E diele, 28.04.2024, 06:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Telegram urimi nga BDSH

E marte, 09.11.2010, 09:05 PM


Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bamir Topi,

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha,

Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë,

 

Të nderuar përfaqësues legjitim të Republikës së Shqipërisë,

Vendimi i Ministrave të Bashkimit Europian për përfshirjen e Republikës së Shqipërisë në lëvizjen e lirë pa viza drejt vendeve anëtare të zonës shengen, konfirmon përmbushjen e standardeve demokratike të orientuara në një frymë euro-amerikane të shtetit Shqiptar.

Ky sukses edhe pse është meritë që u takon qytetarëve të Shqipërisë, me të njëjtin emocion dhe gëzim përjetohet edhe nga qytetarët shqiptar të Maqedonisë.

Institucionet shtetërore shqiptare edhe një herë përdëftuan kapacitetin e tyre për të përmbushur të gjitha parakushtet normative dhe teknike që heqja e regjimit të vizave nga 15 dhjetori i vitit 2010 të bëhet realitet edhe për qytetarët e  Shqipërisë.

Në emër të anëtarësisë dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, si dhe në emrin tim personal, me kënaqësinë më të madhe Ju uroj për këtë të arritur historike duke dëshiruar që sukseset e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në përballimin e sfidave të ndryshme që paraqiten si përgjegjësi në rrugën drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, më lejoni të nderuar përfaqësues të Republikës së Kosovës, t’ju përcjellë mbështetjen e plotë të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar në përpjekjet e juaja për përfshirjen edhe të Kosovës në familjen e madhe Europiane. Kosova ka vullnet dhe kapacitet që të përmbush të gjitha pre-rekuizitat e nevojshme për heqjen e regjimit të vizave edhe për qytetarët e saj.

 

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

08 nëntor, 2010

Tetovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora