E marte, 30.04.2024, 01:35 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vëllai i Hashim Thaçit, Recep Tayyip Erdogan “Qytetar Nderi” në Prizren

E enjte, 04.11.2010, 10:38 PM


Vëlla nderi

 

Recep Tayyip Erdoganit iu rezervua një pritje e madhe në Prishtinë dhe Prizren, të mërkurën, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë. Në Prizren iu dha titulli “Qytetar Nderi”, e në Prishtinë, Hashim Thaçi e quajti “vëlla”. Kryeministri i Turqisë premtoi mbështetje ekonomike dhe politike për shtetin e ri.

 

Nga Express

 

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar të mërkurën se shteti i tij gjithmonë do të përkrahë Republikën e Kosovës.

 

Erdogan është Kryeministri i parë turk që viziton Kosovën.

 

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lart kontributin e Erdoganit për shtetin e ri.

 

“Për mua dhe popullin e Kosovës, sot është një ditë e veçantë, sepse të mirëpresim në Kosovën e pavarur, mikun, mbështetësin e fuqishëm të këtij realiteti të Kosovës, por edhe të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Prandaj, roli juaj personal dhe i Turqisë do të jetë i mirëpritur gjithmonë në këto angazhime”, ka thënë Kryeministri Thaçi në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Erdogan.

 

“Ka qenë dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë, bashkëpunime këto shumë të rëndësishme ndërshtetërore, kulturore e fetare, lidhje këto që do të forcohen sot, por edhe në të ardhmen”, ka shtuar Thaçi.

 

Ndërkaq, Erdogan tha se Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin vëllazëror.

 

“Unë dhe vëllai im Thaçi, në bisedat që kemi zhvilluar, edhe në Ankara, por edhe në takimin e sotëm, jemi zotuar që të vazhdojmë këtë unitet në bashkëpunimin midis vendeve tona dhe që Kosova të ketë një të ardhme më të fuqishme dhe më të begatë”, ka thënë ai.

 

Në orët e mbrëmjes, Kryeministri turk ka vizituar Prizrenin, ku i është bërë një pritje madhështore nga mijëra qytetarë.

 

“Jeni të bindur se Turqia gjithmonë e ka syrin dhe veshin kah Kosova. Jemi ndër ata që më së shumti jemi gëzuar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Është një kënaqësi e madhe për mua që jam Kryeministri i parë i Turqisë që vizitoj Kosovën”, ka deklaruar Erdogan, në Prizren.

 

Në këtë vizitë, ai u shoqërua nga Kryeministri Thaçi, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe Ministri në largim, Mahir Jagcilar.

 

Kreu i Komunës së Prizrenit ka thënë se ndihet i nderuar që Kryeministri Erdogan ka vizituar qytetin e Prizrenit, ndërsa ka përkujtuar ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të shtetit të Turqisë për Kosovën drejt arritjes së pavarësisë, por edhe përmes lobimit për njohjen e Kosovës.

 

Ministri Jagcilar ka falënderuar Turqinë për ndihmat që i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, si dhe komunitetit turk në Kosovë. Ai ka premtuar se komuniteti turk do të vazhdojë me rolin e vet konstruktiv për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

 

Kryeministri Erdogan është nderuar dje me titullin “Qytetar nderi i Prizrenit, ndërkaq sot, Universiteti i Prishtinës do t’i japë titullin “Doctor Honoris Causa”.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora