëzisht

Paska patur hak Silvestër Bonari   *

Si ai dua të bëj dhe turp nuk kam hiç

 

*personazh homonim i Anatol Frans

 

 

4.Diskutim "luajal" me gruan

 

-Edhe ti prapë po shkruan?Nuk e sheh,na "pasurove?!"

Unë po si burrë nopran:-Mjaft se veshët më shurdhove.

Pa zë vënd mbi kompjuter,zë e shkruaj ndonjë rresht

Ajp prapë,po këtë herë:-Ç'hair pamë nga jotja vjershë?!

 

Ja,kështu,seç diskutojmë(është apo jo "luajal?!")

"Sherri ynë është pa zarar dhe ky"sherr" na mban dhe gjallë.

 

 

5.Përse shkruaj

 

Po bëj pyetjen:-Përse shkruaj?Njeri trastën nuk ma varë

Unë shkruaj dhe vetëm vuaj;vjershat mbetën në sirtar.

Kur e shoh që stiva rritet dhe sirtari nuk nxë më

THem të derejtën pak dhe frikem:hallit si t'i bënetë?

 

Por s'më rrihet,nuk më rrihet;unë për dita veçse shkruaj

Stiva rritet,edhe rritet;ah,koj stivë që do më hajë !...

 

 

6.S'kam ditur për veten time

 

Për veten time hiç nuk kam ditur

I paskam hyrë detit në këmbë

Disa po dihet:pllakën kanë vërtitur

Dhe janë tani  të hanë me dhëmbë.

 

Unë fare s'kam ditur që të marrë kthesat

Për kthesat unë kurrë nuk mora "patentë"

Se në jetë kurrë s'i kam honepsur rrenat

Por gjithmonë drejt... e vetëm drejt

 

Për veten time... ja që nuk kam ditur

Vetëm shkruaj vargje; a nuk jam i lajthitur?!

 

 

7.S'jam i pasur

 

Që nuk jam i pasur,mirë e di;po hiç s'më bëhet vonë

Se kam të madhen dashuri dhe kjo  më pasuron

Se gjumin hiç s'e fle me frikë;kot nuk jam i varfër

Se gjumë nuk bën një pasanik;s'e lë rehat një gjarpër.

 

Diku i del në rrugë përpara;diku dhe e kafshon

Atij po,i dhëmb"dhëmballa" dhe bëhet si demon

Kurse unë pasha i varfër,si unikal në botë

Zili më ka mua çdo i pasur,se gjumin e bëj top.

 

 

8.Gjithmonë

 

Gjithmonë nga një"vijë",gjithmonë nga një rresht

Të soset.të soset dhe sot një vjershë

Se dita me ditën ja që nuk ngjajnë

Dhe nata me natën të ndryshme janë

 

Sot del një temë a ndodh një ngjarje

Unë zë e them dhe e hedh në vargje

Ndonjëherë çohem natën se koha nuk pret

Me vrap e shkruaj vargun se jam pak poet.

 

 

9. Unë

 

Unë vërtet kam kënduar për një sy të bukur

Kam kënduar dhe për një trup të drejtë si kavak

Por kurrë kokën  nën fustan s'e kam futur

Në se dikushi ka kërkuar ndihmë  qoft dhe varfanjak.

 

Se aq i thekshëm sa jam pas një syri

Aq i prekshëm bëhem për një nevojtar

Kurrë nuk  ma ka bër tërr mua syri

Dhe jam përleshur dhe me pushtetarë

 

Shpërtheja si vullkan dhe llavën e shpirtit

E hidhja mbi "xhelatët" që kishin pushtet

Tanimë nuk kisha më gjakun e Krishtit

Penduar nuk jam, në  s' kam qenë dhe Muhamet.

 

 

10. Amanet

 

Kur të vdes,varrin e dua në Mbyet   *

Atje kam prindërit...është dhe imvëlla

Shpesh "çohem" dhe bëj pak muhabet

Dhe malln që kam,me ta zë e ndaj ca.

 

Natyrisht,që aty ka dhe të tjerë

Me ta?Natyrisht,më rrallë

Shokë e miq  që unë kam ë Fier

Ata nuk i pres:dua të mbeten gjallë...

 

* fshati ku  janë varret në Fier.

* *   Poezitë janë shkruar në vitet 2001-2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora