Flakët e tij kishin përfshirë kurorat me lule, të vendosura në bazën e kryqit, në përkujtim të ushtarit të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botëror. Ndërsa kurorat e vendosura poshtë kryqit lëshonin ende tymin dhe vazhdonin të digjeshin, në vendngjarje mbërriti policia e Korçës. Ekspertët e saj nisën menjëherë hetimet për të zbuluar autorët dhe qëllimin e këtij akti. Një drejtues i policisë lokale që ndiqte hetimet, tha se nuk ka ndonjë person të dyshuar për djegien e kurorave në memorialin e ushtarit grek. Djegia e kurorave me lule ndodhi afro një orë e gjysmë pas largimit të pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore. Për këtë ngjarje lajmëroi policinë menjëherë OMONIA, e cila kërkoi zbardhjen e ngjarjes, duke theksuar se ajo ishte e qëllimshme. Nisur nga dyshimi për vendosjen e flakëve nga persona të paidentifikuar, ekspertët e policisë nisën verifikimet. Ata kontrolluan me imtësi zonën përreth memorialit, por nuk pikasën gjurmë shkrepëseje apo ndonjë të dhënë tjetër që të tregonte për zjarrvënie të qëllimshme. Dyshohet se zjarri mund të jetë provokuar nga flakët e një qiriu të ndezur në nder të ushtarit të vrarë. Ai ishte vendosur në fund të memorialit në formë kryqi, çka mendohet se mund të ketë shkaktuar përhapjen e flakëve drejt kurorave me lule. Megjithatë, në momentin e mbërritjes së policisë në vend, gjithçka ishte shkrumbuar dhe kryqi i bardhë ishte mbuluar nga hija e zezë e tymit. Pavarësisht pistës së zjarrit aksidental, policia e Korçës nuk ka lënë mënjanë atë të zjarrvënies së qëllimshme, megjithëse nuk ka prova apo persona të dyshuar për këtë. Pas ceremonisë mësohet se pjesëmarrësit janë shpërndarë dhe asnjë banor nuk është afruar në këtë zonë ku u kryen homazhet. Të parët që kanë reaguar dhe kanë lajmëruar policinë janë anëtarët e OMONIA-s. Pjesa e varreve të vjetra ndodhet në pjesën kodrinore të fshatit, ku dhe është ngritur pak kohë më parë memoriali dhe shkallaret që të shpien deri në këtë vend. Ndonëse ekspertët flasin paraprakisht për një zjarr aksidental, nga policia e Korçës pritet që vetëm sot të bëhet zyrtar përfundimi i hetimit. Gjatë ceremonisë së homazheve i vetmi incident ishte ai i përplasjes së vendasve në lidhje me faktin se kujt i përkasin varret. Por, dhe në këtë rast banorët ishin të moshuar dhe pa asnjë mundësi reagimi në zë të lartë. Një pjesë e tyre kanë qëndruar indiferentë, duke mos dashur të mbajnë asnjë krah. Gjatë gjithë ditës së djeshme ka munguar dhe reagimi i përfaqësuesve vendorë nga Komuna e Drenovës që ka nën juridiksion fshatin Boboshticë. Në ditët e para pas protestës së banorëve, komuna deklaroi se do të ndërmerrej shpejt aksioni për të prishur ndërtimin mbi varrezat e vjetra të fshatit. Por, edhe pse kanë kaluar 6 ditë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për betonizimin e varrezave, veprim i konsideruar i paligjshëm nga vendorët.
Banorët protestuan për punimet
Më 26 tetor, banorë të fshatit Boboshticë, komuna Drenovë në Korçë, protestuan publikisht, duke bërë të njohur skandalin që sipas tyre kishte ndodhur këtu. Sipas banorëve, OMONIA, dega e Korçës, kishte hedhur beton mbi varret 200-vjeçare të të afërmve të tyre, me qëllim krijimin e një shkallareje deri në memorialin kushtuar një ushtari grek të rënë gjatë kohës së luftës. Pikërisht nga këto punime dhe reshjet e shiut, dy ditë pas identifikimit të këtyre veprimeve, të kryera pa lejen e komunës, dolën në sipërfaqe të tokës disa eshtra. Këto sipas të moshuarve të zonës u përkasin të parëve të tyre. Vetë banorët, një pjesë e të cilëve kanë jetuar Luftën e Dytë Botërore, treguan për gazetën se në këtë zonë është vrarë vetëm një ushtar grek, madje dhe ai është varrosur larg vendit ku kryhen homazhet. "Në këtë zonë u ngrit disa vite më parë një kryq, por me qëllim për të përfituar ndonjë vizë", pohoi në një intervistë një ish-mësuese e fshatit, Elpiniqi Manço, sot 80 vjeçe.
Prefekti i Korçës: Dënoj aktin e djegies së kurorave
Prefekti i Qarkut të Korçës, Andrea Mano, shprehet se është në dijeni vetëm të aktit të djegies së kurorave në varrezat e fshatit Boboshticë, akt të cilin ai e dënon, por ndërkaq pohon se nuk ka dijeni për sa u përket ndërtimeve prej betoni atje dhe nëse do të ndërhyhet për prishjen apo jo të tyre.
Zoti Mano, çfarë mund të thoni për betonimin e një pjese të varrezave të vjetra të fshatit Boboshticë dhe pretendimet e kundërta se atje ka ushtarë grekë apo që janë varre të banorëve të fshatit?
Nuk kam asnjë dijeni për këtë dhe nuk mund të prononcohem.
Nuk keni asnjë reagim për atë se çfarë ndodh në Boboshticë, përfshirë edhe homazhet e ditës së sotme?
Di se janë djegur kurorat dhe këtë e quaj një akt të dënueshëm. Kjo është edhe më e dënueshme, sepse atje ka qenë përfaqësuesi i diplomacisë greke. (Konsulli i Përgjithshëm grek). Kjo ngjarje do të zbardhet plotësisht nga organet kompetente.
Po për betonimin e një pjese të varrezës, a ka ndonjë vendim për ta prishur, meqenëse konsiderohet si pa leje nga komuna?
Nuk kam asnjë dijeni për këtë gjë dhe se si do të veprohet.
Shtesë » Lajme
Skandali i Boboshticës, Godo: Të largohet Konsulli grek. Prokuroria nis hetimet
E hene, 01.11.2010, 10:56 PM
Arlinda Gjypi,Shekulli, 01/11/2010
Pretendimi i banorëve të Boboshticës për dëmtim të varreve nga ngritja e një Memoriali në nderim të ushtarëve grek, ka vënë në lëvizje Prokurorinë. Mësohet se një grup heimor është sot në Korçë për të mësuar më shumë rreth kësaj cështje dhe për të mbledhur fakte rreth çështjes. Prokurori Përparim Vukaj bëri vetë me dije sot se pas vrifikimit të pretendimeve të banorëve do të nisë dhe procedimi penal.
***
"Qeveria shqiptare duhet ta largojë këtë konsull nga Shqipëria". Kjo është deklarata që bën historiani Sabri Godo për gazetën "Shekulli" lidhur me deklaratën e konsullit grek Teodor Ikonomu më datën 29 tetor, kur tha se Korça u çlirua më 21 nëntor 1940. Duke i bashkëngjitur edhe ngjarjet më të fundit në Boboshticë, Godo tha se heshtja e qeverisë shqiptare është thjesht një qëndrim i gabuar dhe nuk bën gjë tjetër veçse nxit individë të tillë që të vijojnë të japin edhe deklarata të tjera të paqena.
Ditën e premte, më 29 tetor, në një pritje të organizuar me rastin e festës kombëtare të Greqisë ku ata përkujtojnë çlirimin nga Italia, konsulli grek në Korçë, në prani të shumë drejtuesve të lartë të qytetit juglindor deklaroi se "jam shumë i gëzuar për këtë festë të rëndësishme në jubileun e saj të 70-të. Gjithashtu jemi të gëzuar edhe për çlirimin e Korçës më 21 nëntor 1940". Pavarësisht kësaj deklarate që e cilëson Korçën si pjesë të Greqisë, nga ana e qeverisë shqiptare apo përfaqësuesve të saj në këtë takim nuk pati asnjë reagim. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e dhunimit të varreve në Boboshticë ku u ndërtua një memorial kushtuar një ushtari grek të rënë 70 vjet më parë në luftën italo-greke. Në një prononcim për "Shekullin" për deklaratat e Ikonomus, Godo u shpreh: "Duket që konsulli grek i cili ka dhënë këtë deklaratë hyn tek ata persona të cilët nuk i pranojnë kufijtë e sotëm grekë. Korça, ashtu si edhe Greqia, kanë qenë të okupuar nga Italia dhe Korça ka po atë datë çlirimi si e gjithë Shqipëria, që është viti 1944. Duket që ky konsull flet përçart. Është punë e ambasadës greke në Tiranë dhe e Ministrisë së Jashtme Greke që t'i japin mësime historie këtij konsulli".
Ndërsa për mosreagimin e shtetit shqiptar, Godo tha se në përgjithësi në këto raste shteti shqiptar preferon të heshtë, duke pretenduar se në këtë mënyrë mund t'i zbusë gjërat. "Por, në mendimin tim, ky është vetëm një qëndrim i gabuar", u shpreh ai duke vijuar se heshtja e qeverisë shqiptare nuk bën gjë tjetër veçse u jep zemër personave të tillë që zërin e tyre ta ngrenë më shumë. "Kështu nesër ky konsull mund të dalë dhe të deklarojë se ka qenë ai që e ka çliruar Korçën apo edhe mund ta deklarojë Korçën pjesë të Greqisë", vijoi historiani, duke theksuar se heshtja aktuale bën shumë dëm.
Lidhur me ngjarjen e Boboshticës ku u ngrit dhe një memorial kushtuar një ushtari të vdekur grek, duke dhunuar edhe varret e vendasve, Godo e cilësoi atë një turp, teksa lidhur me veprimet e konsullit grek bashkëngjitur dhe ngjarjet në këtë fshat ai tha se "qeveria shqiptare duhet të marrë masa dhe ta largojë këtë konsull nga Shqipëria".
***
"Qeveria shqiptare duhet ta largojë këtë konsull nga Shqipëria". Kjo është deklarata që bën historiani Sabri Godo për gazetën "Shekulli" lidhur me deklaratën e konsullit grek Teodor Ikonomu më datën 29 tetor, kur tha se Korça u çlirua më 21 nëntor 1940. Duke i bashkëngjitur edhe ngjarjet më të fundit në Boboshticë, Godo tha se heshtja e qeverisë shqiptare është thjesht një qëndrim i gabuar dhe nuk bën gjë tjetër veçse nxit individë të tillë që të vijojnë të japin edhe deklarata të tjera të paqena.
Ditën e premte, më 29 tetor, në një pritje të organizuar me rastin e festës kombëtare të Greqisë ku ata përkujtojnë çlirimin nga Italia, konsulli grek në Korçë, në prani të shumë drejtuesve të lartë të qytetit juglindor deklaroi se "jam shumë i gëzuar për këtë festë të rëndësishme në jubileun e saj të 70-të. Gjithashtu jemi të gëzuar edhe për çlirimin e Korçës më 21 nëntor 1940". Pavarësisht kësaj deklarate që e cilëson Korçën si pjesë të Greqisë, nga ana e qeverisë shqiptare apo përfaqësuesve të saj në këtë takim nuk pati asnjë reagim. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e dhunimit të varreve në Boboshticë ku u ndërtua një memorial kushtuar një ushtari grek të rënë 70 vjet më parë në luftën italo-greke. Në një prononcim për "Shekullin" për deklaratat e Ikonomus, Godo u shpreh: "Duket që konsulli grek i cili ka dhënë këtë deklaratë hyn tek ata persona të cilët nuk i pranojnë kufijtë e sotëm grekë. Korça, ashtu si edhe Greqia, kanë qenë të okupuar nga Italia dhe Korça ka po atë datë çlirimi si e gjithë Shqipëria, që është viti 1944. Duket që ky konsull flet përçart. Është punë e ambasadës greke në Tiranë dhe e Ministrisë së Jashtme Greke që t'i japin mësime historie këtij konsulli".
Ndërsa për mosreagimin e shtetit shqiptar, Godo tha se në përgjithësi në këto raste shteti shqiptar preferon të heshtë, duke pretenduar se në këtë mënyrë mund t'i zbusë gjërat. "Por, në mendimin tim, ky është vetëm një qëndrim i gabuar", u shpreh ai duke vijuar se heshtja e qeverisë shqiptare nuk bën gjë tjetër veçse u jep zemër personave të tillë që zërin e tyre ta ngrenë më shumë. "Kështu nesër ky konsull mund të dalë dhe të deklarojë se ka qenë ai që e ka çliruar Korçën apo edhe mund ta deklarojë Korçën pjesë të Greqisë", vijoi historiani, duke theksuar se heshtja aktuale bën shumë dëm.
Lidhur me ngjarjen e Boboshticës ku u ngrit dhe një memorial kushtuar një ushtari të vdekur grek, duke dhunuar edhe varret e vendasve, Godo e cilësoi atë një turp, teksa lidhur me veprimet e konsullit grek bashkëngjitur dhe ngjarjet në këtë fshat ai tha se "qeveria shqiptare duhet të marrë masa dhe ta largojë këtë konsull nga Shqipëria".
Dje u digjon kurorat me lule te vendosura ne Boboshtice gjate ceremonise per Festen e Çlirimit te Greqise. Ngjarja ndodhi ne mesdite, pak kohe pas mbylljes se ceremonise zyrtare ne varret 200 vjecare të Boboshtices.
Ceremonia eshte mbajtur gjate paradites në nderim te ushtareve grekë të rënë në luftën italo-greke në vitin 1940, ku Konsullata greke ne Korce, OMONIA dhe qindra vizitorë kanë mbërritur nga shteti grek me autobusë kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora e buqeta me lule, pranë Memorialit, i ndërtuar në kujtim të një ushtari grek.
Pjese e ceremonise ishte edhe nje meshe në manastirin e Shën Mërise, brenda territorit të së ciles ndodhet edhe kjo varrezë. Homazhet zhvillohen pak ditë pas debateve për ceshtjen e zhvarrimeve në varrezat e Boboshticës për ngritjen e Memorialit për nderimin e ushtarëve grekë të vrarë në këtë zonë.
Konsullata greke dhe OMONIA kane bere denoncimin ne policine e Korçes, nderkohe qe kjo e fundit pohon se djegia e kurorave eshte bere nga persona te paidentifikuar.
_______
Varret e dhunuara në Boboshticë nisin hetimet | |||||
![]() | |||||
![]() | |||||
![]() | |||||
![]() ORA 12:40-PROKURORIA HETIM PËR DHUNIMIN E VARREVE Një grup hetimor është nisur drejt Boboshticës për të mbledhur fakte rreth pretendimit të banorëve se u janë dhunuar varret nga ndërtimi i memorialin në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftë me Italinë. Lajmi konfirmohet nga prokurori në Korcë, Përparim Vukaj që tha se pas verifikimit do të nisë dhe procedimi penal për dëmtimin e varreve që banorët e Boboshticës pretendojnë. ORA 11:00-“BOBOSHTICA”, PREFEKTI I KORCES: DENOJ DJEGIEN E KURORAVE Prefekti i Korcës Andrea Mane ka reaguar sot rreth situatës më të fundit të krijuar në Boboshticë me rastin e homazheve që u bënë në zonë për Festën e Clirimit të Greqisë. Prefekti i Korcës dënoi sot djegien që iu bë kurorave që u vendosën dje nga përfaqësues të Konsullatës Greke, OMONIA-s dhe shumë shtetasve greke në Memorialin në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftë me Italinë. Mane tha se djegia e kurorave përbën një akt të dënueshëm dhe se autorët do të dalin shumë shpejt para përgjegjësisë. I pyetur për dhunim të varreve 200 vjecare të shqiptarëve në zonë për ngritjen e memorialit grek, Mane mohoi që të ketë patur ankesa se ka ndodhur një vepër e tillë në zonë. “Gjithsesi, jam duke verifikuar”, tha Prefekti i Korcës. Mano ka deklaruar se “nuk është vërtetuar ende nëse poshtë betonit ka varre dhe nuk ka marrë asnjë konfirmim nga komuna në lidhje më këtë çështje”. Prefekti tha se po bëhen hetime në lidhje me këtë ngjarje dhe në përfundim të këtyre hetimeve do të ketë edhe një deklaratë zyrtare. Mano ka theksuar se mendon se veprimi i disa individëve nuk mund të tensionojë marrëdhëniet mes dy vendeve. 31TETOR HOMAZHET GREKE NE BOBOSHTICE; DIGJEN KURORAT E OMONIAS ORA 14:30-Nuk ka kaluar shumë kohë nga homazhet që u bënë në Memorialin e ushtarit grek në Boboshtice me rastin e Festës së Clirimit të Greqisë, kur mësohet se zjarri përfshiu kurorat e vendosura aty. TVNeës24 bën të ditur se kurorat e vendosura sot nga OMONIA, Konsullata greke dhe dhjetra vizitorë që mbërriten me autobusa nga Greqia janë djegur nga persona ende të panjohur. Mësohet se policia ka nsiur hetimet rreth rastit. Festa e Clirimit të Greqisë, homazhet bëhen në Boboshticë Festa e Clirimit të Greqisë u përkujtua paraditen e sotme në varret 200 vjecare të Boboshtices. Homazhet zhvillohen pak ditë pas debateve për ceshtjen e zhvarrimeve në varrezat e Boboshticës për ngritjen e Memorialit për nderimin e ushtarëve grekë të vrarë në këtë zonë. Me një cermoni fetare në nderim te ushtareve grekë të rënë në luftën italo-greke në vitin 1940, Konsullata greke ne Korce, OMONIA dhe qindra vizitorë kanë mbërritur nga shteti grek me autobusë ku kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora e buqeta me lule, pranë Memorialit, i ndërtuar në kujtim të një ushtari grek. Me këtë rast u mbajt një meshë në manastirin e Shën Mërise, brenda territorit të së ciles ndodhet edhe kjo varrezë. Homazhet qe zhvilluan vizitoret greke kane ardhur pas debateve dhe reagimeve te diteve te fundit mbi nderhyrjet e paligjshme ne varret e vendasve. Në vendin ku eshte ngritur memoriali një muaj më parë janë kryer punime me beton, duke demtuar varrezat dhe duke bere qe mjaft eshtra te dalin ne siperfaqe. Para kesaj feste përkujtimore banoret e boboshtices kane kundeshtuar keto punime, ku varret e të parëve të tyre rrezikojnë të zhduken. Ndërkaq Komuna Drenovë nga ana e saj thote se nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi për betonimin e një pjese te varrezes dhe kerkon urgjentisht prishjen e saj. Por nga ana e Konsullates greke dhe organizates OMONIA,nuk jane marre parasysh keto reagime, perkundrazi homazhet e sivjetshme ne varrezat e Boboshticës kanë qënë me pjesmarrës më të shumtë në numër. (d.b/NEWS24/BalkanWeb) ![]() -------------------------------------------------
Ina Mëhilli Presidenti i Nderit i PR- së, Sabri Godo i cilëson të turpshme dhe dhunim të hapur zhvarrimin e ndodhur në Boboshticë të Korçës me qëllim ngritjen e memorialit grek. "Shteti ynë po hesht dhe kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjë. Nuk e di se si mund të përfytyrohet sikur të kishte ndodhur kjo në Greqi. Sikur kjo të ishte bërë nga ana e shqiptarëve në Greqi, do të ishin ngritur në këmbë të tëra partitë, e tërë administrata greke", - shprehet Godo në intervistën e tij. Z. Godo, si e shihni ju ngritjen e varrezave greke në Boboshticë të Korçës? Vendimi për ngritjen e tyre u dënua dhe nga ana e PDU-së... Nuk është vendim, por është një dhunim që u bëhet varrezave. Është një gjë çnjerëzore. Duket se ata që i bëjnë këto, i qëndrojnë idesë së vjetër që atje ku ka rënë një ushtar grek është një tokë greke. Ky është synimi i tyre, nuk ka kuptim fare. Eshtrat e dy ushtarëve që janë vrarë aty, thuhet se janë çuar prej kohësh në Greqi, domethënë nuk ka varre në të vërtetë, bëhet thjesht një përmendore për të kujtuar rënien e tyre. Por nëse do të shkojmë duke bërë nga një përmendore kudo ku kanë rënë disa mijëra ushtarë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky vend nuk do të mjaftonte për t'i mbajtur. Tani mua më vjen shumë keq se ka një prokuror aty në Korçë dhe nuk e di se ku fshihet ky prokuror. Sepse puna e parë e tij do të ishte atje, të shkonte t'i merrte ata njerëz që kanë bërë këtë dhunim të hapur dhe t'i çonte drejt e tek gjykatësi. Aty është folur se ka dorë dhe ky konsulli grek, përveç OMONIA-s që është nismëtare. Nëse është kështu, duhet të ndërhyrë shteti. S'kam dëgjuar ende asgjë të thotë ministria e Jashtme, ministria e Brendshme. Nëse janë lajme të vërteta që qëndrojnë, atëherë ky konsull duhet të kishte ikur nga Shqipëria. Që këtu po u lihet dorë e lirë disa njerëzve të shfrenuar që kanë të bëjnë me idetë e vjetra të Megal-idesë, në kohën e sotme ku jemi brenda integrimit evropian, unë nuk e kuptoj se si ka qarqe që përkrahin veprime të tilla. Janë me të vërtetë të turpshme, të ulëta dhe çnjerëzore. Kanë të drejtë të plotë ata që shikojnë televizor, fshatarët Boboshticës, që tregojnë se janë nxjerrë përjashta eshtrat e gjyshërve e stërgjyshërve të tyre. A po e bën si duhet rolin shteti shqiptar në lidhje me këtë situatë? Nuk po bën asnjë rol, shteti po hesht dhe kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjë. Nuk e di se si mund të përfytyrohet sikur të kishte ndodhur kjo në Greqi. Sikur kjo të ishte bërë nga ana e shqiptarëve në Greqi, do të ishin ngritur në këmbë të tëra partitë, e tërë administrata greke. Kurse këtu ka një heshtje të habitshme rreth kësaj gjëje. Është me të vërtetë e pakuptimtë dhe e ulët. Si e shihni tryezën e partive politike për reformën zgjedhore. PS pas marrjes pjesë në tryezën e parë, bojkotoi të dytën, duke vendosur katër kushtet e saj. A mendoni se kjo tryezë do ta japë suksesin e vet, apo do të dështojë? Janë të tëra shenjat që tregojnë se kjo tryezë nuk do të funksionojë, nuk do të jetë dypalëshe. Në të vërtetë iniciativën e mori PD-ja. Berisha bëri ftesën, socialistët thanë nuk shkojmë, pastaj befasisht shkoi Rama atje. Këtu tani mund të kenë dorë dhe këto ndërhyrjet e huaja, ata që vijnë këtu për të nxituar për të gjetur një ujdi me njëri-tjetrin. Të nesërmet që iku Zv/ndihmëssekretari amerikan, Kontrimen, duket se dha një kontribut këtu, të nesërmen duket sikur u shlyen të gjitha. Nganjëherë bëjnë veprime sa për t'u thënë të huajve për t'u thënë që po, jemi duke ndjekur këshillat tuaja, por në të vërtetë nuk e bëjnë. Është e domosdoshme t'i bëhen ato amendime Kodit Zgjedhor, që janë sugjeruar dhe nga OSBE-ja dhe ODIHR-i. Edhe disa parti kërkojnë ndryshimet e ligjit. Ka nevojë të ndërhyhet për këtë ligj, tani del Edi Rama dhe për habi thotë se ligji është i mirë, por zbatimi është i keq. Mund edhe të ndodhë edhe ashtu, që të abuzohet me një ligj të drejtë. Por këtu, problemi që ky ligj do ndreqje është fare i qartë dhe është thënë nga shumë anë. Atëherë duhet nisur kjo si hap i mbarë, që të shkojnë në zgjedhe me shpresën se më në fund do të arrijmë të bëjmë zgjedhje korrekte. Kjo refuzohet nga PS-ja, të cilët thonë se ligji është i mirë. Ky është një lloj opozicioni i pamenduar mirë dhe madje do të thosha i papërgjegjshëm. Opozita insiston për transparencën e zgjedhjeve të shkuara. Si e shihni kërkesën e saj? Kjo është një e drejtë e saj. Ka ankime për këto zgjedhje parlamentare dhe duhet t'i krijohet mundësitë për hetimin e tyre. Të dyja palët shprehen se jemi gati të hetojmë zgjedhjet, por në mes është ky kushti i rinumërimit të votave. Berisha u ka treguar rrugën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit të Venecias. Unë pajtohem dhe madje kam qenë i pari që e kam hedhur këtë opsion, pra Venecia mund të jepte një mendim për zgjidhjen e këtij konflikti. Nuk e di se pse nuk ndiqet kjo rrugë, pse u tremben këtyre. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë të hapen dhe të rinumërohen kutitë, atëherë anulohen dhe vendimet që ka marrë Kolegji zgjedhor. Një parti politike mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ashtu si 20 deputetë, ashtu si presidenti, kryeministri dhe 20 mijë qytetarë. Këtu ka një mungesë vullneti për t'iu drejtuar dhe vënë në punë Gjykatën Kushtetuese. Dhe kur ka grindje, gjithnjë janë dy palë në mes. ------------------------------------------------------ |
Juliana Dhimitri,Gazeta SHQIP
Vendosja e kurorave me lule në memorialin kushtuar ushtarit grek, i ndërtuar mbi varrezat e shqiptarëve në Boboshticë, ka shkaktuar tensionim mes banorëve në fshat. Në një vend të pastruar nga eshtrat, banorë pro grekë të Boboshticës kanë akuzuar banorët e tjerë se nuk i dinë me saktësi vendndodhjet e eshtrave të të parëve. Sipas tyre, pretendimet e ngritura se janë dëmtuar varrezat e fshatit, për të ngritur memorialin për ushtarin grek, janë të kota dhe se kjo pjesë e varrezës nuk i përket fshatit. Vetëm pak minuta pas përfundimit të ceremonisë dhe largimit të organizatorëve dhe pjesëmarrësve, janë djegur kurorat e vendosura në memorial. Organizata minoritare “Omonia” ka deklaruar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndonëse Policia e Korçës dyshon se ai nuk ka qenë i tillë.
Ndërkohë në Kishën e Shën Mërisë, at Jani Trebicka ka mbajtur një meshë në gjuhën greke. Ndërkaq mysafirët nga Greqia, të ardhur me autobusë, kanë shprehur dhembshuri, ndërsa kanë parë varrezën që i kanë treguar se është greke. Ata kanë shkelur pa frikë dhe në vendin ku ishin eshtrat, pasi nuk ishin në dijeni të këtij fakti, por thjesht kanë ardhur si turistë në vendin ku ata e dinë se është varreza e ushtarëve grekë. Ata e kanë konsideruar varrezën e fshatit si varrezë greke dhe kanë qenë shumë të interesuar për kryqet dhe varret. Në memorialin që kujton ushtarët grekë janë vendosur kurora me lule dhe është mbajtur një minutë heshtje në shenjë nderimi për të rënët në luftë.
--------------------------------------------------------------------------------
Ndonëse ka më se një javë që banorët e fshatit akuzojnë për dhunimin e varrezave të të afërmve të mbuluar me beton, nuk ka pasur hetime për këtë rast. Duhej djegia e kurorave të vendosura nga grekët, që drejt fshatit të udhëtonin ekspertët e policisë. Pasi kanë këqyrur vendin, ata bënë të ditur se zjarri dyshohet të mos ketë qenë i qëllimshëm. Në vendin ku ndodheshin kurorat e djegura, sipas policisë, nuk ka pasur shenja të përdorimit të lëndëve djegëse dhe as të ndezësve, çka ka bërë që të përjashtohet varianti i një zjarrëvënieje të qëllimshme. Policia e ka përjashtuar faktin që zjarri të jetë vënë nga banorët. Mes kurorave ka qenë një fener i ndezur, për të nderuar ushtarët grekë. Sipas policisë, dyshohet se ky shandan, ka shërbyer si shkëndijë për përhapjen e flakëve dhe djegien e kurorave.
--------------------------------------------------------------------
Juliana Dhimitri,Gazeta SHQIP
--------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------
Skandali
Zhduken eshtrat, banorët të ndarë në dy pjesë

Tensionimi
Ceremonia e planifikuar nga konsullata greke dhe organizata minoritare “Omonia” ka filluar me vonesë, nisur nga prezenca e gazetarëve në varrezë. Kryetari i “Omonia”-s në Boboshticë ka deklaruar në fillim të ceremonisë se ishte i sigurt për vendndodhjen e varreve të dy ushtarëve grekë, nisur edhe nga kryqet e gurtë në gjuhën greke, por sipas tij, asnjë nga banorët nuk e di se ku janë varret e vjetra të fshatit dhe ku janë varrosur të afërmit. “Nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë histori, ata nuk e dinë se ku i kanë varret e të parëve”, ka thënë një pjesë e banorëve. Ndërkohë pjesa tjetër ka qenë e indinjuar për ceremoninë. Një banor i fshatit është ngjitur mbi varrezë dhe ka kundërshtuar hapur ceremoninë. “S’keni turp, u bëni qejfin grekëve. Ku janë eshtrat, ku janë varret?”, ka thirrur banori, por ai është larguar me shpejtësi nga organizatorët e shoqatës “Omonia”. Pas kësaj, kreu i “Omonias” në Boboshticë, ka kundërshtuar faktin se pas dëmtimit të varrezës, dolën në sipërfaqe eshtrat e banorëve. “Media gënjen. Ato kocka s’janë eshtra. I kam sjellë me qese dhe po me qese i kam hequr”, është tallur përfaqësuesi i “Omonia”-s. Ndërkohë ai ka mohuar se në zonën ku është ngritur memoriali të ketë pasur varre.Ndërkohë në Kishën e Shën Mërisë, at Jani Trebicka ka mbajtur një meshë në gjuhën greke. Ndërkaq mysafirët nga Greqia, të ardhur me autobusë, kanë shprehur dhembshuri, ndërsa kanë parë varrezën që i kanë treguar se është greke. Ata kanë shkelur pa frikë dhe në vendin ku ishin eshtrat, pasi nuk ishin në dijeni të këtij fakti, por thjesht kanë ardhur si turistë në vendin ku ata e dinë se është varreza e ushtarëve grekë. Ata e kanë konsideruar varrezën e fshatit si varrezë greke dhe kanë qenë shumë të interesuar për kryqet dhe varret. Në memorialin që kujton ushtarët grekë janë vendosur kurora me lule dhe është mbajtur një minutë heshtje në shenjë nderimi për të rënët në luftë.
--------------------------------------------------------------------------------
Gazeta SHQIP: “Omonia” akuzon për djegien e kurorave, policia mohon
Denoncimi
Digjen kurorat me lule të vendosura gjatë homazheve të zhvilluara në memorialin e ngritur në Boboshticë. Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë në varrezat e fshatit ku u vendosën kurora nga ana e konsullatës greke, “Omonia”, dhe disa qytetarëve të ardhur nga Greqia, kurorat janë pushtuar nga flaka. Menjëherë pas kësaj, organizata minoritare “Omonia” ka ngritur pretendimin se kurorat janë djegur qëllimisht, në shenjë proteste nga banorët që kanë kundërshtuar ngritjen e memorialit për ushtarin grek. Përfaqësues të organizatës i janë drejtuar Policisë së Korçës për të denoncuar aktin. Një grup ekspertësh të Policisë së Korçës ka shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pas denoncimit, duke nisur hetimet për djegien e kurorave.Ndonëse ka më se një javë që banorët e fshatit akuzojnë për dhunimin e varrezave të të afërmve të mbuluar me beton, nuk ka pasur hetime për këtë rast. Duhej djegia e kurorave të vendosura nga grekët, që drejt fshatit të udhëtonin ekspertët e policisë. Pasi kanë këqyrur vendin, ata bënë të ditur se zjarri dyshohet të mos ketë qenë i qëllimshëm. Në vendin ku ndodheshin kurorat e djegura, sipas policisë, nuk ka pasur shenja të përdorimit të lëndëve djegëse dhe as të ndezësve, çka ka bërë që të përjashtohet varianti i një zjarrëvënieje të qëllimshme. Policia e ka përjashtuar faktin që zjarri të jetë vënë nga banorët. Mes kurorave ka qenë një fener i ndezur, për të nderuar ushtarët grekë. Sipas policisë, dyshohet se ky shandan, ka shërbyer si shkëndijë për përhapjen e flakëve dhe djegien e kurorave.
--------------------------------------------------------------------
Juliana Dhimitri,Gazeta SHQIP
Koment
Një i vdekur mot nuk dhemb më shumë sesa një kurorë e djegur sot. Jetojmë në kohën e paradokseve, kur shqiptarit i dhemb shpirti për një kurorë me germa greke që digjet, por nuk i dhemb më zemra për stërgjyshërit e bashkudhëtarët e vet bashkëkombës në këtë botë. Jetojmë në kohën kur mbi të vdekurit hidhet beton, hiqen eshtra nga varret dhe në kohën kur mbi ta shkelin dhe parakalojnë kurora që mbajnë germa të një tjetër gjuhe, kur mbi ta nuk ndizet një qiri, por digjet një kurorë. Njerëzit e çuditshëm të kësaj kohe nuk mund të ulërijnë e bërtasin kur një i vdekur përçudnohet me beton dhe heqje kockash nga varret, por janë të gatshëm të qajnë dhe të preken kur digjet një kurorë e vendosur nga fqinjët tanë grekë. Jetojmë mes paradokseve që i prekim dhe shohim çdo ditë dhe për të cilat pak flasim ose heshtim. Sot dhjetëra varre në Boboshticë, me gurë shekullorë që nuk janë harruar as nga koha, luftërat e bombardimet, vitet dhe sistemet, sot shkelen me këmbë. Këto varre në Boboshticë sot thërrasin për ndihmë më shumë se kurrë të vënë përballë dilemës së ekzistencës jo vetëm greke, por edhe të shumë servilëve, që sot bëhen më shumë grekë sesa vetë helenët. Jetojmë në një kohë kur historia mund të tjetërsohet nga çdokush. Secili prej nesh sot di historinë që i leverdis më shumë, historinë që e harrojmë kur nuk e duam dhe e kujtojmë nuk na duhet. Shumëkush pyet sot me të drejtë se çfarë do të ndodhte në rast se kjo panoramë që ofron Boboshtica sot, e masakruar, dhunuar dhe e cenuar në dinjitet dhe identitet, e përçudnuar deri dhe në varreza, do të kishte ndodhur në shtetin fqinj? Mendoni një grup shqiptarësh të drejtuar nga diplomatë që shkelin mbi varreza greke për të thënë se këtu jemi ne, janë paraardhësit tanë, mund të bëjmë festa mbi varre, mund të këndojmë himnin kombëtar. Kjo as mund të ndodhë kurrë. Greqia thuhet se ka shtet, ne thuajse e kemi humbur. Ne nuk shkelim dot mbi varret e grekëve, ata mund të shkelin mbi varret tona. Ne nuk mund të hyjmë në varrezat tona, grekët mund të festojnë mbi to. Ne përbuzemi kur themi të vërtetën, ata jetojnë e ngrenë monumente mbi gënjeshtrën tonë. Kam përjetuar shumë kundërshti gjatë profesionit tim si gazetare, por asnjëherë si sot, kur vetë shqiptarët dalin kundër njëri-tjetrit, kur fqinji përzë fqinjin nga varri i gjyshit të vet, kur një shqiptar i mohon tjetrit deri dhe të vdekurin baba, apo gjysh për një ushtar të huaj, kur historia e kombit në gojën e shqiptarit është vetëm historia e vizave dhe asaj që ai sheh sot. Ne përbuzemi çdo ditë nga të huajt, madje dhe në vendin tonë. Përbuzen njerëzit e thjeshtë, përbuzen të vdekurit, përbuzen gazetarët, historianët, mallkohemi nga vetë shqiptarët, mallkohemi nga priftërinjtë, shteti, edhe nga grekët. Sot boboshtarët nuk mbrohen nga shteti. Ata janë lënë në harresë në një javë histori me dhunim varresh, në një javë ku luftojnë me veten pa forcë, dhe as policia, as prokuroria nuk kujtohet se është dhunuar një varrezë, por shkojnë kur digjet një kurorë e vënë nga grekët.--------------------------------------------------------------------------
Digjen kurorat tek memoriali
Grekët, ceremoni mbi varret shqiptare
Në një ceremoni ku mungonte pjesa më e madhe e banorëve të fshatit, shtetasit grekë i kanë quajtur varret 200-vjeçare të Boboshticës si "varre të ushtarëve grekë". Një pjesë e banorëve kanë reaguar, duke deklaruar se në këtë tokë ndodheshin eshtrat e të parëve të tyre, por ata që kanë folur, janë larguar me forcë nga zona ku zhvillohej ceremonia. Në kujtim të ditës kombëtare të Greqisë u kryen homazhe në këtë fshat të Korçës, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte vrarë një prej ushtarëve të komandës greke.
Pas himnit grek dhe fjalimeve po në gjuhën greke, të pranishmit pretenduan se varrezat janë të ushtarëve grekë dhe jo të banorëve të hershëm të Boboshticës. Edhe më parë, në këtë memorial janë kryer homazhe në nderim të ushtarit të rënë grek, por këtë vit u vu re një numër i madh vizitorësh të ardhur nga Greqia. Ata zbritën nga mjetet për të ecur më pas në këmbë për disa metra, deri në memorialin e përfunduar bashkë me shkallaren prej betoni disa ditë më parë. Me vete ata mbanin simbole të shtetit grek dhe flamurit të tij. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OMONIA-s në Korçë, të Konsullatës së Përgjithshme Greke dhe banorë të fshatit, por që të shumtët ishin anëtarë të OMONIA-s. Ceremonia nisi me një meshë të mbajtur në manastirin e Shën Mërisë, që ndodhet pranë varrezave. Më pas, ritet fetare u kryen edhe në memorialin e ushtarit grek. Shtetas të ardhur nga Greqia, nga ana e konsullatës, shkollës greke "OMIROS" dhe dega e OMONIA-s së Korçës vendosën kurora me lule në kryqin e madh. Një prej vizitorëve grekë, rreth 60 vjeç, duke u shprehur se ishte i afërmi i ushtarit të vrarë grek, mbajti një fjalim pranë memorialit. Ndërkohë, të pranishmit e shumtë në ceremoni kënduan himnin grek dhe një këngë kushtuar ushtarëve grekë të vrarë në luftë. Pjesëmarrësit ishin thuajse të gjithë të ardhur nga Greqia, por edhe nga OMONIA e Korçës. Një banor, një ndër të paktët e pranishëm nga ky fshat, kundërshtoi mes pjesëmarrësve pretendimin se këto varre janë të ushtarëve të rënë grekë. Nga ana tjetër, ata që erdhën për homazhe shprehën pakënaqësinë për mohimin që sipas tyre u bëhet të rënëve grekë në luftë. Një banor i fshatit Boboshticë, njëherazi anëtar i degës së OMONIA-s, reagoi edhe në lidhje me skandalin e daljes së eshtrave në sipërfaqe të varreve si dhe zhdukjen e tyre para se të kryhej ceremonia. "Ato ishin eshtra kafshe që kisha sjellë në një qese dhe më pas i largova", iu drejtua ai me ironi gazetarëve të interesuar për eshtrat. Por ceremonia krijoi tensione të tjera kur të pranishmit ngritën pretendimin gjatë homazheve se varrezat janë të ushtarëve grekë dhe nuk mund të thuhet se janë të banorëve më të hershëm të Boboshticës. Situata jo e qetë që përshkoi homazhet erdhi edhe sepse çështja e varrezave të vjetra të Boboshticës, ngritja e memorialit në formë kryqi atje dhe sidomos punimet e kryera muajin e fundit për betonimin e një pjese të varrezave, janë bërë objekt i mediave, debateve dhe reagimeve të shumta. Edhe më parë ka pasur pelegrinazh të shtetasve grekë në këtë zonë, por asnjëherë më parë nuk ka pasur reagime të tilla publike, duke cilësuar dhe varret e banorëve të vjetër grekë, si ato të ushtarëve të rënë gjatë luftës me Italinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
I moshuari: Turp që mbështesni grekët
Ceremonia e organizuar dje në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë, ku ndodhet kryqi i ngritur në përkujtim të një ushtari grek të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, nuk kaloi pa incidente. Fillimisht, një banor i vjetër i fshatit u konfrontua ashpër me një anëtar të OMONIA-s, po nga Boboshtica. Ngjarja ndodhi në hyrje të varrezave, ndërsa vargu i vizitorëve të ardhur nga Greqia po hynte në brendësi të pronës së kishës ku ndodhet manastiri. I moshuari Nesti Thomai ngriti zërin për një përkrahje të shtirur, siç u shpreh ai ndaj grekëve. "Nuk keni turp që mbështesni grekët kështu? Ku janë eshtrat e varreve të të parëve tanë?", u shpreh i moshuari. Por ndaj tij reagoi ashpër një mesoburrë nga Boboshtica, anëtar i OMONIA-s. "Ç'do ti këtu? Ik që këtej", ishte reagimi thuajse forcërisht i anëtarit të OMONIA-s ndaj të moshuarit. "Unë ç'dua këtu? Unë jam në vendin tim", iu përgjigj ashpër i moshuari, duke sjellë më pas një situatë të acaruar në varrezat e Boboshticës. Por pas debatit verbal, i moshuari u largua forcërisht nga vendi i varrezave të vjetra të Boboshticës.
PDU: Ngjarja ,fyese për shqiptarët
Partia Drejtësi me Unitet e cilëson prishjen e varreve në fshatin Boboshticë si një fyerje për qytetarët shqiptarë. Në një konferencë për shtyp, koordinatori i Klubit të Patriotëve të Rinj pranë PDU-së, Jetmir Salaj, u shpreh se institucionet shqiptare kanë shitur varret e shqiptarëve për të respektuar ushtritë pushtuese. "Ngjarja e fundit e ndodhur në fshatin Boboshticë është një ngjarje makabër e përsëritur. Çdo shqiptar ndihet i fyer kur sheh që institucione që veprojnë në Shqipëri e kanë të thjeshtë që të shesin varret e shqiptarëve për të respektuar ushtritë pushtuese të vendit tonë. Shteti shqiptar duhet të çojë përpara drejtësisë autorët e këtij akti dhe të dekurajojë që akte të tilla të përsëriten në të ardhmen. Ju kujtoj që vetëm pak kohë më parë, një vandalizëm i tillë ndodhi edhe në fshatin Kosinë", tha Salaj. Më tej, ai paralajmëroi veprime mes organizatave të të rinjve për të ndaluar fyerjen e dinjitetit të shqiptarëve.
-----------------------------------------------------------------------Pas himnit grek dhe fjalimeve po në gjuhën greke, të pranishmit pretenduan se varrezat janë të ushtarëve grekë dhe jo të banorëve të hershëm të Boboshticës. Edhe më parë, në këtë memorial janë kryer homazhe në nderim të ushtarit të rënë grek, por këtë vit u vu re një numër i madh vizitorësh të ardhur nga Greqia. Ata zbritën nga mjetet për të ecur më pas në këmbë për disa metra, deri në memorialin e përfunduar bashkë me shkallaren prej betoni disa ditë më parë. Me vete ata mbanin simbole të shtetit grek dhe flamurit të tij. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OMONIA-s në Korçë, të Konsullatës së Përgjithshme Greke dhe banorë të fshatit, por që të shumtët ishin anëtarë të OMONIA-s. Ceremonia nisi me një meshë të mbajtur në manastirin e Shën Mërisë, që ndodhet pranë varrezave. Më pas, ritet fetare u kryen edhe në memorialin e ushtarit grek. Shtetas të ardhur nga Greqia, nga ana e konsullatës, shkollës greke "OMIROS" dhe dega e OMONIA-s së Korçës vendosën kurora me lule në kryqin e madh. Një prej vizitorëve grekë, rreth 60 vjeç, duke u shprehur se ishte i afërmi i ushtarit të vrarë grek, mbajti një fjalim pranë memorialit. Ndërkohë, të pranishmit e shumtë në ceremoni kënduan himnin grek dhe një këngë kushtuar ushtarëve grekë të vrarë në luftë. Pjesëmarrësit ishin thuajse të gjithë të ardhur nga Greqia, por edhe nga OMONIA e Korçës. Një banor, një ndër të paktët e pranishëm nga ky fshat, kundërshtoi mes pjesëmarrësve pretendimin se këto varre janë të ushtarëve të rënë grekë. Nga ana tjetër, ata që erdhën për homazhe shprehën pakënaqësinë për mohimin që sipas tyre u bëhet të rënëve grekë në luftë. Një banor i fshatit Boboshticë, njëherazi anëtar i degës së OMONIA-s, reagoi edhe në lidhje me skandalin e daljes së eshtrave në sipërfaqe të varreve si dhe zhdukjen e tyre para se të kryhej ceremonia. "Ato ishin eshtra kafshe që kisha sjellë në një qese dhe më pas i largova", iu drejtua ai me ironi gazetarëve të interesuar për eshtrat. Por ceremonia krijoi tensione të tjera kur të pranishmit ngritën pretendimin gjatë homazheve se varrezat janë të ushtarëve grekë dhe nuk mund të thuhet se janë të banorëve më të hershëm të Boboshticës. Situata jo e qetë që përshkoi homazhet erdhi edhe sepse çështja e varrezave të vjetra të Boboshticës, ngritja e memorialit në formë kryqi atje dhe sidomos punimet e kryera muajin e fundit për betonimin e një pjese të varrezave, janë bërë objekt i mediave, debateve dhe reagimeve të shumta. Edhe më parë ka pasur pelegrinazh të shtetasve grekë në këtë zonë, por asnjëherë më parë nuk ka pasur reagime të tilla publike, duke cilësuar dhe varret e banorëve të vjetër grekë, si ato të ushtarëve të rënë gjatë luftës me Italinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
I moshuari: Turp që mbështesni grekët
Ceremonia e organizuar dje në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë, ku ndodhet kryqi i ngritur në përkujtim të një ushtari grek të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, nuk kaloi pa incidente. Fillimisht, një banor i vjetër i fshatit u konfrontua ashpër me një anëtar të OMONIA-s, po nga Boboshtica. Ngjarja ndodhi në hyrje të varrezave, ndërsa vargu i vizitorëve të ardhur nga Greqia po hynte në brendësi të pronës së kishës ku ndodhet manastiri. I moshuari Nesti Thomai ngriti zërin për një përkrahje të shtirur, siç u shpreh ai ndaj grekëve. "Nuk keni turp që mbështesni grekët kështu? Ku janë eshtrat e varreve të të parëve tanë?", u shpreh i moshuari. Por ndaj tij reagoi ashpër një mesoburrë nga Boboshtica, anëtar i OMONIA-s. "Ç'do ti këtu? Ik që këtej", ishte reagimi thuajse forcërisht i anëtarit të OMONIA-s ndaj të moshuarit. "Unë ç'dua këtu? Unë jam në vendin tim", iu përgjigj ashpër i moshuari, duke sjellë më pas një situatë të acaruar në varrezat e Boboshticës. Por pas debatit verbal, i moshuari u largua forcërisht nga vendi i varrezave të vjetra të Boboshticës.
PDU: Ngjarja ,fyese për shqiptarët
Partia Drejtësi me Unitet e cilëson prishjen e varreve në fshatin Boboshticë si një fyerje për qytetarët shqiptarë. Në një konferencë për shtyp, koordinatori i Klubit të Patriotëve të Rinj pranë PDU-së, Jetmir Salaj, u shpreh se institucionet shqiptare kanë shitur varret e shqiptarëve për të respektuar ushtritë pushtuese. "Ngjarja e fundit e ndodhur në fshatin Boboshticë është një ngjarje makabër e përsëritur. Çdo shqiptar ndihet i fyer kur sheh që institucione që veprojnë në Shqipëri e kanë të thjeshtë që të shesin varret e shqiptarëve për të respektuar ushtritë pushtuese të vendit tonë. Shteti shqiptar duhet të çojë përpara drejtësisë autorët e këtij akti dhe të dekurajojë që akte të tilla të përsëriten në të ardhmen. Ju kujtoj që vetëm pak kohë më parë, një vandalizëm i tillë ndodhi edhe në fshatin Kosinë", tha Salaj. Më tej, ai paralajmëroi veprime mes organizatave të të rinjve për të ndaluar fyerjen e dinjitetit të shqiptarëve.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arrestohen 2 ish-truproja të Ramush Haradinajt, i treti në kërkim
Skandali i Boboshticës, Xhufi: Ka dorë edhe Kisha Shqiptare
Beqir Sina: DioGuardi vizitoi Shtabin elektoral Fitoria në Binghamton
Ndryshon emblema e FBKSH-së
Familja Gërvalla: Sjellja e Menduh Thaçit për dosjet është e papranueshme
Shantazhojnë me krim
K.S.U.SH: Inforamcion për Studentët
Godo: Kisha, dyshoj se është shqiptare
Gruaja e Arkanit: Si hymë në Shqipëri me pasaporta false
Jahja Kokaj: Një konferencë ndërkombëtare për ndotjet dhe energjinë
Në protestë kundër gjakmarrjes
Rruga e Nënë Terezës bashkon Topin, Berishën e Ramën !
Ekzekutohet polici, i vellai: Krimineli qelloi mbi shtetin
Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë!
F.B.K.SH: Thirrje sensibilizuese
K.S.U.SH: Informacione për ato studentë që na kanë dërguar pyetje këtë javë…
Marrëveshja e ujërave me Greqinë, Kuvendi i kërkon llogari Haxhinastos
Mitropoliti i Beratit: S'kam thënë Kosova është Jeruzalem
"Ja orët e ferrit, shteti na la në det"
Merkel e quan shoqërinë multikulturore ''të dështuar''