E enjte, 31.10.2024, 11:16 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Muharrem Sfarqa: Dega e LDK për Gjermani në mbështetje të z. Anton Kolaj

E marte, 23.11.2010, 09:58 PM


Foto nga takimi
Foto nga takimi

 

Dega e LDK për Gjermani në mbështetje të z. Anton Kolaj, për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës

 

Anton Kolaj dhe Qazim Bajgoraliu
Anton Kolaj dhe Qazim Bajgoraliu
FITORE PËR NJË KOSOVË EUROPIANE

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Dega e LDK-së për Gjermani, përmes një tubimi me aktivistë të saj si dhe anëtarësi, mbajtur në Sankt Augustin (afër Bonit) dhe të organizuar nga nëndega e NRV-s, i dha një mbështetje të fuqishme kandidatit të saj për deputet në Kuvendin e Kosovës, z. Anton Kolaj për zgjedhjet e 12 Dhjetorit të këtij viti ( si zgjedhje të parakohshme) si dhe ndryshimet e bëra në LDK si rezultat I një procesi zgjedhor që u rrumbullakësua përmes Kuvendit të VII-të të kësaj partie, mbajtur në fillim të këtij muaji, në Prishtinë.

 

Kryetari i Degës së LDK-s për Gjermani, z.Qazim Bajgoraliu,i cili dhe hapi tubimin, në fjalën e tij,përgjithësisht u koncentrua rreth detyrave dhe aktivitetit te LDK-së për periudhen e ardhshme , tash në prag zgjedhjeve te pergjithshme, si rezultat i rrethanave të krijuara pas dorëheqjes si ish Presidentit Sejdiu si dhe shkarkimit të Qeverisë nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Dega e LDK-s për Gjermani, sipas tij, tradicionalisht ka qenë një krah i fuqishëm i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci dhe e frymës rugoviane për një Kosovë europiane, andaj, këtë përkushtim do ta dëshmojë edhe kësaj radhe, me një frymë mobilizuese dhe angazhuese, duke u bërë pjesë e procesit zgjedhor të 12 Dhjetorit dhe në mbështetje të kandidatit Anton Kolaj, ndaj të cilit neve obligohemi dyfish, sepse ishte i propozuar dhe i zgjedhur nga ana jonë për delegat të Kuvendit të shtatë të LDK-së dhe, tash, është dhe në listën e nominuar për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Bashkëatdhetarët tanë nga Gjermania po edhe nga shtete tjera të Perëndimit, e njohim fare mirë z. Anton Kolaj, nga ditët e para të themelimit të LDK-së dhe si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit historic të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në vitet e – 90-ta. Andaj, për neve, ky kandidim është edhe një shprehje në vepër e respektit për punën dhe angazhimin që ka manifestuar mërgata shqiptare e Kosovës gjatë gjithë kësaj periudhe, u shpreh z. Bajgoraliu, i bindur se zëri i z. Kolaj në Kuvendin e Kosovës, përveç që do jetë zë i qytetarëve të saj, njëkohësisht do jetë dhe zëri i kësaj mërgate.

 

Edhe pjesmarrësit tjerë të këtij tubimi, në diskutimet e tyre, si Behgjet Krasniqi, Qazim Thaqi, Muharrem Gashi, Bahtir Avdiu, Nazmi Leskovci, Binak Gashi, Muharrem Sfarqa, Hasan Jasiqi, Hamit Halili,

Xhemail Pepaj etj u shprehën të gatshëm e të pakursyeshëm në mbështetje dhe përkrahje të z. Anton Kolaj për deputet, në Kuvendin e ri të Republikës së Kosovës.

Aktivisti i LDK-se Muharrem Gashi gjate diskutimit
Aktivisti i LDK-se Muharrem Gashi gjate diskutimit
Veprimtarëve dhe anëtarësisë së kësaj nëndege, ndër më të mëdhatë në shtetet e Perëndimit, ju drejtua dhe vetë z. Anton Kolaj, i cili me s tjerash theksoi se ndihet i nderuar që kjo degë dhe këta bashkëatdhetarë kanë gjetur kohë dhe kanë shprehur gadishmerinë dhe interesin për ta u takuar atë dhe, njëkohësisht edhe për ta mbështetur në rrugën drejt Kuvendit të Republikës së Kosovës, si deputet i LDK-s ne zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 –të.

Këtë e shoh e si përpjekje dhe angazhim te juajin për të kontribuar në vetë këtë process të rëndësishëm për Kosovën dhe të subjektit qe në se bashku i takojmë, pra për vetë LDK-në, tha z. Kolaj duke shprehur njëkohësisht edhe konsiderata të larta për ndihmesën e kësaj dege që nga themeleimi e deri më sot, që ishte angazhim për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në frymën e këtyre angazhimeve, ish nënkryetari i mëhershëm i LDK-së, z. Kolaj, kërkoi që, Dega e LDK-së për Gjermani të shtrij veprimtarinë e saj dhe frymën mobilizuese tek secili anëtar dhe votues i saj në Gjermani e më gjerë, për t’u bërë kështu pjesë e këtij procesi demokratik dhe, pjesë e ndërtimit të një Kosove europiane,që është dhe vision I LDK-së, ndërsa premtoi se do jetë zë i tyre dhe i interesave të vetë Kosovës, me përkushtimin më të thellë.

Dega e LDK-së për Gjermani, përmes këtij tubimi, njëkohësisht i dha një mbështetje të fuqishme edhe kryetarit të ri të LDK-së z. Isa Mustafa dhe angazhimeve të tij që, bashkë me lidershipin e ri të partisë, ku është ruajtur vazhdimësia dhe janë shënuar ardhje të reja, LDK të kthehet aty ku e ka vendin, si partia numër Një, për hirë të së ardhmes së Kosovës .

 

Bon, 22 nënëtor 2010



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora