E diele, 28.04.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Beogradi kërkon negocimin e Marrëveshjes së Kumanovës

E hene, 08.11.2010, 08:53 PM


Bisedimet me Serbinë nisin këtë muaj për kufirin me Kosovën

 

Autoritetet ushtarake serbe kërkuan nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, që të bisedojnë për ndryshimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e bëri të ditur për gazetën një burim ndërkombëtar, sipas të cilit, takimi i parë do të zhvillohet këtë muaj në Nish të Serbisë.?“Takimi do të mbahet më 18 nëntor dhe do të zhvillohet në Nish. Ky takim do të mbahet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kanë kërkuar që të ndryshohet vija kufitare me Kosovën, ajo vijë që është caktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë ky burim me kusht anonimiteti. Sipas tij, për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë, e po ashtu është biseduar edhe në takimin që komandanti i KFOR-it ka mbajtur të premten me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.?Për shkak të mosdefinimit të saktë të vijës kufitare, banorët e Kosovës në anën e Anamoravës në kufi me Serbinë, shpeshherë janë konfrontuar me policinë kufitare të Serbisë. Muaj më parë, në Kamenicë, madje ka pasur edhe protesta nga banorët të cilët janë ankuar se autoritetet serbe të kufirit janë futur në pjesën e Kosovës. ?Sipas Marrëveshjes së Kumanovës, të nënshkruar në mes të forcave të NATO-së dhe autoriteteve të atëhershme të Serbisë, kufizimi i Kosovës me Serbinë nuk është i definuar si “Kufi”, por si “Vijë administrative kufitare”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora