E hene, 29.04.2024, 05:02 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Iniciativë mbarëbotërore për të shpëtuar pakistanezen e krishterë Asia Bibi

E marte, 16.11.2010, 10:59 PM


Asia Bibi eshte nje grua e krishtere pakistaneze e denuar me vdekje nga autoritetet islamike te Pakistanit. Prej shume kohesh asaj i eshte bere presion dhe eshte kercenuar qe ta detyronin te braktiste besimin e saj te krishtere dhe te perqafoje islamizmin. Megjithe kercenimet e vazhdueshme ndaj saj dhe familjes se saj ajo nuk ka pranuar te heqe dore nga besimi tek Zoti i Vertete. Ne Qershor te vitit te kaluar, gjate nje debati me nje grua myslimane qe perpiqej ta detyronte te konvertohej, Asia Bibi iu pergjigj se kurre nuk do e braktiste besimin e saj te krishtere. Kaq mjaftoi qe gruaja myslimane te ndihej e ofenduar dhe te fillonte ta godiste. Me pas nje turme e terbuar islamikesh e torturuan dhe e dhunuan ate se bashku me femijet e saj. Si te mos mjaftonte e gjithe kjo, ata e akuzuan se kishte bere blasfemi ndaj profetit. Megjithese akuzat ishin te paverteta ajo u arrestua dhe u torturua, dhe ndodhet ne burg qe prej Qershorit te vitit te kaluar. Vendimi per denimin e saj me varje eshte marre me daten 7 Nentor te ketij viti. Qe prej ketij momenti ka filluar nje fushate per anullimin e ketij vendimi te padrejte dhe lirimin e saj. Shume njerez nga e gjithe bota jane bere pjese e kesaj fushate. Ju ftoj edhe juve kudo qe jeni t’i bashkoheni kesaj iniciative per lirimin e kesaj gruaje te pafajshme, faji i vetem i te ciles ishte se besonte tek Zoti i Vertete, dhe nuk pranoi qe ta mohonte Ate. Sot ne Pakistan ka rreth 2.8 milion te krishtere. Gjendja e te krishtereve ne Pakistan eshte e tmerrshme. Kohet e fundit myslimanet pakistaneze kane kryer shume masakra ndaj te krishtereve atje, duke perdhunuar, vrare, e djegur per se gjalli familje te tera dhe duke shkaterruar e djegur dhjetra fshatra si Gojra, Korian, Kasur, Sangla Hill etj.

Ju lutemi tregoni mbeshtetjen tuaj per kete iniciative mbareboterore duke derguar mesazh ne emailin e meposhtem: 

salviamoasiabibi@asianews.it


ose mund t’i dergoni direkt mesazh Presidentit Pakistanez ne adresen e meposhtme te e-mailit:

publicmail@president.gov.pk


E-maili duhet derguar ne Anglisht si me poshte:

 

To Mr Asif Ali Zardari,

The President of Pakistan

November 15, 2010

 

Mr. President,

Asia Bibi’s death sentence is not just a sentence, it is a State crime.

Therefore I hope you will not permit that, not only because of your sense of Justice  but also because it is badly affecting the reputation of your country.

Please intervene as soon as possible to reduce the pains Asia Bibi and her family are suffering.

Moreover the constant deliberate persecution of Pakistani Christians through the law on blasphemy is offending the Almighty God more than any human being.

Sincerely

(signature)

 

Permbajtja e mesazhit te mesiperm

 

Per: z. Mr Asif Ali Zardari,

       President i Pakistanit

 

z. President,

Denimi me vdekje i Asia Bibi, nuk eshte nje vendim i drejte por nje krim shteteror. Per kete arsye shpresoj se nuk do ta lejoni ate, jo vetem per shkak te ndjenjes suaj te drejtesise, por gjithashtu sepse ndikon shume keq ne reputacionin e vendit tuaj.

Ju lutem te nderhyni sa me shpejt qe eshte e mundur per te pakesuar vuajtjet qe po kalon Asia Bibi dhe familja e saj.

Per me teper, persekutimi i qellimshem dhe i vazhdueshem i te krishtereve pakistaneze nepermjet ligjit te blasfemise, po ofendon me teper Zotin e Plotfuqishem sesa çdo qenie njerezore.

 

Sinqerisht

( Firma )  

 

Marre nga AsiaNews

http://www.asianews.it/news-en/Your-signature-to-save-Asia-Bibi-and-Pakistan-19997.html

 

Pergatiti Albertino Konrad

 



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora